Nga Jozefina Traboini
Ideal, zjarr, të betuar, si të duan t’ua vënë emrin, por, mbi të gjitha, janë njerëz. Ndjek më shumë vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të këtyre ditëve, mbi sakrificën sublime që bëjnë këta burra në rezistencë e grevë në lidhje totale me të drejtat e tyre.
Habitem në mënyrë “të mahnitshme” se si këto politikanët tanë “monstruozë” që nuk iu vlen lëkura e tyre për asgjë, mbi preokupimin që tregojnë në lidhje me këtë shtresë .
Pse nuk i vënë flakën vetes këto “Pul’itikanët” e kësaj Shqipërie, trimat e moralit që u vjen era parfum “Channell” e “Armani” të blerë me lekët e këtyre të gjorëve, e hahaaaa nuk u afrohen, se u vjen era “Sterrc” këtyre rrjepacakëve që dinë se çfarë është “ideali” Përse? Kemi votuar demokracinë, natyrisht, dhe për t’u shpërblyer financiarisht të persekutuarit, gjëja më minimale që mund t’i kërkohet demokracisë. Në demokraci lejohet dhe kapitali i lire, të dyja përkojnë si doktrina. Përse me ”këste” ato të shkreta lekë? Ato burgun e kanë bërë njëherësh jo në kavalishencë, në biruca janë dënuar pa faj kane bërë rininë brenda, dhe qeveria në 20 vjet “demokraci” i shpërblen me një këst. Turp. Turp. Turp. A kanë veshë, sy, gjak, a mendon kjo klasë “pul’itike se çfarë kostoje njerëzore, po “neglizhon” njerëz të akullt”, që nuk pyesin dhe nuk e marrin mundimin ose zametin me shku e me i pyet dhe formalisht për hir të posteve që kanë, si jeni, jo, jo se bëhen “pis” në surrat, se politikanët tanë kanë mësu me u veshë me rroba firmato, që deri dje nuk kishin “jetonin me rroba të arnuara”. Eh, medet për neeeeee. I keni parë se si rrinë në Bruksel në KE si lypës si ”faranë” sepse e dinë veten se si janë. Unë shprehem për të majtë dhe të djathtë. Ma merr mendja se këta njerëz nuk kanë kurajë të shihen sy me sy, pavarësisht se si interpretojnë “pul’itikanët sjelljen e këtyre ”disidentëve” në çadër. Po i përmend anën materiale se çfarë kërkojnë këta grevistë? Po luftojnë për të marrë lekët. Po qeveritarët, për çfarë i duan votat për postet e tyre? Për lekë apo për t’u varfëruar? Ku “i kërkojnë llogari ku t’i kërkojnë vitet e halleve, kush i sjell një fjalë “të mire”? Historia e këtyre viteve ka treguar vetëm “fodullëk” me këtë shtresë. Po shkruaj një shprehje “të trashë për fisnikët” dhe “eksplicite” për politikanët tanë, por jam e bindur se kështu e kanë “fesin e kokës” dhe mendjen këta qeveritarët tanë “fodullë” që të gjithë pa përjashtim. Mendoj se përfshirja shpirtërore duhet mbrojtur e ruajtur nga kushdo. Besimi dhe nevoja janë vlera që duhet t’i respektojmë. Inati dhe urrejtja njëherë e një kohë pendohen. Pastrimi i moralit për politikën tonë ka nevojë për shumë kohë dhe shumë zënie vendi. Jetë pa shije, përpjekje, sfidë dhe ekzistencë të mos u shkojë kujt nëpër mend se e ka pësuar në lëkurë më shumë se të përndjekurit politik Shqiptarë. Përgjigjet jo frytdhënëse për këto njerëz deri tani janë “ironizuese” e kuptoni “Ironizuese”. Dhe, natyrisht, qëndrimi i tyre i bën me dije politikës shqiptare se ato “mbizotërojnë vetëm për ideal, me anën pozitive apo negative që ato vendosin. Dëshira dhe indiferenca e kanë një arsye – çfarë “Synimin” Dhe këto njerëz këto “bindës politikë “që vuajtën në atë kohë dëftojnë rrënjët e njeriut, por që është i lidhur pambarimisht në hapësirat e interesit. Jeta e tyre ka nisur me dashurinë për demokracinë, por nuk kanë arritur të “mëdhenjtë” që të kuptojnë, sepse këtyre të fundit u mungon kjo dashuri dhe u ka zënë sytë pushteti i pareve. Prandaj dhe ne marrim “Statuse kushtëzuese”, sepse qeveria jonë ka humbur “krahun e djathtë “të saj, këtë klasë politike që i dhanë shansin jetësor të ikin atje e ti përfaqësojnë dhe këto njerëz që dhanë jetë për demokracinë. Shkrimi dhe përfaqësimi im në këtë letër në këta rreshta s’është asgjë, veçse një apel për të mbjellë një “virtyt”, i cili, me kalimin e kohës, të kthehet në “Nder”. Ky është favori që duhet t’i bëhet këtij populli. Të kuptojë kush ka luftuar e kush ka fituar. Mjafton të kenë veshë e shpirt të gjithë. Pastaj ndihma është e shenjtë për ne. Por unë po i drejtohem mendjelehtëve që duan vëmendje. Dhe si rrjedhojë njerëzit e mirë duan “respekt”. Dhe prandaj duhet të japim shembuj të bashkohen për të mos u ndarë kurrë si popull. Populli ynë do të “mbarën”. Bashkëvuajtësit e mi meritojnë shumë e më shumë. Ju faleminderit për leximin që i kushtuat këtij shkrimi.