2019-06-09

Filloi festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” i LSHK-së në BK “Pjetër Bogdani “ në Prishtinë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

LSHK: DRINI POETIK, Prishtinë, Prizren, Kukës, 9-10.06.2019

Festivali organizohet për të dhjetën herë në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Në patronazhin e ministrit të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit të Republikës së Kosovës z. KUJTIM GASHI

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Shënohet 10-vjetori i këtij festivali Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po mbahet festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”. 



Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës
Në kuadër të FNP "Drini poetik" të LSHK-së u hap ekspozita "Vrapo pas Diellit" e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti në bibliotekën kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë. 


Fotografia e Flori Bruqi


Ekspozitën e shpalli të hapur kryetari i LSHK-së, prof. dr. Shyqri Galica, kurse për veprat foli Idriz Berisha, piktor akademik. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10.06.2019.



Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës



Fotografia e Flori Bruqi



Në kuadër të këtij festivali në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, u hap ekspozita e Kaltrina Hotit me titull “Vrapo pas diellit”.


Fotografia e Flori Bruqi

Në qytetin e bukur të Prishtinës ka filluar edicioni i 10 -të i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë, festival ky i cili do të zgjat dy ditë me pjesëmarrjen e poetëve nga trojet shqiptare .

Fotografia e Flori Bruqi

 Kryetari i LSHK-së ,njëherit  Kryetar   i këtij  festivalit, njëkohësisht ideator dhe organizator, studiuesi i mirënjohur Prof.Dr.Shyqri Galica  i  në fjalën e vet ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe ministrin e Kulturëe,Rinisë dhe Sportit zt.Kujtim Gashi. 


Fotografia e Flori Bruqi

 I pari i i LSHK-së , kryetari prof.Dr.Shyqri Galica , thotë se poetët gjithkund janë shpirti i kombit, i kanë prirë ndryshimeve pozitive në shoqëri me dhënien e shpirtit poetik, por edhe Prishtinës , Prizrenit,  dhe Kukësit  me shkrimtar dhe shkrimtare të ftuar nga Shqipëria,Maqedonia,Mali i Zi, Kosova Lindore etj.

Fotografia e Flori Bruqi

Merrnin pjesë shkrimtarë  të njohur  nga Shqipëria :  Nikolla Spathari ,Agim Bajrami ,Trandafile Molla(Baja), Ukë Buçpapaj,
Lola Shehi,Rovena Toska Koçi, Ligor Shyti, Kujtim Mateli,Mimoza Rexhvelaj   e shumë të tjerë.


Fotografia e Flori Bruqi


Zëvendës ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Leonora Morina-Bunjaku në vazhdim falënderoi shkrimtarin Shyqri Galica    për organizimin e festivalit, për çka thotë se ishte ideja e tij e qëlluar, sepse kultivimi i poezisë dhe begatia e Prishtinës, Prizrenit dhe Kukësit  me trashëgiminë kulturore, lidhen ngushtë me poezinë. 
Fotografia e Flori Bruqi

Gjatë ditës së sotme lexuan rreth 35 poet ndërsa nesër  në Prizren do të lexojnë rreth 30 anëtar të LSHK-së ndërsa në Kukës në orën  18:00 do të lexojnë rreth 20 shkrimtar nga LSHK-ja si dhe mbi 30 shkrimtar nga LSH e Kukësit me rrethinë.





Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Fotografia e Flori Bruqi

Sot u pranuan edhe 12 shkrimtar në LSHK të Kosovës:
Fazli H.Hajrizi,Murat Gashi,Zymer Mehani,Sabit Gashi,Milazim Bajraj,Azem Osmani,Halil Gashi,Bajram Bashota,Anton Gashi,Bislim Aliu,Leonora Bruçaj,Mirishahe Elshani si dhe u lexuan disa kumtesa shkencore  si dhe u përuruan disa libra.


Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Fotografia e Flori Bruqi


Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës

Aktivitetet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik" do të zhvillohen sipas programit - me këtë ndryshim: "Ora e Lidhjes" mbahet në Sheshin e Lidhjes Shqiptare në Prizren në orën 14:00

Fotografia e Flori Bruqi

Autobusi nga Prishtina me anëtarë të LSHK-së niset në orën 11:00, kurse dreka në orën 12;00 në restorantin "Jeta" në Vërmicë. Në orën 18 është ora letare "Valët e Drinit" në Kukës, ku shpallen edhe fituesit e çmimeve letrare të "Drinit poetik".


Fotografia e Flori Bruqi

Mysafirët vendosen më 9.06.2019 në hotelin "Grand" të Prishtinës.
FNP "Drini poetik" më 9.06.2019 nis punimet në Prishtinë, vazhdon më 10.06.2019 në Prizren e Kukës. 


Fotografia e Flori Bruqi


Prishtinë, 9.6.2019                           
    

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...