Zef Pergega
E njohen se nuk jane tringellima te zakonshme, por te nje nje mergimtari te merguar.
Qe heret ti kisha pare syte. Kisha hypur mbi kullen e kalase se Gjergj Kastriotit ne Kepin e Rodonit, ne me Shengjinit dhe Durresit, kur isha i ri.
Kepi i Rodonit
Shëngjini
Nuk eshte trill, por nje e vertete qe e kam pare me sy kur lundrova nga gjiri i Shengjinit per ne Muzhlin e heroit tone kombetar.
Durrësi
Pame ato rrenoja, kishen…e di se ishte komunizem, ndaj kaluam perciptas rreth tyre me nje mall te zhuritur me kujdes nga zeri i lig.
Kaluan shume vite dhe kurre nuk e harrova ylberin.
Ai edhe ne mergim me zgjonte kresherine e kalave. Kisha pare njerin breg dhe jo bregun tjeter.
Ulqini
Keshtu i thashe P. Pashkut, pasi per here te pare e pashe Malesine ne gusht te vitit 2013, se du ate vizitoj Ulqinin.
Keshtu udhetuam bashke me gazetarin e RTV te Podgorices gazetarin dhe shkrimtarin Gjoke Dukaj.
Nga frengjite e saj pashe detin. Imagjinova se si balozet i kane thyre hundet para madheshtise se mureve te kalase se Ulqinit. Ajo ka bekime hyjnore, te mbajtura gjalle nga kripa e marinareve qe kriposnin bregun dhe sokaket e Ulqinit.
A thua cila zanë e mallkon për një gjumë aq të gjatë në lindjen e tij ?! Se kush e prishi folene e zanave, dhe kush ishte ai kapidan deti qe nuk u doli zot atyre?!
Ulqini kurre nuk e pati mendjen e madhe, por historine po sa muret e tij!
A thua njerezit kane frikë nga legjendat dhe lashtësija e themeleve te tij.
Tivari
Eshte e rralle kalaja e tij qe deti here i qete e here i terbuar, mbi ne gjunje e shuan zemerimin, kur fytyren e gurit e lane si me ar.
A thua bac, mendon që bukurija tij nuk i bind të tjerët sikurse Budva , Kotorri …?
Eshte metal i ftohte. Njerezit e tu te duan me shume duke heshtur. Se heshtja e tyre shkon me rrahjet e zemres.
E di që ti i ruan të gjitha zemrat e ikurve.
Te merguarit ne velat e anijeveve e shkruan emerin tend. Ata t’a kthyen shpinën e nuk të lanë kurrë!
Kujtimin tend e moren me vete, por shenjin e dashurise si faculeten e nuses e lane aty mbi gur.
Natën e mirë o mbret i lashtë, o kryeprin i Arberise, nuk eshte shuar more ende fryma e Shqiperise e gjumin beje të ëmbël dhe mos perto të zgjohesh !
I bukur je edhe kur fle. Ti fle sic flene zanat, mbreterit dhe heronjt me nje sy hapur e ndonjehere me te dy!
Zana e ka nje palge ne zemer per ty. Ti fli se nje dite zana do te kthehet e do te zgjoje. Kur te zgjoje zerin deri ne Amerike do ta degjojme!
Deti yt nuk fle, gjurmet tua jane varka shpetimi. Miku im si Lezha si Drini!