2019-06-15

“Bondsteel më 7 mijë persona dhe me burg të CIA’s brenda”




Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë theksuar gjithmonë prezencën e tyre pëmes kampit ushtarak “Bondsteel” i cili gjendet në qytetin e Ferizajt.



Mediumi bullgar, “Novini” i ka kushtuar një artikull këtij kampi ushtarak, i cili cilësohet si baza e dytë ushtarake më e madhe në Evropë.
Rezultate imazhesh për bondstil

“Bondsteel” shtrihet në një perimetër prej 405 hektarësh. Kampi është përshtatur për personel prej 7 mijë personash teksa brenda tij është edhe një burg i CIA-s.

Për shkak të pozitës së tij gjeografike, kampi është një bazë shumë e volitshme për aktivitete spiunazhi për Mediteranin Lindor si dhe arenën e Detit të Zi. Po ashtu, nga aty monitorohen edhe rrugët e gazit dhe naftës për në Lindjën e Mesme, Azinë dhe Rusinë lindore dhe BE-në, shkruan kjo gazetë.

Imazh i ngjashëm

Sipas këtij medium, nga kjo bazë amerikanë e kanë rritur influencën e tyre në Ballkan.

Aty Kosova cilësohet si shumë e rëndësishme për SHBA-të, duke qenë se ‘Bondsteel’ është baza e dytë më e madhe amerikane në Evropë.

Rezultate imazhesh për bondstil
Mediumi në fund përmend edhe faktin që Kosova aspiron që në të ardhmen të anëtarësohen në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Rezultate imazhesh për bondstil

Madje pjesa e fundit është më e çuditshmja, ku medium thekson se Kosova si vend i vogël dhe i pavarur është më lehtë e manipulueshme nga SHBA-të

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...