Në Serbi së fundmi ka filluar një aksion në rrjetet sociale për sipas tyre “kthimin e Kosovës në Serbi” nëpërmjet rrugës paqësore.
Ky aksion është duke u zhvilluar në një mënyrë pak të çuditshme ashtu që ata po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhën 100 euro, dollarëshe e valuta të tjera.
Këtë veprim e ka bërë edhe Ivica Dacic, i cili në një foto që po qarkullon në media shihet me këtë kartmonedhë me mbishkrimin në fjalë.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i AAK-së, gjenrali i luftës dhe Heroi i Paqës ,zt.Daut Haradinaj, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se Ivica Daçiqi po e poshtëron dollarin amerikan.
Haradinaj e ka porositur picimulin Ivica Daçiç që të vajtoj dhe të ruaj atë që e kanë më të mirën.
“Daçiqi po e poshtëron dollarin Amerikan. Këtu ishit dhe ju turpëruam. Ai dollari që ti po e fyn, ta tregoi vendin në 99’. Tash vajto . Ruajeni atë që e keni më mirë për ju”.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Daçiqi po e poshtëron dollarin Amerikan.
Këtu ishit dhe ju turpëruam.
Ai dollari që ti po e fyn, ta tregoi vendin në 99’
Tash vajto se tjetër nuk ju ka mbetë.
Ruajeni atë që e keni më mirë për ju.
Për këto fjalë të gjenralit Daut Haradinajt ka reaguar picimuli serb Ivica Daçiq.
Për këto fjalë të gjenralit Daut Haradinajt ka reaguar picimuli serb Ivica Daçiq.
“Nuk është e çuditshme kur Daut Haradinaj, Ramushi dhe të tjerët paraqiten si avokat të Amerikës. E kam ditur këtë. Ata duhet t’ju tregojnë shefave të tyre”, ka thënë picimuli i Millosheviqit ,Ivica Daçiq.
“Do të dëshiroja që ai 100 dollarësh të arrijë në duart e Haradinajve, Ramushit ose Dautit, kur t’ju arrijë paga nga Perëndimi dhe ta kuptojnë se Kosova është Serbi”, ka thënë tutje ai.
Ai tutje ka thënë se është “mësuar me këto kërcënime”, duke shtuar se “Haradinaj duhet ta ruaj mirë atë që e ka”.
“Sa i përket kërcënimeve, e kam ditur se do të ketë dhe mundem vetëm të them: ‘Qentë lehin, era i merr’. Çfarë të pritet tjetër nga ata, Haradinaj, Thaçi…
Janë shumë nervoz, nuk po ju ecën siç e kanë menduar”, ka thënë në fund nxenësi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.
F.B