Do të mjaftojnë disa “bomba”, të publikuara në rrjetet sociale, ku dëgjohen çka flasin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, për të kuptuar se shqiptarët në Iliridë, në dy dekadat e kaluara, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten peng i një grupi të strukturuar kriminal. Për ato që kanë logjikë të shëndoshë, mjaftojnë edhe këto pak “bomba” të dëgjojnë për të kuptuar zemrën dhe shpirtin e zi të Ali Ahmetit dhe strukturës kriminele të BDI-së! Po, po, mjaftojnë vetëm disa “bomba” të dëgjohen për të kuptuar se struktura e BDI-së, përveç se kanë mbajtur peng shqiptarët dy dekadat e kaluara, janë të kapur peng edhe nga njëri tjetri si gjahu i merimangës në rrjetën e saj!
Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e mirë se të gjitha tmerret nëpër të cilat kanë kaluar nga viti 2001 kanë qenë skenar i gatuar në qendra slave, në Moskë dhe Beograd. Tani s’ka asnjë dilemë se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi,…, kanë qenë dhe janë pjesë e vendimarrjes për të gjitha aksionet policore dhe ushtarake kundër shqiptarëve. Nga këto aksione u dhunuan fëmijë, gra, pleq, u arrestuan dhe u vranë shumë shqiptarë, u dogjën dhe u shkatërruan vendbanime të tëra shqiptare. Pra, nga kjo strukturë e kalbura dhe antishqiptare, u sulmuan vendbanimet shqiptare nga Kumanova në Strugë, nga Tetova në Dibër.
Është koha e fundit që shqiptarët në Iliridë të marrin fatin në duart e tyre dhe të organizohen në mbrojtje të vetes dhe familjeve të tyre nga ky grup vrasës dhe kriminal. Them është koha e fundit e vetëdijshme se “ujku ndryshon kime por jo edhe veset”! Dhe Ali Ahmeti ka qenë dhe mbetet po ai që ishte në LPK, një gjakprishur dhe shpirtë zi, bashkëpunëtor i shërbimeve slave. Ai dhe grupi i LPK-së, Fazli Veliu, Xhavit Haliti, janë ideator dhe organizator i vrasjeve të veprimtarëve shqiptarë në diasporë, në Kosovë, Iliridë (Maqedoninë e Veriut), Luginë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por dhe të shumë vrasjeve politike në Shqipëri!
Sikur nuk i kanë mjaftuar të gjitha këto krime dhe veprime antishqiptare, Ali Ahmeti vazhdoi të krijojë tmerre në Iliridë në vitin 2001, ku shkatërroi shumicën e vendbanimeve shqiptare atje, dhe, të gjitha këto, i ka bërë me qëllim të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut dhe, nga pozita e pushtetit të vazhdojë dhunën, arrestimet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve. Këtë edhe e realizoi! Dhe, nga viti 2002 u bë pjesë e pushtetit! Nga ajo kohë jeta e shqiptarëve po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Vendbanimet shqiptare çdo ditë që po kalon shprazen. Po ik rinia, në rrugë pa kthim, dhe bashkë me ato edhe familje e tyre. Kjo që po ndodh gjatë dy dekadave në Iliridë (Maqedoninë e Veriut) nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit nga Rankoviqi, ndërsa nga viti 2002 realizohet nga Ali Ahmeti dhe struktura e BDI-së!