Hija qe ndjek e perndjek

Alfred Hickok 

Nuk ka dyshim se trapiantet e organeve kane rezultuar shume te nevojshme per njerezit. Megjithate, pyes veten nese mjeket i kane perllogaritur te gjitha efektet e mundshme anesore.
Dhe ja perse: disa kohe me pare, u njoha nga afer me nje prej ketyre efekteve dhe druaj qe mjeket te mund ta kishin parashikuar te ndodhte. Qe nje zbulim nga nje vizite, qe i bera nje mikut tim, Osmond Smythe, te cilit, per shkak te perdorimit te vazhdueshem dhe per nje kohe te gjate te alkoolit, i kishin hequr dhe zevendesuar nje veshke. Kur hyra ne dhomen e tij ne spital, vura re nje burre te paket, te moshuar, ulur ne nje qoshe, i heshtur, me nje veshtrim te mberthyer mbi Osmond Smythe-in. Kishte dicka sentimentale ne kete veshtrim te ngulitur, rrobat e tij ishin jashte mode dhe kishte mbathur cizme me qafa te larta e me kopsa. Mendimi i pare, qe me pershkoi, ishte se kisha te beja me nje te aferm te varfer te mikut tim. Gjate bisedes me Osmond Smythe-in (kembengula te vullneti i tij per te mos vene kurre me alkool ne goje), vura re se Osmond-i vazhdonte t?i hidhte veshtrime te shpeshta burrit te moshuar ne qoshe. U bera kureshtar dhe pyeta kush ishte ai.
– eshte babai i Harry-t, – me tregoi Osmond Smythe me ze te ulet. – Harry ka vdekur ne nje aksident dhe mua me kane dhene njeren nga veshkat e tij.
– Kuptoj, ky fakt ju ka lidhur midis jush.
Miku tundi kryet:
– Nuk e kam njohur kurre kete plak te marre. Nuk eshte ketu qe te kujdeset per mua, por per t?i bere nje vizite veshkes se te birit.
E po, mendova, perse jo! Nese plaku kishte deshire t?i jepte lamtumiren e fundit asaj cka i kishte mbetur nga i biri, miku im nuk kishte perse t?ia mohonte kete privilegj te vogel.
Muaj me vone, kur e pashe perseri Osmond Smythe-in, ai po kthehej nga fusha e golfit. E kush po ia mbante pajisjet, thoni ju, kush tjeter, vecse vete zoteria i moshuar me veshtrimin e trishte e cizmet me qafa te larta, ai qe kisha pare ne spital. Kjo, natyrisht, rizgjoi kureshtjen time.
– eshte nje histori qesharake, – me tha Osmond Smythe. Vura re se, megjithate, nuk qeshte. – Me ndjek kudo qe vete. Ne zyren tim, ai rri ne paradhome. Ne shtepi, eh, i kemi dhene dhomen e miqve. eshte halli i veshkes se Harry-t, kupton, dhe ai e ruan, duke u siguruar se une e kam nen kujdes.
– Tani e mora vesh perse te eshte bere caddie, – thashe per mbajtesin e pajisjeve. – Per lehtesi.
– Ne fakt, nese luaj golf, e bej per shkak te tij, – me shpjegoi Osmond Smythe. – Ai do qe une te merrem me kete sport, sepse i ben mire veshkes se Harry-t.
Kaluan dhe shume muaj te tjere, perpara se kjo lidhje e pazakonte te terhiqte serish vemendjen e kureshtjen time. Me foli per ta nje mik i mikut tim.
“Nuk do ta njihje”, me tregoi miku yne i perbashket per Osmond Smythe-in. “Fakti qe ka gjithnje nje hije nga pas, po e con ne nje ezauriment nervor. Dhe sa me teper keqesohet ai, aq me shume shqetesohet plaku e me shume i ngjitet pas. Po e detyron Osmond Smythe-in te marre doza te medha Vitamine E. Dhe nuk fle me ne dhomen e miqve. Shtron per te fjetur ne kembet e shtratit te Osmond Smythe-it.”
“Duket se eshte pikerisht plaku qe po ben te deshtoje misioni i tij”, thashe. Miku yne i perbashket ishte i nje mendjeje me mua. “Dhe cka eshte me tragjikja, kam frike se plaku po e shtyn Osmond Smythe-in t?ia filloje serish te pirit.”
Ishte nje frike profetike.
Disa jave me vone, ndersa hyja ne nje restorant per te drekuar, degjova papritur nje “psss”. Dukej se vinte nga nje palme e madhe ne vazo. Hodha veshtrimin dhe prapa saj zbulova Osmond Smythe-in. Nga ai qe njihja, kishte mbetur vec nje kujtim. Floket e tij ishin bere te bute si prej bore dhe syte te futur thelle ne zgavra.
“Shpetome”, peshperiti me nje pamje prej te deshperuari. “Duhet te pi dicka!” I thashe te provonte ne bar. “Porosit ti per mua”, m?u lut. “Kur baristi te vere goten ne banak, me bej nje shenje. Une do te futem me vrap.”
Frika e tij imagjinare ishte se mos hija e vet e moshuar ndodhej ne prite diku prane. Keshtu, per keqardhje e meshire, ndoqa sugjerimet e tij. Hyra ne bar dhe porosita pijen qe me kishte kerkuar. Kur e sollen ne banak, i bera shenje Osmond Smythe-it se po e priste shpetimi.
Ai u ngrit vrik prapa vazos se palmes dhe u drejtua nga banaku me galop. Por ndersa behej gati te rrokte goten, plaku u shfaq papritur pas banakut, si nje djall hakmarres. Ngriti bastunin e trashe, qe e mbante me vete dhe e beri cope-cope goten me pije qe kerkoi miku. Osmond Smythe-i uleriti nga tmerri dhe doli me vrap nga restoranti. Plakushi iu vu pas duke u lekundur ose, per te qene me te sakte, iu vu pas veshkes se Harry-t.
Historia, dhe kjo eshte me e pabesueshmja, do te kete se shpejti nje hapy end. Osmond Smythe eshte shtruar serish ne spital dhe plakushi i gjendet prane. Jane ne pritje. Kur te krijohet rasti dhe te behet me mire, miku im do t?i nenshtrohet nje trapianti tjeter. Veshken e Harry-i do t?ia heqin dhe do t?ia vene dikujt tjeter. Po presin nje dhurues qe t?i jape Osmond Smythe-it nje veshke, per te zevendesuar ate te Harry-t. Shtyrja e operaconit ka ardhur si rezultat i kembenguljes se mikut tim qe dhuruesi ne fjale te jete jetim.

Perktheu Vjollca Lisi

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)