2019-06-04

Ushtria e Kosovës, garanci e lirisë, paqës dhe sigurisë në rajon



Akademik Prof. Abdullah Mehmeti,Ph.D.



Vetëm ata që nuk e duan paqen dhe sigurinë në rajon, ata që janë dëshmuar si armiq të përbetuar të popullit shqiptar janë kundër Ushtrisë së Kosovës, sepse janë frymëzuar nga e kaluara e tyre si mund të masakrohen më lehtë shqiptarët e pambrojtur, të digjen fëmijtë në djepa dhe të përshkohen gratë shqiptare shtatzëna në bajonetat çetnike, të shpërngulen me dhunë e terror krahina të tëra shqiptare, çdo barbar t’ua shkel pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes.

Sot, ky proces i faktorizimit të shqiptarëve në rajon nuk ndalet, do të vazhdojë edhe më fuqishëm se kurë, kudo ku ka shqiptarë do t’i mbrojnë ushtritë e tyre bashkë me forcat e aleatëve liridashës dhe ruajtës të paqes, sepse shiptarët janë në trojet e veta etnike, janë autoktonë në tokat e të parëve, nuk janë pushtues, okupatorë e barbarë.

Të gjithë armiqve të lirisë dhe paqes, shovinistëve të papërmbajtur, d’uhet t’ua themi hapur se në çdo cep ku flitet shqip do të valojë flamuri shqiptar dhe do të mbrohet ky popull nga ushtritë kombëtare të tij, sepse shqiptarët asnjëherë përgjatë historisë nuk kanë kryer krime ndaj askujt, sidomos ndaj popujve fqinj, përkundrazi u kanë ndihmuar të çlirohet dhe i kanë mbrojtuar nga pushtuesit e jashtëm, siç i mbrojnë edhe sot.

Shqiptarët janë popull i qytetëruar, liridashës, me tradita të dëshmuara miqësie e fqinjësie, bashkëpunimi e solidariteti, e duan lirinë dhe paqen, prandaj meritojnë të kenë ushtrinë e tyre, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha viset shqiptare ku duhet të mbizotërojë paqja, të mbrohet siguria ndërkombëtare, të luftohet krimi dhe gjenocidi, krimet dhe pushtimet barbare, nga ata që e kanë dëshmuar ndër shekujt egërsinë dhe barbarinë e tyre mesjetare kundër popujve të tjerë paqësorë.

Ushtrinë Shqiptare, dje; Ushtrinë e Kosovës, sot; Ushtri të tjera sado që do të kenë shqiptarët nën komandën e tyre, vetëm armiqtë e paqes dhe barbarët nuk e pranojnë se ato janë roje e qytetërimit dhe në interes të paqes për të gjithë rajonin, shtetet dhe popujt e tyre; janë nderi dhe krenaria jo vetëm e popullit shqiptar, por edhe siguria e paqes dhe stabilitetit për të gjithë rajonin, Evropën dhe popujt liridashës të tyre.

Çdo banor i rajonit, pavarësisht se cilit shtet dhe poopull i takon, duhet të gëzohet, duhet të mburet dhe krenohet me Ushtrinë e Kosovës, sepse ajo është garanci edhe për lirinë, paqen dhe sigurinë e tyre, përkrah forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...