2019-06-05

Çdo të thotë në shqip; ULPIANA?

Ulpiana është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë, një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake, dhe Ulpiana është një qytet ilir. Ulpiana ishte një vend i rëndësishëm për Mbretërinë Dardane. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshem Lipjan në Kosovë.

Pushtimet romake në shek. I pas Kr. sollën një varg ndryshimesh në jetën ekomomike dhe kulturore të dardanëve. 

U ngritën qytete, kështjella, fshatra, vila rusitica, objekte kulti, sikurse dhe rrjeti i rrugëve të antikitetit mbi trasetë e rrugëve pararendëse të mbretërisë dardane. Ndër qytetet më të rëndësishme bëhet Ulpiana.
Stelë romake 

Zbulimet e vendbanimit palafit, varreza dardane, qeramika fazës së parë të hekurit dhe stolitë e shek. IV p.Kr., dëshmojnë që Ulpiana ishte ngritur mbi shtresa parahistorike të vendbanimit dardan, në shek I pas Kr. 


Në fillim të shek. II, gjatë sundimit të mbretit Trajan, kishte fituar statusin e qytetit. Në mesin e shek. II në Ulpianë nga administratori dardan Licin ishin flijuar Flori dhe Lauri, dy martirët e përhapjes së krishterimit. Kulmin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor qyteti e arrin në fund të shek. III dhe fillim të shek. IV.

Ulpiana photo Arben Llapashtica.jpg

Në këtë periudhë gëzonte epitetin qytet madhështor (urbs splendidissima) dhe ishte bërë seli peshkopate. 

Dyndjet e gotëve në Iliri gjatë shek. V do ta kenë përfshirë edhe Ulpianën. 
Ndërsa tërmeti katastrofal që kishte goditur Dardaninë në vitin 518 kishte shkaktuar rrënime të mëdha të qytetit.

 Perandori Justinian, rindërtoi muret dhe objektet e rrënuara, ndërsa në shenjë mirënjohje, Ulpiana u pagëzua me emër të ri, Justiniana Secunda (Justiniana e Dytë).

Rezultate imazhesh për ulpiana

Qyteti i rrethuar me mure të gjëra deri në 3m dhe me nga dy kulla gjysmërrethi në çdo 27,5 m ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Zë sipërfaqe prej 35, 5 ha.

 Rreth 50 m në lindje të Ulpianës në shek. VI ishte ngritur një vendbanim i fortifikuar, që do identifikuar me qytetin Justinopol, të cilin perandori më origjinë dardane, Justiniani e ngriti për nder të dajës së tij Justinit.

Rezultate imazhesh për ulpiana

 Qyteti ka planimetri katërkëndëshi. Shtrihet në një sipërfaqe prej 16 ha. Ulpiana së bashku Justinopolin, para lagjet, varrezat etj. zë sipërfaqe prej rreth 120 ha. 

Brenda qytetit Ulpiana, pranë portalit verior është zbuluar portiku me dyqane zejtare të shek. III - IV, një pjesë e rrugës veri – jug ( cardo maximus) e shtruar me pllaka gurësh, një kanal masiv për bartjen e ujërave të reshjeve atmosferike, horrea (drithniku) dhe bazilika e kohës së Justinianit.

Rezultate imazhesh për ulpiana

 Kjo bazilikë gjendet në linjë të njëjtë me një bazilikë tjetër paleokritstiane në Graçanicë, mbi themelet e së cilës nga gurët e ripërdorur, ku shihen fragmente mbishkrimesh të stelave dardane, në shek. XIV u ngrit manastiri i Graqanicës.

Rezultate imazhesh për ulpiana

Në jug të Ulpianës veçanërisht shquhen gërmadhat e një pallati të shek. IV, të shtruar me mozaik dhe të pajisur me hipokaustikë Në qendër të mozaikut me zaje shumëngjyrëshe janë paraqitur motive të llojllojshme gjeometrike të hijeshuara me figura shpezësh.

Rezultate imazhesh për ulpiana
 Jashtë mureve të Ulpianës është zbuluar varreza perëndimore, varreza jugore dhe varreza veriore. Posaçërisht shquhet varreza veriore me konstruksione të larmishme varresh e stolish (shek. I – VI), në mesin e të cilave mbizotëron arka monumentale e mermerit. Pranë kësaj varreze janë gjetur 5 antefikse të zbukuruara me palmeta dhe maska me tematike teatri, portreti i Erotit , portreti i aktorit tragjiko - komik dhe portreti i një gruaje, të punuara në mermer. Gjetja e antefikseve me motive teatri, portreti i aktorit etj. janë dëshmi të tërthorta për ekzistimin e teatrit antik në Ulpianë.

Rezultate imazhesh për ulpiana

Në afërsi të Ulpianës, në Fushën e Çerkezit është zbuluar kodërvarri i një princeshe dardane e cila ishte varrosur së bashku me stoli të pasura nga ari dhe argjendi.

Rezultate imazhesh për ulpiana

 Varri i takon shek. III. Në Ulpianë është zbuluar edhe varri i një princeshe gote e filleve të shek. VI, e cila gjykuar sipas stolive të traditave ilire të epokës së hekurit kishte lidhur kurorë me një princ dardan. Emrat ilir në stelat dardane, kulti i kalorësit dardan dhe ritet e varrimeve, dëshmojnë që popullata dardane kishte ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Ilirja Varranilla, sipas një mbishkrimi në tabula ansata ishte ktitore e një objekti publik.Në Ulpiana gjithashtu,kryqëzoheshin rrugët e dardanisë







Harta e Ulpianë, Prishtinë
Ulpiana një qytet shqiptar një vendbanim i hershëm mbi 2000 vjeçar,që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend këtë qytet Ulpianën duke e quajtur “qyteti i vjetër”.

Ulpiana gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal. Në 518 e.s.a, pas tërmetit Justinian dha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda.

Rezultate imazhesh për ulpiana

Çdo të thotë në shqip; ULPIANA?

“Ana” do të thotë “Tokë” ashtu në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë.
Shohim se emri “Ulipiana” është i përbërë dhe pikërisht ai mund të ndahet kështu:ULPIANA = UL- PI – ANA.

Pra thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vend banim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët”.

Ashtu siç ndodh tek emrat “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” ndërsa në botanikë kemi:


Rezultate imazhesh për ulpiana
ULZË Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta.

Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohwsisht autoktoninë e lashtë iliro-shqiptare, por jo vetëm, ajo flet shqip, ajo gjendet e shkruar shqip, gdhendur në këtë pllakë guri si adres (AT/res) pasaportë -shqiptare.


Rezultate imazhesh për ulpiana
Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por dikujt kjo dritë ju verbon sytë …

Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik.


Rezultate imazhesh për ulpiana


Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë:. Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike .

Flori Bruqi 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...