2023-03-12

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur teknikisht hipertension, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor i vdekjeve të hershme në mbarë botën. Ai mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të zvogëlojë fluksin e gjakut në tru, duke çuar në demencë vaskulare dhe rënie të aftësive siç është edhe humbja e kujtesës.

Tani, një studim i fundit ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me përshpejtimin e plakjes së trurit. Sipas hulumtimit, një person me hipertension është më i rrezikuar nga plakja e trurit. Dhe me çdo rritje prej 1 mmHg mbi presionin optimal të gjakut, vërehet një rritje prej 5– 7 ditë të moshës së trurit.

Për shembull, një person me para–hipertension, presioni sistolik i të cilit është 135 mm Hgdhe presioni diastolik 85 mm Hg (13.5 me 8.5), ka një tru më shumë se 6 muaj më të plakur sesa një person me presion optimal të gjakut (110/70 mmHg).

Gama normale e rekomanduar për presionin e gjakut konsiderohet 120/80 mmHg, por një nivel më i shëndetshëm ose optimal është rreth 110/70 mmHg. Profesor Nikolas Sherbuin, autori kryesor i studimit u shpreh: “Mendimi se truri i dikujt nis të ketë probleme për shkak të presionit të lartë të gjakut në fazën e vonë të jetës, nuk është plotësisht i vërtetë. Ato nisin më herët. Pra që në momentin që njerëzit kanë një presion normal të gjakut”.

Presioni i lartë i gjakut, ushtron një presion shtesë mbi organet e brendshme si zemra, truri dhe veshkat, të cilat e dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të rregullojë hormonet e stresit, gjë që çon tek presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me një person me hipertension, një njeri me një presion optimal të gjakut, parashikohet të ketë një tru më të shëndetshëm dhe më të ri kur është në moshën e mesme.

Profesor Uollter Abajaratna, bashkautor i studimit tha: “Është e rëndësishme që njerëzit të kenë që në fillim të jetës një stil jetese dhe dietë ushqimore të duhur për të parandaluar rritjen e tepërt të presionit të gjakut, në vend që të presim që ai të shndërrohet në një problem”.

Ekipi kreu skanime të trurit dhe kontrolle të presionit të gjakut tek 2000 të rritur të shëndetshëm mbi 40 vjeç për 12 vjet. Gjetjet janë alarmante, veçanërisht për të rriturit më të rinj në moshë, pasi duhet kohë për të parë ndikimin negativ shëndetësor në tru të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Profesor Sherbuin nënvizon: “Duke zbuluar ndikimin e rritjes së presionit të gjakut në shëndetin e trurit të njerëzve tek të 40-at e lart, ne duhet të supozojmë se efektet e presionit të lartë të gjakut duhet të rriten përgjatë shumë viteve, dhe mund të fillojnë në të 20-at e tyre.Kjo do të thotë që truri i një të riu është tashmë i pambrojtur”. 

CIA ka punuar me mafien për të vrarë Kenedin apo Zhaklin u punësua nga CIA t’i jepte goditjen fatale Kenedit, kur gjendej i plagosur rëndë në makinë...

 56 vjet më parë gjeti vdekjen në një atentat presidenti i SHBA-së, Xhon Kenedi. Ai ishte duke vizituar qytetin e Dallasit në Teksas, kur sipas Komisionit Uorren, ish-marinsi amerikan, Li Harvej Osvald, qëlloi disa herë mbi presidentin nga një magazinë aty pranë. Osvald u arrestua brenda pak orësh, dhe sipas policisë e pranoi autorësinë e krimit. Por disa ditë më vonë, do të qëllohet për vdekje në dyert e gjykatës nga biznesmeni Xhek Rubi.

Vdekja e tij, i dha shkas lindjes së shumë teorive të ndryshme, se kush ishin përgjegjësit e vërtetë për vrasjen e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Teoria më popullore, është ajo sipas së cilës, Kenedi u vra nga CIA, që kundërshtoi fuqishëm disa qëndrimesh të presidenti, në lidhje me Kubën dhe komunizmin.Një teori tjetër, sugjeron se CIA ka punuar me mafien për të vrarë Kenedin. Të dyja organizatat kishin interes në përbashkët për përmbysjen e Fidel Kastros në Kubë, ku mafia kishte një numër investimesh në kazinotë, që rrezikoheshin të mbylleshin.

Hipoteza të tjerë bëjnë fajtor zv/presidentin Lindon Xhonson, udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov përmes KGB-së, dhe deri bashkëshorten e tij, Zhaklin Kenedi.  Sipas teorisë së fundit, Zhaklin u punësua nga CIA t’i jepte goditjen fatale Kenedit, kur gjendej i plagosur rëndë në makinë. Supozime të tilla bazohen në pamjet filmike të ngjarjes, ku gruaja e presidentit bën në një moment disa veprime të çuditshme.

2023-03-11

Çmimi Ndërkombëtar për Përkthim, Kishinjev, maj 2015

 















[Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Grigor Vieru", Instituti Kulturor Rumun / Institutul Cultural Român - ICR]

Mbrëmë, pak pas mesnatës u ktheva nga Kishinjevi, kryeqyteti i Moldavisë. Këtë herë, Vjena ku qëndrova sërish gjashtë orë, ishte nën pushtetin e shiut. Megjithatë, miqtë e mi besnikë e gjetën mënyrën të më kënaqnin duke më çuar për vizitë në disa pika me domethënie të veçantë historike dhe artistike. 
Nga Kishinjevi fola në telefon me mjaft shokë e miq me banim në Tiranë, por edhe gjetiu: Viktor Bakillari, Besnik Sahatçiu, Hektor Toska, Shpend Topollaj, Hervin Fora, Arben Dybeli, Arben Braçe e të tjerë. U befasuan dhe ndjeva kënaqësi që ndodhi kështu.
Por dua t'ju "raportoj" përse shkova në Moldavi dhe çfarë bëra në kryeqytetin e saj në periudhën 18-22 maj 2015. Atje u organizua Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Grigore Vieru", edicioni i shtatë. Nga poeti i shquar rumun, - që jetoi e krijoi në Moldavi, - emrin e të cilit e mban kjo veprimtari që mbledh përvit krijues nga e gjithë bota, kam shqipëruar jo pak. Kjo ishte arsyeja që jo vetëm më ftuan, por edhe më dhanë Çmimin për PërkthimÇmimin për Poezi e mori poeti 81 vjeçar Ovidiu Xhenaru, ndërsa Çmimin për kritikë letrare studiuesi Ion Holban.
Në takimet me lexues të të gjitha moshave, niveleve e profesioneve, nxënës e studentë, intelektualë të fushave të ndryshme etj, lexova në shqip krijime të Grigore Vierut dhe ishin të shumtë ata që mbetën të ngazëllyer nga tingëllima dhe hijeshia e shqipes. Dhashë tri intervista për Televizionin Shtetëror të Moldavisë, për seksionin e gjuhës ruse të Radio Kishinjevit e për një nga revistat kulturore më të rëndësishme e me tirazhin më të madh, "Letërsia dhe artet". Gjithashtu, në Institutin e Filologjisë të Akademinë së Shkencave të Moldavisë, paraqita kumtesën: "Ndërndikime shqiptaro-rumune në letërsi".
Gjatë qëndrimit në Kishinjev, ndoqa koncerte muzikore, shfaqje teatrore dhe mora pjesë në përurimin e Festivalit të Filmit Rumun, që do të vazhdojë edhe sot. Përveç filmave të rinj, është parashikuar të projektohen edhe filma të vjetër, disa nga të cilët kemi pasur rastin t'i shohim edhe në Shqipëri vite më parë.

Maj 2015

Gjuha jonë

 

Kopi Kyçyku1959

Gjuha jonë - djep thesarësh,
Te ky truall futur thellë,
Një gjerdan margaritarësh,
Anekënd Arbërit mbjellë.

Gjuha jonë - melodi,
Kënga e mallit stërgjyshor,
Grusht rrufesh mbi terr të zi,
Zemra e kombit arbëror.

Gjuha shqipe - gjuha e bukës,
Kur kalliri n'erë përkundet,
Djersë brezash, gjak martirësh,
Zëri i dheut, që nuk tundet.

Gjuha jonë - burim që s'shter,
Në rrëfenja trimërore,
I lexojm' dhe menjëher'
Na përflaken kraharoret.


Kopi Kyçyku1959

Kopi Kyçyku: Edhe një herë rreth zanafillës së gjuhëve të Evropës

 

(Dhjetë vjet nga botimi i një vepre madhore)

-->



-->
Në vitin 2000, gjuhëtari i mirënjohur italian Mario Alinei nxori në dritë “Origini delle lingue d’Europa”, punim i gjerë, në dy vëllime, me afro 1900 faqe. Kjo vepër tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve, jo vetëm të gjuhëtarëve, por edhe të historianëve, arkeologëve, numizmatëve etj, të vendeve të ndryshëm. Në Rumani ajo u bë objekt debatesh e analizash, që gjetën pasqyrim edhe në shtypin e specializuar. Ndër më aktivët e më “të nguturit” (si kohë) në zbërthimin me sy kritik të veprës së lartpërmendur, ishte gjuhëtari Mihai Vinereanu, opinionet e të cilit do t’i përmendim në vijim.
Njëra nga idetë qendrore të kësaj vepre është Teoria e Vazhdimësisë (TV), teori që nuk pranon idenë e katastrofave historike, pra të shfaqjes e, përkatësisht, të daljes nga historia të grupeve të tëra etnike e, si rrjedhojë, të disa gjuhëve apo grupgjuhësh, pa përjashtuar procese të thella shndrrimesh në periudha të gjata kohore, pa mohuar plotësisht hibridizimet (kryqëzimet) dhe as zhdukjen e disa gjuhëve, në rrethana të caktuara. Sipas kësaj teorie, është tepër e vështirë, madje pothuajse e pamundur të pranohet asgjësimi i masave të mëdha të folësve, të disa gjuhëve apo grupgjuhësh. Gjithnjë sipas kësaj teorie, autori është i mendimit se grupet e mëdha të sotme linguistike të Evropës janë ngjizur qysh në Neolit, madje edhe më herët, duke vazhduar të mbijetojnë deri në ditët tona.

Një dramë për virtytet e gruas shqiptare

 

Kopi Kyçyku




Shkrimtari rumun Stefan Xheorxhesku-Serxhent (1859-1922), luftëtar i vijës së parë në përpjekjet për Pavarësinë e Rumanisë, ka qënë mik i çiltër e i zjarrtë i kombit e i popullit tonë. Këto ndjenja të ngrohta ai i ka shprehur nëpërmjet veprës së tij letrare, në prozë e në poezi. Vend të dukshëm në këtë drejtim ze edhe drama me pesë akte në vargje “Shqiptarët”, e botuar në Bukuresht nga Instituti i Arteve Grafike të Rumanisë, më 1898 dhe e vënë në skenë, po aty, një vit më vonë.
Njohës i mirë i historisë dhe i traditës sonë, autori ka ditur të na japë me vërtetësi, me patos e me art, tablo të fuqishme e prekëse nga luftrat heroike e të njëpasnjëshme të bijve e bijave të popullit tonë në vitet e fundit të sundimit të Sulltan Mehmetit II (1784-1839).
Idetë se forca e gjallë, që do ta shpëtojë Shqipërinë, janë masat popullore, njerëzit e thjeshtë, madje edhe gratë si Dora, me aftësi komanduese dhe se Shqipëria rron e do të rrojë edhe pa Skenderbeun, se vepra e fryma e tij janë në zemrat e të gjithëve, nënvizohen qartë gjatë krejt zhvillimit të ngjarjeve të dramës. Kemi arsye të besojmë se emrin e protagonistes kryesore të dramës, Dora, autori ia ka marrë “hua” së shquarës sonë Dora d’Istria, aq e njohur dhe e vlerësuar në Rumani, por edhe në botë.
Autori di të bëjë një diferencim të thellë edhe në gji të shoqërisë osmane, duke dalluar qartë e prerë kastën e korruptuar të Sulltanit nga njerëzit e thjeshtë, që vuanin e shtypeshin njëlloj si popujt e tjerë të perandorisë. Krahas shqetësimit të Sulltanit, ngaqë “Shqipëria është kockë e fortë dhe e pakapërdishme”, zbërthehen artistikisht, në dritën e fakteve historike, dhelpëria e qëndrimi me dy faqe i Venetikut ndaj çështjes shqiptare.

Intervistë me akademikun Kopi Kyçyku

 



Nga Entela Binjaku


Me Shqipërinë dhe me Rumaninë në zemër, me një potencial të admirueshëm energjie, dijeje dhe force mendimi, i apasionuar sidomos pas gjuhëve, pas letërsisë, folklorit, gjeologjisë, muzikës, akademiku Kopi Kyçyku është ndër njerëzit që mezi ç’pret ta dëgjosh.
Mundësia për ta intervistuar këto ditë ishte një dhuratë në një kohë të vështirë, si një kujtesë për referencat e tua në jetë, një udhërrëfyes në një kaos drejtimesh.
Përveç përvojës së drejtëpërdrejtë në aktivitete ku binte në sy puna e tij e palodhur, jetëshkrimi i pasur profesional ishte dhe shtysa kryesore për këtë “takim” virtual.
Kopi Kyçyku është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për veprimtarinë shkencore-didaktike dhe për përkthime. Ai është pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume shkencore, të organizuara në shumë vende të botës dhe ka dhënë mësim, si profesor i ftuar, në universitete të Evropës, Azisë dhe Afrikës etj.
Është autori i një numri të madh monografish ndër të cilat përmendim: “Mustafa Qemal Ataturku”, „Turqia e Pasluftës (1945-1985)”, „Kryengritja e armatosur e Ilindenit, Maqedoni (1903) „Marrëdhëniet shqiptaro-rumune gjatë shekujve”, „Arumunët e Shqipërisë në kontekst ballkanik”, “Arumunët në optikën shqiptaro-rumune”, “Historia e Shqipërisë”, „Pater - Emil Conduraqi”, „Historia e Maqedonisë”, „Ataturkizmi dhe Turqia e Mijëvjetshit të Tretë”, “Dy Evropa - një divorc intelektual?” (bashkautor Razvan Theodoresku)etj.
Ndër të tjera akademiku Kopi Kyçyku është: Laureat i Medaljes “Mihai Eminesku”, akorduar me Dekretin e Presidentit të Republikës së Moldavisë (2012), anëtar themelues i Fondacionit Evropian “Nikolae Titulesku”, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qëndrës Evropiane të Studimeve Ndëretnike dhe të Komunikimit pranë Akademisë Rumune, anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qëndrore, anëtar titullar i Akademisë Evropiane të Arteve (Belgjikë), anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe të Sllavistikës, anëtar titullar dhe anëtar nderi i shumë akademive dhe forumeve shkencore ndërkombëtare, etj.

Entela Binjaku: Bukureshti, cili është vendi që zë ky qytet në jetën tuaj?

Kopi Kyçyku: Në zemër. Pranë Pogradecit e Tiranës.

- Si e ndani kohën mes Shqipërisë dhe Rumanisë, çfarë ju mungon më shumë nga Shqipëria kur jeni në Rumani?

Kopi Kyçyku: Afërsisht përgjysëm. Kur jam në Rumani, më mungon Shqipëria. Kur jam në Shqipëri, më mungon Rumania.

- Mund të na flisni pak për familjen tuaj? Ardiani, djali juaj, shkrimtar i njohur dhe ai akademik, zgjedhur rektor i një universiteti në Bukuresht. Si ju bën të ndjeheni ky fakt? Çfarë cilësisht do të veçonit tek fëmijët tuaj?

Kopi Kyçyku: Familja ime, përveç meje, ka në përbërje Marthën (bashkëshorten) dhe dy djem, Ardianin e Gentianin. Ardiani është, siç e thatë, shkrimtar dygjuhësh, akademik e rektor universiteti në Bukuresht. Gentiani - jurist. Të dy janë korrektë e të matur. Në jetë nuk më kanë shkaktuar asnjë telash, sado të vogël.

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...