2023-06-20

Tensionet e tepërta nga ana e POlicisë së shtetit shqiptar në kampin MEK, avokati i muxhahedinëve: Do të ndërmarrim hapat ligjorë

Avokati i muxhahedinëve, Gernc Gjokutaj tha se do të ndërmarrin hapat ligjorë, pas ngjarjes së ndodhur në kampin MEK. Gjokutaj: Këtu ka filluar debati dhe konflikti, nga ana e policisë pretendohet se është përdorur dhunë, në fakt është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Ata kanë kërkuar arsyet që të kontaktojnë, ne kemi ardhur me vonesë, pasi operacioni ishte kryer, nga ana e policisë nuk është lejuar të jemi prezent, në momentin që janë larguar kemi ardhur këtu.

Me pushtimin e Irakut nga SHBA dhe një koalicion prej 39 vendesh,  në vitin 1991 njohur si “ Lufta e Gjirit” opozita MEK e cila vepronte nga Iraku me bekimin dhe mbështetjen e Sadam Hysejnit, pranoi të dorëzojë armët e të vendoseshin në dy kampe humanitare nën mbrojtjen e amerikanëve.

Pavarësisht se gëzonin mbrojtjen amerikane ata u vendosën nën sulmet e shiitëve iraken.

Në vitin 2007 kur SHBA u tërhoq nga Iraku la pas anëtarët e MEK për të cilët kërkonte një zgjidhje të cilën nuk e gjeti në vendet europiane.

Për këtë çështje në vitin 2012 në Tiranë mbërriti ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton,  e cila kërkojë ndihmë nga Shqipëria në strehimin e Muxhahidinëve.

Në Mars të vitit 2013  Sali Berisha atëherë kryeministër për herë të parë pranoi dakortësinë e Shqipërisë për të marrë nga kampi Liberti në Irak 210 muxhahidinë të cilët pasi mbërritën në Shqipëri u vendosën në zonën e Astitrit.

Tre vite më vonë kur në pushtet kishin ardhur socialistët Edi Rama pranoi se
SHBA i kishin  kërkuar strehimin në vendin tonë të 2000 muxhahidinëve të MEK mbetur në Irak.

Këtë kërkesë Rama e pranoi si një gjest i vijimit të traditës shqiptare në mikpritjen e njerëzve në nevojë.

Pas mbërritjes të 2000 muxhahidinëve në 14 shkurt 2016 Shqipërinë e vizitoi sekretari i atëhershëm i shtetit i SHBA John Kerry i cili falënderoi Shqipërinë për marrjen e muxhahidinëve të cilët më pas pasi blenë një tokë në Manxë të Durrësit ndërtuan kampin Ashraf 3.

Marrëveshja mes SHBA dhe Qeverisë Shqiptare për strehimin e anëtarëve të MEK vijon të mbetet sekret por ajo çfarë ka thënë deri më sot nga qeveria shqiptare është se u “strehuan në vendin tonë për qëllime humanitare”.

Një investigim i televizionit Al-Jazeera zbuloi në MEK, në kampin e Manzës kishte ndërtuar një sallë me mbi 1000 kompjuterë nga ku përmes rrjeteve sociale shpërndaheshin mesazhe për rrëzimin e rrëgjimit aktual në Iran.

Përfshirja e organizatës MEK në aktivitet të mirëfilltë politik opozitar, kësaj here mijëra kilometra larg Teheranit, bëri që Gushtin e shkuar Irani në formë hakmarrje ndaj tyre sulmoi sistemet qeveritare digjitale shqiptare.

Përballë kësaj situate me një gjuhë të kujdesshme vetë kryeministri Edi Rama e më pas zëvendës kryeministria Belinda Ballaku, i kujtuan të ardhurve të MEK se në Shqipëri ndodhen për qëllime humanitare e jo aktivitet politik.

Kjo solli frenimin e tyre nga propaganda anti iran online, ndërkohë Irani vijon sulmet kibernetike ndaj vendit tonë fakt i evidentuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar 

Kjo solli frenimin e tyre nga propaganda anti iran online, ndërkohë Irani vijon sulmet kibernetike ndaj vendit tonë fakt i evidentuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.

Anila Hoxha raporton se me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.

Por ndërkohë, më herët i njëjti prokuror, hetoi një ish-anëtar të kampit, Bijan Poldrag, që më pas u rekrutua nga ambasada iraniane në Tiranë dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri. Kjo çështje për inxhinierin që nisi bashkëjetesën me një shqiptare, në atë kohë u raportua ekskluzivisht nga Top Channel.

Gazetarja mëson se përveçse në kampin MEK, kontrolle janë ushtruar edhe në një apartament në Tiranë.

Trupi i 65-vjeçarit të pajetë është larguar këtë pasdite nga kampi MEK në Manzë, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ambientet e kampit Ashraf 3 u largua dhe grupi hetimor, bashkë me prokurorin Sokol Nishani që po drejton hetimet.

Ka dyshime se 65-vjeccari mund të ketë humbur jetën para operacionit policor, po do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë kohën e vdekjes.

Këtë të martë herët në mëngjes, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohet që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka një viktima dhe disa të plagosur në kamp. Pas largimit të policisë, ata vazhduan të protestonin, ndërsa akuzuan policinë se “u vrau vëllanë e tyre”.

Flori Bruqi 

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...