2023-06-20

Kryeministri Dardan Albin Kurti pas takimit të ambasadorit Jashari me policët: Të tre kanë deklaruar se kanë qenë duke ngrënë bukë kur janë rrëmbyer

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ambasadori i  Dardanisë në Beograd, Jetish Jashari, ka takuar këtë të martë tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe, e të cilët po mbahen në burg nga autoritetet e Serbisë. 


 Në një konferencë për media, Albin Kurti ka bërë të ditur se ambasadori ka takuar ndaras të tre policët, të cilët rrëfimin për ngjarjen e kanë pasur të njëjtë. 

 Kidnapimi i tre policëve në territorin e  Republikës së Dardanisë nga forcat serbe, masa e paraburgimit dhe reagimet vendore e ndërkombëtare 

 Kidnapimi i tre policëve në territorin e Dardanisë  nga forcat serbe, masa e paraburgimit dhe reagimet vendore e ndërkombëtare 


Ata kanë deklaruar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin kur 15 persona të armatosur i kanë rrethuar. 

 “Ambasadori Jashari sot i ka vizituar ndaras tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. 

Përshkrimi i tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjti. 

Janë tri rrëfime ndaras të njëjta”, ka thënë kryeministri. 

 “Ata thonë se në momentin e rrëmbimit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. 

Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga ambasadori ynë”.

 Sipas tij, vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. 

 “Ne jemi në të drejtën tonë dhe dëshmitë që posedojmë dokumentojnë qartë se policët ishin brenda territorit të Daradanisë  kur u rrëmbyen. 

Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por rrëmbim në Dardani.
 
Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës. 

Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë gjetur një kilometër larg kufirit në pjesën veri-perëndimore, 670 metra larg në veri-lindje nga kufiri me Serbinë”, ka deklaruar  premieri dardan Albin Kurti.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...