Midis te dhenave te tjera, thuhej se une dhe Napoloni kishim te njejtin para-ardhes. Kur kishte jetuar para-ardhesi yne i perbashket ? Sipas shkences, mendohet qe kjo te kete ndodhur vetem … 20,000 vjet te shkuara. Me poshte tregohet pjesa e raportit te testit te DNA ku behet fjale per Napoleonin dhe 'kusherinjte' e tij te larget, midis te cileve futem dhe une. Thua te me takoje ndonje prone nga perandoria e tij ? Po te behej gjyqi ne Shqiperi dhe mund tja dilja mbane ! Une do te isha i kenaqur me nje nga dyert e Louvre-it, por kesaj teme do ti kthehem njehere tjeter … Si mund te harrohet Nikollaqi (1) kur thoshe: “Napoleoni eshte gjithmone i madh”.
Napoleoni nuk ishte Shqiptar, as nga e jema, as nga i jati.
Rreth origjines se tij jane bere shume kerkime aq sa mund te thuhet se ai eshte nje nga personat me te studiuar ne historine e njerezimit. DNA-ja e tij ka kaluar ne laboratoret me moderne te botes. Institucione prestigjioze jane mare me ceshtjen Bonaparte. Mendjet me te ndritura te fushes kane arritur konkluzionet e tyre bazuar ne shkence dhe jo ne thashetheme nacionalistesh kokeboshe.
Nuk ka asnje sugjerim apo hipoteze qe te mbeshtese teorine se e jema e Napoleonit, Maria Letizia Ramolino, ishte Shqiptare. Ajo kishte lindur ne Ajacio, me 24 Gusht te vitit 1750 dhe rridhte nga nje familje e degjuar Lombardeze, qe prej shume brezash jetonte ne Korsike. I jati i saj quhej Giovanni Geronimo Ramolino ndersa e jema Angela Maria Pietrasanta. Per te dy prinderit e mamase te Napoleonit egzistojne peme familiare te mire dokumentuara. As aty nuk behet fjale per ndonje origjine shqiptare. Gjithashtu, nuk ka ndonje studim shkencor qe te lidhe DNA-ne e nenes se Napoleonit me ndonje linje DNA-je grash shqiptare.
I jati i Napoleonit quhej Carlo (Karlo) Buonaparte. Ai kishte lindur ne Ajacio ne nje familie aristokratesh. I jati i Karlos quhej Giuseppe (Xhiuzepe) ndersa e jema Maria Saveria Paravicini. Shkencetaret njohin historine e 18 brezave te burrave Bonaparte duke filluar me Gianfardo qe kishte lindur dhe jetuar ne Sarzana gjate fundit te shekullit te dymbedhjete dhe fillimit te shekullit te trembedhjete. Sarzana eshte nje qyteze ne Itali midis provincave Liguria dhe Toscany. Ishte Giovanni, njembedhjete breza para Napoleonit, ai qe u shperngul nga Italia per ne Korsike. Per ta ka materiale te shumta por nuk egziston ndonje dokument ku te thuhet se ata ishin shqiptare ose kishin origjine shqiptare.
Tani po i kthehem “linjes” se burrave Bonaparte, dhe para-ardhesve te mij te larget, shume te larget … Ne bote ka miliona burra qe kane DNA te grupit E-M34, ku bej pjese dhe une. Duke u perpjekur te gjej origjinen e familjes bera disa teste te avancuara DNA-je. Rezultatet treguan se rrugetimi i DNA-se time eshte dicka e tille: E-M35-Z872-M34-Z849-L791-BY55818 ...
Profesionalistet qe merren me testimin dhe studimin e DNA-se thone se anetaret e “Klanit Bonaparte” jane relativisht te paket.
Ky grup eshte prezent ne disa vende te botes perfshi Italine dhe Greqine. Se kur para-ardhesit e Napoleonit u vendosen ne Itali, kjo eshte nje pyetje e veshtire. Nuk eshte cudi qe ata te kene qene tregetare Fenikas apo Greke/Helene qe shkonin me anijet e tyre ne shume porte te Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut. Mbase kane qene dege e nje linje hebraike te vendosur ne Gadishullin Italik ... Mundesite jane te shumta por ajo qe eshte me se e qarte eshte qe ky grup DNA-je, pra dhe Napoleon Bonaparte, ka shume pak te beje me "shqiptaret", per te mos thene hic fare.
Ku qendroj une ne kete ekuacion ?
Propabiliteti me i madh eshte qe une te jem “ndare” nga Napoleoni rreth 3,700 vjet me pare. Gjate ketyre mijera vjetesh burrat e grupit tim u shperndane ne shume vende, perfshi Armenine, Turqine, Greqine, Siciline, Italine, Shqiperine, etj. Dega ime u Helenizua dhe ne Mesjete u be perkrahese dhe mbeshtetese e Bizantit. Mbi varrin e families sime ndodhet nje kryq i vjeter qe ka te gdhendur shqipnjen me dy-koke, simbol i Bizantit dhe i lidhjes se forte me Kishen Orthodokse.
Nje informacion interesant ma ka erdhur nga nje pas-ardhes i familjes Del Turco(2), qe tregohet ne grafikun e meposhtem ku jane listuar anetare te "Klanit Bonaparte". Ai me ka informuar se mundesia me e madhe eshte qe origjina e familjest te tij te lidhet me popullatat Armene. Para-ardhesi me i hershem i tij, per te cilin ka rekorde, ishte nje njeri i fese. Une dhe Del Turko i perkasim te njejtit grup DNA-je.
Shkencetaret thone se grupi i DNA-se M34 (Napoloni i perkiste nje dege te ketij grupi) gjendet ne Armeni, (Ne frekuence 4.2%), Jordani (Ne frekuence 31%). Ky grup mendohet te kete lindur ne zonat afer Detit te Vdekur, midis 13,600-16,800 viteve te kaluara. Emigrimi i tij per ne Evropen Perendimore supozohet te kete ndjekur kete rruge: Turqi (Frekueca ne Jug-Perendim 6.9% dhe ne rajonin e Stambollit 7.8%), Greqi (Frekuenca ne Athine eshte 3.8%, ne Greqine Veriore 1.8%), Ballkan (Frekuenca ne Kroaci eshte 1.6%), Itali (Frekuenca ne Italine kontinentale eshte1.5%).
Ne Ajaco (Korsike) ku dhe Napoleoni lindi, ka frekuencen 8.1% dhe ne Kalabri ka frekuencen 5.5%.
Shenim: Mr. Clovis, qe tregohet ne diagramen, respektive eshte pasardhes i drejtperdrejte i burrave te "klanit" Napoleon Bonaparte.
Pra, historianet thote se tre mije vjet te kaluara "Bonapartet" dhe "Iliret" jetonin larg njeri-tjetrit.
Ky konkluzion shkencor tregon se Napoleoni nuk ishte shqiptar, ne asnje drejtim. Perpjekja per ta “shqiptarizuar” ate me ben te ve buzen ne gaz. Personalisht e konsideroj kete teori si humor te holle. Ata qe mbeshtesin hipotezen se shqiptaret jane pas-ardhes se iliro-arianeve duhet te gjejne nje Napoleon tjeter, sepse Bonaparte nuk ishte shqiptar dhe pike !
Shenim: Ndrova mendje, per piken do te pyes Elena Kocaqin sepse ajo thote se ai ishte arvanitas, arberesh …
Burrimet e informacionit dhe sqarime rreth shkrimit
Materialet ku u bazua ky shkrim jane:
https://austinpublishinggroup.com/
- https://www.familytreedna.com/
- https://www.yfull.com/
- https://www.23andme.com/
- https://www.myheritage.com/
- https://www.ancestry.com/