2012-12-30

Urime,shëndet e shumë gëzime për vitin 2013 të gjithë miqëve dhe lexuesve të Agjencionit Floripress







Urime,shëndet e shumë gëzime për vitin 2013 të gjithë miqëve dhe lexuesve të 
Agjencionit Floripress


Foto: MIQT (dikur)

Gjeni veten dhe me thoni

Me 15 janar 2013 fillojnë ligjëratat për studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës


Më 15 janar të vitit 2013 do të fillojnë ligjëratat në studimet e doktoratës, në programet të cilat janë akredituar. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, bëri të ditur për Radio Kosovën, se numri i kandidatëve të pranuar do të dihet i saktë kur të mbyllet edhe konkursi i fundit në tri programe të tjera të doktoratës. Sipas tij, numri i kandidatëve për gjashtë programet e doktoratës mund të jetë rreth 100.

Në gjashtë programe të doktoratës, tri të akredituara më herët dhe tri që janë akredituar ndërkohë, do të fillojnë ligjëratat më 15 janar të vitit 2013. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahm Gashi, tha për Radio Kosovën, se nga 15 janari deri më 15 shkurt në mënyrë intensive do të plotësohet koha e humbur, pasi gjatë kësaj periudhe profesorët nuk kanë angazhime të tjera.



Prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi

Rektor i Universitetit të Prishtinës

“Është menduar që mes dy semestrave, ku profesorët nuk kanë angazhime të tjera, të angazhohen në programet e doktoratës. Pra, gjashtë programe do të fillojnë ligjëratat më 15 janar. Për herë të parë Universiteti i Prishtinës fillon me studimet e doktoratës të akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, sipas modelit të ri të studimit të doktoratës”, thekson  Prof.dr.Ibrahim Gashi.
abstract_blue_background.jpg
 Fakulteti i Shkencave Sportive  ka kuadrin më të mirë në Universitetin e Prishtinës dhe rajon  për doktoraturë por ende i njajti nuk është akredituar(F.B)


Ndërkohë, ka pasur ankesa të shumta për mënyrën se si janë pranuar kandidatët në këto studime. Rektori Gashi tha se për tri programet e kaluara, janë analizuar ankesat, por menaxhmenti i ri nuk ka mundur të merret me to, pasi siç tha, të gjitha vendimet që janë marrë për ata kandidatë mbajnë datën e para 1 tetorit:




“Nuk ka qenë shumë korrekte dhe e ligjshme që ne të ndërhyjmë të korrigjojmë ato vendime. Por, ne do të jemi të interesuar që në tri programet e doktoratës që ne kemi shpallë konkursin, pranimi të jetë shumë transparent dhe krejtësisht në frymën e ligjit, kritereve që dalin prej rregullores dhe statutit për studimet e doktoratës. Publikimi i rezultateve do të bëhet në uebfaqe me nënshkrimet e komisionit dhe me pikët e kandidatëve”.

Synimi i tanishëm i rektoratit është që të nxisim njësitë akademike të dërgojnë sa më shumë programe të doktoratës për akreditim në Agjencinë e Akreditimit. Rektori Gashi, tha se afati i fundit për të dorëzuar programet për akreditim është 20 janari i vitit që po vjen. Më 20 janar Bordi i Agjencisë do të fillojë t’i shqyrtojë ato.

“Ne i kaluam në mbledhjen e fundit të senatit tri programe, në mbledhjen tjetër tri të tjera për t’i çuar në agjenci për akreditim dhe shumë të tjera programe të masterit, bachelor dhe të doktoratave janë lënë për mbledhjen e radhës të senatit para datës 20 janar, në mënyrë që të arrihet me apliku me ato programe atje”.

Gashi tha se në ato njësi akademike ku ka staf dhe kushte, do të ndihmohen që të akreditohen programet. Por, do të jemi rigoroz që jo në çdo njësi mund të hapen studime të doktoratës, tha ai, duke shtuar se ka pasur ambicie që pa studime të masterit të shkohet në studime të doktoratës.

Në BKUK u promovua libri i Prof.dr.Jakup Krasniqit“Pavarësi dhe personalitete”


Sot  më 30 dhjetor në orën 12, në BKUK  u promovue  vepra më e re e  Prof.dr.Jakup Krasniqit, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Historiani, politikani, publicisti, veprimtari dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së në librin e nëntë të tij, “Pavarësi dhe personalitete” merret me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të përbashkëtat dhe të veçantat e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Foto




Libri sistemohet në tri njësi (pjesë): Pjesa e parë: Dy pavarësitë shqiptare; pjesa e dytë: Personalitete, dhe e treta: Dokumente, materiale dhe fotografi (album).

Autori me këtë libër jep ndihmesë pikërisht në vitin e madh të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, por që gjen momentin që në përmbyllje të këtij viti festiv ta promovojë librin, pikërisht më 30 dhjetor, datë që përkon edhe me 21-vjetorin e sulmit barbar serb në Prekaz, i cili do të kulmojë në marsin 1998, tragjedi kjo që sensibilizoi gjithë opinionin botëror se duhej shkëputur njëherë e përgjithmonë nga kthetrat serbosllave një popullatë liridashëse së cilës i ishin bërë padrejtësi që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Paqes e Parisit, Procesi i Prizrenit e kështu me radhë.

Pjesa e dytë i kushtohet me portretet apologjetike kontribuesve të pavarësisë: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit, Themistokli Gërmenjit, Bajram Currit, Vëllezërve Bajo dhe Çerçiz Topulli, Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Avni Rustemit, Shotë Galicës, Fan S. Nolit dhe Ramiz Cërnicës (për qëndresën në Procesin e Prizrenit ku në mënyrë deçidive pati thënë: Me Serbinë – Jo! Me Shqipërinë – Po!) me një hyrje si parantezë, e dy portreteve për Skënderbeun dhe Adem Jasharin.



Foto: Jakup Krasniqi: - "Une e kuptoj qe puna qe e kam bere ne Parti, verejtjet qe kam dhene, mendimet e hapura dhe te drejtperdrejta qe i kam pase edhe me njerezit qe kane menduar ndryshe ne Partine Demokratike, i kuptoj qe mos te pajtohen me mendimet e mija, mos te pajtohen me idet e mija dhe mos te pajtohen me qendrimet e mija, por une nuk i kuptoj njerezit te cilet prekin nje sfere te jetes qe eshte e ndishme, jo vetem per mua, por eshte e ndishme per familjen time te gjere, eshte e ndishme per te gjithe ata qe lidhen edhe ne vijen e gjakut me familjen time. Natyrisht nuk jam ndier mire, nuk jam ndier mire se nena ime nuk ka qene ne politike, pastaj nena ime ka pase nje respekt per shoket e mi te burgut, ka pse nje respekt per shoket e mi te luftes dhe shume shoke te mi edhe te luftes edhe te burgut kane ngrene buke nga duart e Saja dhe ka shkuar me mendimin e mire per shoke dhe ajo nuk ja u ka pase borq ate qe e kane bere, por eshte ndere i tyre dhe sicili ne shoqeri e prezanton nderin e vet, e prezanton moralin e vet, e prezanton karakterin e vet. Ne anen tjeter termi "Jakupovski; ne dijme qe per me shume se 100 vite politikat e caktuara jane munduar qe kombit tone ti vene prapashtesa te mbiemrava me "Viq" edhe "Ovski", por megjithate kane deshtuar. Dhe nuk kisha pasur deshire qe t'i shoh njerezit qe kemi ndare te miren dhe te keqen, kemi ndare edhe vdekjen si thuhet ne popull: "Kemi ecur mes jetes dhe vdekjes ne teh te shpates", t'i shoh te bijne ne ato politika qe kane deshtar ne raport me kombin tone dhe i shoh mjaft fyese dhe realisht nuk kisha deshiruar t'i degjoj jo vetem nga njerezit me te cilet kam ndare shumecka, por as nga ndonje qytetar i thjeshte i Republikes se Kosoves."


Pjesa e tretë ka një faktografi, duke evidentuar dokumente, materiale dhe fotografi që shënojnë shtetndërtimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Libri, me më se 400 faqe, ka një përgatitje tejet estetike dhe është botuar nga “Buzuku”, Prishtinë, i cili ka botuar në tërësi edhe veprat e tjera të Jakup Krasniqit.
Për librin folën  Abdullah Zeneli,Adem Gashi,Ramiz Kelmendi,Hydajet Hyseni,Rexhep Qosja,Ramë Buja,Murat Jashari ,Daut Haradinaj dhe Glauk Konjufca .

Të pranishmit më një fjalë rasti i përshendeti edhe Dr.Jakup Krasniqi.


Flori Bruqi

HULUMTIMI ETIMOLOGJIK I TË VËRTETAVE HISTORIKE


From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: letrat2@yahoo.com
Sent: Sunday, 30 December 2012, 12:28
Subject: Parodizim - Hulumtimi etimologjik i te vertetave historike


Si e quajti Kolumbo kontinentin e ri, Amerikë? Bill Clinton nuk lindi në Irlandë (lexo: Ilirlandë)
 

(Parodizim i vjeter, 1997 - shkeputur nga Lista e vjeter e State University, NY - lidhur me "shkencën" dhe eseistiken shqiptare... e cila shkencë vazhdon nga disa autorë dhe sot e kesaj dite me te njëjten qasje "shkencore"!

Dmth atehere kur akoma s'kishte Internet në kuptimin e plote te fjales në Tirane e Shqiperi, kur lehte mund te thuhet se shqiptaret vetem zerin ia paten degjuar Internetit. Qasja e shkallezuar (masive) ne Internet erdhi vetëm pas vitit 1997. Operatori i parë ishte Intellectual Communication Center-Albania e më pas në vititn 1998 Abissnet dhe Adanet. Së bashku me operatorë të tjerë ato filluan të shtrijnë shërbimin e internetit fillimisht në Tiranë, në përfaqësitë diplomatike, ato shtetërore e më pas në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ilir O. Logu (pseudonim - verejtje nga S. Guraziu: emri i autorit te shkrimit eshte i njohur per mua vetë - eshte gjerman, anetaresuar atebote ne Listat e University at Buffalo Archives The State University of New York, 1997 - Listat akoma jane te arkivuara online, edhe pas kaq shume viteve, http://listserv.acsu.buffalo.edu/ - duhet identifikim per qasje)


-----/ teksti këtu i këputur nga S.G si moderim, per arsye etike /----- 
...Fort mirë e përcaktoi Dr. Rugova punën e qerreve kozmike. Prapëseprapë, fjalët e tij kërkojnë një korrigjim të vogël: Pathfajnderi nuk të "përkujton" qerret e kultit të diellit të ilirëve, jo jo jo, pathfajnderi ËSHTË qerre ilire!

"Pathfinder"-i s'është gjë tjetër veçse thjesht kopja e qerreve diellore ilire. Gjë që shihet qartazi qysh në bazë të emrit të qerres kozmike "amerikane": siç kam treguar me argumente të pakundërshtueshme shkencore në veprën time epokale trembëdhjetëvëllimshme "E vërteta triumfon: Prejardhja ilire e të gjitha gjuhëve të botës", fjala "pathfinder" (shqipto: pathfajnder) ëshë një leksem i stërlashtë ilir: PA FAJ me NDER - shprehje kjo që njihet si kushtrim i lashtë ilir. 
Shfrytëzoj rastin e përshtatshëm për të vënë në dukje se ç'më shtyri e më frymëzoi për hartimin dhe për shkrimin e veprës sime etimologjike: çasti vendimtar ishte ballafaqimi me tezën absurde të rilindasit bullgar Paisij Hilendarski sipas së cilës kryeqyteti i Perandorisë romake paska pasë emër sllav sepse - siç trilloi ky murg ortodoks në librin e tij "Istorija Sllavenobollgarskaja" më 1762 - romakët paskan përdorë fjalën sllave për "paqe", dmth. fjalën "mir", për të shënuar karakterin paqedashës të perandorisë së tyre, ku sipas ligjeve të gjuhësisë paska ardhur deri te metateza e dy bashkëtingëlloreve kështu që "mir" u shndërrua në "rim", prandaj kryeqyteti i Perandorisë romake quhej "Rim". 

Medet e vaj! Murgu bullgar në ethet e tija nacionaliste s'mori parasysh veç një vogëlsi: serbët e bullgarët e quajnë "Rim", vërtetë, ama vetë romakët e quanin Roma! Ja, kështu nuk bën në punët e shkencës! Në atë moment kob-bardhë vendosa t'ia nisë hulumtimit etimologjik të së vërtetës historike. ("Roma" në të vërtetë është fjalë ilire: RR(n)O MÂ dmth. rrno edhe mâ tęj).

***
Me siguri e dini se gjithë Amerika me gjithë kryetarin e saj Bill Clinton është kryekëput ilire. Po, si jo! Emri i presidentit Clinton (shqipto: Klinton) është emër tepër i bukur ilir: KË (= ke) LIND NDË (kë)T'ON (=anë) = KE LINDË NË KËTË ANË! Kështu të parët e tij donin t'ia përkujtonin faktin se Bill nuk lindi në Irlandë (lexo: Ilirlandë) por, siç e theksuam pak më parë, "në këtë anë". Duke vërtetuar gjithnjë e më shumë se çdo gjë n'Amerikë është ilire, mirresha me kronikat e indianëve tek hasa edhe në shpjegimin tepër lucid të emrit të kontinentit: në kronikën e lashtë të indianëve gjeta raportin e saktë për takimin e parë të Kolumbos me prabanorët e kontinentit. Ata kishin vëzhguar afrimin e anijes së tij dhe sapo shkeli në tokë të tyre ia bënë pyetjen: "A MBËRRIJTKE?" ku spanjolli Kolumbo dëgjoi një "AM(B)ERI(J)KE?" dhe kontinentin e quajti "Amerike".

Në fund dua të shtoj që vendosa të shkruaj edhe një vazhdim të veprës sime shkencore, tash me titull "E vërteta trim-fone" ku, për t'iu shpëtuar shkrimit të një vepre njëqindvëllimshe, vendosa t'ia kushtoj vetëm hulumtimit të atyre gjërave fort të pakta që s'janë pellazgo-ilire.

Me nderime,
Ilir O. Logu (ps), 1997

Materialet dhe Referencat: University at Buffalo Archives The State University of New York - http://listserv.acsu.buffalo.edu/

Letër e hapur drejtuar zotit Jakup Kraqsniqit kryeparlamentar aktual i Kosovës, intelektual ,luftëtarë dhe politikan i denjë!




Nga Asllan Dibrani
                                           
                L e t ë r    e   h a p u r !     
Drejtuar  : Zotiti Jakup Krasniqit  kryetar i Parlamentit të Kosovës, Luftëtarit, ish të burgosurit  politik ,intelektualit, historianit dhe  veprimtarit  për çlirimin e Kosovës.
Për çështjen aktuale   në  skenën politike pas   hendekut të krijuar në Partinë Demokratike  si pasojë e skandalit  të publikimit të  përgjimeve  telefonike.

Fort i nderuar  Zoti Jakup Krasniqi!


I nderuari  zoti Kryetar i Parlamentit të Kosovës  ,Jakup Kerasniqi ,   po e shkruaj  këtë letër   nga  një  përjetim  i rëndë shokues nga afera e përgjimeve skandaloze,  që e përjetoj  populli liridashës i Kosovës martire . Jam emigrant në Gjermani si pasojë e  okupatorit  serb mbi trojet tona , ish i burgosur politik  një gazetar dhe  veprimtar i pa ndashëm  për 
çështjen  atdhetare.

Edhe unë e ndjeva si plagë të rëndë   publikimin e përgjimeve që tani u bë  aktuale në mediat  kosovare dhe ma gjerë  si plagë e re   në masën e popullit që  dita ditës  organet  dhe institucionet e Kosovës, po provokohen  në  emrin e   misionarëve politik te pa përgjegjësi nga e cila    qe  edhe ti i nderuari Jakup Krasniqi  ( je  shënjestër e tyre me një   shprehje  gjuhësore   vulgare, kërcënuese, fyerje, etiketimi, shantazhi, nepotizmi, tallje e shumëçka tjetër). Shprehjet  nëpërmes komunikimeve me telefon të zyrtarëve më të lartë të   PDK-së, ka prekur thellë edhe në sedrën e   mërgimtareve  që fatkeqësisht edhe këtu  e  përcollëm  me një pezëm   nga një këndvështrim   po thuajse identik   si në Kosovë qe rastet e tilla  i gjykojmë.




-Skandali me përgjimet  ishit objekt i sulmeve nga protagonistët  e aferës se sharjeve  në formën ma primitive  i dëgjuam nga njerëzit qe  deri dje ishin publikuar    si njerëz të   kombit përkrah   jush në betejat e Kosovës ndanim respekt  edhe ndaj tyre sikur për të tjerët. Një kohë të gjatë  pretendonim qe atë elitë qe juve ju shau  nënën i konsideronim sikurse juve  si   bashkëluftëtarë të Adem Jasharit,  Fatmir Limajt,Fehmi Lladrovcit , Ramush Haradinajt , Zahir Pojazitit  e shumë luftëtarëve tjerë qe ranë heroikisht  dhe qe  janë të gjallë , por ofendimet të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave  treguan  pasqyrën e tyre  maskë, qe  shprehja e tyre    banale  ndriçoj    dhe  dëshmoj  fatkeqësisht  nivelin e (vetëdijes së tyre)!  Këtu u pa   niveli i  kulturës  dhe arsimimi i  tyre,  gjë qe   e  irrituan çdo qytetar po njëkohësisht edhe mua!?...
- Dëgjimi i atyre bisedave   ishte një torturë e rënd  psikike qe   përjetuam   dhe e dëgjuam, ishte  një gjë e pabesueshme qe vet me vete ta bënte  një njeri  në edhe në skaj të planetit ishte për gjykim! Nënçmohet dhe shahet njeriu i  betejës së Kosovës,  Adem Jashar, një arkitekt   i çlirimit të Kosovës " nuk ka pa  koment " .
 Të lus i nderuari dhe shume i respektuari  Jakup Krasniqi të  përmbaheni në këto momente  dramatike, ruaje    kulturën tuaj dhe  intelektin tuaj,  por edhe  gjakftohtësinë  për hir të   gjendjes se elektrizuar në masë me qellim te mos përçarjes  se këtij populli ma!
Nuk me çudisin sharjet e tyre  ma, pas asaj qe  u degradua  familja  Jashari,  qe dha(mbi  25 anëtar familje nga vetja  deri në  vetëflijim që ta dije bota e mbare se  Adem Jashari është shqiptar), pra Adem Jashari  sot për sot është  heroi i kombit për periudhën e re sikur qe ishte Skënderbeu në atë kohë  për "Kombin Shqiptar".  Për këtë familje  ka nevoje të shkruhen  vepra , filma , romane për heroizmin e saj dhe   qe  ishte i pa shembull në tërë botën, tani të shahet dhe të degradohet  është ma shumë, se mizori  dhe 
mëkat , të  një (klase politike qe  janë në  vende kyçe   në politiken e Kosovës duke i lenë  anash   intelektual   dhe njerëz të denjë qe të hyjnë ne vallen e   një progresi politik në Kosovë).
Për gjëra të tilla në shtete perëndimore ka disiplinë  dhe rregull,    qe shumica përfundojnë me  dorëheqje, dhe ndëshkime,  por  niveli i kulturës se tyre po shihet pse nuk veprohet ashtu  vet populli le ta vlerësoj?
Për   rastin ne fjalë qëndrimi i juaj    me virtyte shqiptare u pa  qe nuk ishe    revanshist  as  inatgji, as  ndonjë   figurë qe donë ta përçajë shoqërinë kosovare . Kërkove vetëm një  kërkim falje siç e bëjnë  burrat e mëdhenj  për interesin e kombit , por as atë nuk e bënë   qe  nuk   kanë lënë përshtypje  ma të thellë  se rastësisht janë gjetur nga një rang çobajsh  në   misionin e   figurave politike duke u shndërruar   parlamenti i Kosovës në një  "kasaphane"   debati  irritues   dhe qesharak më sharje , shantazhe,  oportunizëm , ofendime  dhe korrupsion ,  kërcënime   rraha gjoksesh   me  injorancën ma te skajshme? Populli ne këtë mënyrë është  duke mbet i pa armë se kujt ti mbështet?...
     Shkëlqesi dhe i dashur  Jakup  Krasniqi!
Duke besuar në vlerat tuaja reale, letrare, kulturore, patriotike, si luftëtar  politikan ,humane dhe një njeri intelektual ish i burgosur  politik të drejtohem si ; 
-Një njeri qe   me një anë mbajte pushkën dhe ne anën tjetër pendën   edhe në frontin e luftës ishe ndër të parët qe  populli  të pa me sy  në  betejën e Kosovës kudër  forcave serbe!


Jakup Krasniqi ne Kohën e luftë ne Kosovë qe i pari ishte zëdhënës i UÇK-së nga fronti i luftës
-Ti i madhi  Jakup Krasniqi ,  publikove i pari nga fronti i luftës  pasaportën e Kosovës qe  ishte sinjal i (shkëputjes nga  Serbia) në të cilën shumë kujt  ju kanë dridhur pulpat e këmbëve edhe në TV  kur e kanë parë!
- I frymëzuar me një  ide patriotike me çliruar vendin , i brumosur nga fëmijëria si atdhetar ,për shkaqe të tilla u  prangose dhe mbajte shumë vite burg  ,vetëm e vetëm me  një ide për "Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e saj".
-Ish i burgosuri politik  shumë i shtrenjti Jakup Krasniqi ,  njeriu qe  i fale një pjese të jetës së rinisë  për interesin e Kosovës , qe përjetuam se bashku me shumë vite burg   të rënd, me mijëra  vëllezër tanë   qe ishim në shërbimin e atdheut tonë me te vetmin interes çlirimin  e Kosovës nga çizmja e Serbisë.


Jakup Krasniqi në ditën e gjykimit nga gjyqi i Prishtinës si  kundërrevolucionar, antijugosllav,
armik  irredentist, rrënues i sistemit jugosllav, nacionalist dhe përmbysës i  Jugosllavisë cariste...  

- Sot na quajnë  të "kuq e te zi" , na  përbuzemi nga një   klasë  njerëzish  të pa  ditur ,qe përmes rrjetave të ndryshme janë kyçur në politikën aktuale  në Kosovë  duke cenuar   sakrificat  tona si ish të burgosur qe me kohë të hekurt i  rezistuam  sistemit të  ish  Jugosllavisë  terroriste! Ne ishim të parët qe i  kthyem   " potkonjtë  ish   Jugosllavisë antishqiptare nga dielli" , qe  liritë tona i shtypte me  terror e   dhunë.
-Ishim të parët  si zëdhënës për ndryshimet në tërë Evropën  , ja arritëm  ma në fund të ndahemi nga  okupimi i huaj dhe çizmja serbe.
- Për  shkaqe politike  bashkë me ty u dënuam me mijëra  veprimtarë, student, profesor dhe  intelektual, tu kujtojmë publikut  dhe të gjitha institucioneve të shtetit të  Kosovës se nuk ishe një njeri  qe  u fute në burg  për  me përfituar diçka , por me harxhuar dhe përjetuar  me vite burg të rëndë,  larg  nënës , babait, gruas dhe fëmijëve duke   humbur rininë  nëpër   kazamatet  serbo-sllave  për me i ulë  shumë  anëtarë të parlamentit sot aty në Kosovë   që   përbuzin e shantazhojnë  nga    figura të   degjeneruara, qe asnjë  metalik,  ka nga ta qe nuk e kanë dhënë  për Kosovën, por vetëm i kanë marrë  asaj përmes gjakut të  djemve  dhe vajzave ma të mira të Kosovës,  që edhe ti je  pjesë  e   çnukjeve  dhe kafshimeve   nga  njerëzit   abuzues dhe   injorant!
-Prandaj , shprehu  bindjen  time   në bazë të vlerave tuaja , patriotizmit tuaj , veprimtarisë së juaj  edhe intelektit tuja, se Ju jeni njeriu i duhur në kohën më të pafavorshme, që gjendet Kosova sot ta vazhdoni  punën edhe ma tutje si intelektual dhe  politikan.  Deri sa i përballuat sfidave     të ndryshme  deri me  sot  një pjesë të përgjegjësisë e keni edhe ju  për  fatin e së ardhmes së vendit të shqiponjave dhe popullit të  shumë  vuajtur shqiptar në Kosovë qe me pushke e fituam por ne tavoline mos ta humbim krbilitetin dhe besimin e popullit. E kaluara komuniste nën okupimin  serbo-sllav  dhe kinse demokracia e sotme në vendin tonë e kanë sfilitur deri në palcë njeriun e ndershëm shqiptar, duke e ulur malësorin jo vetëm përpara  kokrrës së misrit  për një kafshatë bukë dhe qytetarin përpara ryshfetit të ditës korruptive me naivitetin  ma te thjesht  të organizimit  të shoqërisë kosovare, por duke e zhveshur krejtësisht me çka ka njeriun-shqiptar nga  njerëz,  (bashibozuk duke  drejtuar  timonin e  qerres pa "patentë shofer" qe një ditë  pritet edhe ndeshja drejt humnerës  në rrugë të pa krye  në qorrsokak) !...


- Nga pavetëdija dhe pa siguria e tyre do të përplasen  në  barrikadat e  zërit te arsyes të intelektualëve qe kanë mbetur nën   hijen e  matrapazëve  folklorik të   politikës ditore,     duke e katandisur vendin  në mjerim dhe vuajtje sociale, pamundësi arsimore, liri dhe shprehje të kufizuar dhe dhunë verbale ndaj antikonformizmit etj. Mbretërimi i kësaj kohe të turbullt, e paqartë për ne shqiptarët, e krijuar nga një politikbërje aspak produktive dhe e papërgjegjshme për fatin e kombit tonë, kërkon një drejtim të ri, ne përzgjedhjen e një elite politike ,  krejt ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani ta shohim nën  dirigjimin e të pa dijshmëve, të diktuara nga qarqe  bashkëvepruese të disa emisarëve bredharak te Eulexsit të harxhuar në vendet e tyre  të ardhur si   "kriminel   dhe banditë,  për ti dhënë  një imazh edhe ma të keq Kosovës". Organet e  Eulexsit  shpeshherë janë  iniciues dhe protagonistë  të   kriminalitetit në Kosovë, siç ndodhen rasti  qe një ekip hajnash shqiptar ,  ranë nën ndikimin e  "aferës  Natalia Veliaj" e cila  e la burrin e vet Agim Veliajn në Hamburg të Gjermanisë me një djalë në rrethana të pa qartë  në raport me bashkëshortësinë e tyre!? Një kriminele  me prejardhje  të dyshimtë në Kosovë përmes rrjetës së mafisë , qe po i kushton  Kosovës  si shkas negativ  drejt  BE-së .Afera të tilla janë edhe ato  të vjedhjes  në KEK-ut   5 milion euro dhe iku pa gjurmë. Rasti i vjedhjes  se gati 50 kilogramëve heroinë  të qindra  e mijëra eurosh  në dhomën e dëshmive në  objektetet e policisë në Prishtinë,  qe  organet e" Eulexsit ja të Unmikut i kanë pasur të  mbyllur  në 7 dryna  prapë  humben pa gjurmë"!?...  Fyerja  nga disa punonjës  të Eulexsit  punonjësit tonë shqiptarë,  në shtëpinë tonë  pa reaguar fare  organet tona  etj e etj!
Koha dhe situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jaakup Krasniqi!
-Koha dhe situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jakup Krasniqi  , juve   "zonja  Presidente  e Kosovës  Atifete Jahjaga,Institucionet   politike,Organizatat  qeveritare dhe jo qeveritare të Kosovës,Partitë politike  simotra të PDK-së, Partitë  politike   opozitare,Ministrinë  dhe qeveritarët e saj ,ju të burgosurit  politik dhe  veteranë të luftës", është koha e  ndërgjegjejes , zgjuarsisë  dhe    obligim moral  qe ta përkrahni  zotin Jakup Krasniqin   për ta  vazhduar   veprimtarinë politike   të përkrahur nga   spektri politik  intelektual   pa injorant dhe njerëz  të ultë, pa përgatitje  politik dhe te vetëdijes ,qe ta drejtoni vendin   drejt    një bashkim  dhe  uniteti,   me qellim qe të ndiqet rruga  drejt aspiratave tona shekullore. Koha është për ju popullin e keni  me ju dhe për ju,  po pret me vesh në krah  se takimet  e juaj  të ardhshme  do të jenë   të favorshme    qe të jeni ata qe   nuk na leni     ma me vesh e sy të hapur, se çka po ndodh  me Kosovën. Në këtë letër të hapur publike, ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth për ecurinë e mëtutjeshme . Mos na leni ma  të biem në gjumë   me  merak e zemër të thyer  dhe  të zgjohemi  me ëndrra për Kosovën nga Diaspora shqiptare  apo gjetiu  se çka po i ngjet nesër Kosovës  (jo ma nga okupatorët e deri djeshëm serb as grek apo turk  , por nga vet shqiptarët)!!!???...




Ndoshta ky mesazh publik i ardhur nga zëri  i diasporës shqiptare mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më të lartë. Sot, kulti i harresës duhet të mbizotërojë si tek njëri ashtu dhe tek tjetri sa i takon konflikteve, fërkimeve dhe tensioneve politike. Mendoni vetëm kaq: ne, mërgimtarët tuaj ishim një promotor i  veprimtarisë dhe aktiviteteve   në Kosovë e për Kosovën,  (andaj  meritojmë një të ardhme evropiane, ashtu si mjaft  bashkëqytetarë   të shteteve  në familjen evropiane, në vendet perëndimore demokratike). Ta drejtojmë vendin,  pro shteteve perëndimore ,pro Amerikës ,Gjermanisë. Zvicrës ,Austrisë  dhe shumë shteteve  perëndimore qe  e kemi" historikisht  miqësinë dhe ndihmën e tyre"... Ne, emigrantët shqiptarë  ishim dhe do të jemi si ambasador të vendit tonë Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera etnike shqiptare  prandaj mos na e humbeni djersen, sakrificat dhe mundin  qe e dhamë për Kosovën  ne kohën tranzitcionale  të luftës dhe pas saj. Të ruhen vlerat tona  për te kaluarën dhe te tanishmen ,por edhe për të nesërmen  ne  vlerën tonë  qe i ndihmuam  Kosovës ne fushën ekonomike ,  luftarake dhe   në  skenën ndërkombëtare, andaj mos të përbuzemi  dhe të keqtrajtohemi nga  qyqar  politikaj qe asnjëherë nuk  kanë qenë në shërbim të vendit as si "luftëtar , as si veprimtarë e aq ma pak si politikaj"!   
Duke shpresuar dhe besuar  ne sinqeritetin tuaj të  kahershëm zoti Krasniqi  mbesim me shpresë  se letra  ime  dërguar juve  do të jete një   letër qe duhet diskutuar edhe ne  Parlamentin e Kosovës me qellim të mirë të shkoqitjes se   monopolizmit qe mbretëron aty për t'ju qasur  gjuhës se arsyes  për një diskutim te mirëfilltë  dhe transparent në interesin e  popullit dhe Kombit për një te ardhme te sigurt   edhe ne procesin e" Bashkimit kombëtar".Ky zë i imi  është edhe zëri i "Diasporës Shqiptare"presim që  të na duani ,të na afroni dhe te na krijoni  hapësirë bashkëpunimi  për ndërtimin e shtetit tonë,  respektivisht shteteve tona  Kosovës dhe Shqipërisë. Në bazë të zërave dhe mediave  dëgjohet se ke ndërmend me  themeluar parti të re,   si subjekt  në vete  , e mira të mirës është me  i  pastruar  radhët e   PDK-së, por edhe partitë tjera, dhe organet tjera  qeveritare dhe institucionale   nga njerëzit e lartpërmendur injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, shtypës, dëmtues, mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, përfitues, katandisës, tenderoman, satrap,çoroditës,rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues, mafioz, jomeritor, batakçi, arrogant, kapadai, matrapaz, bosë të krimit, shpërdorues, shkatërrues, rrënues etj  qe ta kemi një teren te pastër  me njerëz  te denje , intelektual, akademik ,profesor, patriot dhe  njerëz me reputacion ndërkombëtar  me të vetmin parametër   krijimin e  një atmosfere   me frymë kombëtare, sepse  edhe vet je krijues dhe themelues i institucioneve    të Kosovës dhe i PDK-së   me qellim të përforcimit të sajë ,por ne rast se  janë mbyllur  hapësirat e veprimit  nën një ombrellë partie  ,atëherë e themelo  partinë e re   me te cilën  besoj se  njerëzit  intelektual  dhe të devotshëm do ti kesh  mbas veti  megjithëse në Kosovë kemi edhe ashtu parti të tepërta! Mbes me shpresë se  letra ime do të hase në  mirëkuptim  vëllazëror që tu shohim se bashku   krah për krahu, njeri tjetrit duke  i hape rrugë të reja Kosovës drejt  pavarësisë së plotë me  integritetin e saj,  ku shpresojmë qe edhe bisedat  me Serbinë, do ti  udhëhiqeni   në dobinë e popullit shqiptar  përkundër presioneve     direkete dhe indirekte  nga  kuzhina antishqiptare . Zoti ju bekoftë  JUVE zoti  Jakup Krasniqi   njeriu i   shpirtit të kombit shqiptar me parime te nacionale   dhe me  vizion kombëtar , zoti i bekoftë të gjithë poltikajtë  dhe veprimtarët   që veprojnë e punojnë në interesin e kombit shqiptar dhe që e duan atdheun pa hile.     
Me konsideratë të lartë nga Asllan Dibrani
gazetar-publicist, ish i burgosur politik dhe  veprimtar
në  diasporën-shqiptare

2012-12-29

Politizimi (politism) kosovar si pasojë e mungesës së shtetit




“Suksesi është i sigurt në secilën punë për të cilën këshillohesh me njerëz të urtë me përvojë, dhe kur vepron sipas udhëzimit të tyre...”    


1.Politizimi (politism) kosovar si pasojë e mungesës së shtetit

Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin e shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i politizimit apo si mund të shquhet ndryshe edhe si tendencë e “ngjyrimit” të çdo gjëje që e prodhon, në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike e një shoqërie që ka probleme evidente me konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe ambientimin e vlerave demokratike. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e  sensit dhe kohezionit shoqëror që dosido prodhon sjellje të atilla devijante , siç janë: shfaqja e krimit, anomisë, konflikteve ndërgrupore, brendainstitucionale, shtimi i interesave klanore dhe zbehja e atyre publike, pastaj  një fatëpajtim i çuditshëm dhe  i fjetur i publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare.
I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit apo ndërrimit të ambientit që ishte evident pas luftës së ndodhur në vitin 1999 e këndej..etj.
Atëherë, paradoksi i radhës që si perceptim në shoqërinë kosovare ka kohë që është duke qarkulluar, bile ka mendime që antipodi i këtij perceptimi, pra  ai i apolitizmit në një mënyrë sipas shumicës se analistë  (por jo akoma edhe i ndonjë gjykimi të prerë sociologjik) është duke u bë në një mënyrë edhe shkaku kryesor e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me epitetin apo origjinën ideologjike të politikës së partive tona politike në Kosovë. Perceptimi  kësi soj nga ana e publikut që nënkupton jo gjithherë qëndrimet e  qytetarëve dhe të medieve kosovare, pa dyshim që ngjall dyshime dhe reperkusione të natyrave të ndryshme. Themi kështu, edhe për shkak se perceptimi ngandonjëherë për dallim nga kërkimet empirike mund të na çojë edhe në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri në zhvillim që shoqërisë kosovare në këtë fazë të transicionit mund t’i sjellin përveç keqkuptimeve në interpretim edhe dëme në procesin e shtetndërtimit.
Tani, sipas këtij diskursi që në një mënyrë është vetëm perceptim, por ngandonjëherë edhe si gjykim i njerëzve që merren me problematiken politike në shoqërinë kosovare, fitohet përshtypja se fajtore kryesor kujdestare për gjitha këto vonesa, nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, lidhur me rrugëtimin që duhet vetëkërkuar në  instalimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit etj, janë kryesisht politizimi i tepërt i shoqërisë sonë! Por, a është gjithnjë kështu?
Politizimi i këndvështruar në këtë mënyrë nga ana e shumicës së publicistëve tanë politikë, pastaj analistëve të të gjitha llojeve për gjoja të drejtën tyre që të japin mendimet e tyre kompetente për psh. për ecurit, mangëtit, devijimet, e gjithsesi edhe për gabimet në ndërtimin e demokracisë kosovare si pasojë “ngjyrimit” të tepruar me cilësi partiake, në fakt është një përpëlitje për të arsyetuar gjykimet e tyre sociale për këtë dukuri.
Ndërkaq, po këta analistë dhe ekspertë të rrjedhave dhe proceseve politike, harrojnë se politizimi nuk nënkupton vetëm tendencën e “ngjyrosjes” së akteve, vendimeve, emërimeve, shkarkimeve. etj. por  njëherësh edhe partiizimin apo vënien e monopoleve (është tepër të them: ideologjike(!),sepse partitë kosovare akoma s’kanë ideologji të tyre identifikuese...temë tjetër që do komentohet) partiake, e tani së fundi edhe interesave klanore dhe të atyre të interesit. Pra, procesi i spostimit të interesit publik në grupe mafioze partiake dhe të atyre të klaneve dhe grupeve të interesit, është adresa më e saktë, ndërkaq procesi i politizimit është vetëm preteksti apo prapavija që këtyre grupeve u shërben për të humbur gjurmët e vërteta në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë..,!

2.  Në Kosovë më shumë bashkëpunojnë klanet dhe grupet e interesit sesa partitë

Ndryshe, kujtoj që në skenën politike kosovare, aktet e ndodhura herë si skandale, e herë si procese të  imponuara nga elitat politike,...pra gjitha qeveritë e pasluftës në ndërtimin e kapaciteteve institucionale demokratike kosovare, në fakt janë më shumë produkte jo të politizimit, sepse këto procese sidomos në qeverinë e tanishme janë më shumë pasojë e zhdukjes së dallimeve ideologjike (nëse natyrisht kanë?!) midis partive politike (ngaqë këto grupe që mund të cilësohen si të interesit të gjitha partive politike më shumë po bashkëpunojnë mes vete sesa me partitë e veta?!), por të partizimit dhe klanizmit.
Shtimi i "bashkëpunimit " të këtyre grupeve të interesit që tani po reflektohet edhe në nivelin dhe cilësinë e qeverisjes aktuale, do të shtoja se po i zhduk në njërën anë dallimet ideologjike...dhe në anën tjetër po e fuqizon apo po e rrit nivelin e "bashkëpunimit" (sidomos kur janë në pyetje tenderët?!) midis tyre.
Fenomeni i fragmetarizimit, të themi kështu i interesave, apo reduktimi i këtyre interesave në vetëm grupe të vogla interesi, në një mënyrë po e shtensionon dallimin ideologjik midis partive politike kosovare, por  në anën tjetër ky fenomen i fragmentarizimit po prodhon edhe një proces tjetër absurd që demokracisë së tanishme kosovare s'i nevojitet fare, ngaqë të gjithë parametrat socialë, politikë, ata ekonomikë po dëshmojnë se ai në fakt është duke e ngulfatur atë vazhdimisht përmes zvogëlimit  apo reduktimit të interesimit të publikut për ngjarjet...proceset dhe rrjedhat  kruciale të shoqërisë kosovare.
Në fakt, ky lloj indeferentizimi është duke prodhuar antipodin e vet, atë të apolitizmit...që sociologët me përvojë duhet ta deshifrojnë në kuptimin e dhënies së një përgjigje sociale për rrjedhat e shoqërisë në Kosovë.

3. A jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë apolitikë (apolitism)?

Çka është në fakt apolitizmi dhe si mund të kualifikohet në rrethanat dhe proceset tona aktuale të shtetndërtimit? Thënë më thjesht me apolitizëm nënkuptojmë një gjendje të atillë sociale, politike, ekonomike e gjithsesi edhe të imponuar kulturore, ku publiku apo qytetarët e një vendi e humbin interesimin e tyre për t’u bërë pjesë aktive e dinamike e proceseve demokratike që ndodhin në shoqëritë e tyre.
Pra, një gjendje e atillë ku besimi se përmes politikës mund të bëhet diçka në favor të interesave të gjëra të qytetarëve, pra interesave publike që dosido e profilizojnë si cilësinë e jetesës, standardin, benificionet në shkollim, arsimim, shëndetësi, etj. ashtu edhe cilësitë e tjera të rëndësishme në përditshmërinë tonë sociale
Tani, perceptimi se fajtorë kujdestarë, për të gjitha këto të këqija, (standardin e ulët të jetesës, papunësinë enorme(!?), shkallën e lartë të varfërisë, pamundësinë e shkollimit dhe edukimit cilësor...etj) janë vendimmarrjet e gabuara politike të institucioneve qeveritare në kuptimin se këto vendimmarrje s’janë pasojë e një kontrate publike midis tyre dhe politikës (përfaqësuesve qeveritarë në fakt?!), por pasojë ekskluzive e keqpërdorimit të statuseve dhe privilegjeve të dhëna po nga ky publik dhe qytetarë përmes votës së tyre, na e krijon ndjenjën e të përjashtuarit, pastaj perceptimin se politika aktuale institucionale lëre që është e gabuar, por në fakt edhe antishoqërore, antisociale, dhe antiekonomike!

4. Paradoksi i pamundësisë së mos qenit ‘zoom politikom’

Në anën tjetër, dëshmia dhe argumenti se procesi i apolitizmit është i pamundshëm të ndodhë edhe për shkak se qytetari i sotëm kosovar është e pamundshme të mos jetë qenie shoqërore e politike (zoon politikon)! Për të ilustruar paradoksin e pamundësisë së mos qenit zoom politikom, po shërbehemi me një thënie të vjetër greke, se: “Njeriu që s’merret me politike nuk e shikon punën e vet, ai s’ka vend në mesin tonë!” Njeriu edhe nëse s’merret me politike, kjo e fundit merret me të...Ka të ngjarë që politikanët aktualë kosovarë, duke nuhatur shumë mirë dukurinë e rritjes së pasionit të qytetarëve  për të mbetur edhe më tej indiferent ndaj proceseve dhe rrjedhave që ata për çdo ditë janë duke i kërcënuar në të gjitha dimensionet e mundshme sociale, politike, ekonomike e kulturore, marrin vendime të gabuara dhe në disfavor të tyre.
Në shoqërinë tonë,  mund të gjesh edhe perceptime të tilla cinike, e do të shtoja  ngandonjëherë edhe sosh fataliste në kuptimin se të gjitha çështjet publike duhet t’i zgjedhin të tjerët, dhe se marrja me politikë dhe punë publike, në fakt, është punë e kot..Gjithashtu në këtë vorbull mund të hasim edhe perceptimin fashist për të qenit apolitikë, se :”politikanët janë të korruptuar, të shitur e të kalbur”, ai elitist, se “politika është punë e qytetarëve të dorës së dytë”, por gjithashtu edhe perceptimin apolitik fetar, se: ”me aktin e futjes së njeriut në politikë thyhet ligji hyjnor, ngaqë s’punohet dhe veprohet sipas ligjit të Zotit! Perceptime të tjera...evidente mund të gjurmohen pothuajse për çdo ditë në shoqërinë kosovare.




Fadil MALOKU, 
University Professor
Department of Social Sciences
/Sociology/ University of Pristine,
Republic of Kosova, Western Balkan
Address: Payton Place 14 , Pristine,
website:www.fadilmaloku.zor.org
Email: fadil.maloku@gmail.com
          fadil.maloku1@gmail.com
          fadilmaloku@yahoo.com   
          fadilmaloku@hotmail.com
          fadil.maloku@cec-ko.org
Phone:+381 (38) 223-577
Mobile:+377 (44) 143-993
        +377 (49) 143-993
  Twitter: @jfadilii

NAIM kELMENDI POET I LIRISË DHE KRENARISË KOMBËTARE



Rreth librit “Është vetëm kujtesë”, pasuri për mendimin kritik të letërsisë shqipe


Nga Shaban Cakolli


http://www.gazetarepublika.al/?p=38843


Shkrimtari dhe poeti ynë, tani më i njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë, z. Naim Kelmendi, i lindur në Ruhot të Pejës, por prej vitesh jeton dhe vepron në Prishtinë. Nga fëmijëria ishte i lidhur ngushtë me dashurinë për gjuhën, kombin dhe vendlindjen dhe kështu nisi herët të gërvishte në letra, duke bërë emër, fillimisht, në revista e më pas do të rreket në fushën e letërsisë, ku ne atëbotë me endje lexonim poezitë e tij, tregime e novela, por ndërkohë u bë emër i njohur në gazetari, ku punoi dhjetëra vite në të përditshmen “Bota Sot”, e cila botohej në Zvicër. Naim Kelmendi nga të gjitha rrymat e letërsisë shquhet në poezi, madje në këtë zhanër mund të quhet edhe poet i krenarisë kombëtare, emërtim të cilin e ka dëshmuar në vitin 2000, në përmbledhjen e tij poetike “Shqiptari vdes duke kënduar”, e cila flet kryekëput për legjendën “Jasharaj”, por edhe për bëmat dhe krenarinë e shqiptarëve për atdheun.


Në luftën e fundit në Kosovë, Naim Kelmendi ishte mbi të gjitha luftëtar, reporter lufte, ku gjen guximin, frymëzimin, dashurinë dhe gatishmërinë, për të shtruar një varg temash të begata, figura të rëndësishme të atdhetarëve, zbardhjes së çështjes kombëtare, duke u ofruar lexuesve një sofër të begatshme shpirtërore, që kanë pasur një disiplinë dobiprurëse për lexuesit tanë, si dhe përmbledhja e tij poetike “Shqiptari vdes duke kënduar” mbetet kryevepër e tij, si dhe e dashur për lexuesit në tërësi.



Nëse unë mendoj kështu për këtë kryevepër, duke e njohur Naimin prej kohësh, si mik dhe poet, shumë nga lexuesit, duke lexuar dhjetëra përmbledhje të këtij poeti të madh, secili do të shquajë nga një përmbledhje të tij si kryevepër në veti. Naim Kelmendi është një figurë e arrirë në botën e kulturës shqiptare, i cili me zgjuarsinë e tij prej intelektuali ia del aq bukur të vargëzojë dhe të prezantojë të bukurën, shpirtëroren, para artdashësve të artit letrar.



Naim Kelmendi ka botuar:

- Shtreza në fjalë, 1985
- Nyja e Gordit, 1992
- Albanoi, 1992
- Pse ashtu Pandorë, 1993
- Çka të bëj me dhembjen, 1993
- Satanai me fytyrë tjetër, 1994
- Eklipsi i diellit, 1997
- Përballje me vdekjen, 1999
- Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
- Kohë për të folur gurët, 2001
- Sipërfaqja e padukshme, 2003
- Vrasja e deputetit – monografi, 2003
- Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008
- Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008
- Në një jetë pas Krishtit, 2010
- Esenca, 2010
- Shqiptari vdes duke kënduar(botim i dytë), 2010
- Është vetëm kujtesë, 2012
- Antologjia e dhembjes poetike, 2012
Është vetëm kujtesë, 2012

Veprat e Naim Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e poetit, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike. Këtë e vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

“Shqiptari vdes duke kënduar” – vepra poetike i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmi dhe qëndresa e Jasharajve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja “Antologji e dhembjes” se libri doli i suksesshëm, dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimen. Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e Kelmendit të ndalemi pak tek vepra “Është vetëm kujtesë”. Por, me veprën ”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën diku nivelit artistik të veprës. Këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë, në kopertinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s’e dimë përfundimisht, njëshëm është vetëm kujtesë…

Naim Kelmendi, autor i shumë veprave, tani na vjen para lexuesve me librin më të ri: “Është vetëm kujtesë”, me një prurje të zjarrtë, të arrirë të shenjuar, e cila sjell jehonën e vet te çdo lexues i mirëfilltë. Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta, me thesare të veçanta, si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.
Ai shquhet me lirikat e tij, me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive, ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu, atdheu, kombi…

Poezitë e Naim Kelmendit edhe kur janë të shkurtra, flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurje të fuqishme.
NAIM KELMENDI

ZBRAZËSI

Aty ku s´jemi ne
është zbrazësia
është spiku i zi
i dhembjes
është ngjarja
që s´ka ngjarë
dhe kurmi i heshtjes
që vret shpirtin
aty ku s´jemi ne
janë ngjarjet
që kurrë s´do ngjajnë.

Krejt në fund mund të themi se Naim Kelmendi çmohet si krijuesit më të mprehtë, i cili dekada me radhë i ndihmoi zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë, ku lexuesit e vëmendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin respekt te lexuesit e mirëfilltë, për studimin e veprave të tij. Mikut tim të madh, krijuesit të shquar, z. Naim Kelmendit, i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=38843



Foto

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...