2018-05-30

Serbia të pranojë pa kushte njohjen e Kosovës



Prof. Qemal Lame

Njohja e pavarësisë dhe shtetit sovran të Kosovës mbetet zgjidhja e krizës politike të Serbisë në marrëdhëniet me Kosovën dhe realizimin e integrimit evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Anglia, Franca etj., dëshmojnë përkushtim në politikën e tyre të përbashkët ndaj Serbisë dhe Kosovës për njohjen e pavarësisë, normalizimin e marrëdhënieve dhe të ardhmen e këtyre dy shteteve në Bashkimin Evropian. 


Image result for evropa juglindore

Në shtypin e përditshëm gjerman po shkruhet më konkretisht për gjendjen politike në Serbi dhe qëndrimet e ndryshme ndaj krizës me Kosovën. Zgjidhja e çështjes së Kosovës: Presioni ndaj Serbisë po rritet (“Losung der Kosovo-Frage: Der Druck auf Serbien nimmt zu”) ehte ky titulli i gazetave gjermane nga takimi i fundit e presidentit serb Aleksander Vuçiç në Berlin me kancelaren Merkel, ku janë përmendur edhe shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës. Situata politike në Serbi ka qenë e tensionuar prej disa javësh. Pothuajse çdo ditë në mediat raportohet për një njohje të hershme të mundshme të Kosovës nga Beogradi, e cila nuk paraqitet si e tillë. Zyrtarisht gjithmonë flitet për “nënshkrimin e një kontrate të detyrueshme ligjore për normalizimin e kushteve” me Prishtinën. 


Image


Një datë e mundshme përfundimtare do të jepet, jo më vonë se në fillim të vitit 2019. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, më 23 prill 2018, u takua papritur e çuditërisht me Sekretarin e Përgjithshëm të, Kombeve të Bashkuara Antonio Gutierres në Nju Jork. Ai u detyrua të pranojë e të deklarojë më pas, duke folur një një përshtypje mjaft zhgënjyese. Pavarësia e provincës së Kosovës mbetet e pa negociueshme dhe një kusht që nuk do të shmanget në kushtet aktuale dhe në të ardhmen. “Nuk jam veçanërisht i kënaqur, prita jo vetëm një mirëkuptim më të madh për serbët në Kosovë dhe Metohi, por edhe për vetë Serbinë”, tha Vuçiç. “Unë kam krijuar përshtypjen dhe jam i bindur, se shtetet perëndimore nuk duan të flasin në asnjë mënyrë, se kush zotëron territorin e Kosovës përshtypje. Për ta kjo është një çështje e mbyllur”, tha presidenti serb në televizionin shtetëror RTS. 

Image


Qëndrimi i vendosur i shteteve perëndimore shkakton trauma në politikës serbe. Thellohen ndarjet politike dhe njëkohësisht evidentohen edhe mendimet për gjykime objektive, njohjen e pashmangshme të realitetit politik e gjeografik në Kosovë dhe bëhet më e qartë detyrimi që imponon largimin nga politikat e vjetra shoviniste, pranimin me dhimbje të humbjes së Kosovës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të barabarta e miqësore me shqiptarët. E përditshmja serbe “Danas” shkruan duke cituar qarqet e brendshme, se nga kreu i shtetit serb nuk është thënë në mënyrë të qartë e përfundimtare detyrimi që Beogradi duhet të njohë pavarësinë e provincës së shkëputur. Megjithatë, duket se kjo do të jetë një kusht në të ardhmen. Opozita akuzoi kreun serb të shtetit, edhe për të drejtën për të kryer negociatat sekrete me presidentin kosovar Hashim Thaçi për një shkëmbim të mundshëm të territoreve para qëndrimit të tij në New York, e cila u prezantua fillimisht si një udhëtim privat. 

Image

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, i njohur për ultranacionalizëm dhe antishqiptarizëm, akuzoi presidenti serb, për politikën për Veriun e Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën, se ai i ka ofruar homologut të tij të Kosovës, Serbinë Jugore, ku popullata shqiptare përfaqëson shumicën. Me të drejtë në median ndërkombëtare theksohen dhe vihen në dukje qëndrimet e padrejta për Veriun e Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës. Në territoret shqiptare të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në jug të Serbisë, vlerësohet se janë të banuara nga më shumë se 120 000 banorë etnikë shqiptarë. Kosova e Veriut ku përfshin Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun dhe pjesët e Mitrovicës dhe Podujevës, është i banuar nga rreth 50 000 serbë. (Rund um die Gemeinden Presevo, Bujanovac und Medvedja im Suden Serbiens sind von den gut 120.000. Zu Nord-Kosovo, Diese Region wird von rund 50.000 Serben bewohnt…), ka shkruar RTDeutsch dhe transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Shkëmbimi i territoreve ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Serbisë, por institucionet shtetërore dhe gjithë populli shqiptar në Kosovë, si dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë që kontribuan për çlirimin e Kosovës nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë alternativë të dëmshme serbe që do të shkatërronte arritjet e deritanishme dhe do të dëmtonte rëndë paqen, sigurinë e stabilitetin politik në gjithë rajonin e Ballkanit. Është e domosdoshme të theksojmë se serbët në Mitrovicën e Veriut kanë ardhur kryesisht pas Luftës në Kosovë, Qeveria e Serbisë ka financuar ardhjen e serbëve, iu ka garantuar atyre paga mujore, shtëpi dhe kushte të mira jetese. 


Image result for flamuri shqiptar,kosovar dhe ai amerikan

Ka ndërtuar në mënyrë të njëanshme institucionet paralele duke krijuar vështirësi për veprimtarinë e institucioneve të ligjshme të Kosovës dhe penguar realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në këtë periudhë, u ndalua kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tokat e tyre në Mitrovicën e Veriut, nuk u lejua rindërtimi i shtëpive të shkatërruara nga lufta, ose i shtëpive të reja etj. Formimi i një rrjeti të komuniteteve serbe në Kosovë, pranohet nga institucionet shtetërore të Kosovës vetëm në zbatim dhe respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Bashkimi Evropian, nën udhëheqjen e të cilit negociatat po çojnë në “përfundimin e një marrëveshjeje historike”, kundërshton një skenar të tillë. Në fund të muajit prill 2018, në Bruksel, u zhvillua një takim midis Vuçiç dhe Thaçit. Një nga temat më të rëndësishme ishte krijimi i një unionit të komuniteteve serbe në Kosovë, i cili është vendosur në vitin 2013. 


Image result for flamuri shqiptar


Deri më sot, janë zhvilluar diskutime të shumta, por qëndrimet e ndryshme midis Serbisë dhe Kosovës kanë ndikuar të mos arrihet asnjë sukses konkret në këtë temë. Problemi themelor qëndron në ruajtjen e sovranitetit shtetëror dhe veprimtarisë së institucioneve të Kosovës në gjithë territorin. Asociacioni i komunave serbe nuk duhet të marrë formën e një shteti serb brenda Kosovës. Serbia kërkohet të respektojë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të mos krijojë de fakto një shtet serb të ri në Kosovë. Sqarimi i këtyre parimeve të pa negociueshme, do të mundësojë edhe zgjidhjet e mundshme. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, serbët e Kosovës, do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësimin e tyre parlamentar, të emërojnë një president dhe zëvendëspresident. Shqiptarët janë të pakënaqur dhe shqetësohen për diferencën e madhe midis të drejtave e lirive të serbëve në Kosovë, në krahasim me atë të shqiptarëve në Serbi. Me të drejtë theksohet kërkesa për barazi dhe standarde të njëjta të garantuara për serbët dhe shqiptarët.



Nga këndvështrimi i shumë politikanëve të opozitës, kërkohet:

Në radhë të parë, njohja nga Serbia e pavarësisë së Kosovës. Njohja e shtetit të Kosovës është e domosdoshme të realizohet me vendime konkretet nga Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë.


Në radhë të dytë, të pranohet veprimtaria e asociacionit të komunave me shumicë të popullsisë serbe, sipas parimeve të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, para se të bëhen lëshime të tilla për pakicën serbe.


Në radhë të tretë, të krijohet edhe asociacioni i komunave me shumicë shqiptare në Serbi Presidenti Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë janë në ofensivë të gjerë ndërkombëtare dhe po punojnë intensivisht edhe në politikën e brendshme për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Është e qartë se vendimi për njohjen e Kosovës do të sjellë edhe pasoja në të ardhmen politike të Presidentit Vuçiç dhe të Qeverisë serbe. Për të ardhmen më të sigurt të serbëve dhe realizimin e integrimit evropian, mendoj se do të vihen në plan të parë interesat e së ardhmes së serbëve e të Serbisë. Për këtë qëllim, Vuçiç u takua dhe bisedoi për rreth pesë orë edhe me Presidentin Putin, në Moskë, në vizitën e bërë për inaugurimin e tij në rizgjedhjen si president. U njoftua mendimi i Putinit se çështja e Kosovës është një problem i Serbisë me Bashkimin Evropian. Zgjidhja nuk mund të arrihet pa Rusinë. Me këtë qëndrim, Rusia kërkon të ruajë e zgjerojë influencën e saj në Serbi e në gjithë hapësirën Ballkanike. Njohja e Kosovës, dihet se është kushti që Putin kërkon për njohjen e bashkimit të Krimesë me Rusinë.

Liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë/ Raporti i DASH: Problemet nisin me pronat




Kosova

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti shqyrtoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.

Grupet fetare janë ankuar se autoritetet nëpër komuna shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre dhe vendvarrimet.

Raporti përmend se komuna e Prishtinës duke ju referuar mungesës së lejes së ndërtimit nuk ka lejuar murgjit serbë të punojnë në kishën e papërfunduar në Prishtinë. Kisha Ortodokse serbe është ankuar se ministri i Kulturës nuk ka dhënë leje për rindërtimin e një tempulli në Prizren, ndërsa autoritetet në komunën e Deçanit kanë refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e manastirit mesjetar të Deçanit.

Bashkësia Islame e Kosovës, thuhet në raport, ka raportuar për diskriminim kundër myslimanëve të devotshëm, posaçërisht në sektorin publik duke përmendur rastin e një mësueseje në një shkollë publike në Prizren e cila refuzoi ta heq shaminë në punë.

Qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimin e objekteve fetare. Si pjesë e strategjisë së qeverisë, Bashkësia Islame ka mbajtur sesione në Medrese dhe Fakultetin e Studimeve Islame me qëllim të njoftimit të të rinjve që të mos bien pre e ekstremizmit.

Raporti thekson se protestuesit kanë sulmuar në disa raste pelegrinët serbë, duke përmendur pengimin e vizitës në Gjakovë.

Raporti përmend edhe dëmtimin e një xhamie në fshatin Partesh të rajonit të Gjilanit nga serb etnik.

Organizatat fetare, thuhet në raport, takohen rregullisht për të diskuar të drejtat e pronës, përparësitë ligjore dhe çështjet që lidhen me komunitetet lokale.

Ambasadori amerikan dhe përfaqësuesit tjerë të ambasadës amerikane, takohen shpesh me zyrtarët qeveritarë për të nxitur tolerancën fetare, kalimin e ligjeve që u mundësojnë institucioneve fetare rregullimin e statusit ligjor dhe zbatimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e objekteve fetare si dhe për të diskutuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen e pronave. Ambasada angazhohet kundër praktikave diskriminuese të punësimit të besimtarëve myslimanë apo grupeve tjera fetare dhe përfaqësuesit e saj diskutojnë rregullisht për tolerancën fetare me udhëheqësit e komuniteteve kryesore fetare.

Qeveria amerikane vlerëson se Në Kosovë jetojnë rreth 1.9 milion banorë nga ta 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks. Pakica serbe nuk i pranon këto të dhëna meqë ka refuzuar të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Kisha Ortodokse serbe thotë se ka 120 mijë besimtarë apo 6.3 për qind.

Raporti thekson se ligji parasheh Zona të Posaçme të Mbrojtura përreth objekteve fetare duke kufizuar veprimtaritë që mund të dëmtojnë rrethinën historike, kulturore apo mjedisin.

Qeveria, thuhet në raport, ka ndërmarrë hapa për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që lidhet me besimin. Aty pamendet edhe akuza e ngritur vitin e kaluar ndaj imamit Shefqet Krasniqi, për nxitje të terrorizmit. (Imami Krasniqi u shpall i pafajshëm ditë më parë), si dhe ndaj katër imamëve të tjerë “për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare apo etnike”.

Në raport përmendet mbështetja financiare e qeverisë për institucionet arsimore islame në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Disa pjesëtarë të grupeve të tjera dhe përfaqësues të tjerë jofetarë thanë se ishin të shqetësuar që qeveria nuk e kishte financuar arsimimin fetar për grupet e tjera fetare, thuhet në raport.

Në raport përmendet edhe raportimi i medieve për trysninë e qeverisë turke mbi institucionet e Kosovës për t’i mbyllur shkollat e lidhura me klerikun mysliman, Fethullah Gylen.

Aty përmendet edhe postimi në facebook i kandidatit për kryetar komune nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Korenica, se shumë shpejt Izraeli do të “zhdukej nga faqja e dheut”, si përgjigje ndaj incidenteve në Jerusalem. Postimi është shlyer pas reagimeve dhe zoti Korenica ka kërkuar ndjesë.

Me gjithë vendimin e presidentit të shpallur në nëntor të vitit 2016 për të ndalimin e shitjes dhe shpërndarjes së librave me përmbajte antisemite, qeveria nuk ka ndërmarrë veprime administrative për të zbatuar vendimin, thuhet në raport.

Kisha ortodokse serbe kritikoi mediet për nxitje të një klimë jotolerante, thuhet në raport, ndërsa Bashkësia Islame tha se mediet përgjithësisht portretizuan myslimanët në mënyrë negative.

Policia e Kosovës raportoi 44 incidente që synonin dëmtimin e pronës fetare, vjedhje dhe grafite gjatë vitit 2017. Rastet përfshinin 21 raste më komunitetin islam, 20 kishën ortodoksë serbe dhe 3 në kishat katolike.

Udhëheqësit e grupeve të ndryshme fetare kanë raportuar në përgjithësi marrëdhënie të mira me njëri tjetrin dhe kanë marrë pjesë në diskutime për shqetësimet e përbashkëta.


Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.

Raporti nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria, thuhet mes tjerash në raport, ka legalizuar 41 xhami gjatë vitit, krahasuar më 137 një vit më herët, gjashtë në vitin 2015 dhe asnjë në vitin 2014.

Grupet fetare raportuan se Agjencia për Trajtimin e Pronave (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit dhe ka miratuar vetëm një kërkesë për kompensim. ATP-ja tha se qindra kërkesa janë në pritje të ndryshimit të ligjit të pronës përpara se ato të zgjidhen

Presidenti, Ilir Meta, i dha shtetësinë Arqipeshkopit të Kishës Autoqefale Ortodokse, Anastasios, duke thënë se “ai e kishte ripërtërirë kishën pas komunizmit”. Ndërsa vendimi i tij u mirëprit nga autoritetet greke, ai nxiti regime të përziera politike në Shqipëri

Në raport thuhet se ndërmjet muajve janar dhe maj, qeveria trajnoi 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një projekti provues arsimor për të ndihmuar parandalimin e radikalizmit dhe për të nxitur tolerancën fetare. Megjithatë, zbatimi i plotë i programit ngeci në muajin maj dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

Këshilli Ndërfetar, një forum i udhëheqësve fetar të vendit për të diskutuar shqetësimet e përbashkëta, është mbledhur tre herë ndryshe nga një vit më parë kur nuk ishte mbledhur fare. Komuniteti Islamik në Shqipëri është kritikuar në mediet sociale për “një fyerje të perceptuar” ndaj (Gjergj Kastriotit) Skënderbeut, heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve me rastin e kremtimeve për festën e Bajramit.

Raporti flet për angazhimin e ambasadës amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritar që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me theks në tolerancën fetare.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

Shkollat publike janë seculare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, grupet fetare, organizatat dhe fondacionet kanë 125 shoqata dhe fondacione të lidhura me 116 institucione arsimore, përfshirë universitetet, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet parashkollore, kopshtet, shkollat profesionale dhe jetimoret.

Katër bashkësitë kryesore fetare thanë se mbështetja e tërësishme qeveritare për to mbetet 109 milionë lek (986 mijë dollarë), njësoj siç ishte edhe në vitin 2016.

Gjatë një vizitë në muajin maj, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e besimit, Ahmed Shaheed, krahas vlerësimit të përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur liritë fetare, i bëri thirrje qeverisë që të punojë për kthimin e pronave. Ai tha atëbotë se “Shqipëria është model i harmonisë fetare”, por bëri thirrje për ruajtjen e saj.

Në muajin tetor, theksohet në raport, parlamenti miratoi ligjin e ri mbi pakicat që do të ofrojë mbrojtje shtesë për të drejtat e pakicave përfshire edhe lirinë e besimit.

Ambasadori rus në Beograd Aleksandr Cepurin: Mbështesim ndarjen e Kosovës nëse është zgjidhje për Serbinë

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Cepurin tha se Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia e konsideronte atë si zgjidhjen më të mirë për të.

Kështu u shpreh Chepurin duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç se edhe: “shqiptarët mund të bien dakord për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo është në interesin e tyre”.

“Ne e respektojmë qëndrimin e Serbisë dhe atë zgjidhje, të cilën e konsideron si më të mirën për të ne do e mbështesim”- tha Cepurin.

Sipas tij, Rusia do të mbështesë çdo vendim të Serbisë.

Cepurin pretendon se pavarësisht nga ndryshimet e brendshme që po ndodhin në Rusi, Serbia do të vazhdojë të ketë një partner të mirë në Kremlin.

5 mijë euro shpërblim për ata që i lënë shtatzëna gratë e këtij shteti

Turqia konservatore është mbrapa me një përqindje të vogël prej 3%. Dhe kombi në krye të listës?

Udhëheqësi botëror për nënat e vetme? Është Islanda.

Më shumë se dy të tretat e foshnjave Islandeze, 67% janë të lindur nga prindërit që nuk janë të martuar. Kjo mund të jetë një dallim në të gjithë botën. Por në vendin e vikingëve, kjo është një pikë krenarie. Ishulli mund të jetë përmirësuar nga trazirat por është shoqëria më feministe në planet.

Me rreth 320,000 qytetarë, Islanda ka më pak njerëz por më shumë akullnaja, ujë të pastër e të freskët. Por problem mbetet lindshmëria, e cila është shumë e ulët.

Për këtë, prej disa vitesh qeveria e Islandës ofron të ardhura mujore në masën e 5 mijë eurove, për të gjithë ata meshkuj që vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze. Arsyeja? E thjeshtë, shteti ka vetëm 320 mijë banorë dhe pjesa më e madhe e tyre janë mbi 40-vjeç, ndaj vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike. Iniciativa e propozuar nga Presidenti nuk është aspak e re, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë programe të tilla, ku të rinj që kanë dëshirë të martohen me njerëzit e këtyre shteteve dhe të krijojnë pasardhës, marrin si shpërblim shuma të konsiderueshme.

Funksionet e fshehta të telefonit tuaj që nuk e kishit idenë se ekzistonin!


Të gjithë kanë sot një smartphone, por jo të gjithë e dinë se çfarë mundësish mund t’ju ofroj kombinimi i duhur i numrave.

Kode sekrete për telefonin tuaj

#31# “numri i telefonit”- Ky kod fsheh numrin tuaj kur doni të merrni në telefon dikë por nuk dëshironi që të dalë numri.

*#06# – Tregon IMEI, një kod i veçantë i cili ndodhet në telefonin tuaj dhe mund ta përdorni në momentet kur ju është vjedhur telefoni sepse tregon identitetin që fshihet

*#30# -Aktivizon identifikimin e numrit

*3370#- Aktivizon kodin EFR. Përmirëson kualitetin e telefonatës, por do bëjëqë telefoni juaj të mos mbajë shumë bateri. Shtypni #3370# për ta çaktivizuar funksionin.

*#*#4636#*#*- Tregon sinjalin e wi-fi, baterisë dhe statistika të tjera.

Gjergj Kastriot Skënderbeu heroi ynë kombëtar i keqkuptuar dhe i keqpërdorur

Gjergj Kastriot Skënderbeu heroi ynë kombëtar i keqkuptuar dhe i keqpërdorur

Nga Miron Çako

U bë shumë ditë që figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit (1405-1468) është keqkuptuar dhe keqpërdorur në portale dhe në media mbi mbulimin apo jo, me qëllim apo pa qëllim të shtatores së tij në sheshin me emrin e tij, për Kurban Bajramin, festën e besimtarëve mysliman.

1- Personalisht dua të besoj se mbulimi i fushëpamjes së shtatores se heroit nuk ishte me qëllim dhe aspak me karakter fetar, por vetëm çështje teknike siç shprehet publikisht dhe përfaqësuesi i KMSH, Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra. Mbas këtij sqarimi zyrtar askush nuk duhet të grindet dhe të hamendësoj për prapaskena të mbulimit të shtatores, ashtu siç ka ndodhur teknikisht dhe me aktivitete të tjera të organizuara në sheshin “Skenderbej”.

Mendoj se kjo është në interes të harmonisë fetare, që është aq e mirë, por njëkohësisht dhe aq e brishtë. Prandaj ne me çdo mënyrë duhet ta ruajmë, ta kurojmë nga çdo virus i huaj, që të mbetet e shëndetshme, si një organ jetik i trupit (kombit).

2- Për ata besimtarë, fetarë myslimanë që e shikojnë shtatoren e Skënderbeut si një idhull dhe që sipas tyre bie ndesh me doktrinën islame të adhurimit e kështu ata nuk duhet të falen para një “idhulli” si Skenderbeu. Mendoj se ky është një problem që duhet ta zgjidhin ata vetë ose KMSH-ja, sepse Skënderbeu ishte aty para se ata të uleshin për t’u falur. Çdo ankim ose mbulim i statujës bie ndesh me karakterin e sheshit si një vend publik në një shtet laik.

3- Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu sipas historianëve të kohës dhe më vonë, ka bërë një luftë çlirimtare në tokën e Arbërit për gati 25 vjet kundër pushtuesve osman.

Lufta e tij së bashku me stëretërit e shqiptarëve të sotëm nuk ka qenë një luftë me karakter të mirëfilltë fetar si një kryqëzat, por një lufte çlirimtare nga ekspansioni i Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në Arbëri. Nqs disa fetar, teologë, historianë mysliman të huaj dhe vendas ndihen të atakuar fetarisht nga lufta çlirimtare e Skënderbeut kundër turqve, problemi nuk është i Gjergj Kastriotit dhe i luftës të popullit shqiptar, por i atyre vetë që nuk e ndajnë shtetin nga feja dhe këtu nuk kemi të bëjmë me çështje fetare, por me etnike ose siç quhet sot fenomeni i neootomanizmit (osmanët e rinj).

Ky është një problem serioz që nuk duhet toleruar nga organet shtetërore se mund të bëhet një precedent i rrezikshëm për nxitjen e konflikteve nacionaliste dhe fetare në Ballkan.

4- Ata fetar apo nacionalistë “të krishterë” që e nderojnë figurën e heroit kombëtar duke i dhënë ngjyra fetare si një kundërvënie kundër një feje tjetër, përsëri janë duke e keqkuptuar dhe keqpërdorur atë. Siç e përmendëm më sipër Skënderbeu luftoi kundër Perandorisë Osmane me përzierje popujsh kryesisht nga Azia, që si fe zyrtare kishin islamizmin, por Gjergji nuk ishte një kryqtar dhe ushtria e tij një kryqëzat me emblemë kryqin, por një ushtri e organizuar për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit, me emblemë shqiponjën dykrenare, simbol i principatës së Kastriotajve.

Kryqëzatat u krijuan në perëndim me idenë për të çliruar Jerusalemin dhe varrin e Krishtit nga arabët. Ato nisën me bujë, por degjeneruan dhe për ironi kryqëzata e katërt në vitin (1202-1204) pushtoi, plaçkiti deri në sakrilegje kishat dhe pasuritë e të krishterëve orthodhoksë në Kostandinopojë.

Prandaj është gabim që figura e heroit tonë kombëtar të keqpërdoret nga ata që e nderojnë dhe e përçmojnë si një figurë fetare që i kundërvihet me shpatë një feje tjetër. Kjo bie ndesh me doktrinën e krishterë. Krishterimi si besim dhe fe nuk përhapet dhe mbrohet me anë të shpatës, armës ashtu si Krishti i tha Petros i cili kërkonte të përdorte thikën për të mbrojtur jetën e Krishtit “fute shpatën në këllef, unë mund t’i lutem Atit dhe ai të më dërgoj dymbëdhjetë legjione engjëjsh”. Në krishtërim nuk ka dhe nuk mund të këtë luftë të shenjtë sepse Mbretëria e Zotit nuk është në një vend dhe shtet të caktuar, por në zemrat e besimtarëve dhe ajo pritet të bëhet e dukshme ashtu siç është në qiell edhe mbi dhè me ardhjen e dytë të lavdishme të Zotit Krisht. Sa herë që të krishterët e kanë harruar këtë parim të Mbretërisë së Zotit që pritet të vij nga qiejt dhe e kanë ndërtuar atë në tokë me mjetet e gabuara dhe të pamoralshme, kanë gabuar, duke e humbur qytetërimin e tyre.

Gjergj Kastrioti lindi nga një familje e krishterë në 6 maj 1405, u pagëzua që fëmijë i krishterë, u konvertua musliman me imponim në Stamboll kur u mor peng bashkë me tre vëllezërit e tij nga sulltan Murati, u rikthye i krishterë në besën e etërve të tij kur u rebelua nga ushtria e sulltanit. U kthye ne Krujë e çliroi atë, rimori tokat e të atit, principatën e Kastriotëve, bashkoi princat shqiptar ne kuvendin e Lezhës duke hedhur themelin e shtetit Shqiptar. Dhe bashkë me ta me një ushtri modeste çliroi tokat e Arbrit, si një strateg i përkryer me 30 luftra, 29 të fituara edhe vetëm një të humbur me tradhti, mundi dhe shkatërroi mitin e perandorisë së pathyeshme osmane, ndaloi dyndjen barbare të turqve në Europë, mbrojti qytetërimin europian, shkruajti historinë me të lavdishme të popullit shqiptar dhe me të drejtë u lartësua si hero kombëtar dhe figurë frymëzuese për çdo shqiptar, europian dhe për çdo popull që e aspiron lirinë nga pushtuesit sado të fuqishëm që ata mund të jenë.

Mund të themi si një fakt historik, se ishin vetë turqit supersticioz që e mitizuan dhe e kthyen në një idhull fatsjellës shpatën dhe eshtrat e tij, të cilat i morën, shpatën sulltan Mehmeti dhe eshtrat ushtarët i mbanin në trup si hajmali për të marrë fuqi nga fuqia e pamposhtur e atij kur ishte i gjallë.

Së fundi Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk është një mit, nuk është një idhull, nuk është një kryqtar, por një person historik, princi i Epiriotve, mbreti i pashpallur i Arbërve, atleti i Krishtit që do të thotë me moral dhe virtyte të larta të krishtera që përmblidhen; në dashuri për Zotin, për të afërmin, vendin dhe në falje ndaj armikut. Ai ishte një atdhedashës i madh, që bëri detyrën ndaj mëmëdheut në kushte të përcaktuara të historisë, një frymëzim dhe nder për të gjithë ata që janë dhe ndjehen shqiptarë, një hero kombëtar i patjetërsueshëm me përmasa ndërkombëtare.

Nga Ledi Shamku :Akademia, Albanologjia dhe Shkenca


Akademia, Albanologjia dhe Shkenca

Përsëpari marr përsipër të them veç ato që di, se gjithologjia nuk është lëmi im “studimor”. Pra nuk e kam parë të detajuar planin ristrukturues të institucioneve tona shkencore, por mesa pashë, përmblidheshin të gjitha në një Qendër Kombëtare të Kërkimit Shkencor, edhe Akademia poaty. Dhe kjo është një punë e mirë. Struktura të tilla ka dhe janë mjaft funksionale: CNR në Itali, CNRS në Francë. Madje ah sikur QKKSh-ja jonë t’ia dilte të kishte një Flotë Shkencore si dy fqinjet që përmenda! Po kush tha m’anë tjetër që nuk ia del? Modelet aty janë, vullneti i mirë duhet.
Tash vijmë te ajo që unë modestisht di dhe besoj e di mirë: a duhet të ktheheshim sot te modeli i dikurshëm: Akademi me Institute? Kam pasur dikur një komshi plak, quhej xhaxhi Miti. Rrugica ime dhe e xhaxhi Mitit ishte afër Kinema Republikës në rrugë të Kavajës. Doli një film “i jashtëm” një ditë dhe u dyndëm. Edhe xhaxhi Miti erdhi. Te ky filmi vdiste në fund njëri nga heronjtë për faj të një gabimi të vet. Qamë e u qurravitëm, e shamë “heroin” pse na pikëlloi, hamendëm si mund ta kishte shmangur dhe ikëm. Të nesërmen shoh xhaxhi Mitin prapë te Biletaria e Republikës. “Po iki njëherë sot, – tha, – se mos ka vënë mend ai personazhi dhe shpëton!”.
“Xhaxhi Miti, ik në shtëpi, i thash, – se e ke film të parë. Po atë fund do ketë!”.
Akademinë me Institute bashkë e kemi film të parë. Kush e ripropozon si kunderreformë, të më ndjejë po është tëpkë xhaxhi Miti vaktit! Aq më të pakuptimta janë thirrjet e kukushme se po u shkri Akademia do shkrihet dhe Albanologjia dhe Shqipëria do të deshqiptarizohet!!! Unë e kuptoj që leva e Arkimedit për opinionin shqiptar sot për sot mbetet çështja identitare, ndaj është punë e pamirë t’i mëshosh tinëzisht kot kësaj leve. Nuk “mbyllen” Studimet Albanologjike, madje keshtu si jane sot për sot, janë thuajse të mbyllura, dhe të mbyllura prej kohësh. Të ashtuquajturat konferenca ndërkombëtare albanologjike përfshijnë e shumta studiues nga Kosova e Maqedonia, pra le ta themi që nuk janë aspak ndërkombëtare por thjesht kombëtare e ndërshtetërore. Albanologjia ka nevojë të shohë një film tjetër se plasi duke shkuar në kinema me xhaxhi Mitin e duke parë të njëjtin film porse me uzdajë çdo herë për kismet të ri… . Dhe në fund, shkenca nuk është vetëm Albanologjia! Po për pjesën tjetër të kërkimit shkencor, atë të “mbyllur” prej kohësh e prej dekadash, atë që nuk lidhet me identitetin kombëtar por me prosperitetin ekonomik e social, si nuk ju ha meraku për të, apo ajo nuk jep “vota audience”?!
Siç ishte e pamë. Xhaxhi Miti është i ftuar të shohë një film të ri. Thonë që është film “kopjac”, kopjon filma italianësh, francezësh e gjermanësh. Po xhaxhi Miti e di që “kopjimi” është edhe shansi i vendeve të prapambetura si ky yni. “S’ka nevojë ta shpik prapë unë ujin e nxehtë për të bërë një rehato-dush në darkë” – thotë xhaxhi Miti se kaq gjë e mori vesh edhe ai.

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...