2018-05-30

Zoti deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

Po shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…


Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.

Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të paaftë të kujdesen për fëmijët me shtëpi që po u shemben mbi koke. Rrojnë me 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk mjafton një rroge deputeti të mbylle këto halle të përditshme, asnjë shtëpi e dhuruar nga ‘X’ biznesmen. Se nesër sërish lind pyetja për mbijetesën. Duhen politika të zgjuara sociale. Duhet që çdo taksë që vilet nga shteti nuk ngurron ta shtojë nga viti ne vit, ta përkthejë në shërbim e ndihmë sociale. Nuk duhet që një familje e varfër në ekstrem me pamundësi të ardhurash të presë të vije një kamera e një mikrofon para gojës që të bëjë publike hallin për bukën e përditshme.

Duhet shteti të trokasë ne këto dyer. Sapo 6 fëmijë mbeten pa nene e baba, zyrat përkatëse duhet te kryejnë çdo shërbim, t’u çojë madje dhe psikolog. Ky është shteti social, ky është shpëtimi përfundimtar për familjet e varfra qe sot rrisin fëmijët me ujë, miell e sheqer.

Po a ka ligje? Deputetet qe bëjnë show duke falur rroga, a kane mundësi te krijojnë njëherë të vetme një draft te posaçëm për familjet me nevoja kritike, ose te propozojnë një të tillë? A kanë mundësi qe ata zyrtarucë të mbyllur ne ministrirat e Punës e Çështjeve Sociale të trajnohen jashtë në shtete perëndimore ku të huazojnë politikat e tyre sociale e t’i adoptojnë bukur në atdheun e tyre? Ti mbushin boshllëqet ligjore qe sjellin përplasjen e derës së shtetit për varfanjakun dhe çeljen paturpësisht te ndihmës ekonomike e kredive të buta për deputetë e politikanë të pastrehë.

Dhe çfarë ndodh kur shteti është inegzistent?

Ka pasur raste kur fëmijë të tillë janë trafikuar. Askush nuk i ndal dot keqbërësit. Ke lypës në çdo rrugë të çdo qyteti, por dhe hajdutë. Ka raste vetëvrasjeje plot, kur mjerimi është kthyer ne depresion të pashmangshëm. E plot ngjarje të dhimbshme. Deri tek trokitja në media. Një kronikë në lajme të shpëtojmë ‘X’ hallexhi. E nëse ka fat del një Y bamirës. E ku është shteti social këtu?

Boshllëqet në ligj po i përdorin për show organizatat bamirëse që dalin më të forta se shteti që aspiron anëtarësimin në BE e tek tuk ndonjë deputet që fal rrogën në vend që të bëjë punën e ligjvënësit.

Ndaj z. politikan, o bëj punën për të cilën je votuar, të nxjerrësh popullin nga varfëria, ose lere atë mandat bashkë me kolegët dhe pranoni se nuk bëni dot shtet. Por boll më, mos e bëj sylesh atë që të ka dhënë votën. Nuk ka nevojë për rrogën tënde, por do atë çfarë i takon me ligj një individi të lirë që po jeton në një shtet në zemër të Europës!

Nga Daniela Bonollari

Alarmi, në Shqipëri shkak për vetëvrasjet edhe rrjetet sociale

Ekspozimi në çdo orë të ditës në internet, përballja dhe krahasimi mes moshatarësh që jetojnë mes luksit, apo të pasur në dukje, i vë në presion adoleshentët dhe të rinjtë.Për vetë ata është e vështirë të heqin dorë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që përdorimi i telefonit për një kohë aq të gjatë nuk është normale.


Zgjidhja, sipas prindërve do të ishte më pak telefon dhe më shumë sport.Megjithatë, ekspertët, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ngrenë alarmin se përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton vetëm probleme fizike, por çon deri në aktet ekstreme të bullizmit në shkolla, apo vetëvrasje.Të dhënat e INSTAT në Shqipëri tregojnë për një rritje të vetëvrasjeve për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç gjatë vitit të kaluar. Akte të tilla jo domosdoshmërisht shkaktohen vetëm nga problemet ekonomike.

Tirana, Lezha, Korça, Berati, Durrësi janë qarqet me numrin më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa Kukësi, më i varfri në vend, në statistikat e tilla renditet i fundit.

Zbulon një program sigurie, Google shpërblen adoleshentin me 36 mijë dollarë

Ezequiel Pereira pak ditë përpara se të mbushte 17 vjeç u shpërblye nga Google për herë të parë pasi ekspozoi një problem sigurie.


Pereira mori kompjuterin e tij të parë kur ishte 10 vjeç dhe kur u bë 11 vjeç mësoi disa lloje gjuhësh programimi.Në 2016-ën Google e mori në zyrat qendrore në Kaliforni kur fitoi një konkurs.

Përpjekjet e tij u shpërblyen më në fund ku Google i dha adoleshentit nga Uruguaj plot 36,337 dollarë për zbulimin e një problemi sigurie.Edhe pse problemi u raportua nga ana e tij në fillim të vitit vetëm këtë javë u lejua ta publikonte pasi Google e kishte zgjidhur, njofton PCW.

Shpërblimin e dytë më të madh e mori në Korrik prej 10,000 dollarësh.Është Google që përcakton pagesën që duhet kryer në rast zbulimi të problemeve të sigurisë në varësi të impaktit të tyre. Vitin e kaluar shpërbleu 274 hulumtues me 2.9 milion dollarë.

Shpërblimi më i madh ishte 112,500 dollarë.

Zbuloni aplikacionet më të klikuara nga App Store dhe Google Play

Një treg me vlerë 58.6 miliardë dollarë për një renditje të dominuar nga aplikacionet falas. Në 2017, aplikacionet për smartphone kanë shtyrë miliarda përdorues që të harxhojnë vetëm disa euro për të përfituar nga shërbimet që lidhen me funksionet bazë.
Megjithatë, aplikacionet më të përdorura në botë mbeten ato që janë falas. Duke dominuar renditjen e vitit të kaluar ishin aplikacionet e mesazheve të menjëhershme dhe ato të rrjeteve më të njohura sociale.

Një trend që globalisht pasqyron një përqendrim shumë të lartë të përdoruesve nën një kapelë të vetme, WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook dhe Instagram, të kontrolluara nga Mark Zuckerberg, mbeten katër aplikacionet më të përdorura në botë, sipas të dhënave të publikuara nga kompania Sensor Tower, e cila bashkëpunon me Uber dhe Supercell.

WhatsApp është aplikacioni më i përdorur në të gjithë botën. E blerë nga Facebook në 2014 për një shifër prej 19bilion dollarësh, në më pak se 4 vjet, WhatsApp ka kaluar nga 450 milionë përdorues në 1.5 bilion që e përdorin çdo muaj, duke shkëmbyer mesatarisht 60 bilionë mesazhe në ditë, njofton PCW.

Më poshtë po japim një listë me dhjetë aplikacionet më të shkarkuara në të gjithë botën:

Iphone 9 tregon performancën e parë

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në protalet teknologjike më të njohura botërore, iPhone 9 do të jetë një mrekulli e vërtetë. Prezantimi i telefonit pritet të bëhet në fund të verës. Thuhet se ky smartphone do të ketë një bateri më jetëgjatë dhe do të jetë më i shpejtë. Bateria e iPhone 9 do të jetë më e madhe dhe e përshtatur në dizajnin e ri të telefonit.


Ky telefon do të vijë me një procesor shumë më të fuqishëm se prodhimet e mëparshme të telefonave të komapnisë prestigjioze Apple, diçka që firma e bën çdo vit. Do të mundësohet përmirësimi i grafikave në lojërat e telefonit dhe aplikacionet do të hapen më shpejt duke bërë që telefoni të ketë një performancë më të mirë.

Vitin e shkuar, iPhone 8 dhe iPhone X kishin chip Apple A11 Bionic, që ishte 70 % më i shpejtë se procesori i vitit paraardhës. Kompania po përgatitet të hedhë në treg tre modele të reja të iPhone 9 në shtator të këtij viti.

Së shpejti iPhonet do hapin dyert e hoteleve dhe makinave

Apple janë duke punuar për të përmirësuar iPhonet që janë të pajisur me NFC me aftësinë për të zhbllokuar dyert, dhomat e hoteleve dhe makinat.


NFC, i pranishëm në iPhone 6 dhe lart, lejon shkëmbime informacionit pa kontakt dhe bën të mundur përdorimin e “Apple Pay” për të paguar për blerjet në dyqane duke e mbajtur telefonin afër një lexuesi të kartës së kreditit.Apple po zgjeron aftësitë e veta në mënyrë që të mund të ndërveprojë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, automjeteve dhe madje edhe lehtësimin e pagesave në masë.

Siç vë në dukje “9to5Mac”, Apple filloi të punojë në lejimin e funksionalitetit të shtuar me chipin e saj NFC duke përfshirë kuadrin rrënjësor CoreNFC në iOS 11.

Megjithatë, ai lejon vetëm për të skanuar etiketat RFID për momentin.Nëse raporti i Informacionit është i saktë, kompania ka më shumë gjasa të hapë API-të e saj për të lejuar aplikacionet e palëve të treta që të përfitojnë nga chipi.Gjithashtu mund të shihet që iPhone është përdorur për të paguar udhëtimet e metrosë duke eliminuar kartat e kreditit.

Facebook bllokohet për lajmet e rreme, ja ku do të ndodhë

Facebook do të bllokohet për më shumë se 1 muaj në Papua Guinea e Re për shkak të zbulimit të llogarive dhe lajmeve të rreme.Ministri i Komunikacionit, Sam Basil njoftoi se kjo masë do të merret me zëvendësimin me një platformë lokale, i cili ka hasur kundërshti nga mediat e vendit


Gjatë mungesës së Facebook në Guinea për rreth 1 muaj, qeveria do të mbledhë informacionet e mjaftueshme rreth përdoruesve të rremë dhe të mbledhë të dhëna për informacionet që kanë ndikim të ndjeshëm tek përdoruesit

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...