Nga Flori Bruqi
Amik Kasoruho (lindur më 1932) në Tiranë. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve "Katundi Ynë".
U nda nga jeta në Tiranë më 5 maj 2014.
Amik Kasoruho, shkrimtari që “përktheu” jetën e tij
I njohur si përkthyes i veprave të njohura botërore (“Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown, seria e sagave për magjistarin Harry Potter të J. K. Rowling, janë vetëm disa prej tyre) Kasoruho kësaj radhe ka vendosur të “përkthejë” jetën e vet në romanin e fundit.
Amik Kasoruho, shkrimtari që “përktheu” jetën e tij
Amik Kasoruho, shkrimtari që “përktheu” jetën e tij
Romani i tij i fundit, “Ikje nga trilli i perëndive” është bërë sebep që autori i tij, Amik Kasoruho, publicist dhe njëri ndër përkthyesit më të mirë shqiptarë – të shkelë në Kosovë. Ai ka qenë mysafir në ditën e fundit të panairit të librit “Prishtina 2010”, me ftesë të shtëpisë botuese “Buzuku”, që ka sjellë në shqip romanin e tij.
Në një bisedë për “Koha Ditore”, Kasoruho zbulon rrëfimin prapa “Ikje nga trilli i perëndive”, të botuar fillimisht në italisht. Thotë se me të, ka dashur t’i tregojë botës, e në mënyrë të veçantë vendit ku jeton tash gati tri dekada, Italisë, se si ka qenë historia e shqiptarëve. Përderisa atë e ka sjellë në shqip për një arsye të fortë: gjenerata e re të mos e harrojë historinë që fshihet prapa këtij romani.
I njohur si përkthyes i veprave të njohura botërore (“Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown, seria e sagave për magjistarin Harry Potter të J. K. Rowling, janë vetëm disa prej tyre) Kasoruho kësaj radhe ka vendosur të “përkthejë” jetën e vet në romanin e fundit.
“Ikje nga trilli i perëndive”, mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17-vjeçare, duke i mohuar rininë. Ky është vetëm një detaj autobiografik i Kasoruhos që ka zënë vend në “Ikje...”. Kasoruho (78) do të arrestohej në vitin 1949 kur ishte vetëm 17 vjeç, bashkë me një grup të rinjsh adoleshentë, mes të cilëve edhe një vajzë dhe e dënuan me 10 vjet burg me akuzën “se ka dashur të përmbysë me dhunë pushtetin popullor”.
Kur e arrestuan dhe i pushkatuan babanë e tij, në shkurt të vitit 1951, së bashku me 22 intelektualë dhe njerëz të shkolluar për të ashtuquajturën “bombë në ambasadën sovjetike”, Amik Kasoruho ishte vetëm 20 vjeç. Pas tre vjetësh, ia pushkatuan edhe nënën. Më pas do të internohej në rrethinat e Leshnjës ku familjen që krijoi pas daljes nga burgu, ia dëbojnë për 25 vjet të mundimshëm në Gosë të Kavajës. Dhe në fund, ikja nga Shqipëria.
Të gjitha këto ai i ka hedhur në letër. “Ikje nga trilli i perëndive” ai thotë se është “përkthim i jetës së vet”. Por jo vetëm kaq.
“Çdo njeri që ka jetuar në ato kohë në Shqipëri ka një tregim të tij në këtë roman. Është jeta dhe historia e secilit shqiptar që ka jetuar kohën e asaj periudhe të tmerrshme për shqiptarët”, thotë Kasoruho. “Është një përkthim i vetvetes”, shton ai duke mos dashur që ta kujtojë aq shumë këtë periudhë.

Njeriu që solli në shqip veprat e Franc Kafkës, Luigi Pirandellos, Vicente Blasco Ibanez, Tracy Chevalier, Isabelle Allendes si dhe ia ofroi lexuesit italian veprat e Fatos Kongolit, Azem Shkrelit, Pirro Mishës – thotë se përkthimi dhe shkrimi nga uni i tij nuk dallojnë shumë.
“Edhe kur përkthej, edhe kur shkruaj, punoj me të njëjtën ndjejnë. Kur përkthen edhe ti je një autor, apo ndryshe, një lloj autori i atij libri për popullin tënd”, thotë Kasoruho. Ai ndalet tek përkthimi i “Harry Potterit”. Dhe për këtë ai ka një arsye.
“E veçanta e këtyre librave ka qenë se shumica e lexuesve kanë qenë fëmijë ose adoleshentë, dhe është shumë e zorshme, por edhe kënaqësi që t’u japësh atyre më të mirën, më të thjeshtën, por me imagjinatë të bukur që ato romane kanë”, thotë ai.

Por ka diçka që autorit te “Çmimi i një ëndrre”, “Ankthi gjysmë shekullor - Shqipëria e Enver Hoxhës”, “Një fluturim tepër i gjatë në një orë udhëtimi”....nuk mund t’ia falë përkthimi i një vepre – rrëfimi në veten e parë. Për këtë ai thotë se me romanin e tij të fundit “Ikje nga trilli i perëndive” nuk i ka thënë të gjitha.
“Do të rikthehem përsëri. Ne kemi histori të cilat duhen treguar. Duhet ta përkthejmë secili veten”, thotë Amik Kasoruho.
“Do të rikthehem përsëri. Ne kemi histori të cilat duhen treguar. Duhet ta përkthejmë secili veten”, thotë Amik Kasoruho.