Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/05/09

Gjëegjëza shqiptare


Ose të quajtura ndryshe "kash e lashë", "ojza" etj. Këto janë krijime të vogla, që kërkojnë përgjigje për një pyejte të bërë në mënyrë të terthortë. Shumica e gjëegjëzave krijohen në bazë të një figure qe quhet perifrazë: emërtimi i një sendi, a i njëdukurie jo me fjalën e vet përkatëse, por me një shprehje të zgjeruar.

Ja disa prej tyre

1. Rrumbullak, strumbullak.ka shtatë vrima rreth e qark (Koka)

2. Hiq dhjetë mbeten dhjetë(Dorashkat)

3. Asht një kullë e bardhë pa dritare pa shkallë(Veza)

4. I jati me rroba të gjelbra i biri jelekun me sumbulla(Hardhia dhe rrushi)

5. Një patë qafëgjatë duke ikur bën shamatë(Aeroplani)

6. Mal me mal gjesdis opingat s'i gris(Lepuri)

7. Hap e mbyll ndrit si yll(Sytë)

8. Mulliri bluan dëllinja luan(Goja dhe mustaqet)



No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...