2014-05-16

Ukraina, shuplakë për elitën politike ruse


Prof. dr.Lilia Shevcova



Lilia Shevcova, e lindur në vitin 1949, është politologe ruse, doktor i shkencave historike, profesore e Katedrës së Politologjisë Krahasuese të Institutit Shtetëror Rus të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bashkëpunëtore shkencore përgjegjëse e Qendrës Karnegi të Moskës. Analizën e saj e përktheu dhe e përgatiti për gazetën “Telegraf” Prof.dr. Eshref Ymeri.

Ukraina, shuplakë për elitën politike ruse

 
        

    Në jetën e disa kombeve dhe popujve nganjëherë ndodhin momente të një vullneti, të një kënaqësie me shpërthime maksimale. Këto momente quhen pasionare dhe me to nënkuptohet gatishmëria për sakrifica për arritjen e një objektivi të caktuar. Ka kombe, të cilëve nuk u është taksur të përjetojnë momente të tilla. Ato jetojnë, ekzistojnë dhe zhduken pa përjetime të tilla.
            Ukraina, qoftë edhe jo të gjithë anëtarët e shoqërisë, gjatë dhjetë viteve, arriti të përjetojë dy momente të tilla, për të cilët kombe të tjera vetëm mund të ëndërrojnë.
            Rusinë e ditëve tona unë do ta përcaktojha si më poshtë:
            Ndiqni cilindo kanal televiziv të Ukrainës ose filma dokumentarë me metrazh të shkurtër ku transportuesit e blinduar pa shenja dalluese dhe ushtarakë me shirita të shqyer patrullojnë Sevastopolin dhe Simferopolin. Kjo është pikërisht Rusia. Një gjë të tillë ju mund ta prisni nga Rusia e ditëve tona.
            Po e filloj me një thirrje. Hajde t’i hedhim sytë matanë gardhit ukrainorus, përtej të cilit ndodhet bota globale. Jo vetëm Evropa dhe Amerika, por përgjithësisht ajo që quhet rend botëror. Dhe do të vëmë re se kjo botë, besoj, nuk është nga më dashamirëset as me ju, as me ne gjatë më shumë se 50 viteve që kanë kaluar, ose, së paku, gjatë tërë kohës që ka kaluar pas Luftës së Dytë Botërore.



            Pse? Sepse bota ka përfunduar në një gropë të zezë. Cila është arsyeja? Sepse demokracitë liberale, edhe Evropa, edhe Amerika, edhe gjithçka tjetër që mbështetet mbi parimet e shtetit të së drejtës, e kanë humbur orientimin dhe trajektoren, kanë humbur rrugën. Në këtë mes kemi të bëjmë ose me një gropë të zezë, ose me një zonë gri, kush e merr vesh. Dhe tani e vetmja gjë që i bashkon demokracitë liberale, është pikësynimi i udhëheqësve politikë në kryeqytetet perëndimore për ta ruajtur gjithçka me çdo kusht në gjendjen që është, duke i hedhur pas krahëve vlerat, parimet, idetë. Ukraina, bota arabe, Rusia nuk i hyjnë në punë demokracisë liberale, e cila ka humbur orientimin, është përqendruar në problemet e veta se atë e ka pllakosur kriza. Rezulton se Perëndimi, për të satën herë, është bërë i vetëdijshëm për një gjë: ai nuk mund të zhvillohet ndryshe, përveçse përmes krizave. Por ama kjo krizë që ka filluar nga ajo financiare dhe që po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, është më e thella gjatë tërë kohës që ka kaluar që prej viteve ’30 të shek, XX. Ajo nuk është vetëm krizë ekonomike. Ajo është krizë e vetë parimeve dhe e formave të ekzistencës së tyre, është krizë e partive, e parlamentit, e presidentit.


            Fukujama thotë:
            “O Perëndi, Amerika në një të tillë krizë, si të dilet prej saj?”.
            Fjala është për parimet themelore. Prandaj nëse demokracitë liberale dhe rendi botëror global kanë përfunduar ose në qorrsokak, ose në ngjë gjendje pa rrugëdalje, ose në gropë, ose në një zonë gri, atëherë çfarë mund të presin më prej tyre? Në situatën kur Perëndimi po mbyllet në guaskën e vet, shtetet e tjera i ngacmon josha për ta mbushur këtë vakum, qoftë edhe sikur këto shtete t’i përkisnin shekullit të kaluar apo edhe shek. XVI.
            Prandaj janë duke lindur tre shtete në botë, të cilat megjithatë, pavarësisht se e kanë ngrënë krejtësisht çairin e vet, pavarësisht se nuk i kanë mundësitë për të mbijetuar në shek. XXI, janë duke luajtur një rol pseudopasionar nga më aktivët. Është fjala për Rusinë, për Kinën dhe për Iranin.
            Këto shtete janë aktivizuar, ato e ndiejnë veten si pole antiperëndimore, antievropiane, si pole antivlerash. Ato janë duke luajtur. Më me agresivitet sigurisht që është duke luajtur Rusia, por edhe këto dy të tjerat, po ashtu, nuk mbeten prapa. Prandaj, duke folur për Rusinë dhe për Ukrainën, ju jeni duke i hedhur një sy mbarë botës dhe po e kuptoni se nuk mund të prisni kushedi se çë nga fakti se kush nuk ka dalë nga kriza. Ju duhet të mbështeteni mbi forcat e veta.
            Momenti i dytë. Për Rusinë. Rusia është edhe s’është Rusi. Ajo është më shumë kontradiktore, qoftë edhe për shkak të një faktori të vetëm. Putini është po aty, të njëjtat fytyra janë po aty, Moska s’ka lëvizur nga vendi, Kremlini po ashtu, kurse regjimi është ndryshe.

            Gjatë dy viteve të fundit, për fatkeqësinë e Ukrainës, të Moldavisë, të Bjellorusisë dhe të shteteve të tjera, të cilat mundohen të shpëtojnë nga përqafimet tona ngulmuese, Kremlini arriti të krijojë një regjim cilësisht të ri. Deri në vitin 2011, filozofia e pushtetit rus në Kremlin ishte e këtillë:
“Ne jemi po ashtu, si edhe Evropa, ne po imitojmë Evropën, ne jemi demokraci”.
            Putini po e strukturonte pushtetin e vet mbi bazën e faktit që ai i drejtohej mbarë shoqërisë: edhe liberalëve, edhe nacionalistëve, edhe të majtëve. Në parim, ky ishte një autoritarizëm i butë, mjaft pluralist, i cili e lejonte shoqërinë të jetonte sipas qejfit. Ky ishte një regjim plastik që nuk ekziston më.
            Tani në Rusi ka lindur një i tillë regjim, të cilin nuk mund ta quash të egër. Ky është një regjim krejtësisht i ri, një regjim jo fort i kuptueshëm për ne. Po, kjo është autokraci, por e një tipi të ri, me një tjetër cilësi. Kjo është një autokraci që u kthye përsëri në vitin 1991, para momentit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo autokraci mbështetet tani mbi parimin: ne jemi ndryshe, ne nuk jemi Perëndim dhe ne do t’i vëmë fre Perëndimit.
            Rusia, në thelb, është kthyer në rolin e Bashkimit Sovjetik. Dhe Rusia e Putinit tani ka pretendime shumë më tepër sesa thjesht t’i vërë fre Perëndimit në Ukrainë: në Krime, në Donjeck ose në Lvov. Rusia putiniste ka shumë më tepër ambicje. Rusia putiniste e shikon se fusha ka mbetur bosh. Në stadium nuk ka këmbë njeriu. Duhet hyrë në lojë, duhet sjellë topi me vete, duhet dalë me propozime, duhet diktuar, duhen shtruar kërkesa dhe duhen shtuar rregullat e veta të lojës: si kundërpërgjigje - asnjeri s’bëhet i gjallë. Dhe askush s’e hap gojën.

            Koncepti i Putinit sot nuk ka si synim që thjesht t’i dalë ballazi Perëndimit kudo ku është e mundur, me të gjitha forcat. Ai ka si qëllim t’i propozojë Perëndimit konceptin e vet, vlerat e veta tradicionale, t’i mbushë menbdjen papës së Romës që t’i miratojë parimet tona. Dhe, natyrisht, të rivendos galaktikën, të rivendosë Aleancën Evroaziatike. Kjo ide ka qenë gjithmonë antiperëndimore. Kjo ka qenë gjithmonë një ftohje e Rusisë me Perëndimin. Ukraina në këtë koncept antiperëndimor ka luajtur gjithmonë një rol kyç. Pse? Ka shumë shpjegime në këtë mes. Po përmend disa prej tyre.

            Ukraina është, para së gjithash, një projekt personal i Putinit, duke filluar që prej vitit 2004. Udhëheqja politike e Rusisë e konsideron Ukrainën si një vend që s’ka arritur të bëhet shtet, si dikë që s’ka arritur  të bëhet njeri, si një bashkësi që nuk ka komb, që nuk ka identitet. Prandaj jo më kot Putini i deklaroi Bushit në vitin 2008:
“Xhorxh,  çfarë po thua për Ukrainën, se ajo, përgjithësisht, nuk është shtet dhe i tillë s’ka për t’u bërë kurrë”.

Europe-Ukraine.svg
Përveç  gjithë të tjerave, Ukraina, për shumë njerëz në Rusi, konsiderohet si kryenëna e shtetit rus, pikërisht si puna e Kosovës për serbët. Dhe madje më shumë. Ukraina është një shuplakë që Majdani i dha elitës politike ruse.
Fjala është jo për natyrën perandorake të Rusisë kur Rusia ndërhyn në Krime dhe në Ukrainë. Fjala është për shumë më tepër sesa për natyrën perandorake. Është fjala për faktin se ukrainasit, me shembullin e tyre prej budallenjsh, po tregojnë rrugën, të cilën mund ta shfrytëzojnë rusët. Prandaj Ukraina nuk mund të jetë një shtet i suksesshëm, ajo nuk mund të shërbejë si shembull. Aq më tepër kur ukrainasit që, sipas udhëheqjes ruse, nuk janë komb, por janë degë e vetes sonë. Nëse dora apo këmba jonë u distancua nga ne në njëfarë mënyre dhe sakaq përftoi logjikën e vet, kësaj i thonë goditje për trupin. Prandaj Ukraina është një gjë e qytetëruar dhe një faktor ekzistues për pushtetarët e Kremlinit. Kjo shpjegon shumë gjëra nga ato që neve do të na duhet të përjetojmë.
Dy momente të tjera. Ku është opozita ruse? Mos vallë vetëm pushteti paska dalë të vallëzojë në Moskë, në fushë ruse? Aha, opozita ruse është shpartalluar. Liberalët praktikisht janë kooptuar. Të tjerët kanë mbetur brenda getos, së cilës së shpejti do t’ia ndërpresin oksigjenin. Kush mund të jetë forcë active? Ne nuk e dimë.

Por në Rusi ka ndodhur diçka e habitshme për ne, e habitshme për mua, si liberale. Unë vura re se e vetmja arritje, së paku, e viteve të fundit që bie në sy, është fakti që nacionalizmi rus në Rusi është kundër Putinit, është kundër Kremlinit, është kundër sistemit. Është interesante se në këtë mes askush nuk e di se ku do të çojë një gjë e tillë. Të majtët janë pasionarë kudo, të majtët janë gati për shpërthime. Por në kushtet e Rusisë, kur vidat janë duke u shtrënguar, kur po mbyllen dritaret, kur shoqëria ndodhet në situatën “me lakun në qafë”, çdo forcë e ka shumë të vështirë të marrë frymë. 
Po shoqëria? Ajo doli në protesta në vitet 2011-2012, por atë e rrasën përsëri në ilegalitet. Sot, që të jemi konkret, shoqërinë po e betonojnë. Betoni është një gjë e brishtë, nëpër të çan dhe rritet bari. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne kur e kemi humbur orientimin, në këtë situatë kur po na zë frymën dhoma e gazit, kur jemi zhveshur nga pikësynimi për arritjen e qëllimit, kur janë shuar dëshirat, ambiciet?
Natyrisht që regjimi i tanishëm do të shembet në një mënyrë të pashmangshme. Kjo është punë çmimi që duhet të paguhet dhe thjesht punë kohe. Por është interesante se ky regjim gjen mbështetje te vetëm 5-10% e popullsisë.


Rusët e urrejnë Putinin. Rusët e urrejnë pushtetin. Nëse ju do të vinit në Moskë, ju nuk do të takonit asnjë njeri në rrugët e Moskës që do të votonte për Putinin, që do të votonte për partinë “Rusia e Bashkuar”.
Por ama kjo është një qetësi e çuditshme. Njerëzit e urrejnë njeriun në Kremlin, e përbuzin, njerëzit i përbuzin të gjithë rreth e rrotull tij. Por njerëzit tani nuk dalin në rrugë sepse ata nuk shikojnë ndonjë alternativë. Por edhe sepse nuk e ndiejnë veten dhe aq keq. Është renta shumë e lartë e gazit për gjithsecilin, ka shumë mundësi për të mbijetuar. Por kjo qetësi është shumë e brishtë, shumë e rreme. Në analizë të fundit, së paku, në vitet më të afërta, ja se çfarë kërcënimi na pret: njerëzit do të dalin në rrugë. Por kur popullsia që ka duruar gjatë do të dyndet sakaq nëpër rrugët e qyteteve ruse dhe nuk ka kurrfarë kanalesh komunikimi - as parti “Grusht”, as parti “Batkivshina” (Bashkimi Mbarukrainas - partia e Julia Timoshenkos - përkthyesi), as shtyp të lirë, as internet, atëherë kjo do të bëjë që në rrugë do të fillojnë të dalin edhe më shumë njerëz dhe do të nisin të thyejnë xhamat. Dhe kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Ky është një shpërthim i fuqishëm me fuqi kinetike që do të ketë mbështetjen e provincës, e cila e urren pushtetin, pasurimin e bosëve të tanishëm dhe të së shkuarës. Kjo ngjall edhe më shumë urrejtje, ngjall më shumë etje për revansh. Dhe në të njëjtën kohë, mungon opozita politike, e cila këtë energji do të mund ta grumbullonte në një drejtim më të qytetëruar, më pluralist, më demokratik dhe më liberal. Këtu kemi të bëjmë vërtetë me kërcënim.
Së dyti, shëmtirën Putin, nuk ka rëndësi se në çfarë gjendjeje, kanë për ta flakur nga Kremlini vetë bashkëluftëtarët e tij. Dhe sistemi i autokracisë, për të cilin fola, do të vazhdojë të mbetet në fuqi, por për llogari të zëvendësimit të regjimit. Dhe përsëri për një kohë të gjatë.
Dhe aspekti i fundit. Për Ukrainën. Botën nuk e shqetëson aspak fakti që në pjesën evropiane të kontinentit është kryer një agresion. Ukraina është Evropë, është komb evropian, është shtet evropian. Në Ukrainë kryhet okupimi i një pjese të Ukrainës nga një shtet fqinj. Kjo është një situatë krejtësisht e re pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe bota vazhdon të heshtë. Për më tepër, bota parapëlqen të mos i quajë gjërat me emrin e vet. Këshilli i Sigurimit që u mblodh para pak kohësh, presidenti Obama, si edhe kryeministrat e vendeve evropiane thonë si më poshtë:
“Sikur në Ukrainë të kishte ndodhur një acarim, sikur të ishte kryer ndonjë agresion, - thotë Obama, - kjo do të kishte pasur pasoja shumë serioze”.
Sikur nuk po ndodh asgjë.
Unë nuk dua të përdor fjalën “i bashkuan”, por, së paku, tri fuqi të mëdha - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca - së bashku me Rusinë, në vitin 1994 ishin nënshkrueset e së ashtuquajturës marrëveshje të Memorandumit të Bukureshtit dhe garantonin tërësinë territoriale të Ukrainës.
Po mirë, po e hedhim prapa krahëve këtë marrëveshje. Në mbarë botën janë shkelur sa e sa marrëveshje. Por le të sjellim ndër mend faktin që Ukraina dhe NATO-ja patën nënshkruar një marrëveshje, në të cilën, po ashtu, jepen garanci për një stabilitet të caktuar në Ukrainë. Po edhe NATO-ja, po ashtu, në takimin e vet të ministrave të punëve të jashtme, deklaroi:
“Sikur në Ukrainë të kishte gjëra serioze, atëherë, ndoshta, diçka…”
Dhe bëri thirrje për paqe, për rend e kështu me radhë. Ç’është e vërteta, NATO-ja e ka një shkak për të kthyer krahët. Ukraina nuk iu drejtua NATO-s. Dhe kur Turçinovi ngrihet e flet dhe flet drejt për punën e agresionit, nuk dihet se cila është arsyeja që ai i drejtohet presidentit Putin:
 “Ndoshta, do të merremi vesh në ndonjëfarë mënyre”.
Kurse Putini thotë:
“Po ne jemi duke vepruar në kuadrin e marrëveshjes me Janukoviçin për gjendjen e Flotës së Detit të Zi në gadishullin e Krimesë”.
Dhe Perëndimi e mbylli gojën.
Ju po mendoni për një gjë: vendin tuaj e okupuan, te ju po kryhet një agresion nga ana e një vendi fqinj, pushteti juaj nuk mund të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë, nuk mund t’i drejtohet askujt, në përputhje me ca norma të caktuara. Iu drejtuat Këshillit të Sigurimit. A e dini se pse? Sepse Këshilli i Sigurimit është një mbeturinë e paralizuar e Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë ata që i drejtohen Këshillit të Sigurimit, nuk marrin asnjë përgjigje prej tij, sepse t’i drejtohesh Këshillit të Sigurimit, është njëlloj sikur t’i drejtohesh ndonjë shtëpie pleqsh, duke e ditur se atje nuk do të merret kurrfarë vendimi. Atje janë dy fuqi të mëdha, Rusia dhe Kina, të cilat do ta bllokojnë çdo gjë dhe gjithmonë
Ukrainasit nuk i drejtohen NATO-s, sepse Turçinovit dhe qeverisë së re të Ukrainës, vendet e NATO-s dhe kryeqytetet evropiane, u thanë:
“Dëgjoni, djema, nga ne mos kërkoni gjë, ne në këtë mes nuk do të përzihemi. Ne do t’ju dërgojmë një komision, atë, ndoshta, do ta lejojnë të hyjë në Krime. Domethënë, ju, ore djema, nga Krimeja i latë duart. Nuk e dimë se në ç’masë e përjeton një gjë të tillë vetëvetësia juaj kombëtare, por është e nevojshme të jetoni tashmë me ca skenarë të tjerë”.
Po cili është qëndrimi i rusëve ndaj Ukrainës? Ka të dhëna që “Qendra-Levada” i ka vjelë në mesin e muajit shkurt. Nga ato të dhëna duket se deri në ç’shkallë është e demokratizuar shoqëria ruse. Por ajo nuk është fajtore, sepse asaj i drejtohet vetëm pushteti përmës kanaleve televizive mbarëkombëtare. Vetëm pushteti, orë e çast, çdo javë, çdo orë i detyron njerëzit të veprojnë në mënyrë të verbër. Njerëzit nuk marrin informacion, jo të gjithë e ndjekin internetin.
Çfarë ndjenjash u ngjalli rusëve sheshi Majdan më 20 shkurt?
“Admirim” - 1%, “Miratim” - 3%, “Simpati” - 16%, “Acarim” - 12%, “Neveri” - 36%, “Frikë dhe Tmerr” - 15%, “Kurrfarë ndjenjash nuk përjetojnë dhe nuk kanë për të përjetuar” - 14%.  
Dhe e fundit. Cila është ndjesia ekzistenciale e Rusisë nga vetë rusët. Kjo ka rëndësi sepse Rusia ka qenë dhe vazhdon të mbetet për Ukrainën një lojtar kryesor gjeopolitik dhe brendapolitik, përderisa ju vazhdoni të ndodheni në një zonë gri. Dhe madje kur t’i jepni karar të dilni nga kjo zonë gri, Rusia, paçka se në të ardhmen e afërt ajo do të jetë një vend jomiqësor, do të vazhdojë të mbetet një lojtar kryesor dominues. Kjo edhe për faktin se në Ukrainë ekziston Juglindja dhe një lob i fuqishëm prorus.
Gjendja jonë e tanishme është pasqyrë e një anekdote të vjetër:
Një i sëmurë thërret “ndihmën e shpejtë”. Kur ajo erdhi dhe e mori, i sëmuri pyet doktorin:
- Ku po më më çoni?”
- Në morg.
- Por unë ende nuk kam vdekur.
- Por ne ende nuk kemi arritur.
Ja kjo është gjendja e kombit rus
A kemi ne të ardhme, e keni ju vallë një të ardhme më për së mbari? Sigurisht. Me sa duket, kjo do të na kërkojë më shumë se pesë apo, besoj, më shumë se dhjetë vjet. Stabiliteti i tanishëm neve na mjafton për nja tre vjet. Pas këtij afati askush nuk garanton ndonjë stabilitet. Dhe as vetë nuk e dimë nëse kjo valë do të na përfshijë vetëm ne, apo mbarë hapësirën që na rrethon.
Por ama ekziston një siguri absolutisht e qartë për diçka tjetër:
Faktori rus jo vetëm që është shkatërrimtar, por edhe për Ukrainën normale, konstruktive, për Ukrainën e vlerave, është duke luajtur disa role. Unë mendoj se Putini lau duart nga Ukraina normale. Faktori rus, në të gjitha rrethanat, edhe sikur Ukrainës t’i merret ndonjë pjesë, përfshirë edhe Krimenë, ka për të luajtur rolin e konsoliduesit të identitetit të ri ukrainas, ka për ta shtytur Ukrainën drejt Evropës.
Tashmë nuk ka dyshim se Ukraina ka për të dalë nga kjo zonë gri në një drejtim, në drejtimin evropian. Pikërisht për faktin se ju keni Majdanin, i cili nuk është ndonjë vis i caktuar, nuk është ndonjë pikë gjeografike, Majdanin ju e keni në kokë. Dhe kjo është shumë më e rëndësishme.

Për sa i përket çmimit që duhet paguar për një gjë të tillë, nuk dihet se kush duhet të hedhë fall. Ashtu siç dihet se askush nuk do të hedhë fall për kohën dhe për horizontin kohor. Por ama gjithçka brenda kuadrit të brezit të tanishëm (Citohet sias: Lilia Shevcova. “Ukraina, një shuplakë për elitën politike ruse”. Marrë nga faqja e internetit “LB.ua”. 02 mars 2014).


------------------------------------------------------------------------------------------
UKRAINA VENDI MË I MADH  NË BRENDËSI TË EUROPES



Ukraina (Ukrainisht: Україна, Ukrayina, /ukraˈjina/) është një shtet që ndodhet në lindje të Europës. Ukraina kufizohet në lindje dhe verilindje nga Rusia, në veriperëndim nga Bjellorusia, në perëndim nga PoloniaSllovakia dhe Hungaria, në jugperëndim nga Rumania, dhe Moldavia dhe në jug laget nga Deti i Zidhe Deti Azov. Ajo ka një sipërfaqe prej 603.628 km2 (233.062 sq mi), duke e bërë atë vendin më të madh tërësisht brenda Europës.
Territori i Ukrainës është banuar për herë të parë të paktën 44.000 vjet më parë.
Në mesjetë, zona u bë një qendër e rëndësishme e kulturës sllave lindore, që u mishërua nga shteti i fuqishëm i Rusit Kievan. Pas copëzimit të saj në shekullin e 13-të, Ukraina u kontestua, sundua, dhe u nda nga fuqi të ndryshme. Një republikë Kozake doli dhe u fuqizua gjatë shekujve të 17-të dhe 18-të, por Ukraina mbeti e ndarë deri në konsolidimin e saj në një republikë sovjetike në shekullin e njëzetë, duke u bërë një shtet i pavarur vetëm në vitin 1991.
Ukraina ka qenë prej kohësh një shportë buke globale për shkak të kushteve të saj pjellore. Deri në vitit 2011, ajo ishte eksportuesja e tretë më e madhe në botë e drithrave. Përveç kësaj, sektor prodhimi të zhvilluar, veçanërisht në fushën e aviacionit dhe pajisjeve industriale.
Ukraina është një shtet jofederal i përbërë nga 24 oblaste (krahina), një republikë autonome (Krimea), dhe dy qytete me status të veçantë: Kievi, kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh, dhe Sevastopoli, në të cilin ndodhet flota ruse e Detit të Zi sipas një marrëveshjeje qeraje. Ukraina është një republikë nën një sistem gjysmë- presidencial me degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të ndara. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Ukraina vazhdon të ketë ushtrinë dytë më të madhe në Europë, pas asaj të Rusisë. Vendi ka rreth 44.600.000 banorë, 77.8 për qind e të cilëve janë ukrainas etnikë, me minoritete të konsiderueshme të rusëve (17%), bjellorusëve dhe rumunëve. Ukrainishtja është gjuha zyrtare e Ukrainës. Alfabeti i saj është cirilik. Rusishtja gjithashtu flitet gjerësisht. Feja dominante në vend është Krishtërimi Orthodhoks Lindor, i cili ka ndikuar fuqimisht në arkitekturën, letërsinë dhe muzikën e Ukrainës.
Dijetarët nuk pajtohen nëse origjina e emrit të Ukrainës do të thotë "tokë kufitare" apo "atdhe".


Venbanimet e njeriut në Ukrainë dhe afërsi të saj datojnë në 32.000 para Krishtit, me dëshmi të kulturës Gravetiane në malet Krimesë. Deri në 4500 para Krishtit, Kultura neolitike Cucuteni-Trypilliane lulëzoi në një zonë të gjerë që përfshinte pjesë të Ukrainës së sotme përfshirë Trypillinë dhe të gjithë rajonin Dnieper-Dniestër. Në epokën e hekurit, toka ishte e banuar nga cimmerianët, skithianët, dhe sarmatianët. Midis viteve 700 dhe 200 para Krishtit ajo ishte pjesë e Mbretërisë skithe, ose Skithia.
Më vonë u krijuan koloni të Greqisë së lashtë, Romës së lashtë, dhe të Perandorisë Bizantine, të tilla si Tyras, Olbia, dhe Hermonassa, duke filluar në shekullin e 6 para Krishtit, në bregun verilindor të Detit të Zi, dhe lulëzoi edhe në shekullin e 6 pas Krishtit. Gotët qëndruan në zonë por në vitet 370 pas Krishtit ajo erdhi nën ndikimin e Hunëve. Në shekullin e 7 pas Krishtit, territori i Ukrainës lindore ishte qendra e Bullgarisë së Madhe të Vjetër. Në fund të atij shekulli, shumica e fiseve bullgare emigruan në drejtime të ndryshme, dhe Kazarët pushtuan pjesën më të madhe të tokës.

Periudha e Artë e Kievit

      Pagëzimi i princit Vladimiri i Madh çoi në përqafimin e kristianizmit në Rusin Kievian

Rusi Kievian u themelua nga Varangianët, një popullsi e Rusit, që u vendosën fillimisht rreth Ladogës dhe Novgorodit, pastaj gradualisht u zhvendosën drejt jugut duke arritur në Kiev rreth vitit 880. Rusi Kievian përfshinte pjesën perëndimore të Ukrainës së sotme, Bjellorusinë, dhe pjesa më e madhe të tij ndodhej në territorin e Rusisë së sotme. Elita e Rusit fillimisht përbëhej nga Varangianët nga Skandinavia.
Gjatë shekujve 10 dhe 11, ai u bë shteti më i madh dhe më i fuqishëm në Europë. Në shekujt në vijim, ai hodhi themelet për identitetin kombëtar të ukrainasve dhe rusëve. Kievi, kryeqyteti i Ukrainës së sotme, u bë qyteti më i rëndësishëm i Rusit.
Varangianët më vonë u asimiluan në popullsinë lokale sllave dhe u bënë pjesë e dinastisë së parë të Rusit, dinastia Rurik. Rusi Kievian përbëhej nga disa principata të sunduara nga princa Rukiridë të ndërlidhur me njeri tjetrin. Selia e Kievit, më prestigjiozja dhe më me ndikim i të gjitha principatave, u bë objekt i shumë rivaliteteve midis Rurikidëve si çmimi më i vlefshëm në përpjekjet e tyre për pushtet.
Periudha e Artë e Rusit Kievan filloi me sundimin e Vladimirit të Madh (980-1015), i cili e ktheu Rusin drejt krishtërimit bizantin. Gjatë mbretërimit të birit të tij, Jaroslav i Urti (1019-1054), Rusi Kievian arriti kulmin e zhvillimit të tij kulturor dhe të fuqisë ushtarake. Kjo u pasua nga copëzimi në rritje i shtetit, kur rëndësia relative e fuqive rajonale u rrit përsëri. Pas një rigjallërimi të fundit nën sundimin e Vladimir Monomakut (1113-1125) dhe djalit të tij Mstislav (1125-1132), Rusi Kievian më në fund u shpërbë në disa principata të veçanta pas vdekjes Mstislavit.
Në shekujt e 11-të dhe 12-të, inkursionet e vazhdueshme nga fiset nomade turke, të tilla si Peçenegët dhe Kipçakët, shkaktuan një migrim masiv të popullsisë sllave në rajonet e sigurta me pyje të dendura të veriut. Pushtimi mongol i shekullit të 13-të e shkatërroi Rusin Kievian. Kievi u shkatërrua tërësisht në 1240. Në territorin e sotëm të Ukrainës, shteti i Rusit Kievian u pasua nga principatat e Halikit dhe Volodimir-Volinskit, të cilat u bashkuan duke krijuar shtetin e Galici-Volhinisë.
Danilo Romanoviç (Danieli i Parë i Galicia apo Danilo Halitski) djali i Roman Mstyslaviçit, ribashkoi të gjithë Rusin jugperëndimor, duke përfshirë Volhininë, Galicinë dhe kryeqytetin e lashtë të Rusit, Kievin. Danilo u kurorëzua nga kryepeshkopi papnor në Dorohiçin në 1253 si Mbreti i parë i të gjitha Rusit. Nën mbretërimin e Danilos, Mbretëria e Galici-Volhinisë ishte një nga shtetet më të fuqishme në Europën lindore qendrore.

Dominimi i huaj

Në mes të shekullit të 14-të, pas vdekjes së Boleslav Jerzit II të Mazovias, mbreti Kazimir III i Polonisë filloi fushatën (1340-1366) për të marrë Galici-Volhininë. Ndërkohë zemra e Rusit, duke përfshirë Kievin, u bë territor i Dukatit të Madh të Lituanisë, sunduar nga Gediminas dhe pasardhësit e tij, pas Betejës në lumin Irpen. Pas vitit 1386 Bashkimi i Krevos, një bashkim dinastik midis Polonisë dhe Lituanisë, shumë nga ajo që është sot Ukraina veriore u qeveris nga paria lokale lituaneze e Slavizuar gjithnjë e më shumë, si pjesë e Dukatit të Madh të Lituanisë, dhe në vitin 1392 të ashtuquajturat Luftërat e Galici-Volhinisë përfunduan. Kolonizatorët polakë të tokave të çpopulluara në Ukrainën veriore dhe qendrore themeluan ose rithemeluan shumë qytete. Në 1430 Podolia u inkorporua nën të Kurorën e Mbretërisë së Polonisë si Dukati i Podolianit. Në 1441, në Ukrainën jugore, veçanërisht Krime dhe stepat përreth, princi xhenxhisid Haçi I Giray themeloi Khanatin e Krimesë.
Në vitin 1569 Bashkimi i Lublinit themeloi Federatën polako-lituaneze, dhe një pjesë e konsiderueshme e territorit ukrainas u transferua nga Dukati i Lituanisë në Kurorën e Mbretërisë së Polonisë, duke u bërë juridikisht territor polak. Nën presionin demografik, kulturor dhe politik të polonizimit, të filluar tashmë në fund të shekullit të 14, shumë fisnikë vendas të Ruthenisë polake (një tjetër emër për tokën e Rusit) u konvertuan në katolikë dhe u bënë të padallueshëm nga fisnikëria polake. Të braktisur nga mbrojtësit vendas siç ishin fisnikët e Rusit, njerëzit e zakonshëm (fshatarët dhe banorët e qytetit) filluan të kthejnë sytë për mbrojtjen e tyre nga kozakët zaporozhianë duke u bërë në shekullin e 17-të ortodoksë të devotshëm. Kozakët nuk kishin frikë të merrnin armët kundër atyre që konsideronin si armiq, duke përfshirë edhe shtetin polak dhe përfaqësuesit e tij lokalë.
Në mes të shekullit të 17-të, një pothuajse-shtet ushtarak Kozak, Hosti Zaporozhian, u formua nga kozakët e Dnieprit dhe nga fshatarët ruthenianë të cilët i ishin larguar robërisë polake. Polonia ushtront pak kontroll të vërtetë mbi këtë popullsi, por gjeti tek kozakët një forcë të dobishme për të luftuar kundër turqve dhe tatarëve në kohën kur këta të fundit ishin aleatë në fushatat ushtarake. Megjithatë shfrytëzimi i vazhduar i ashpër i fshatarësisë nga fisnikëria polake dhe veçanërisht shtypja e kishës ortodokse i tjetërsoi kozakët.
Kozakët kërkuan përfaqësim në Sejmin (parlamentin) polak, njohjen e traditave ortodokse, dhe zgjerimin gradual të Regjistrit Kozak. Këto të gjitha u refuzuan me forcë nga fisnikëria polake, e cila dominonte Sejmin. Kozakët përfundimisht u kthyen për mbrojtje nga Rusia ortodokse, një vendim që kontribuoi në rrëzimin përfundimtar të Federatës Polako-Lituaneze, dhe ruajtjen e Kishës Ortodokse në Ukrainë .
Në vitin 1648, Bohdan Khmelniski dhe Petro Doroshenko udhëhoqën kryengritjet më të mëdha të kozakëve kundër Federatës dhe mbretit polak John Kazimirit II. Duke u përballur me alternativat e nënshtrimit ndaj Polonisë, dorëzimit në Turqi, apo besnikëri ndaj Moskovit, Rada (këshillit) zgjodhi këtë të fundit. Siç parashikohet në Traktatin e Perejaslavit të vitit 1654, Ukraina e Bregut të Majtë, si Hetmanat Kozak, u bë pjesë e Moskovit. Lufta ruso-polake që pasoi, mori fund në vitin 1667. Pas ndarjes së Polonisë, në fund të shekullit të 18-të nga Prusia, Austria e Habsburgut dhe Rusia, Galicia Perëndimore Ukrainase u mor nga Austria.

Shkatërrimi

Në 1657-1686 erdhi "shkatërrimi", një luftë shkatërruese 30 vjeçare midis Rusisë, Polonisë, turqëve dhe kozakëve për kontrollin e Ukrainës, i cili ndodhi në të njëjtën kohë me "Katastrofën" e Polonisë. Për tre vjet, ushtritë e Khmelniskit kontrollonin Ukrainën e sotme perëndimore dhe qendrore, por, i braktisur nga aleatët e tij tatarë, ai pësoi një humbje të thellë në Beresteçko, dhe u kthye nga cari rus për ndihmë.
Në vitin 1654, Khmelnytsky nënshkroi Traktatin e Perejaslavit, duke formuar një aleancë ushtarake dhe politike me Rusinë që pranoi besnikërinë ndaj carit. Luftërat u përshkallëzuan në intensitet duke shkaktuar qindra e mijëra të vdekur. Humbja erdhi në vitin 1686 kur "Paqja e Përjetshme" midis Rusisë dhe Polonisë i dha Kievin dhe tokat kozake në lindje të Dnieprit Rusisë dhe tokat e Ukrainës në perëndim të Dnieprit Polonisë.
Në 1709, hetmani kozak Ivan Mazepa (1639-1709) mbajti anën e Suedisë kundër Rusisë në Luftën e Madhe Veriore (1700-1721). Mazepa, një anëtar i fisnikërisë Kozake, mori një arsim të shkëlqyer jashtë vendit provoi të jetë një lider i shkëlqyer politik dhe ushtarak duke gëzuar marrëdhënie të mira me dinastinë Romanov. Pasi Pjetri i Madh u bë car, Mazepa si hetman i dha atij më shumë se njëzet vjet të shërbimit ushtarak dhe diplomatik besnik dhe u shpërblye mirë.
Pjetri e kuptoi se për të konsoliduar dhe modernizuar pushtetin politik dhe ekonomik të Rusisë ishte e nevojshme të eliminohej hetmanati dhe aspiratat e ukrainasve dhe kozakëve për autonomi. Mazepa pranoi ftesën e polakëve për t'u bashkuar me polakët dhe suedezët kundër Rusisë. Ky veprim ishte shkatërrues për hetmanatin, autonominë ukrainase dhe Mazepën. Ai vdiq në mërgim pasi iku nga Beteja e Poltavës (1709), ku suedezët dhe aleatët e tyre kozakë pësuan një humbje katastrofike nga forcat ruse të Pjetrit.
Hetmanati u hoq në 1764, Zaporizhska Sich u shfuqizua në vitin 1775, kur Rusia centralizoi kontrollin mbi tokat e tij. Si pjesë e ndarjes së Polonisë në 1772, 1793 dhe 1795, tokat e Ukrainës në perëndim të Dnieprit u ndanë midis Rusisë dhe Austrisë. Nga 1737-1834, zgjerimin në bregut verior të Detit të Zi dhe lugina lindore e Danubit ishte një gur themeli i politikës së jashtme ruse.
Lituanezët dhe polakët kontrollonin pasuri të mëdha në Ukrainë, dhe e bënin ligjin vetë. Vendimet gjyqësore nga Krakov u shkelën në mënyrë rutinore, ndërsa fshatarët tatoheshin rëndë dhe praktikisht ishin lidhur me tokën si bujkrobër. Herë pas here pronarët e tokës luftonin me njëri-tjetrin duke përdorur ushtrinë e fshatarëve të Ukrainës. Polakët dhe lituanezët ishin katolikë dhe përpiqeshin me një farë suksesi për të konvertuar në katolikë fisnikërinë më të vogël ortodokse. Në 1596, ata ngritën Kishën e Njësuar, nën autoritetin e Papës, por duke përdorur ritualet e Lindjes. Ajo dominon Ukrainën perëndimore sot e kësaj dite. Tensionet midis Kishës së Njësuar dhe asaj Ortodokse nuk janë zgjidhur, dhe diferencimi fetar i la fshatarët orthodhoksë të Ukrainës pa udhëheqës, pasi ata ishin ngurrues për të ndjekur fisnikët e Ukrainës.
Kozakët udhëhoqën një kryengritje, të quajtur Koliivshçina, duke filluar në territoret kufitare ukrainase të ish Federatës Polako-Lituaneze në 1768. Përkatësia etnike si një nga shkaqet rrënjësore të kësaj revolte, e cila përfshinte dhunën ukrainase që vrau dhjetëra mijëra polakë dhe hebrenj. Konflikte fetare gjithashtu shpërthyen midis grupeve në Ukrainë. Zgjerimi i konfliktit midis famullive të Kishës së Njësuar dhe atyre ortodokse përgjatë kufirit polako-rus mbi lumin Dnepr në kohën e Katerinës II përgatiti terrenin për kryengritje. Ndërsa praktikat fetare juniate (pjesëtarët e Kishës së Njësuar) ishte bërë më të latinizuara, Orthodhoksia në këtë rajon tërhiqej edhe më shumë në varësi nga Kisha Ortodokse Ruse.
Pasi rusët aneksuan Khanatin Krimean në 1783, rajoni u banua nga emigrantët ukrainas dhe rusë. Megjithë premtimet për autonominë e Ukrainës të dhëna nga Traktati i Perejaslavit, elita e Ukrainës dhe Kozakët kurrë nuk e morën lirinë dhe autonominë nga Rusia perandorake. Megjithatë, në kuadër të Perandorisë, ukrainasit u ngritën në zyrat më të larta të shtetit dhe të kishës ruse. Në një periudhë të mëvonshme, caristët krijuan një politikë të Rusifikimit të tokave të Ukrainës, duke mos lejuar përdorimin e gjuhës ukrainase në shtyp, dhe në publik.

Shekullit i 19-të, Lufta e Parë Botërore dhe Revolucioni

Në shekullin e 19 , Ukraina ishte një zonë rurale kryesisht e injoruar nga Rusia dhe Austria. Me urbanizimin dhe modernizimin në rritje, dhe një prirje kulturore drejt nacionalizmit romantik, lindi një inteligjencë ukrainase e angazhuar për rilindjen kombëtare dhe drejtësisë sociale. Poeti Taras Shevçenko (1814-1861) dhe teoricieni politik Mykhailo Drahomanov (1841-1895) udhëhoqën lëvizjen nacionaliste në rritje.
Pas rreshtimit të Ukrainës dhe Krimesë me Perandorinë Ruse në Luftën ruso- turke (1768-1774), ndodhi imigracioni i rëndësishëm gjerman pasi ai u inkurajua nga Katerina e Madhe dhe pasardhësit e saj. Imigracioni u inkurajuar në Ukrainë dhe veçanërisht Krime nga Katerina në shpalljen e saj të migracionit të hapur në Perandorinë Ruse. Imigracioni ishte i inkurajuar për gjermanët dhe evropianët e tjerë për të pakësuar dominimin e popullsinë turke dhe për të inkurajuar përdorimin më të plotë të tokës bujqësore.
Duke filluar në shekullin e 19-të, ka pasur një migrim të vazhdueshëm nga Ukraina për tu vendosur zonat e largëta të Perandorisë Ruse. Sipas regjistrimit të vitit 1897, ka pasur 223.000 ukrainas etnikë në Siberi dhe 102.000 në Azinë Qendrore. Mes 1896 dhe 1906, pas ndërtimit të hekurudhës trans-siberiane, një total prej 1.6 milion ukrainas emigruan në drejtim të lindjes.
Partitë nacionaliste dhe socialiste u krijuan në fund të shekullit të 19-të. Galicia austriake, e cila gëzonte liri të konsiderueshme politike nën sundimin relativisht të butë të Habsburgëve, u bë qendra e lëvizjes kombëtare.
Ukrainasit hynë në Luftën e Parë Botërore në të dy krahët, në atë Fuqive Qendrore, nën Austrinë, dhe në atë të Antantës së Trefishtë nën Rusinë. Tre milionë egjysmë ukrainas luftuan nën Ushtrisë Perandorake ruse, ndërsa 250.000 luftuan nën ushtrinë austro-hungareze. Gjatë luftës, autoritetet austro-hungareze themeluar Legjionin e Ukrainës për të luftuar kundër Perandorisë Ruse. Ky legjion ishte themeli i Ushtrisë Galiciane Ukrainase që luftuan kundër bolshevikëve dhe polakëve në periudhën e pas Luftës I Botërore (1919-1923). Ata që dyshoheshin për ndjenjat Rusofile në Austri u trajtuan ashpër. Deri në 5.000 përkrahës të Perandorisë Ruse nga Galicia u arrestuan dhe u vendosën në kampet e internimit austriakë në Talerhof, Steiermark, dhe në një fortesë në Terezín (tani në Republikën Çeke).
Kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, disa perandori u shpërbënë. Midis tyre ishin perandoritë ruse dhe austriake. Revolucioni rus i vitit 1917 pasoi, dhe në Ukrainë u rishfaq një lëvizje kombëtare për vetëvendosje, me ndikim të fortë komunist/socialist. Gjatë viteve 1917-1920, disa shtete të veçanta ukrainase u shfaqën për pak kohë. Republika Popullore Ukrainase, Hetmanati, Drejtoria e Ukrainës dhe Republika Sovjetike Socialiste e Ukrainës pro bolshevike (apo Ukraina sovjetike), në mënyrë të njëpasnjëshme themeluan territore në ish- Perandorisë Ruse, ndërsa Republika Popullore Perëndimore Ukrainase dhe Republika Hutsul u shfaqën për pak kohë në ish-territorin e Austro-Hungarisë. Kjo çoi në luftë civile, dhe një lëvizje anarkiste e quajtur Ushtria e Zezë e udhëhequr nga Nestor Makhno, u zhvillua në jug të Ukrainës, gjatë asaj lufte.
Megjithatë, Polonia e mundi Ukrainën Perëndimore në Luftën polako-ukrainase, por dështoi në një ofensivë kundër Kievit ndaj bolshevikëve. Sipas Paqes së Rigës të arritur ndërmjet sovjetikëve dhe Polonisë, Ukraina perëndimore u përfshi zyrtarisht në Poloni, e cila nga ana e saj njohu Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës në mars 1919. Me themelimin e pushtetit sovjetik në Ukrainë, vendi humbi gjysmën e territorit të tij. Galicia lindore iu dha Polonisë, rajoni i kënetës së Pripjatit keneta iu dha Bjellorusisë, gjysma e Ukrainës Slobode dhe skajet veriore të Severisë i mori Rusia, ndërsa në të majtë të bregut të lumit Dniestër u krijua Moldavia autonome. Përfundimisht, Ukraina u bë anëtare themeluese e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike apo të Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1922.

Ukraina perëndimore, Ruthenia Karpatiane, Bukovina

Lufta në Ukrainë vazhdoi edhe për dy vjet. Megjithatë deri në 1921, shumica e Ukrainës ishte marrë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa Galicia dhe Volhinia (Ukraina Perëndimore) u përfshinë në Poloninë e pavarur. Bukovina u aneksua nga Rumania dhe Ruthenia Karpatiane, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, u pranua në Republikën Çekosllovakisë si autonome.
Një lëvizje e fuqishme e fshehtë nacionaliste ukrainase u krijua në Poloni në vitet 1920 dhe 1930 për shkak të politikave nacionaliste polake në Ukrainën Perëndimore, e cila udhëhiqej nga Organizata Ushtarake Ukrainase dhe Organizata e Nacionalistëve të Ukrainës (ONU). Lëvizja tërhoqi shumë militantë ndër studentët. Armiqësitë midis autoriteteve shtetërore dhe lëvizjes popullore çoi në një numër të konsiderueshëm viktimash. Autonomia e cila i ishte premtuar Galicisë Lindore (Ukrainës Perëndimore) asnjëherë nuk u zbatua. Një numër i partive të Ukrainës, Kisha Katolike e Ukrainës, një shtyp aktiv, dhe një sektor i biznesit ekzistonte në Poloni. Kushtet ekonomike u përmirësuan në vitet 1920, por rajoni vuajti nga Depresioni i Madh në vitet 1930.

Ukraina Sovjetike e midis luftrave

Lufta civile që përfundimisht solli qeverinë sovjetike në pushtet e shkatërroi Ukrainën. Ajo la mbi 1,5 milionë të vdekur dhe qindra e mijëra të pastrehë. Përveç kësaj, Ukraina sovjetike duhej të përballej me urinë e vitit 1921. Duke e parë një Ukrainë të lodhur, qeveria sovjetike mbeti shumë fleksibël gjatë viteve 1920. Kështu, nën patronazhin e politikës së ukrainizimit të ndjekur nga lidershipi kombëtar komunist i Mikola Skripnikut, udhëheqja sovjetike inkurajoi një rilindje kombëtare në letërsi e në arte. Kultura dhe gjuha ukrainase përjetoi një rimëkëmbje, ndërsa ukrainizimi u bë një zbatimi lokal i politikës. Bolshevikët u angazhuan edhe për futjen e kujdesit shëndetësor universal, edukimin dhe përfitimet nga sigurimet shoqërore, si dhe të drejtën për punë dhe strehim. Të drejtat e grave u rritën. Shumica e këtyre politikave u ndryshuan ndjeshëm në fillim të viteve 1930, kur pushteti i Stalinit u konsolidua gradualisht për t'u bërë udhëheqës faktik i partisë komuniste.
Komunistët i dhanë një pozitë të privilegjuar në punë fizike, klasës më të madhe në qytete, ku dominonin rusët. Punëtori tipik ishte më i lidhur me identitetin e klasës se sa të përkatësisë etnike. Edhe pse kishte incidente të fërkimit etnik midis punëtorëve (përveç ukrainasve dhe rusëve ka pasur një numër të madh polakësh, gjermanë, hebrenj, dhe të tjerë në fuqinë punëtore Ukrainës), punëtorët industriale kishin adoptuar tashmë kulturën dhe gjuhën ruse në një masë të konsiderueshme. Punëtorët etnikë ukrainas nuk tërhiqeshin më nga fushatat e ukrainizimit apo derusifikimit në numër kuptimplotë, por mbetën anëtarë besnikë të klasës punëtore sovjetike. Nuk kishte asnjë antagonizëm të rëndësishëm midis punëtorëve duke identifikuar veten si ukrainase ose ruse.
Duke filluar nga fundi i viteve 1920, Ukraina u përfshi në industrializimin sovjetik dhe prodhimi industrial i republikës u katërfishua gjatë viteve 1930.
Industrializimi kishte një kosto të rëndë për fshatarësinë, demografikisht shtylla kurrizore e kombit Ukrainës. Për të kënaqur nevojën e shtetit për rritjen e furnizimit me ushqim dhe për të financuar industrializimin, Stalini krijoi një program të kolektivizimit të bujqësisë, duke i detyruar fshatarët me dhunë, nëpërmjet trupave ushtarake dhe policisë sekrete, të bashkonin tokat dhe kafshët në ferma kolektive dhe u vendosën kuota prodhimi të larta për fshatarësinë. Ata që rezistuan u arrestuan dhe u deportuan. Kolektivizimi kishte një efekt shkatërrues në produktivitetin bujqësor. Anëtarët e fermave kolektive nuk lejoheshin të merrnin asnjë kokërr grurë derisa të realizonin kuotat jorealiste. Kjo bëri që në vitet 1932-1933, miliona të vdisnin nga uria në një zi buke njohur si Holodomor ose "Uria e madhe".

Lufta e Dytë Botërore

Kievi pësoi dëme të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u pushtua nga Gjermania naziste nga 19 shtator 1941 deri më 6 nëntor 1943. Pas pushtimit të Polonisë në shtator të vitit 1939, trupat gjermane dhe sovjetike ndanë territorin e Polonisë. Kështu, Galicia Lindore dhe Volhinia me popullsinë e tyre ukrainase u ribashkuan me pjesën tjetër të Ukrainës. Bashkimi që Ukraina arriti për herë të parë në historinë e saj ishte një ngjarje vendimtare në historinë e kombit.
Në vitin 1940, Rumania lëshoi Besarabinë dhe Bukovinën veriore në përgjigje të kërkesave sovjetike. Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës mori rrethet veriore dhe jugore të Besarabisë, Bukovinën veriore dhe në rajonin Herca. Por kjo ia la pjesën perëndimore të Republikës Autonome Socialiste Sovjetike të Moldavisë, Republikës Socialiste Sovjetike të Moldavisë të sapo krijuar. Të gjitha këto përfitime territoriale ishin të njohur ndërkombëtarisht nga traktatet e paqes së Parisit të 1947.
Ushtritë gjermane sulmuan Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941, duke filluar katër vjet luftë të përgjithshme të pandërprerë. Aleatët e Boshtit fillimisht avancuan kundër përpjekjeve të dëshpëruara, por të pasuksesshme të Ushtrisë së Kuqe. Në betejën për rrethimin e Kievit, qyteti u vlerësua si një "Qytet Hero", sepse rezistenca nga Ushtria e Kuqe dhe nga popullsia lokale qënë e egër. Më shumë se 600,000 ushtarë sovjetikë (ose një e katërta e Frontit Perëndimor Sovjetik) u vranë ose u zunë robër atje.
Edhe pse shumica e ukrainasve luftuan së bashku me Ushtrinë e Kuqe dhe rezistencën sovjetike, disa elementë të fshehtë nacionalistë ukrainas krijuan një formacion nacionalist anti-sovjetik në Galici, Ushtrinë Kryengritëse Ukrainase (1942). Disa herë ajo u bë aleate me forcat naziste, ajo bëri edhe masakrat ndaj polakëve etnikë, dhe, pas luftës, vazhdoi të luftojë BRSS-në. Duke përdorur taktikat e luftës guerrile, kryengritësit synuan vrasje dhe terror për ata që i perceptonin si përfaqësues, ose bashkëpunëtorë në çdo nivel me, shtetin sovjetik.
Në të njëjtën kohë, Ushtria Çlirimtare e Ukrainës, një tjetër lëvizje nacionaliste, luftoi së bashku me nazistët.
Në total, numri i ukrainasve etnikë që luftuan në radhët e ushtrisë sovjetike është vlerësuar nga 4.5 milion në 7 milionë. Rezistenca partizane guerrile pro - sovjetike në Ukrainë është vlerësuar nga 47.800 në fillim të pushtimit në 500.000 në kulmin e saj në vitin 1944, me rreth 50% ukrainas etnikë. Në përgjithësi, shifrat e Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase nuk janë shumë të besueshme, me shifra duke filluar diku nga 15,000 në 100.000 luftëtarë.
Shumica e RSS të Ukrainës u organizua në kuadër të Reichskommissariatit të Ukrainës, me qëllimin për të shfrytëzuar burimet e saj dhe vendosjen eventuale të gjermanëve. Fillimisht, disa ukrainas perëndimorë, të cilët i ishin bashkuar Bashkimit Sovjetik në 1939 nën presion, i përshëndetën gjermanët si çlirimtarë. Por sundimi brutal gjerman në territoret e okupuara përfundimisht i ktheu mbështetësit e tyre kundër tyre. Administratorët nazistë të territoreve të pushtuara sovjetike bënë pak përpjekje për të shfrytëzuar pakënaqësinë e ukrainasve me politikat ekonomike dhe politike staliniste. Në vend të kësaj, nazistët ruajtën sistemin e fermave kolektive, bënë sistematikisht nga politika gjenocidale kundër hebrenjve, deportuan njerëz për të punuar në kampet e punës së detyruar në Gjermani, dhe filluan një shpopullim sistematik të Ukrainës (së bashku me Poloninë) për ta përgatitur atë për kolonizimin gjerman. Ata bllokuan transportin e ushqimit në lumin Kiev.
Pjesa më e madhe e luftimeve të Luftës së Dytë Botërore u zhvillua në Frontin Lindor. Është vlerësuar se 93% e të gjitha viktimave gjermane ishin të Frontit Lindor. Humbjet e përgjithëshme të shkaktuara mbi popullsinë e Ukrainës gjatë luftës janë vlerësuar në midis pesë dhe tetë milion, duke përfshirë mbi gjysmë milioni hebrenj të vrarë nga Einsatzgruppen, nganjëherë me ndihmën e bashkëpunëtorëve vendas. Nga rreth 8.7 milion trupash sovjetike që ranë në luftë kundër nazistëve, 1,4 milion ishin ukrainas etnikë. Dita e Fitores festohet si një nga dhjetë festat kombëtare ukrainase.

Periudha pas Luftës së Dytë Botërore


Sergei Koroljov kreu i grupit projektues gjatë garë së hapësirës.
Republika u dëmtua rëndë nga lufta, dhe kjo kërkoi përpjekje të mëdha për tu rimëkëmbur. Më shumë se 700 qytete dhe qyteza dhe 28.000 fshatra u shkatërruan. Situata u përkeqësua nga uria në 1946-1947, e cila u shkaktua nga një thatësirë ​​dhe infrastruktura e shkatërruar nga lufta. Numri i të vdekurve të deklaruar nga kjo uri është i ndryshëm, por edhe vlerësimi më i ulët është në dhjetëra mijëra.
Në vitin 1945, RSS e Ukrainës u bë një nga anëtarët themelues të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kompjuteri i parë sovjetik , MESM (Малая Электронно-Счетная МашинаMakina e Vogël Elektronike Llogaritëse), u ndërtua në Institutin e Elektroteknologjisë të Kievit dhe filloi nga puna në vitin 1950..
Spastrimi etnik i pas luftës ndodhi në Bashkimin Sovjetik të sapo zgjeruar. Që nga 1 janari i vitit 1953 ukrainasit ishin të dytët, pas rusëve midis të "dëbuarve të veçantë" të rritur, duke përbërë 20% të totalit. Përveç kësaj, mbi 450.000 gjermanë etnikë nga Ukraina dhe më shumë se 200.000 Tatarë të Krimesë ishin viktima të dëbimeve me forcë.
Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, Nikita Hrushovi u bë udhëheqës i ri i BRSS-së. Duke shërbyer si Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të RSS të Ukrainës në 1938-49, Hrushovi e njihte mirë Republikën. Pas marrjes së pushtetit në gjithë Bashkimin Sovjetik, ai filloi të theksojë miqësinë midis kombeve Ukrainës dhe Rusisë. Në vitin 1954, përvjetori i 300 i Traktatit të Perejaslavit u festua gjerësisht. Krimea u transferua nga Republika Federative Socialiste Sovjetike e Rusisë në RSS të Ukrainës.
Në vitin 1950, republika e kishte tejkaluar plotësisht nivelin e para-luftës të industrisë dhe të prodhimit. Gjatë planit pesë vjeçar 1946-1950, gati 20% e buxhetit Sovjetik ishte investuar në Ukrainën Sovjetike, një rritje prej 5% nga planet e paraluftës. Si rezultat, fuqia punëtore e Ukrainës u rrit 33.2% 1940-1955, ndërsa prodhimi industrial u rrit 2.2 herë në të njëjtën periudhë.
Sovjetike Ukraina u bë shpejt një lider evropian në prodhimin industrial, dhe një qendër e rëndësishme e industrisë së armëve sovjetike dhe e hulumtimit të teknologjisë së lartë. Një rol i tillë i rëndësishëm rezultoi në një ndikim të madh të elitës lokale. Shumë anëtarë të udhëheqjes sovjetike erdhën nga Ukraina, sidomos Leonid Brezhnjevi. Ai më vonë rrëzoi Hrushovin dhe u bë lideri sovjetik në vitet 1964-1982. Shumë sportistë, shkencëtarë dhe artistë të shquar sovjetikë vinin nga Ukraina.
Më 26 prill 1986, një reaktor i energjisë bërthamore në Çernobil shpërtheu, duke rezultuar në katastrofën e Çernobilit, aksidenti më i rëndë i një reaktori bërthamor në histori. Ky ishte i vetmi aksident që ka marrë shkallën më të lartë të mundshëm 7 nga Shkalla e Ngjarjeve Ndërkombëtare Bërthamore, duke treguar një "aksident të madh", deri katastrofën bërthamore të Fukushima Daiichi në mars 2011. Në kohën e aksidentit, 7 milionë njerëz jetonin në territoret e ndotura, duke përfshirë 2.2 milion në Ukrainë.
Pas aksidentit, qyteti i ri i Slavutiçit u ndërtua jashtë zonës së ndaluar për të strehuar dhe mbështetur punonjësit e uzinës, e cila u çmontua në vitin 2000. Një raport i përgatitur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rezultonin 56 vdekje të drejtpërdrejta në aksident dhe vlerësohen rreth 4,000 vdekje nga kanceri më vonë.

Pavarësia

Më 16 korrik 1990, parlamenti i ri miratoi Deklaratën e Sovranitetit Shtetëror të Ukrainës. Deklarata themeloi parimet e vetëvendosjes së kombit të Ukrainës, demokracisë, pavarësisë politike dhe ekonomike të saj, dhe prioritetin e ligjit të Ukrainës për territorin ukrainas kundrejt ligjit Sovjetik. Një muaj më parë, një deklaratë e ngjashme u miratua nga parlamenti i RFSS të Rusisë. Kjo filloi një periudhë konfrontimi midis qendrës sovjetike, dhe autoriteteve të reja të republikës. Në gusht të vitit 1991, një fraksion konservator midis udhëheqësve komunistë të Bashkimit Sovjetik u përpoq me një grusht shteti të hiqte Mihail Gorbaçovin dhe të rivendoste pushtetin e partisë komuniste. Pas përpjekjes së dështuar, më 24 gusht 1991 parlamenti ukrainas miratoi Aktin e Pavarësisë në të cilin parlamenti e deklaroi Ukrainën shtet të pavarur demokratik.
Referendumi dhe zgjedhjet e para presidenciale u mbajtën më 1 dhjetor 1991. Atë ditë, më shumë se 90 % e elektoratit shprehën mbështetjen e tyre për Aktin e Pavarësisë, dhe ata zgjodhën kryetar të parlamentit,Leonid Kravçuk për të shërbyer si President i parë i vendit. Në takimin në BrestBjellorusi më 8 dhjetor, të pasuar nga mbledhja në Alma Ata më 21 dhjetor, udhëheqësit e Bjellorusisë , Rusisë dhe Ukrainës, shkrihet zyrtarisht Bashkimi Sovjetik dhe formohet Bashkësia e Shteteve të Pavarura (CIS).
Edhe pse ideja e një kombi të pavarur ukrainas më parë nuk kishte ekzistuar në shekullin e 20-të në mendjet e politikbërësve ndërkombëtarë, Ukraina fillimisht ishte parë si një republikë me kushte të favorshme ekonomike në krahasim me rajonet e tjera të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, vendi përjetoi ngadalësim më të thellë ekonomik se disa nga ish-republikat e tjera sovjetike. Gjatë recesionit, Ukraina humbi 60% të PBB-së saj nga 1991 deri në 1999, dhe pësoi një normë inflacioni pesëshifror. Të pakënaqur me kushtet ekonomike, si dhe sasia e krimit dhe korrupsionit në Ukrainë, ukrainasit protestuan dhe organizuan greva.
Ekonomia e Ukrainës u stabilizua nga fundi i viteve 1990. Një monedhë e re, hryvnia, u prezantua në vitin 1996. Që nga viti 2000, vendi gëzoi rritje të qëndrueshme reale ekonomike mesatarisht rreth shtatë për qind në vit. Një kushtetutë e re e Ukrainës u miratua nën Presidentin e dytë Leonid Kuçma në vitin 1996, e cila e ktheu Ukrainën në një republikë gjysmë-presidenciale dhe krijoi një sistem të qëndrueshëm politik. Kuchma ishte, megjithatë, kritikuar nga kundërshtarët për korrupsion, mashtrim zgjedhor, dekurajimin e fjalës së lirë dhe përqëndrimin e shumë pushteti në zyrën e tij. Ai gjithashtu transferoi në mënyrë të përsëritur pronën publike në duart e oligarkëve besnikë.

Revolucioni Portokalli






                             Protestuesit në Sheshin e Pavarësisë në ditën e parë të Revolucionit Portokalli.


Në vitin 2004, Viktor Janukoviç, në atë kohë kryeministër, u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, të cilat ishin manipuluar në masë të madhe, siç vendosi më vonë Gjykata e Lartë e Ukrainës. Rezultatet shkaktuan një protestë publike në mbështetje të kandidatit të opozitës, Viktor Jushçenko, i cili sfidoi rezultatin e zgjedhjeve. Kjo rezultoi në Revolucionin Portokalli paqësor, duke e çuar Viktor Jushçenko dhe Julia Timoshenkon në pushtet, ndërsa Viktor Janukoviçin në opozitë.
Janukoviçi kthye në pushtet në vitin 2006, kur ai u bë kryeministër në Aleancën e Bshkimit Kombëtar, deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator 2007 që bënë Timoshenkon kryeministre përsëri.
Mosmarrëveshjet me Rusinë mbi borxhet për gazin natyror ndërprenë për një kohë të shkurtër të gjitha furnizimet me gaz në Ukrainë në vitin 2006 dhe përsëri në vitin 2009, duke çuar në mungesa të gazit në disa vende të tjera evropiane.
Viktor Janukoviçi u zgjodh President në vitin 2010 me ​​48% të votave.

Euromejdani dhe revolucioni i vitit 2014


                                                        Euromejdani në Kiev më 1 dhjetor 2013.
Protestat e Euromejdanit (Ukrainisht: Євромайдан, fjalë për fjalë "Euroshesh") filluan në nëntor 2013, kur qytetarët e Ukrainës kërkuan integrim më të fuqishëm në Bashkimin Evropian. Demonstratat u nxitën nga refuzimi për të nënshkruar një marrëveshje asocimi me BE-në, të cilën Janukoviçi e quajti si të pafavorshme për Ukrainën. Ndërkohë, vazhduan demonstratat në Euromejdan dhe trazira civile në Ukrainë, qëllimi i të cilave evoluoi për të përfshirë thirrjet për dorëheqjen e presidentit Janukoviç dhe qeverisë së tij. Dhuna u përshkallëzua pas 16 janarit 2014, kur qeveria pranoi ligjet Bondarenko-Olijnik, të njohur edhe si ligje anti-protestë. Demonstruesit anti-qeveritare zunë ndërtesat në qendër të Kievit, duke përfshirë edhe ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe trazirat lanë 98 të vdekur dhe mijëra të plagosur në 18-20 shkurt. Për shkak të protestave të dhunshme më 22 shkurt 2014, Anëtarët e Parlamentit e konsideruan presidentin jo në gjendje të përmbushë detyrat e tij, e shkarkoi atë dhe ushtroi kompetencat kushtetuese për të thirrur zgjedhjet në 25 maj për të zgjedhur zëvendësuesin e tij.
Më 1 mars, parlamenti i Rusisë miratoi një kërkesë nga Presidenti Vladimir Putin që lejonte dislokimin e trupave ruse në Ukrainë, në përgjigje të krizës së Krimesë. Trupat ruse u mobilizuan në të gjithë Krimenë dhe juglindje të Ukrainës, veprime të dënuara nga shumica e botës perëndimore.
 Gjeografia e Ukrainës
Me 603.628 km² dhe me një vijë bregdetare prej 2.782 km, Ukraina është shteti i 44 më i madh në botë (pas Republikës së Afrikës Qendrore). Ajo është shteti më i madh tërësisht europian dhe vendi i dytë më i madh në Europë (pas pjesës evropiane të Rusisë). Ajo shtrihet midis gjerësive gjeografike 44° dhe 53° Veri, dhe gjatësive gjeografike 22° dhe 41° Lindje.
terreni i Ukrainës përbëhet kryesisht nga fusha pjellore (ose stepat) dhe rrafshnalta, të përshkuara nga lumenj si Dniepër, Severskij Donec, Dniestër dhe Buhi Jugor që rrjedhin në jug drejt Detit të Zi dhe Detit të vogël Azov. Në jugperëndim, delta e Danubit formon kufirin me Rumaninë. Rajonet e tij të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme gjeografike duke filluar nga malësitë në ultësira. Malet e vetme të vendit janë Malet Karpate në perëndim, nga të cilët më i larti është Hora Hoverla me 2.061 metra dhe Malet e Krimesë, në skajin më jugor, përgjatë bregdetit. Megjithatë Ukraina ka gjithashtu një numër i rajonesh malore të tilla si Rrafshnalta Volin-Podillia (në perëndim) dhe Rrafshnalta Pranë-Dnieprit (në bregun e djathtë të Dnieprit). Në lindje janë të kurrizet jug-perëndimore të Rrafshnaltës së Rusisë Qendrore, mbi të cilat kalon kufiri me Rusinë. Pranë Detit Azov gjenden Kreshtat e Donecit dhe Rrafsnalta Pranë Azovit. Dëbora e shkrirë nga malet ushqen lumenjtë, dhe ndryshimet natyrore në lartësi formojnë rënie të menjëherëshme në lartësi dhe krijojnë shumë mundësi për të formuar ujëvarat.
Burimet e rëndësishme natyrore në Ukrainë përfshijnë mineralin e hekurit, qymyrguri, mangan, gaz natyror, naftë, kripë, squfur, grafit, titan, magnez, kaolinë, nikel, merkur, drurë dhe një sasi të madhe të tokës së punueshme. Pavarësisht nga kjo, vendi përballet me një numër të çështjeve kryesore mjedisore si furnizimin joadekuate me ujë të pijshëm, ndotja e ajrit dhe ujit dhe shpyllëzimi, si dhe ndotje rrezatimi në veri-lindje nga aksidenti i vitit 1986 në Centralin Bërthamor të Çernobilit. Riciklimi i mbeturinave toksike shtëpiake është ende në hapat e para në Ukrainë.


 Ndarja administrative
Sistemi i ndarjes administrative të Ukrainës reflekton statusin e vendit si një shtet unitar (siç thuhet në kushtetutën e vendit) me regjime ligjore dhe administrative të unifikuara për çdo njësi.
Ukraina është i ndarë në njëzet e katër obllaste (provinca) dhe një republikë autonome, Krimea. Përveç kësaj, qytetet e Kievit, kryeqytetit, dhe Sevastopolit, kanë një status të veçantë ligjor. Të 24 provincat dhe Krimea janë ndarë në 490 rrethe, apo njësi administrative të nivelit të dytë. Zona mesatare e një rrethi ukrainas është 1,200km². Popullsia mesatare e një rrethi është 52,000 njerëz.
Zonat urbane (qytete) ose mund të jenë në varësi të shtetit (si në rastin e Kievit dhe Sevastopolit), ose në varësi të provincave, ose rretheve, në varësi të popullsisë së tyre dhe rëndësisë social-ekonomike. Njësitë më të ulëta administrative përfshijnë vendbanimet të tipit urbane, të cilat janë të ngjashme me komunitetet rurale, por janë më të urbanizuara, duke përfshirë ndërmarrjet industriale, objekte shkollore dhe lidhjet e transportit, si dhe fshatrat.

 Ekonomia e Ukrainës
Ekonomia e Ukrainës veçohet për nxjerrjen e gazit natyrorë dhe naftës. Po ashtu si faktorë themelorë është ehe xehetaria, ku vlen të veçohen nxjerrja e qymyrit, uranit, hekurit, plumbit, magnezit dhe zinkut. Ukraina është prodhues i fort i energjisë elektrike e cila krijohet në disa elektrana, për shumicën është e njohur elektrana bërthamore e Çernobilit. Industria është e zhvilluar duke filluar nga bazat e saja me përfitimin e lëndës së parë industriale si çeliku, metalet tjera dhe substancat kimike. Industria prodhuese e Ukrainës mbulon një segment të gjerë duke filluar nga industria e tekstilit, elektro-pajisjeve, armatimit, makinave, auto mjeteve transportuese si dhe ndërtimtaria e anijeve.
Për zhvillimin e bujqësisë, Ukraina ka mundësi të gjëra. Ukraina ndryshe quhet edhe "Drithnaj e Evropes".Kështu në arat e saj mbillen drithërat, panxharsheqeri, patatet, perimet si dhe duhani. Po ashtu edhe kultivimi i llojeve të ndryshme të kafshëve e bënë blegtorin një element të rëndësishëm të ekonomisë së përgjithshme të Ukrainës.
Demografia e Ukrainës
Ukraina numëron një popullsi diçka më të madhe se 51,3 milion banorë nga të cilët 72,7% janë ukrainas/ukrainezë dhe 21,1% rusë.
Në demograinë e ukrainës edhe pse nuk luan një rolë të madhë gjenden edhe shqiparët (Shqiptarët e Ukrainës) me fshatrat e tyre.
Numri i banorëve: 3308
Folës të shqipes: 1740
Folës të ukrainishtes: 301
Folës të rusishtes: 1181
Kultura e Ukrainës
Rrjeti i komunikacionit është i dendur, ka portën e njohur detare në Odesa (Odessa) ndërsa në Borispol afër Kievit (Kiew) është porta ajrore më e njohur e Ukrainës.

Ushtria dhe policia

Ushtria e Ukrainës është pjesëmarrëse në KFOR si dhe policia e Ukrainës në kuadër të policisë së UNMIK-ut. Përderi sa aktiviteti i ushtarakëve Ukrainas nuk është vequar deri me tani aktiviteti i policisë është bërë i njohur me rastin e çlirimit të gjyqit të Mitrovicës nga serbët e nxitur prej Beogradit. Në këtë aksion po thuaj që të gjithë pjesëmarrësit e policisë polake dhe ukrainase u lëndua, disa rëndë e disa lehtë ndërsa nga lagët gjeti vdekjen polici ukrainas Ihor Kynal.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...