2021-12-30

Akademik prof.dr.Mehdi Hyseni : Bruxeli nuk zgjidh problemin kolonial të Kosovës, por OKB-ja!

                  

 Politika dhe diplomacia e Kosovës, nuk duhet të humbasin kohë kot, duke shpresuar kot i kotit, se Brukseli i Hashim Thaçit dhe i Aleksandër Vuçiqit, do ta zgjidhë problemin kolonial 100-vjeçar të Kosovës (1912-1999).-Jo, kjo nuk ka për të ndodhur në “Dialogun e Brukselit (2011-2022), sepse problemi nuk është “minoriteti serb” në veriun e Kosovës, por problemi kolonial i pazgjidhur njëqindvjeçar mes Serbisë dhe Kosovës.

Mirëpo, këtë qasje të problemit kolonial të Kosovës nuk e përfillin as Prishtina e as Tirana zyrtare(!?) Por, një shpërfillje e tillë, mund t’u kushtojë shtrenjtë, nëse problemi kolonial i Kosovës nuk ngritet dhe nuk shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbase deri më sot në Brukselin e Beligjkës, nuk është zgjidhur asnjë problem kolonial në Afrikë e as në Azi (1945-2022).

Prandaj, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të jetë epilogu politiko-diplomatik paqësor i “Dialogut të Brukselit” (2011-2022). –Derisa Kosova nuk trajtohet si çështje koloniale (1912-1999), ekziston rreziku potencial që “asët” ultranacionalistë të lidershipit të Serbisë me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq në krye ( i mbështtur direkt nga Moska zyrtare, madje edhe nga Pekini zyrtar), do të ngulmojnë që ta copëtojnë territorin e Kosovës, ose të paktën që ta kantonizojnë sipas enklavave të pastra njëetnike serbe në Kosovë.

Një kompromis i tillë politik i keq dhe i papranueshëm për palën shqiptare, mund të shpërfaqet vetëm nëse do të vinte në shprehje ndonjë ultimatum ose ndonjë diktat i fuqive të mëdha, që po e mbështetin Serbinë, edhe pse kjo do të ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me Opinionin Këshillëdhënës (që fatkeqësisht nuk është vendim i detyruar për Serbinë, sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së) të GJND-së së 22 korrikut 2010, bërë në Hagë, ku thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Karta e Kombeve të Bashkuara e njeh pavarësinë e Kosovës, por jo edhe Moskva dhe Pekini

Pra, fatkeqësia është që, as Kartën e Kombeve të Bashkuara e as të drejtën ndërkombëtare nuk e njohin as Rusia e as Kina, kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën deri më tani e kanë njohur mbi 100 vende-anëtare të Kombeve të Bashkuara (2008-2022).

Vërtet, Rusia, Kina, Spanja, Rumania, Serbia, Greqia, Sllovakia, Qiproja greke nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, edhe pse këto janë anëtare të OKB-së, edhe anëtare të BE-së, me përjashtim të Serbisë. Por, ky qëndrim dhe vendim politik i tyre, është në shpërputhje diametrale me objektivat dhe me parimet e Kartës së OKB-së. Me një fjalë, rreshtimi politik i këtyre vendeve të theksuara kundër pavarësisë së Kosovës, është dhunim direkt dhe indirekt i objektivave dhe i parimeve të Kartës së OKB-së. Rusia nuk e njeh Kosovën, duke dhunuar Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, mbase mbron Serbinë kolonialiste, si dhe ëndërron që përmes saj (posaçërisht në saje të “Ballkanit të Hapur”) të rikthehet në zonën e dikurshme të sferës influencës lindore sllave në Ballkan, me qëllim të rusifikimit të saj; Kina nuk e njeh Kosovën për shkak të Tajvanit për statusin e të cilit “e fajëson” Amerikën; Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të “separatizmave” në Kataloni dhe në Baski, të cilat me dhunë i sundon si “territore spanjolle”; Greqia nuk e njeh Kosovën për shkak se, duhet t’ua kthejë shqiptarëve Çamërinë, të pushtuar dhe të kolonizuar me gjenocid; Sllovaka nuk e njeh Kosovën, gjoja për hir të “sentimentit më të butë sllav”. Ndërkaq, Qiproja greke nuk e njeh Kosovën për shkak se frikësohet nga “tutori” i saj, Greqia, e cila ka marrë në mbrojtje nga Turqia, si dhe për arsye se, Athina drejtpërdrejt e ka ndihmuar që të integrohet në BE.

Cilat nene të Kartës së OKB-së janë shkelur nga Rusia dhe nga Kina ?

Pikësëpari, Nenin 1, paragrafin 2, që është një nga parimet kryesore të Kombeve të Bashkaura, që të “gjitha kombet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore, të mbështetura në respektiin e parimit të barazisë së drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre të vetëvendosjes dhe të marrin masa të tjera të duhura për forcimin e paqes në botë.”

Gjithashtu, kanë shkelur Nenin 55, ku shprehimisht thuhet : “Me qëllim që të përcaktohen dhe të respektohen kushtet e qëndrueshmërisë dhe të mirëqenies së nevojshme për të siguruar midis kombeve marrëdhënie paqësore dhe miqësore, të mbështetura në respektimin e parimit të së drejtave të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve…”, si dhe kanë shkelur Nenin 56, ku thuhet se “Të gjithë anëtarët zotohen të ndërmarrin veprime të përbashkëta ose të veçuara në bashkëpunim me këtë Oranizatë, për të arritur objektivat e përcaktuara në Nenin 55.”

Nga këto dispozita të pasqyruara të Kartës së OKB-së del se njohja e së drejtës së vetëvendosjes së popujve (së këndejmi edhe e popullit shqiptar të Kosovës, ish-koloni e Serbisë, 1912-1999) , është DETYRIM JURIDIK i të gjitha vendeve-anëtare të OKB-së, duke përfshirë edhe : Rusinë, Kinën, Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Qipron Greke, që veç zhvillimit të marrëdhënive reciproke të tyre, si dhe qëndrimit të tyre ndaj popujve të tjerë (siç është rasti i Kosovës), e kanë për detyrë të veprojnë në përputhje me Deklaratën mbi Territoret Joautonome (KREU XI) dhe me dispozitat e Sistemit Ndërkombëtar të Kujdestarisë (KRERËT XII dhe XIII). Detyrimi i këtij sistemi të qeverisjes së popujve, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2, si dhe në nënenet 55 dhe 56 të Kartës, bën të mundur që njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popupuje të shtypur dhe të kolonizuar, ta përkufizojmë si një nga parimet më fundamentale të së drjetës ndërkombëtare.


50 minuta bisedë në telefon, Bideni i kërkon Putinit ta qetësojë situatën

 

Presidenti Joe Biden foli të enjten me homologun e tij rus Vladimir Putin me shpresën për të zbutur një krizë të pandërprerë në kufirin e Rusisë me Ukrainën.

Biden dhe Putin kishin folur për herë të fundit më 7 dhjetor në një video-konferencë që përfundoi me një premtim për të rifilluar diskutimet diplomatike – por asnjë indikacion se Rusia po përgatitej të ndalonte tensionet.

Që atëherë, deri në 100,000 trupa ruse kanë mbetur të grumbulluara në kufirin ukrainas, pavarësisht paralajmërimeve nga Biden dhe liderët evropianë për pasoja të rënda nëse Putini ecën përpara me një pushtim. Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu se Moska është e përfshirë në një fushatë masive dezinformuese që synon të minojë qeverinë e Ukrainës përpara zgjedhjeve kombëtare të atij vendi.

Biden shpresonte se telefonata e së enjtes do të jepte më shumë përparim në zbutjen e tensioneve. Zyrtarët amerikanë thanë se ai do t’i tregonte Putinit se ekziston një shteg për të shmangur konfliktin – dhe si rrjedhojë për të shmangur sanksionet ekonomike që Perëndimi është gati të vendosë nëse trupat ruse lëvizin përtej kufirit.

Biden e kreu thirrjen nga shtëpia e tij në Wilmington, Delaware.

Bisedimet Biden-Putin vijnë afërsisht dy javë përpara se diplomatët amerikanë dhe rusë planifikojnë të takohen në Gjenevë për të diskutuar krizën në vazhdim. Në krye të këtyre diskutimeve, Rusia ofroi publikisht një listë të shqetësimeve të sigurisë dhe kërkesave që dëshiron të adresohen, duke përfshirë një angazhim që Ukraina të mos lejohet kurrë të anëtarësohet në NATO dhe që pajisjet ushtarake nga aleanca të mos pozicionohen në shtetet e saj ish-sovjetike.

Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur listën e tyre të shqetësimeve, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i administratës amerikane, por nuk po planifikon ta bëjë atë publike. Në vend të kësaj, këshilltarët e Bidenit besojnë se do të jetë më e frytshme të mbahen negociatat private.

Bisedimet e drejtpërdrejta SHBA-Rusi do të pasohen nga takime më të gjera midis NATO-s dhe Rusisë, së bashku me një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ku një sërë temash janë për diskutim.

SHBA-ja është zotuar të mbajë të lidhur vendet e Evropës Perëndimore dhe vetë Ukrainën, ndërsa Biden angazhohet në formë diplomatike me Putinin

​“At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

 81 vjet nga ndarja nga jeta e autorit të “Lahutës së Malcisë”, Gjergj Fishta.


Shkrimtari i madh shqiptar vdiq më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të Shkodrës.

Para disa vitesh janë botuar detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”.

Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.

Ndërsa, italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.

Gjergj Fishta u lind në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumë shpejt, kur ishte 6 vjeç, zgjuarsia e tij i bie në sy famullitarit të fshatit, i cili e dërgoi në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon mësimet në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes; "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe "Poet kombëtar i shqiptarëve" nga Eqrem Çabej.

Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat, u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime.

Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa, vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanë bërë që Fishta si epik të quhej "Homer i Shqipërisë".

Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

Fishta arriti të botojë këngët e para të "Lahuta e Malcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tre vjet më vonë botoi përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit" dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika veset", më 1913 boton "Mrizi i Zanave". Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix ". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.

Në tetor 1913 botoi revistën "Hylli i dritës", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia. Vetëm pas viteve '90-të, krijimtaria e Fishtës zuri vendin e merituar në letërsinë dhe në kulturën tonë kombëtare.

Deri më 1899 Fishta shkruante me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të 1899 ai u bë bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai instaloi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi".

U zgjodh kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare.

Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike, që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor të 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917) dhe më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit të 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar, zgjidhet nënkryetar, ku kreu veprimtari të denduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit më 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali, ku ndërkohë krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë" në vitin 1937.

MEDIUMI AMERIKAN, VARIETY SHKRUAN PËR FILMIN KOSOVAR: “ZGJOI”

 Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta e mjaft pozitive, duke qenë kështu një sukses i madh për gjithë kinematografinë e popullin shqiptar.

Së fundmi, në një postim të shpërndarë nga faqja e filmit “Zgjoi” thuhet se mediumi amerikan Variety ka publikuar listën e filmave që do të jenë për Oscar.

Sipas tyre, në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”.

“Variety: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për “Oscars”. Kanë filluar të publikohen parashikimet e para sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”. Mediumi i njohur amerikan “Variety” është ndër të parët që ka publikuar listën e filmave që sipas tyre do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”. Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit”, thuhet në shkrimin e shpërndarë.

Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

IZRAELI PRANON KONTINGJENTIN E PARË TË PILULAVE KUNDËR KORONAVIRUSIT

 

Izraeli pranoi më 30 dhjetor kontingjentin e parë të pilulave të kompanisë Pfizer, kundër koronavirusit.

Kryeministri, Naftali Bennett e vlerësoi këtë veprim të domosdoshëm në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh infektimesh si pasojë e variantit të ri, Omicron.

“Falë veprimit tonë të shpejtë, pilulat arritën në Izrael më shpejtë dhe do të na ndihmojnë të tejkalojmë më lehtë këtë valë të rasteve me Omicron”, tha Bennett.

Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe javën e shkuar autorizoi pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid për përdorim tek personat me sëmundje të rënda nga mosha 12- vjeçare.

Përgjatë testimeve, është konfirmuar se trajtimi me pilula redukton rastet e hospitalizmit dhe vdekjet deri në 88 për qind.

Në anën tjetër, sipas autoritete shëndetësore në Izrael të mërkurën e 29 dhjetorit në vend u regjistruan 4 mijë raste të reja me koronavurus, përqindje kjo më e madhe që nga shtatorit.

Sidoqoftë, janë rreth 4.2 milionë izraelitë nga 9.4 milionë banorë që tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë të vaksinës.

Kina dhe Rusia po garojnë për të zotëruar inteligjencën artificiale (IA)

 

Shefi i Agjencisë britanike të Spiunazhit të Jashtëm (MI6), Richard Moore ka paralajmëruar se Kina dhe Rusia po garojnë për të zotëruar inteligjencën artificiale (IA) nga vendet e Perëndimit, si një mënyrë për të revolucionarizuar gjeopolitikën.

Spiunët e botës, nga Londra në Moskë dhe Pekin, po përpiqen të përballen me përparimet teknologjike që sfidojnë operacionet tradicionale të spiunazhit të drejtuara nga njerëzit.

Moore është shprehur se inxhinieria kuantike, bioinxhinieria, sasitë e mëdha të të dhënave (Big Data) dhe zhvillimet në fuqinë kompjuterike përbënin një kërcënim që sipas tij kjo duhet adresohet nga Perëndimi.

“Kundërshtarët tanë po shpërndajnë para për të zotëruar inteligjencën artificiale, inxhinierinë kuantike dhe biologjinë sintetike, sepse ata e dinë se zotërimi i këtyre teknologjive do t’u japë atyre avantazhe”, është shprehur Moore.

Si një ish-diplomat që u bë shef i MI6-së në vitin 2020, Moore tha se zhvillimi teknologjik gjatë dekadës së ardhshme mund ta tejkalojë të gjithë përparimin teknologjik që ishte gjatë shekullit të kaluar.

“Si shoqëri, ne ende duhet ta përvetësojmë këtë fakt dhe ndikimin në gjeopolitikën botërore”, tha ai.

Një shqetësim i veçantë për spiunët e Perëndimit janë agjencitë e inteligjencës ruse dhe kineze, të cilat kanë nxituar të shfrytëzojnë disa teknologji, ndonjëherë me një ritëm më të shpejtë se vendet perëndimore.

Në fund, Moore është shprehur se MI6 duhet të ndryshojë për të shfrytëzuar teknologjitë e reja.

Sami Arifi: Gjurmime Albanologjike të Milan von Sufflay dhe vrasja e tij nga terrori serb!

 


Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan Shuflaj (Milan von Sufflay), botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta austro-hungareze Neue Freie Presse. Milan von Sufflay, profesori kroat botoi në gazetën austro-hungareze“Neue Freie Presse” ku tregohët se: “argunentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike“ Ndër anëtarë të autoktonisë së shqiptarëve ishte historiani Milan von Shuflaj. Sipas këtij dietari edhe sikur mos të kishim lajme historike si ato të Ptolemeut për fisin e Albanoive, vetë gjurmët e ndikimit gjuhësor të latinishtës në shqip do të mjaftonin për të caktuar vendbanimet e shqiptarëve mu në brez të Adriatikut. Emrat e moçëm të vendeve në formën e tanishme dëshmojnë se ky popull rron paprerë në brigjet e Adtiatikut që prej asaj kohe e gjerë më sot. Sufflay mblodhi dokumente për shqiptarët nga arkivat bregdetare të Dalmacisë “Codex Diplomaticus”, ai më 1920 botoi romanin historik me temën “Konstandin Balsha”. Sufflay thekson se historia shqiptare është etnokulturore me rrënjë të lashta autoktone si dhe vazhdimsi e pandërprerë me aftësi të madhe rigjeneruese dhe se ajo përfaqëson thelbin autentik të Ballkanit të lashtë. Më 1924 u botua vepra e tij nga akademia e shkencave të Vjenës e titulluar “Qytetet dhe kalat e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, “Shqipëria e Veriut” si dhe “Serbët dhe Shqiptarët”. Ai kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1931, ndërsa pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurtë të vitit 1931, vritet në formën më brutale nga terroristët serbë që i financonte në atë kohë qeveria e Beogradit. Pas vrasjes së Sufflayt nga terroristet serbë, ata bastisen apartmentin e tij dhe vodhën dorshkrimin “Kodet e Shqipes”, vëllimin e tretë, që ishte një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare, dorshkrime këto që su gjetën më kurrë. Për vrasjen e Milan Shuflajt (Milan von Sufflay) reaguan mediet ndërkombëtare, si dhe personalitete të fuqishme të letërsisë, artit, shkencës etj. Në mes reagimeve do të spikaste protesta publike e shkencëtarit me renome botërore Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) dhe shkrimtarit gjerman vëlla i nobelistit Thomas Mann, Hirstrish Mann, këta denoncuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqet e para të gazetës së famshme “New York Times” më 5 maj 1931. Ajnshtajni dhe Mann iu drejtuan organizatës ndërkombëtare me qendër në Paris, ku bëjnë thirrje për mbrojtjen e shkencëtarëve kroat nga regjimi diktatorial serb.

Nazif Laci:Ç’ka kërkon Serbia më nga shqiptarët ?!!



Kombi shqiptarë me origjinë pellazgo-iliro-arbërnoro-shqiptare, i lashtë që nga antika. Ata jetonë në Gadishullin Ilirk dhe më gjërë. Gjatë periudhave historike është rrudhur me territore nga shumë armiq. Është i sulmuar, sidomos nga serbo-sllavet, serbët të cilët pushtuan dhe shfrytëzuan tokat shqiptare qe një shekull. Serbët ardhacak nga Malet Karpate dhe Siberike i shkaktuan dëme të mëdha trojeve shqiptare, duke bërë gjenocid dhe pastrim etnik. Historia serbe e falsifikuar dhe ndërtuar me popullatën autoktone shqiptare që nga mesjeta e deri më tash. Me Kodin e Dushanit (zakonikun) janë konvertuar me dhunë me dhjetra mijëra shqiptarë, janë serbizuar. Që nga luftrat ruso-turke 1877/78, Serbia me ndihmën e Rusisë masakroi me qindra mijëra shqiptarë në Krahinën e Toplicës dhe popullatën e mbetur e dëboi me dhunë ushtarke për në Turqi. Janë pastruar mbi 768 vendbanime shqiptare prej Nishit e deri në Vrajë. Pra, Toplica shqiptare u aneksua dhe pastruar me një sipëfaqe mbi 40.000 km katrorë. Në vitin 1912, gjatë luftërave ballkanike, po kjo serbi okupoi Dardaninë shqiptare, Peshterin, tokat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Po në këtë periudhë u masakruan me dhjetëra mijëra veta shqiptarë dhe u dëbuan për në Turqi. Kjo Serbi mes dy luftërave botërore bëri gjenocid dhe ua mori tokat shqiptarëve dhe bëri kolonizimin e trevave shqiptare me kolonë serbo-malazez. Me marrëveshjen turko-jugosllave të vitit 1938 janë shpërngulur me qindra mijëra familje shqiptare për në Turqi. Pas Luftës së Dytë Botërore Serbia çetnike bëri masakra të mëdha nëpër vendbanimet shqiptare dhe vazhdoi dëbimi për në Turqi i populltën shqiptare. Po kjo Serbi gjatë viteve 1998/99 masakroi mbi 15 mijë fëmijë, gra e burra shqiptarë. Dhunoi mbi 20.000 femra shqiptare, djegi dhe plaçkiti me qindra venbanime shqiptare në Kosovë, i dëboi mbi 1 milion shqiptarë për në Shqipëri etj. Dëmet materiale të shqiptarëve nga shteti shovenistë serb janë me miliarda dollar. Çka kërkon akoma Serbia nga shqiptarët ma? Ajo duhet të ndëshkohet dhe t’i paguan dëmet që i’a ka bërë shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar-qendrat e vendosjes BE dhe SHBA duhet rishikuar vendimet e padrejta që janë bërë kundër shqiptarëve ( Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasdorëve në Londër 1912, Paqa e Versajti më 1919 ) etj. Nuk ka çka të bisedohet më me të për Kosovën. Për Kosovën dhe shqiptartë në ish jugosllavi duhet të flitet në nivel kombëtar, e jo ndarazi. Pasuritë nacionale të shqiptarëve duhet mbrojtur me çdo kusht. Kosova e çliruar me gjak dhe mund duhet të ecë në rrugëtimin e saj s’bashku me miqtë natyral të saj drejtë zhvillimit dhe përparimit.

Fahri Xharra :Tribalët nuk janë serb e as Car Dushani sepse është fis tribal

 



Me 20 Dhjetor 1355 kishte vdekur i vetshpalluri “mbret “ Stefan Dushani , të cilin nuk e pranoi askush nga fqinjët. Ishte i fisit Nemanëve të Dukles ( me prejardhje dokleate). Çudi e madhe se si Njegoshi, ( i cili e mbante veten për serb e ishte me origjinë malësori në “ Kurorën e maleve’ i këndoj me aq dashuri “

KJO ERDHI NGA SIMA SARAJLIA I PAGUAR NGA RUSIA

Se si ditën serbët të lindin Dushanin” (“zna Dušana rodit Srpka” ) kur as vet as Dushani nuk ishin serb. Tek e fundit serb nuk kishte.

Miroslav Qosoviqi në shkrimin e tij : Dragulju istorije: Caru Dušanu niko nije priznavao carsku titulu” shkruan se Njegoshi i kishte dy qëllime politike, largimin e otomanëve dhe “ngjalljen” e një kombi të ri të Malazezit në gjiun e kombit serb që aso kohe filloi të lindë.” Kurora e maleve” e Njegoshit është botuar në vitin 1846 ( Gorski vijenac je ep napisan narodnim, crnogorskim jezikom 1846. na Cetinju.)

Ideologjia politike serbe e Njegoshit e kultivuar nga Sima Sarajlija ,bazohej në madhërimin e Daushanit dhe historisë së tij. Ajo ide e realizur me mjeshtri ia mundësoi një pakice pa identitet që nga “ Pashallyku i Beogradit “ të shekujve 18-19-të “ te fitojnë” të drejtën “historike” të Serbisë së Madhe. Pra, Njegoshi e rriti kultin jo vetëm të Millosh Obiliqit dhe Kargjorgjes por edhe të Dushanit.

Dushani përshkruhej si një hero i madh icili pushtoi toka të huaj dhe e zgjeroi shtetin e tij.

Kjo nuk është e vërtetë- shkruan Miroslav Qosoviq, i cili me të madhe por me fakte e lufton serbizmin tek malazezët . Por, falë Qosoviqit edhe ne po e mësojmë historinë e rrejshme serbe.

Kur Car Dushani pushtoi shumicën e Shqipërisë, përfshirë Durrësin, shqiptarët katolikë u detyruan të ktheheshin në besimin ortodoks dhe shumë u asimiluan dhe pagëzoheshin me forcë

Nga katalicizmi në ortodoksizem

Kjo e ban CAR DUSHANIN SERB MË 1878

“Dushanov zakonik 1349, Ligjet e Dushanit janë një kopje bullgare :” “Servie, Dioclie, Chilmie, Zente, Albanie et maritime regionis rex, nec non Bulgarie imperii partis non modice particeps et fere totius imperii Romanie dominus.” (Miodrag Purković, Srpski patrijarsi srednjega veka, Dizeldorf, 1976, str 14)

Nëse e shikojmë hartën e më poshtem nuk shohim asnjë serbi as të madhe e as të vogël. Ishte kjo shtrirja e Peshkopatave ortodokse e Ohrit dhe e Konstantinopojes të cilat tregojnë se nuk kishte serb këndej pari. Peshkopata e Ohrit ishte e Samoilit, kurse ajo e Konstatinipojes bizantine shqiptare.

 

 

Isa Boletinit dhe një dokument i panjohur për kryengritjen e vitit 1911

 

                                            

                                                                                                            

       

Gazeta turke SILAH e Selenikut shkruan pikërishtë kjo gazetë,botoi në numrin e saj të funtme fjalimin që pati nga redaktorët e saj në Mal të Zi më të zgjuarin Isa Boletini , provokatorin e lëvizjes kryengritse se funtme ne Shqipëri të Veriut. Kapidani i shkelqyer i shqiptarëv patë deklaruar që priten ngjarje me rëndësi pranverën që vjen. Një luftë do të ndodh doemos në mes të Turqise nga njëra anë , Bulgarisë dhe të Greqisë nga tjatra. Shqipëria dhe Mali’ i Zi do të marrin piesë.

Gjithë ai redaktor pasi pyeti mirë mi numrin e refugatave ottoman në Mal të Zi, lajmëron, që ka sot në Mal të Zi refugiateë Ottomanë nga këta 2562 shqiptarë,1024 serbë, dhe 215 kacakë urie.

Guverna e Malit të Zi me gjithë varfërinë e saj,do ti përmbajë të gjithë harxhet e saj. Krereve u ep 5 franga në ditë dhe të tjerëve 2 frënga.

S.DNëqoftëse korrispodenca e SILAH është e vërtetë dhe jo e fabrikuar në favorë të saj, gjë që ngjan shumë herë me të metat e vogla, ahere s’eshte cudi që korispondenti i Times-H të jetë lajthitur për lajmin që epte se Isa Boletini u fal dhe u kthye ne Shqiperi. Lajma e Silah u botua me 24 te Shkurtit dhe dy dië më vonë u botua ajo e Times-H. Po të ish që të ato ditë Isa Bolotini që të kthehej në Shqipëri si i falur, do t’i kish thënë gjë koris pondentit të SILAH-IH.

Pastaj vumë re se Vant herald-in e Stambollit gjer Shkurt dhe s’ bën asfare fjalë për kthimin e Isa Boletinit. Emëri i generalit kryengritës Shqiptar është aqë i degjuar sa këtij s ‘’munt të shkonte i pavënë re, ose Isa Boletini ndodhet në Mal të Zi dhe mediton mi politikën e Ballkanit, ose kthehet fshehurazi në Shqipëri që të lozë dhe qëllimin e tij në trubullimet të cilat janë paralajmëruar.

2.

Kontributi i Isa Boletinit në Kryengritjen e Përgjithshme shqiptare te vitit 1912 ,Rreth këtij fakti citojmë Gani D. Ratkoceri:botimi:” 100 vjet pavarësi”:Udhëheqësi kryesor i kryengritjes ne fjale, atdhetari i madh Hasan Prishtina, ne radhe te pare u takua me heroin Isa Boletini. Ai u konsultua me të, se a do mund te organizonin një kryengritje të përgjithshme në vilajetin e Kosovës ? Isai, jo vetëm iu përgjigj pozitivisht se do të merrte pjesë në kryengritje, por do te kontribuonte për organizimin e saj dhe ashtu veproi. Brenda një kohe të shkurtër Isa Boletini e përgatiti organizimin e kryengritjes në Kosovën veriore dhe në rrethin e Pejës që ka qenë baza e tij. Në krye të një delegacioni të madh ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut në maj të atij viti, ku përfaqësoheshin 250 delegate nga Kosova dhe një pjesë e vilajetit te Shkodres të udhëhequr nga Hasan Prishtina.

Unanimisht u vendos t’i shpallej lufte perandorisë osmane për të fituar të drejtat kombëtare. Aty u hartuan edhe kërkesat qe do t’i paraqiteshin qeverise osmane:

1. Të përcaktohen kufijtë e Shqipërisë

2. Në Shqipëri te ngrihet flamuri shqiptar

3.Të emërohet një guvernator i përgjithshëm por që të jetë shqiptar

4.Nënpunësit e huaj te hiqen e të zëvendësohen me shqiptare.

5.Gjuha shqipe të jetë gjuhe zyrtare.

Këto kërkesa menjëherë u botuan ne shtypin shqiptar dhe të huaj.

Heroi Isa Boletini, sa mbaroi Kuvendi u nis menjëherë për Mitrovice dhe lëshoi kushtrimin e kryengritjes. Me mijëra luftëtare rrëmbyen armët. Ai si rrufe e çliroi Novi Pazarin ( Tregun e Ri ), e çarmatosi garnizonin osman, i armatosi kryengritësit dhe menjëherë u nis për Mitrovice të cilën e rrethoi. Komandanti i garnizonit osman, ndonëse ishte forcuar shume, sa mori vesh se garnizoni i Tregut te” Ri ishte dorëzuar dhe vete ai ishte i rrethuar, ngriti flamurin e bardhe.

Isa Boletini, pasi çliroi Llapin e Gollakun, ne krye te 15 mije kryengritësve iu afrua Prishtinës. Ajo u rrethua nga te gjitha anet prej forcave te Rrafshit te Dukagjinit qe kryesoheshin nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, dhe nga juglindja nga forcat e Idriz Seferit.Në këto kushte, komandanti i përgjithshëm Fadil Pasha u detyrua pa lufte ta shpalli kapitullimin. Kështu me 12 korrik u çlirua Prishtina. Populli i priti me një gëzim të papershkruar kryengritësit. Qeveria e Turqve te rinj ra dhe qeveria e re telegrafoi se ishte gati te hynte ne bisedime me shqiptaret lidhur me kërkesat e tyre. Patrioti Hasan Prishtina dërgoi telegram menjëherë në Shqipërinë e veriut, te Mesmen e te jugut qe te nisnin delegatet e tyre ne « Kosove » për te biseduar me delegacionin qeveritar osman qe te ishin te pranishme te gjitha krahinat me kërkesa të përbashkëta. Delegacioni osman nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptareve. Kryengritësit marshuan drejt Shkupit dhe e çliruan atë me 14 gusht. Çlirimi i Shkupit bëri që Evropës se shurdhët t’i hapen veshët. Ajo dërgoi urgjent gazetare dhe konsuj t’i aktivizonte ne lidhje me kërkesat e shqiptareve. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi u tronditen ne themel se mos Turqia do te ua njihte shqiptareve autonominë. Ata shpejtuan përgatitjet për të filluar luftën gjoja kundër Turqisë së sfilitur nga kryengritja e shqiptareve e që kishte mbetur vetme si hije ne Rumeli. Qëllimi ishte siç pohon kryeministri i Serbise, Nikolla Pashiq ishte:« Kërkesa e shqiptareve për autonomi e bënte të pashmangshëm luftën me Turqinë », pra copëtimin e Shqipnise. Këtë na e dokumenton me se miri Miss Durham : « Shqiptaret e Kosovës ngritën përsëri krye. Këtë here hynë ne Shkup dhe sipas dëshmitarëve te konsujve te huaj u sollën ne mënyrë shembullore. Kur panë turqit se shqiptaret do të marshonin drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan t’i njohin si province autonome vilajetet e Janinës, Kosovës, Shkodres dhe një pjese te vilajetit te Manastirit “Nga triumfi i shqiptareve, shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten të elektrizuar, sepse secili prej tyre ne mendjen e tije kishte prerë me thike vete një ngastër te Shqipërisë. Të gjitha këto shtete qene bashkuar në një pikë. Shqipëria duhet të copëtohet”.

Pra ai ishte synimi i shteteve ballkanike fqinje. Këtë synim kanë edhe sot. Ata përfituan atëherë se ishim të përçare ne mes veti. Po kështu me sa duket jemi edhe sot. Njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Qeveria osmane u detyrua të njohe kërkesat e udhëheqjes se kryengritjes te cilat e çonin Shqipërinë drejt autonomisë politike në katër vilajetet shqiptare. Këta udhëheqës, para se të largoheshin nga Shkupi i bënë një ultimatum qeverise osmane: « Neve do te ikim nga Shkupi, duke i zënë bese fjalës se qeverise. Do te presim deri më 5 shtator. Po të mos mbani premtimet atëherë neve, sado që nuk lamë as ndonjë të besuar nga ana jone do te urdhërojmë përsëri. Nuk do te kërkojmë autonomi por do te ndahemi nga sundimi i perandorisë osmane”.Këtë ultimatum e nënshkruan: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Islam Spahia, Musa e Jahja Prizreni. Kërkesat e miratuara filluan menjëherë të zbatohen në të katër vilajetet. U organizuan mitingje ku flisnin patriotet për rendësin e kërkesave që do të çonin vendin drejt pavarësisë.”Oratoret – shkruante ne kujtimet e tij”- K. Grameno, -mbajtën fjalime, me anën e te cilëve shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin, se këto të drejta do t’i japin popullit shqiptar te gjitha mundësitë për të shkuar drejt progresit dhe ne ngritjen e një shteti shqiptar”.Veprimtaria atdhetare e “Heroit te Popullit” Isa Boletini dhe luftërat e tij te pandërprera gjate 35-vjetëve për liri e pavarësi te kombit tone kundër pushtueseve osmane, sidomos roli i tij si udhëheqës dhe organizator ne dy kryengritjet e mëdha 1910-1912, taktikat dhe strategjitë e jashtëzakonshme që diti t’i zbatojë e që do t’ia kishin zili edhe gjeneralët me akademi ushtarake më të zot të Evropës, bënë që shtypi evropian dhe amerikan ta krahasojnë me figurat me të shquara të popujve, të tyre. Një gazetar i kohës shkruante për heroin: “Titan do ta quaja, gjeneralin e madh te Kosovës”. Gazetat angleze e krahasojnë “Isa Boletinin me Robin Hudin, ato gjermane me Geo Berlingenin, zviceranet me Vilhelm Telin, ato italiane e quajtën Garibaldi i Ballkanit, Fan Noli e krahason me Xhorxh Ëashingtonin etj .Pikërisht në atë kohë shqiptaret kishin filluar kudo t’i zbatonin kërkesat ne fjale dhe te organizoheshin me mirë për një kryengritje të përgjithshme në të katër vilajetet për të fituar pavarësinë. Shtetet shoviniste ballkanike sulmuan në të gjitha anët si bisha te plagosura të katër vilajetet shqiptare për t’i copëtuar ne mes tyre. Heroi Isa Boletini se bashku me forcat e tij ishte nga te paret qe zuri gryken e Mitrovicës për të mbrojtur atdheun nga armatat serbe të cilat e sulmuan Kosovën në të gjitha drejtimet, te armatosura me armët me moderne të kohës. Pas një qëndrese heroike u detyrua te tërhiqet dhe të nisej në krye të 300 kalorësve drejt Durrësit. Atdhetari i shquar Ismail Qemali kishte dërguar telegrame ne Kosove që të niseshin delegate për të marrur pjesë në një kuvend qe do të mbahej në Durrës ose në Vlorë e do të vendoste për fatin e kombit.”Heroi i Popullit” Isa Boletini arriti në Vlorën heroike në çastin më kritik, për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Shkuarja e tij në Vlore u prit jashtëzakonisht mirë nga populli dhe delegate që kishin nënshkruar aktin e shpalljes se pavarësisë. Ajo duhej të mbrohej me çdo kusht nga ushtria osmane e cila ndodhej ne rrethin e Beratit. Tridhjete mije ushtare, në krye me Xhavit Pashën do ta kalonte ushtrinë në Skele të Vlorës për ta ngarkuar ne vapore. Ushtria pushtuese serbe ndodhej në Lushnjë dhe po e ndiqte ushtrinë osmane këmba- këmbës. Nëse do të kalonte ushtria osmane neper Vlore dhe prapa saj ushtria pushtuese serbe, do ta ulte flamurin kombëtar ashtu siç beri ne Tirane. Patriotet e ngritën flamurin ne 26 nëntor, kurse ushtria serbe e uli Heroi Isa Boletini, në këto rrethana tepër të vështira për kombin lëshoi kushtrimin ne Vlore e në Labëri. Iu përgjigjen me qindra vullnetare të armatosur dhe vetë neë krye të kosovareve zunë bregun e Vjosës. I dërguan fjale Xhavit Pashës për se gjalli, se ai nuk mund te kalonte neper Vlore. Xhavit Pasha u detyrua ta ndërrojë drejtimin për në Seman ku e prisnin anijet. Ushtria serbe nuk kishte aq forca sa ta sulmonte ushtrinë osmane. Po priste te largohej ajo nga Shqipëria e pastaj te marshonte drejt Vlorës. Qeveria e perandorisë austro-hungareze i kishte dhënë fjalën atdhetarit te madh e politikanit të mirënjohur ne gjithë Evropën, Ismail Qemalit se do ta njihte shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë. Ajo i dërgoi telegram urimi Kuvendit te Vlorës dhe qeverise se sapo formuar se e njohu Pavarësinë. Ne anën tjetër qeverise serbe iu dha ultimatum të ndalte menjëherë pushtimin e armatës serbe ma tej. Kosovaret e armatosur, ne krye me heroin Isa Boletini u bënë garda e parë kombëtare për të mbrojtur qeverinë shqiptare të Vlorës. Pasi u qetësua gjendja ne Vlore, Ismail Qemali, në krye të një delegacioni ku bënte pjese edhe Isa Boletini si përfaqësues i vilajetit te Kosovës u nisen ne kryeqytetet e Evropës që të kërkonin njohjen e shtetit me te katër vilajetet shqiptare. Ndalesën e fundit do ta bënin ne Londër. Aty do te behej Konferenca e Ambasadoreve Evropiane me kryetar ministrin e Jashtëm anglez, Eduard Grejn qe do t’i caktonin kufijtë e shtetit shqiptar. Delegacionin e priti vete ministri anglez i cili me humor tha: “Isa beg, ty nuk te mundi me te çarmatose një perandori osmane, ndërsa këtu tek ne te çarmatosi një portier”?Heroi iu përgjigj me krenari: “Jo besa, mua s’ka mund me më çarmatos as Turkia, as Anglia”, dhe e nxori revolen tjetër nga xhamadani i tij i famshëm qe ruhet edhe sot ne Muzeun Kombetar. Në Londër kishin filluar pazarllëqet për caktimin e kufijve tanë. Ambasadoret e Antantes qe ishin pothuaj, të’ Rusisë, Francës e Anglisë kërkonin një shtet te vogël shqiptar e ne anën tjetër austro-Hungaria dhe Gjermania kërkonin një shtet me një territor me te madh shqiptar. Kryetari i Konferencës Grej, hapi hartën e Ballkanit dhe e pa se ku binte Mitrovica: “Isa beg, – i tha! Po te ishte ma afër Mitrovica, për nderin tuaj, unë do ta bashkoja me shtetin shqiptar, veçse qenka larg”. Heroi iu përgjigj: “Unë s’kam ardhur këtu për Mitrovicën time, por kam ardhur për te gjitha tokat shqiptare që të jenë në një shtet”.Delegacioni shqiptar u kthye nga Londra shume i dëshpëruar. E kishte kuptuar se konferenca e Ambasadoreve do te linte shume toka shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj Isa Boletini, si Anteu edhe njëherë përpiqet te organizoje një kryengritje ne Kosove se bashku me Bajram Currin ne fillim te vitit 1913, pothuaj ne një kohe me kryengritjen e Dibraneve. Kjo u be vetme për t’i dhënë të kuptoje Evropës, se shqiptaret nuk do te pranonin kurrë’ copëtimin e tokave të tyre. Kryengritja përfshiu rrethin e Gjakovës, Rahovecit dhe iu afrua Prizrenit. Në atë kohë Serbia kishte grumbulluar forca të mëdha ushtarake. Shumica e kryengritësve shqiptare ishin te paarmatosur. Megjithë qëndresën e tyre heroike, ne krye me Isa Boletinin, ata u detyruan të tërhiqen. Siç dihet Konferenca e Ambasadoreve në Londër 1912-1913 la jashtë shtetit shqiptar dy të tretat e popullsisë shqiptare dhe te territorit duke i shpërblyer pushtuesit tanë grabitqare, Serbinë, Greqinë e Malin e Zi. Nga kjo padrejtësi qe nuk ka ndodhur me asnjë popull në botë, vuajnë edhe sot shqiptaret te ndare në pesë shtete megjithë luftërat e pandërprera që ata bene për t’u bashkuar. Atdhetari i madh Isa Boletini ndonëse shume i dëshpëruar qe Kosova me vise te tjera mbeten jashtë kufirit të shtetit të vogël shqiptar, përsëri gjen force për te kontribuar për konsolidimin e tij. Isa Boletinin si shqiponje e gjen kudo për te vendosur rregull e qetësi, me shprese se duke e forcuar atë, do te jete një baze e mire ne te ardhmen për te ndihmuar Kosovën e Camerine për t’u bashkuar me Shqipërinë. E gjejmë në Tropojë e Lume kundër hordhive serbe. E gjejmë ne Vlore e në Durrës kundra esatisteve. E gjejmë në Shkodër për ta mbrojtur nga pushtuesit malazez. Megjithëse ishte sëmurë nga ethet e malaria, ai mbeti i papërkulur, gjithmonë një vigan e kurrë nuk mundi askush ta çarmatose. Isa Boletini nuk luftoi për interesa vetjake ndonëse iu premtuan cifliqe e grada gjenerali nga sulltan e xhonturqit nga Serbia e Mali i Zi. Ai i përbuzi ato me neveri. Boletini luftoi 35 vjet për liri e pavarësi kombëtare me arme ne dore, duke zgjuar Evropën e përgjumur e te shurdhet lidhur me ceshtjen shqiptare, duke e detyruar atë ta pranoje se në Ballkan paska një popull shqiptar qe luftoka për te drejta kombëtare e nuk qenka një shtojce e perandorisë Osmane. Ajo qe disa here i ka mposhtur heronjtë tanë, ka qene tradhtia. Kështu ndodhi edhe me heroin Isa Boletini. Me 23-janar 1916, ai u sulmua pabesisht ne mes te Podgoricës nga një grup i madh malazezesh te armatosur. Edhe pse i plagosur rende,« luani» shqiptar nuk ndërroi jete pa e marre hakun e vet duke lënë të vdekur disa prej armiqve shekullore. Ai ra heroikisht për te mos vdekur kurrë duke u kujtuar brez pas brezi. Heroi Isa Boletini ishte shëmbëlltyre e virtyteve me te mira te kombit tone. Veprimtaria e tij mbetet gjithmonë aktuale për brezat dhe shprehja e tij e arte :« Unë jam mire kur është mire Shqipëria »..

 

Kasam Shaqirvela: Shum emna qe e sakatuen gegnishten por njani a komunizmi”…

 


Shum emna qe e sakatuen gegnishten por njani a komunizmi”…

Ishte ky titull si shkas për shkrimin tim të shkurtër eseistik që vijon këtu më poshtë:

*

“Faktet historike e shkencore nuk mund të kundërshtohen me kokëfortësi prej të pabinduri por ato ose pranohen dhe mbështeten si të tilla ose rrëzohen me forcën e argumentit duke i zëvendësuar me të vërtetat…”,… filozofemë nga K.Vela.

*

RRËNJËT E SHQIPES

*Gegërishtja është rrënja e parë e shqipes,…. po të pritet ajo,… shqipja zorr se mund të qënndrojë vetëm me rrënjën e dytë, toskërishten…. Gegnishtja është guri i madh në themelin e shqipes… dhe, po t’hiqet ky gur…, guri tjetër zorr se mund ta mbajë vetë themelin e shqipes… Gegnishtja është njëri nga dy direkët kryesorë të gjuhes shqipe,.. po qe se largohet nga konstrukti i shqipes kjo shtyllë…, shtylla tjetër zorr se mundet vet për ta mbajtur drejt kulmin e gjuhes shqipe,… çatia e saj, herdo-kurdo, ka për t’i pikuar…e pastaj edhe për t’iu rrenuar dhe rrëzuar…!

Feri Arifi: Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak

 


Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak.

Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak.

Ndërsa serbeve kolon u ipej tokë më 1912 deri më 1926 edhe nga 10 hektar. Por ata shqiptarët e turqisë as me lek smunëden me i bler tokat e tyre nga pasunikët shqiptarë që kan bër sllavrimin para vitit 1999 nga regjimi komunist, titist e demokratet e ri. Shpërngulja e shqiptarve ishte e detyruar me dhunë nga Serbia, Maqedonia, Kosova, dhe Sangjaku.

Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe por dhe të ndryshme, atyre njerëzve që janë dëbuar nda viti 1821 deri në 1963. Familjet shqiptare të gjitha janë nga hapësirat e Ilirikut, pushtuarëve shqiptar as që ju kujtohet ky egzodus.

Për popullimin dhe kerkim kthimin e shqiptarve në tokat e tyre nga shtetet ballkanike. Ata duhet të kthehen në pronat e tyre të shqiptarëve të cilët u dëbuan, nga qeveria serbe mbi 3000000 banorë. Ndërsa familjeve serbe, shqiptaret atyre kolonve ua paguajn sot ç edhe rrymen.



E vërteta e lashtësisë nxirret në dritë përmes gjuhës shqipe!…


Shkruar nga Sami Arifi


Shkruan: Sami Arifi

Robert Jokli në librin e tij të vitit 1924 “Reallexikon der Vorgeschichte” i zgjeron studimet e tij mbi ilirët dhe trakët: “Si do që të jetë, ne vrejmë se trashigimit gjuhësore që rrjedhin nga gjuhët e lashta të Ballkanit, siç janë ato të ilirëve dhe të trakëve, janë ngushtë të lidhura me gjuhën shqipe”.

Roma madhështinë e saj ia kishte borxh jo vetëm pellazgo-etrukëve, sepse nga fiset e Ilirisë ishin ushtarakët më trima e gjithashtu edhe një numër i personaliteteve, siç ishin:

Konstandini i Madh, Diokleciani, Aureliani (i njohur si restitutor Orbis), dhe në Bizant juristi i madh Justiniani dhe shumë të tjerë. Është e drejtë të përkujtojmë se Jul Cezari sipas llogarisë së tij në “De Bello Civili” shkoi të përfundoi studimet e tij në Durrës, ashtu sikur i nipi i tij Oktaviani që i përfundoi studimet  në Apoloni, qytete këto që sot gjenden në Shqipëri.

Për ta nxjerr të vërtetën e lasht në dritë, duhet studiohet gjuha shqipe, të cilin studim të shqipes e bënë shumë gjurmues, ku, ndër ta ishte edhe prof. Zacharie Mayani nga Universiteti i Sorbonës në Paris, i cili për këtë qëllim e mësoi shqipen dhe i thelloi njohurit e tij të mëdha në Shqipëri dhe kështu pati mjaft suksese që ta nxjerr të vërtetën në dritë.

Edhe prof. Skënder Rizaj i dal nga Universiteti i Prishtinës, i cili me ndihmën e gjuhës shqipe me sukses i interpretoi mbishkrimet e zbuluara në Turqinë Perendimore, ku në lashtësi jetuan fiset pellazgo-ilire. Kurrësesi nuk harrohen studimet e thella të Xhuzepe Katapanos, i cili duke iu falenderuar punës së tij, hedhi në dritë të re idiomën e brendshme (esoterike) të pjesës tjetër të Mesdheut, të Faraonëve të Egjiptit (FARA-farë, depozitë, ONE=jona).

Sipas Katapanos mësojmë se teksti më i vjetër hieroglif në posedimin tonë daton që nga dinastia e V  dhe VI, pra, pas mbretit të parë të “racës njerëzore” MENE (në shqip ME NE). Në vazhdim Katapano thotë se Perëndia (në shqip THOT=fjala) Thoti ishte më i madhi zhvillues i kohërave të lashta dhe zbulues i dy alfabeteve, atij hieroglif dhe fonetik, në kohën e “Kronologjisë hyjnore” periudhë kjo e cila ka humbur në errësirën e tokës.

Thot, si “Zot” mund të ketë qeverisur Egjiptin e Epërm dhe të Ultë shumë më parë se epoka paleolite dhe duhej të ishte përcjelluar nga MAT, hyjnesha e drejtësisë. Mat në shqip do të thotë, i urtë, i drejtë. Pra, kjo është fjala që e ka gjetur në një mbishktim, Katapano, në muzeun e Tarquinias në formën eprore MATIUAL, më i urti, saktësisht në atë që thotë.

“Më i larti, më i urti, në krahë të tij, në anën e tij mund ta vendos atë…”

Prandaj mund të thuhet se kjo vazhdushmëri e gjuhës e ka freskin e ujit vërshues dhe tërheqjen rrënqethse të rizbulimit të rrënjve tona të lashta dhe të tanishme.

Aleksandër Stipçeviq, është kategorik në pohimin se cilido ekspert që dëshiron të jetë i saktë në studimin e pallazgo-ilire duhet doemos të njohë gjuhën shqipe. Ai thekson se Iliria nuk i përket vetëm të kaluarës, sepse në Ballkan elementi ilir ende jeton, pra, ata janë shqiptarët. “Kështu që, shton ai, është e pamundur të shkruhet historia e popujve ballkanikë pa e njohir gjerësisht nënshtresën kulturore ilire”.

Prandaj ai saktësisht mendon që ilirët edhe sot paraqesin temë me interes të vazhdueshëm për Evropën në tërësi. Edhe dietari, Hans Krahe, pas përfundimit të studimeve të thella përfundon: Një numër i konsiderueshëm i fjalëve të dialektit Darian nuk mund të kuptohet me anë të greqishtës, derisa mund të sqarohet me mënyrat e rregullave linguistike të ilirishtes, pra të gjuhës së moçme shqipe.

Dietari austriak Hahni i cili për shumë vite ishte konsull në Janinë, kishte një interes të madh për zbulimet arkeologjike në Shqipëri, sikurse edhe për gjuhën dhe traditat e vendit. Pasi vizitoi rajone të ndryshme dhe mësoj dialekte të shqipes , më 1854 botoi në Vjenë një libër interesant “Albanische Studien” (Studime shqiptare) ku në mes tjerash pohon: “Shqiptarët janë autokton sepse rrjedhin drejtpërdrejti nga ilirët, sikurse edhe populli i Maqedonisë së Epirit, të gjithë të rrjedhur nga pellazgët parahistorik”.

L. Benlov në veprën e tij “La Grece avant les Grecs” botuar në Parisë më 1877, shkruan:

Vetëm një gjuhë ka qenë deri më tani që ka hedh dritë në emrat e këtyre vendeve, e ajo është shqipja”.

Sami Arifi:Gjuha e moçme shqipe ishte gjuhë e parë hyjnore e njerëzisë në Tokë!…

 


Sipas librave profetike, Biblës, në kohë të hershme “mbarë Toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njejta“, por këtë të vërtetë e pohon edhe Kur’ani. Cila, pra ishte kjo gjuhë mbarënjerëzore?! Kjo ishte natyrisht gjuha hyjnore e profetëve të cilën e kemi qyajtur “gjuhë-nënë”, më saktë kjo gjuhë ishte pellazgjishtja-ilirishtja-shqipja e moçme.

Latinishtja, greqishtja, e ashtquajtura sllavishtja e vjetër dhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, ishin gjuhë administrative të Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe të Perandorisë Osmane. Prandaj, kur “vdiqën” këto Perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative, dhe, si të tilla, latinishtja, greqishtja dhe e ashtquajtura sllavishtja e vjetër, por edhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, pra, ishin gjuhë administrative të perandorive që i cekëm më parë. Në këtë mënyrë kur vdiqën këto perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative. Prandaj, latinishtja, greqishtja, sllavishtja dhe osmanishtja janë gjuhë të “vdekura”.

Rezultatet shkencore të Xhuzepe Katapanos, e në mënyrë të veçant dy veprat e tij. Thoti fliste shqip, para 12 mijë vjetesh (1984), si dhe Lashtësia e Gjuhës Shqipe (1988) janë mbështetje të fuqishme në të mirë të konstatimeve shkencore. Hieroglifet e Thotit të prezentuara në veprën e Katapanos, janë në të vërtetë, citatet e Zotit dërguar profetit të vet, Thotit.

Hieroglifet e Thotit përfaqësojnë Librin e shenjtë që i është dërguar profetit Thot para 12 mijë vitesh në gjuhën e Tij-në gjuhën shqipe. Ky është fakt i padiskutue, sepse përmendet edhe në librat e mëvonshme profetike, e në Bibl e në Kur’an.

Për këtë arsye fjalët shqipe që figurojnë në Bibl dhe në Kur’an s’janë tjetër pos fjalë hyjnore të bartura nga librat e shenjta më të hershme, fjalë këto të Zotit të madhërishëm që ua ka dërguar profetëve të Vetë: Ademit, Thot-it, Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Mojsiut), Dautit (Davidit), Isait (Jezusit) dhe Muhamedit.

Xhuzepe Katapano në veprën e vet “Antichita della Lingua albaneze” dëshmon se nga profeti Ibrahim (Abraham) e deri te profeti Isa (Jezusi) të gjithë profetët ishin pellazë-ilirë. Edhe vetë emërtimi arab ka etimologji pellazgo-iliro-shqipe të lashtë, e jo etimologji arabe, sepse gjuha arabe është gjuhë mesjetare e jo antike.

AR-ar:ë=tokë dhe AB-uj:ë-i, prandaj, do me thotë ar+ab=arë me ujë. Emërtimi i këtillë fillin e ka nga koha e profetit Ibrahim (Abraham), i cili si hiks (ikës-emigrues-muhaxhir) nga Mesopotamia, ku jetonin pellazgo-iliro-shqiptarët e lashtë, vendoset në Kanan (Palestina dhe Arabia e tanishme), në kohën e të cilit buron, mu te Meka e sotme, burimi i ujit Zemzëm-burim i shenjtë. Kjo ndodhë në shekullin XXII-XXI para erës sonë. Prandaj Ar-ab do të thotë toka me ujë (burim të Zemzemit). Nga koha e tillë emërtimi Kanan fillon gradualisht të zëvendësohet me emrin Arab-ia.

Grekët e kohës së sotme janë në të vërtet konglomerat i etnosit shqiptar, vllah dhe turk, ndërsa gjuha e sotme e tyre është përzirje e gjuhëve italo-sllavo turke.

Ami Bue ndër të tjerash shkruante se shqiptarët janë stërnipërit e ilirëve të lashtë, ndërsa E.L.Clark (MCM) ishte i mendimit se shqiptarët i takojnë racës pellazgjike dhe racës ilire.

Në vepren prej dy vëllimesh të John E. Blunt-it (1878), përkitazi me shqiptarët, ndërmjet tjerash, thuhet: Për shqiptarët pak dihet në botën e qytetëruar. Shqipëria e cila ndodhet në Ilirinë dhe Epirin e Vjetër, në mesjetë nga osmanët, quhej arvanasi, më vonë Arravutluk, nga grekët Arvanitia; por në gjuhën amtare të shqiptarëve ajo quhej Skiperi, ose toka e shqipeve.

Lordi anglez G. C. B. Broughton (1855), ai i dallon albanët evropian, të cilët jetonin në Ilirinë Jugore, d.m.th., në Albanopolis ose në Albasano dhe albanët aziatikë, të cilët jetonin në Albani (Kaukaz), në mes Iberisë e Detit Kaspik. Albanët aziatik të cilët quheshin arrnavudë doli sinonimi modern arnaud për të gjithë shqiptarët (pellazgë, ilirë, shqiptarë), pa marrë parasush se a ishin të Azisë apo të Evropës (1855), ndërsa sipas D. K. Jovanoviqit (1880) shqiptarët janë populli më i vjetër i Siujdhesës Ballkanike dhe se shqiptarët konsiderohen se janë ilir. Edhe Anglezi Edwin Pears (1911) pohoi se shqiptarët janë pasardhës së racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, më saktë janë pasardhës së racës ariane.

“Vrimat e krimbave“ mund të shërbejnë si kanale të qëndrueshme në hapësirë

 


Një studim i ri ka minimizuar frikën se vrimat e krimbave nuk do të ishin mjaftueshëm të qëndrueshme.

Në pamje të parë, një vrimë krimbi mund të duket si një koncept i drejtpërdrejtë – lidh dy vrima të zeza në pjesë të ndryshme të kozmosit për të krijuar një tunel përmes të cilit një udhëtar hapësinor mund të kalojë.

Megjithatë, në realitet, nuk është aq e thjeshtë.

Është sigurisht një ide që ka ekzistuar për një kohë – fizikantët Albert Einstein dhe Nathan Rosen hodhën një vështrim shumë serioz në konceptin në lidhje me teorinë e përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, duke teorizuar ekzistencën e asaj që njihet si “ura Ajnshtajn-Rosen”. “

Megjithatë, në vitet e fundit, fizikantët kanë hedhur dyshime serioze mbi mundësinë që një strukturë e tillë mund të mbetet ndonjëherë e qëndrueshme aq gjatë sa dikush të mund të udhëtojë përmes saj.

Sipas të gjitha gjasave, ata argumentojnë, një vrimë krimbi do të shembet pothuajse menjëherë.

Ndërsa kjo do të duket të jetë gozhda e fundit në arkivol për idenë e përdorimit të krimbave për udhëtime në hapësirë, një studim i ri që atëherë ka kundërshtuar këto gjetje duke sugjeruar që vrimat e krimbave mund të jenë në të vërtetë shumë më të qëndrueshme sesa besohej më parë.

Fizika që qëndron pas mekanizmit përmes të cilit teorikisht është e mundur kjo është mjaft e ndërlikuar, megjithatë e gjitha ka të bëjë me atë që njihet si metrika Eddington-Finkelstein dhe çfarë ndodh me një grimcë sapo ajo kalon horizontin e ngjarjeve të një vrime të zezë (gjysma të një vrime krimbi teorik.)

Hulumtimi i ri, i cili u krye nga fizikani Pascal Koiran nga Ecole Normale Superieure de Lyon në Francë, sugjeron se udhëtimi me krimbin mund të jetë në fakt i mundur.

Nëse është e vërtetë, ndoshta brezat e ardhshëm një ditë do të mësojnë se si t’i përdorin ato për të eksploruar yjet.

Astronomi amator zbulon galaktikën e re xhuxh

E quajtur Peshqit VII/Triangull (Tri) III, galaktika e sapozbuluar është një kandidat satelitor xhuxh ultra i zbehtë i  galaktikes Triangulum (e njohur edhe si Messier 33 ose M33).

Ky imazh tregon Peshqit VI/Tri III, një galaktikë xhuxh e vendosur 3.2 milionë vite dritë larg në konstelacionin e Peshqve.  Kredia e imazhit: DESI Legacy Imaging Surveys.

Peshqit VII/ Tri III u zbuluan në konstelacionin e Peshqve nga astronomi amator Giuseppe Donatiello duke përdorur të dhënat e imazhit publik nga Anketa e I      mazheve te Trashegimise.

Zbulimi u konfirmua më pas nga një inspektim vizual i  imazheve SDSS DR9 dhe vëzhgimeve pasuese duke përdorur Teleskopin Italian Nazionale Galileo.

Peshqit VII/ Tri III shtrihen në një distancë të parashikuar prej 72,000 parsekësh (234,833 vite dritë) nga galaktika Triangulum.

Mund të jetë ose një satelit i izoluar ultra i zbehtë ose sateliti i dytë i njohur i galaktikës Triangulum.

“Njohuritë teorike rreth formimit të galaktikave do të thotë që ne do të presim të shohim shumë më tepër galaktika të vogla që rrotullohen rreth galaktikës Triangulum,” tha Emily Charles, një Ph.D. student në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Surrey.

“Megjithatë, deri më tani ai ka vetëm një satelit të njohur.”

“Nëse kjo galaktikë e identifikuar rishtazi i përket galaktikës Triangulum, kjo mund të nënkuptojë se ka shumë të tjera që nuk janë zbuluar ende pasi ato janë shumë të zbehta për t’u shfaqur në sondazhet e mëparshme të sistemit.”

“Galaktika Triangulum aktualisht sfidon supozimet e astrofizikanëve, por ky zbulim i ri fillon të na sigurojë se teoritë tona janë të sakta.”

Për të konfirmuar nëse Peshqit VII/Tri III janë të izoluar apo një satelit i galaktikës Triangulum, astronomët duhet të matin me saktësi distancën nga galaktika dhe të shohin se si lëviz ajo në krahasim me shoqëruesin më të madh.

Të dy kërkojnë imazhe të mëtejshme duke përdorur teleskopë të tjerë.

“Imazhi i thellë nga Hubble do të na lejojë të arrijmë yje më të zbehtë të cilët veprojnë si vlerësues më të fuqishëm të distancës, pasi kanë një shkëlqim standard,” tha Noushin Karim, një Ph.D. student në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Surrey.

“Për të konfirmuar lëvizjen e galaktikës së re, ne kemi nevojë për imazhe nga një teleskop 8-m ose 10-m, si Keck ose Gemini.”

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...