2024-01-31

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më sublim që kanë krijuar shqiptarët në shekullin XX”!

        

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS.



  STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN 

 Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga rrethanat historike dhe gjeopolitike të shqiptarëve në një anë, që mbanin “medalonin” e urrejtësit të Perendimit dhe të Lindjës, që e kishte instaluar sistemi totalitar në Shqipëri, ishte e papërthekushme nga “mendja e njeriut” që një pjesë e kombit të futët në luftë me një ‘superfuqi’, që përfaqësonte Botën e Tretë, që përfaqësonte në NATO elemntin bashkërenditës në situata ekstreme antiruse, që në të njetën kohë përfaqësonte elemntin e “gjakut” sllavë, e që padukshëm Serbia, (lexo RSFJ-RFJ) rrinte në prehrin e Rusisë, ka mundur ta bënte J. B. Tito që në të njetën kohë i mbante tri “personalitete” në një trup të sllavit dinak . 







 Në atë prehër, edhe Ukraina e mbante dikur RFJ në prehër në një qoshe të karrikës së pushtetit në Kievë. Në këto rrethana ishte e nevojsme që nacionalizmi të transformohet nga enverizmi në kombëtarizëm, nga dgmatizmi në nacionalizëm dhe nga ekstremizmi në realizëm , se “miza në perspektivë do ta rrëzon bulallin për toke” . Këtë shkollë e mësonte Adem Demaçi, posa doli nga burgu, për ta begatuar me tolerancë speciale politike, se: “peni nuk këputet prej së hollmi, por vetëm prej së trashmit. Natyrshëm bymimi i penit kalbet nga pesha dhe asgjasohet tërësisht, por këtij procesi i ndihmon pushka dhe ata që kanë sedër dhe guxim ta bartin. Në anën tjetër libri i shkruar mirë dhe me porosi civilizuese, bënë që krisma e pushkës më largë të ndihet. E libra të këtillë tani shqiptaria ka jo mjaftë, por për fillim mjaftueshëm”. E UÇK erdhi si pranvera me lule shumë dhe për 180 shkallë e ktheu “rrotën e historisë”, që të lëvizë ndryshe. Prandaj, shtrohet pyetja, cila ishte ajo “rrotë” që e bëri SHBA-n dhe Britaninë mos ta lëshoin shansën e ta kenë çelësin e Detit Adriatik në duart e veta. Përgjegjën në këtë pyetje, kush dëshiron për t`i lëshuar spirancat më sigurt në port, i gjenë duke hulumtuar teorinë, idenë, fjalën, dhe lindjen e UÇK-ës, kuptohet me vargoj gjaku pa pushim, herë ata vargoj ishin të mëdhnejë e herë ishin më të vogjël, por të gjithë ishin shpëtimtar dhe rreshtonin mabarë godinën kombëtare. Po tani shtrohet edhe një pyetje. A ishte ajo filozofi e UÇK-ës rreshtim i nevojës, traditës apo aksiomës se më nuk ka pritje dhe në stilin “është momenti disajd”, doli në skenën historike si një meteor. Jo UÇK ka histori dhe për te mund të shkruhen ese dhe fiozofi hegeliane dialektike, por edhe racionaliste, sepse aty sikurse kmisha veshur ishte realiteti “Mendoi pra jamë” dikushi, që iu kam qëndruar okupatorëve dhe i kam përmbysur me toprak, e pra pse mos ta përmbys edhe këtë kur mundem. Vetëm duhet filluar. Dhe hipoteza se a ishte shpëtimi duke “fjetur pa fakturë” në Tiranë, për t` i dalë zot atdheut apo kishte ndërruar “zemani”, mbetej të shihej kur të fillojë lufta e mejdanit të hapur. Dhe atë mejdan e filluan djemt më të virtytshëm të Kosovës, por me mësuesit nga Tirana të shkollës “Skenderbej”. E këtu është çelësi i kalasë. Unë mednoi, se të përgjigjesh në këtë pyetje, nuk të ndihmojnë dokumentet, për faktin se nuk mungojnë (!), por që nuk e kanë ende kohën e pjekurisë. Por një testamnet duhet ruajtur për ta hapur kalanë me shumë kujdes, sepse dera e kalasë është shumëdimenzionale. Për faktin se vetëm me vështrime logjike, ajo derë nuk ka tani për tani brum që të ngrihet e të peshohet mbi te. Pra, mund të “asfaltohet” rruga e UÇK-ës, drejtë Perendimit, nëse e kultivojmë filozofinë e saj në nivel popullor, jo të ngusht, por mjaftueshëm të gjerë sa që të kuptphet dhe të marrë dorë e të bëhet model për luftëra tjera, gjithnjë të drejta. Edhe një pyetje provokative, mund të bëhet. A ishte Tirana aq e varfër, sa që diaspora shqiptare nga Gjermania dhe Zvicra (në fillim-hb), më vonë u bashkangjit edhe dispora shqiptare në SHBA, me në krye Joe Dio Guardin, AJO që sajoi dhe trasoi rrugën e fillimit të luftës dhe fitorës, me shenjën NEOLUFTË . Kësaj pyetje i përgjigjemi me një PO, të nevojshme që të objektivizohet, në proces jo fiktiv, por kolektiv dhe popullor, ku realitetin e kupton së pari Piramida në themel , e pastaj maja e saj. Pra për ndërtimin e UÇK-ës duhej një piramidë e re politike që do të lulëzoj dhe të bëhet “gjymtyrë e NATO-s”. E këtu pushon filozofia Adem Demaçi-ane me djemt dhe vashat e kombit të tij në fund të shekullit XX, filozofi kjo që i kishte qëndruar acarit të dimrit siberian nga viti 1958, kur u lind zyrtarisht. Dhe kjo PO, për UÇK-ën nuk mund të zbërthehet me argumente të “mëdha”. Çështja mund të kuptohet nga thermiat e problemit të robërisë që quhej Kosovë, që ishte ngulitë në kokat shqiptare se është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike dhe këtë të drejtë na e ka dhuruar jo qielli e as ndonjë dhuratë jashtëtoksore, por na ka lënë amanet Lidhja Shqiptare e Prizrenit, do ti thot Adem Jashari profesorit të vet në Akademinë “Skenedebej” në Tiranë. Për çudi, në çastet e shembjes së komunizmit në Shqipërinë Bregdetare, shumë “analfabetë”, që punonin punë fizike nepër Europë, e që ishin nga Jugosllavia, u bënë “biznesmenë” dhe plasuan projekte ekonomike në Shqipëri. Trasformimi filloi si një ëndërr. Madje të tillët si “biznismenë” u bënë në proces edhe korrespodentë – “gazetarë”, të cilëve një grup intelektualësh nga Shtabi i Anton Qetës, e më vonë Adem Demaçit, ua shkruanin “lajmet dhe analizat”. E ato “analiza” ose i shfrytëzonin pushtetarët pa pushtet, ose i botonin kllot, nepër dy tri gazeta të cilave u duheshin para, si në Prishtinë, në Tiranë edhe në Shkup. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është projekti më sublim i historisë shqiptare në fund të shekullit XX-të, për faktin se i tërë kombi për herë të parë u kthye andej kah e ka ardhmërinë, u kthye kah Perendimi, u kthye pa frikë kah vetvetja. Tash, ishte vënë në lëvizje një trust mendor edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, sa që “orteku” pati filluar të rrokulliset i bashkuar, sepse parat ishin të Kosovës, e armatimi që duhej ishte kryesisht nga “depotë e Enver Hoxhës”, të dyja si faktor duhej por nuk ngjante që sopata t`i pres në një vend. Mjerisht tehu i sopatës filloi të topitet shumë keq në Kosovë, sidomos pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1995 (Dejton). Kështu flitej atëherë, sidomos pas daljes së Adem Demaçit nga burgu më 1991 e deri më 1995, kur nuk piku asgjë nag qielli sepse nuk kishim luftuar . Adem Demaçi mësues i politikës aktive me mjete tjera Ky personalitet ishte polidimnzional dhe ishte vështirë të gjindesh pranë tij, sepse poltronët dhe superpoltronët e patën ngulfatë gati për dy vite, se: “Ka qenë i dobishëm vetëm sa ishte në burg, kurse tash politikën e bëjnë ata me kravata dhe me parti pronare, të cilën turma e voton 106 për qind”. Në anën tjetër, shumë kusarë politik mendonin se do të fitojnë me Bacin pushtet; shumë mendonin se me te do të fitojnë autoritet, shumë mendonin se me te, do të fitojnë para, duke iu turrë popullit se u kishin “ardhur kohët e arta”, dhe Kosovën me “dy pushtete” shumë shpejtë do ta shndërrojnë në parajs të demokracisë. Po, para daljes së Bacit nga burgu, disa intelektual kishin themeluar parti politike. Kishte prej tyre që shfaqnin ide romantike në politikë, sepse nuk ishte e mundur të ndodhë edhe çlirimi edhe bashkimi i shqiptarëve, për njëherë. E vërteta për çlirimin thonin se nuk ka dilema, por për bashkimin tani kur Lideri i tyre po fotografohet me kolos të politikës, ka nxënë pusi dhe po mendon: a t`i bashkohet Kosova Shqipërisë, apo Shqipëria t` i bashkohet Kosovës. Për këtë variantin e dytë bisedonin nepër koluare, kurse nepër kafene bisedonin për letërsi dhe lajme gazatash me nga trembëdhjetë rreshta. Po kishte, atëbotë edhe parti të “boshtit”, që kishin siguruar para, por nuk kishin ende kapital për projekte madhore, prandaj zunë të regjistrohen të gjitha në Beograd dhe të propogandonin hapur e me guxim Republikë për Kosovën, ose një variant speciale: “bashkim me Shqipërinë”, si parullë sa për të trembur miza nga kulaqi i bukës, me katër qoshe, që nuk ekzistonte. Në këto rrethana u ideua (1983) dhe lindi (1993) UÇK, për ta venë okupatorin para një debakli për fillim psikologjik, sepse “koha e demonstratave dhe grevave”, duhej të shënonte fundin e “lojës” me zjarr. E vërteta, nga 70 deri në 78% e popullit në Kosovë ishte me LDK , nga 1989 kur lindi. E kjo parti e kravatave dhe “uniformave” me ngjyrë të zezë, me pamje si të hekurosura këndshëm, ne të tjerët duhej të ishin dallues kurdoherë por kur të organizon “Partia e Sulltanit” zgjedhje nën okupim, pa menduar fare duhet ta votojmë sepse Papa është dorzan i miqësisë dhe fitorës për të dhe në te. Në realitet qysh nga lindja nuk dihej a mori në thua, apo orteku u rrokullis nga përroi në maje të malit. Politikë e vështirë ishte të ndodhë çdo gjë nja 108 metra largë ndërtesës së UDB-s. E kundërta, ata të idesë së politikës me mjete tjera, siç mendonte Adem Demaçi, si ushtar i idesë së luftës, iu kishin përvjelë punës dhe patën filluar të bartin, tash jo literaturë ideologjike, largë asaj (?), por armë që të përgjigjen ndaj armikut me të njejtat mjete dhe qëllime. Pra, ta qëlloin armikun aty ku i dhembë më së shumti, ta qëllojnë policinë dhe hafijet e saj. E kundër kësaj shkolle Adem Dema është luftuar dyfish: nga ata tanët dhe ata të huajtë. Ec e fito tash në këtë sulmë të trefishtë, sepse dy palëve të para iu bashkangjiteshin edhe ndërkombëtarët. Në këtë propocion Bacit nuk i vlonte uji, sado t`i jepte zjarr përfundi, iu pati thënë më 1995, pas Konferencës Dejtonint. E vërteta, qysh atëherë (1993), pati filluar një propogandë të lansohet se Kosova do të ndahet në Kosovë dhe Metohi (Rrafsh i Dukagjinit), krejtë me qëllim për ta bërë tërësinë të paqëndrueshme, të diskutushme. Më vonë, diagnoza e vjetër mbeti dhe u lansua (1997) parulla se: “Veriu i Kosovës” duhet të mbetet algoritëm që tregon se: “shteti i Kosovës është i paqëndrueshëm”. Prandaj, duhet propoganduar federatë repubublikash në RFJ (Markoviqi, bythec i S. Milosheviqt). Mbi këto valë analoge politike, edhe në Ukrainë (2013) u krijua filozofia se së pari: “duhet okupuar Krimenë e pastaj disa pjesë lindore të saj, krejt me moton se po i çlirojmë vllazrit copa – copa”, për ta shfaqur qëndrimin se Ukraina nuk mund të ekzostojë si shtet”- (Dugin, gjeostrateg i Putinit). Edhe më konkretisht, këto ditë (prill 2022) kur Albin Kurti shfaqi një ide se e përkrah luftën e drejtë të Popullit Ukrainës, në të njetën ditë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoan, në Qipron që frymon turqisht tha se: “Turqia dhe Kosova janë shtete mike”. Ky aludim ishte që Grekët mos ta pranojnë Republikën e Kosovës, sespe kanë “hesape të pazgjidhura me Ankaranë”. E pra, mikut nuk i ndihmohet kështu, duke i vënë kungja në kurriz. E me këtë fjalor ka folë Adem Demaçi, prandaj si politikan, nuk ka mundur të krijoj “dy gurë në themel”, sepse as ndër sy e as pas sysh nuk ka folë e vepruar ndryshe, por vetëm DREJTË për DREJTË. Atë që Serbia nuk e arrinte dot me aeroplana, mizori dhe me topa, shpresohej se do ta arrijë me liturgji dhe me popa. Lidhur me këtë shqiptarët dhe Adem Dema, e kishin provuar me kohë, se çka është lufta demokratike, për dike realitet e për dikend frikë, apo e drejtë nacionale me dy shpejtësi. E duke mos durauar padrejtësinë në “dy shpejtësi” në Shqipërinë Kontinetale, e okupuar nga Serbia, do të provohet që një pjesë e popullit të shpërngulet, një pjesë të konvertohet nga nacionalizmi në ideologji marksiete, ndërsa një pjesë të mbetet nacionaliste por duke ia munguar të drejtën të jetë komb, apo pjesë e tij, sespe dikush duhej të ishte: “Albanac” e dikush “Shiptar”. Krejtë thjeshtë, për t` u propoganduar se kjo popullsi që fletë shqip, por në dialekte të ndryshme, nuk është një. Së këndejmi te rinia e Shqipërisë Bregdetare, vërehet dukuria se ishte shumë më afër për ta konvertuar platformën rreligjioze, në strategji kombëtare, e pastaj ato të dyja të shkrihen në nacionalizëm të pastër që mendon, flet dhe jeton shqip. Ky realitet luftohej që mos të depërtoi këndej Alpeve Shqiptare. Por, nuk pati erë as stuhi që ta ndalë. Asaj ere pati filluar me kohë t`ia marri aromën RINIA atëdhetare e Univerzitetit të Prishtinës, erë ajo që më 1968 e mori licencën europiane dhe me atë patent do të viojonte rrugëtimin, pa u trembur kurrë, herë me greva, herë me demonstrata e më në fund me armë, e që të tria i kishin hije si dielli dhe shiu kur e ushqejnë tokën. Transferimi i historisë së dyfisht në front politik dhe ushtarak para realitetit “krejt ose asgjë”! Nga fillimi isha në detyrën e këshilltarit për histori, diplomaci dhe politikë, në Zyrën e Adem Demës. Isha jo pa emocione aty, sepse me një anë e kryenim një detyrë që të luftojmë okupatorin dhe t`i diskreditojmë saboterët e shumtë, që ishin brenda kombit. Fjala UÇK, për neve të ZYRËS… sa vinte e po shtonte peshë politike, ushtarake dhe kombëtare, dhe (për mua) ajo peshë madhështore nuk është zvenitur kurrë. PO, dikush do të më pyeste kur keni qenë më krenar se kurdoherë në jetë. Do të përgjigjem shkurt dhe shqip: Atë moment kur nga Bajrush Behrami kam dëgjuar se: “Po vijnë në UÇK oficerët nga Shqipëria Mëmë”. E them të vërtetën, nuk dëshiroja për të mësuar emra, sepse nga Baci e kishim një këshillë nga fillimi: “JU që keni ardhur të punoni me Mua për UÇK-ën, ta dini se në çdo moment mund të vriteni. Mos ia filloni kësaj pune me dy mendje. Këtu punohet edhe për me vdekë. Kush don të punoi dhe të vdes, lakonu në anën e majtë. Kush donë të punon e nuk donë të vdes, le të lakohet në anën e djathtë”. Ata që janë lakuar në anën e dajthtë, gati të gjithë kanë vdekë, natyrshëm pas çlirimit. Ata që kanë dashtë të punojnë dhe të vdesin, gati të gjithë janë gjallë. Po, Baci na tha këtë edhe nga frika se asnjë pjesëtar si emër të UÇK-s , nuk guxoni ta mbani të shkruar. Do të ishte mirë që mos ta mbani asnjë emër në mend, për faktin se kur të nxineni, nuk do të dini për të treguar edhe nëna kur u ka lindë”. Në këto rrethana kur dëgjove se po vijnë djemë e vasha, si oficerë të shkolluar nga Shqipëria, nuk munda të durohem dhe hyra në Zyrën e Bacit dhe i thash: “E fituam luftën…”. Baci pa u lëkundur nga vendi më pyeti shkurt si dinte Ai: “Cili është argumenti?. Po i thash, dëgjova se kanë filluar të inkudrohen në UÇK oficerë dhe ushtarë nga Shqipëria Bregdetare. Baci: Lajm i mirë dhe i pakthyeshëm. Na i jep emrat. Unë: Jo nuk kam asnjë emër, as nuk i di, as nuk i demantojë, sepse ndieva nga ata që e kanë obligim ta mësojnë. Baci: Po obligim e ka edhe armiku. Unë: Jo, Bac, shqiptarë janë dhe nuk më rrejnë. Janë të shkollës suej. U gëzua që nuk gabova në hapa dhe u ngritë e më përqafoi. Në atë atmosferë Baci e tha një fjali që duhej ta kishim si busollë: “Ata që lansuan parullën “krejtë ose asgjë ngadal po fitojnë asgjë, por çmimi jonë do të jetë i kushtueshëm, shumë i shtrenjët”. Duka u nis për të dalë i shtova: Ani Bac, çmimin je i gati ta paguejmë, por mallin dikush do ta trashëgoi”. Ndalu, tha duhet ta bëjë një pyetje, por nuk dua përgjegje: Këta të 1968, a i kanë rrokë armët. Nuk kam informata, i thash. Shumica janë me LDK-ën, por janë të rreshtuar drejtë edhe ata të 1981 e tutje, kuptohet ata kulmorët. Tani në këtë shkrim do t’i shënoi vetëm dëshmorët e rënë për lirin e Kosovës e janë nga Shqipëria Bregdetare Ta them të drejtën, isha i bindur qysh më 1995 se UÇK do të themelohet në Shqipëri, nga oficerët e shkolluar dhe ushtarët e tyre me përvojë profesioanle. Fare pak besoja në luftën e LPK-ës, të cilën e admiroja paskajshëm, sepse gati të gjithë (ata që i njihja-HB) ishin patriotë dhe kishin kaluar vite të tëra nepër burgjet jugosllave. Më vonë (1996) u binda se LPK do t` i prijë luftës në çdo etapë, pa u lëkundur nga istikamet politike atëdhetare. Po cilët ishin dëshmorët e krenarisë kombëtare? Ishin: Indrit Lulzim Cara, nga Kavaja, Tahir Mal Sinani nga Tropoja, Dine Alush Koleci , nga Kishaj-Krumë, Arian Qamil Brahimi nga Shkodra, Halil Riza Coka nga Kuksi (Tiranë), Fatmir Rexhep Doçi nga Tropoja. Kanë marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta” 85 kreshnikë, prej tyre kanë ra dëshmorë: Skerdilajd B. Llagami nga Tirana, Enver Villa nga Tirana, Astrit Hekuran Suli nga Berati, Adem Xhelal Shehu nga Bicaj –Krumë, Artan Xhemë Kovaçi nga Vllahama- Krumë, Ramë Must Gecaj nga Ferkaj-Krumë, Bylbyl Hazir Breçani nga Markaj-Tropojë, Qazim Hazir Dautaj nga Tropoja, Isa Sherif Breçani nga Markaj –Tropojë, Tahir Ramë Memia nga Tropoja, Ramiz Ramë Memia nga Tropoja, Mehmet Ramë Dezdari nga Shkëlzeni i Tropojës, Adem Bajram Selmani nga Tropoja e Vjetër. Në epopenë e UÇK-ës ishin edhe këta patriotë për ta çlirar Kosovën, duke ndihmuar në forma të ndryshme ushtarake pa kursyer jetën edhe 46 luftëtarë. Prej tyre ranë dëshmorë: Hazir Abdyl Malaj , me profesion mjek nga Tropoja, Agim Ismail Muja nga Kruma, Hamdi Muharrem Muja nga Kruma, Xhemë Sadri Bardhoshi nga Letaj-Krumë, Xheladin Ajet Dautaj nga Golaj-Krumë, Mehriman Ukë Dautaj nga Kruma, Adem Ukë Mazreku nga Vranishti-Krumë, Xhevat Ajet Lleshi nga Kishja-Krumë, Isa Peshk Malaj nga Peraj (Letaj) –Krumë, Besnik Azem Brati nga Kruma, Naim Hajdar Cema nga Kruma, Astrit Selman Prushi nga Kruma, Kujtim Ibish Lleshi nga Kishaj-Krumë, Mentor Xhemajl Muhadri nga Kruma, Asllan Rasim Muhadri nga Kruma. Këta dëshmorë ishin në cilësinë e vullnetarëve. Të përfundojmë se Shoqatave të UÇK-ës do t’u propozohet që këtyre dëshmorëve t`u ngritet një përmendore në shenjë nderimi, e që do të jetë si amanet për gjeneratat se si duhet kombi dhe atdheu që quhet SHQIPËRI ETNIKE. Debati Gjyltekin Shehu – Hakif Bajrami : Prej viseve jashtë Kosovës kush do të vejn në UÇK? Zakonisht pasi e kryenin punën në Zyrën Politike të UÇK-ës, jo shpesh, bisedonim ekskluzivisht për perspektivën e luftës sonë çlirimtare. Në ato debate, në një banesë aty afër Zyrës, diku në fund të nëntorit 1998, kemi debatuar: Gjyltekini do t’ia filloj i pari të prognozojë. Aty ishte edhe Advokati (Fehmi Baftiu), të cilit i tham se në fund të japi verdiktin edhe Ai, se cili kemi të drejtë në prognoza, Gjyli apo Hakifi. E mori fjalën Gjyltekini, e Advokati arbitronte. “Të nderuar miqë të luftës për liri, unë mendoi se në luftë do të vijnë shumë ish bashkatdhetarë nga Turqia. Ata tani e kan shansën të tregojnë se e duan Atdheun sepse, janë larguar nga Jugosllavia si pasojë e dhunës serbiane. Në një mënyrë, ata tani e ndiejnë si obligim që Kosovës t`ia kthejnë një “mallë” që e kanë, e që pas luftës tyre, do të jetë tokë e lirë, tokë e çliruar”. Seicili, sipas advokatit kishte të drejtë të japi vetëm një mendim. Hakifi në fjalën e tij shumë i sigurtë, pa asnjë dilemë tha: “Jam i sigurtë se në Luftën tonë Çlirimtare, do të vijnë të parët djemtë dhe vashatë nga Shqipëria Bregdetare. Këtë pohim e mbështes në faktin se ata kanë mësuar shumë nga Lufta e Dytë Botërore, kanë mësuar nga LNÇ (Lufta Nacionalçlirimtare), se tërë Shqipëria është me përmendore të heronjëve, dhe s’ka dyshim se shumë të rinj do të gjinden si vullnetarë në UÇK, të parët”. Advokati (FEHMI BAFTIU) verdiktin e tij do ta japi pas çlirimit me 28 nëntor 1999 në Prishtinë, po në atë dhomë ku kishim bërë prognoza fitimtare. Advokati na urdhëroi që të ngritemi në këmbë dhe të na e lexojë gjykimin e tij. Ai tha: Nga Turqia mike nuk ka ardhur asnjë shqiptar për të luftuar për çlirimin e Kosovës nga robëria serbiane. Ndërsa nga Shqipëria, Bregdetare kanë ardhur jo më pak se 148 (151) oficerë të shkolluar. Ata na e kanë hapur rrugën, me luftën e tyre, me gjakun e tyre me profesionalizmin e tyre kulminant ushtrak dhe politik, për bashkimin kombëtar. Prej tyre 1 ishte zavendës Komandant i Sh. P (SHPETIM GOLEMI); 1 antar i SH. P.;, 1 shef për xhenio dhe 1 oficerë i lartë e që është njëherit dëshmor, në numër gjithësejt 34 dhe 2 invalid lufte. Të tjerët janë 112 oficerë dhe ushtarak, që janë në themelet e shtetit të dytë shqiptar, e që garancion për shtetin e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, janë edhe këta, me luftën e tyre. Biseda Riçard Hollbruk-Adem Demaçi për perspektivën e UÇK-ës janar-shkurt 1999 HOLLBRUK: “Në Kosovë do të vijnë për të luftuar në anën e UÇK-ës shumë Shqiptaro-Amerikanë. Ata do të vijnë të organizuar dhe duhet t`i mbroni sespse Ju nuk keni kazerma ushtarake. Jo vetëm kaq, qytetarët amerikan kanë një mbrojtje nga shteti kudo që shkojnë dhe shumë lehtë mund të penalizoheni nga zemrimi i SHBA-ve, nëse ndaj tyre ushtrohet ndonjë padrejtësi. E vërteta, ata e kanë ligjin në tytën e armës, sepse vijnë ekskluzivisht për të luftuar RFJ dhe për t` u kthyer në SHBA si fitimatrë. Mos dyshoni se ndaj tyre do të ngritët ndonjë akuzë, sepse ky parim vlen për të gjithë qytetarët e SHBA-ve prej kah vijnë. Kjo do të thot se ata do të bëjnë luftë të drejtë dhe të gjithë i dijnë obligimet dhe pasojat nëse bëjnë gabime”…. ADEM DEMA, drejtuar Hollbrukut: “Qofshi të bekuar nga Zoti dhe ua kthefshim me miqësi, ashtu si dijnë dhe munden shqiptarët, kudo që janë. Neve kemi qenë të programuar që të jemi popull pa atdhe dhe pa komb. Zotëri i nderuar, nëse serbët e kishin një shembull se si duhet luftuar shqiptarët më 1945, duke u përqëndruar në Drenicë, tash e kanë edhe një element shtesë , e kanë Rankoviqizmin të cilin e mbulonte Titizmi me shumë gjeturi, duke përhapur gënjeshtra nepër botë, se në Jugosllavi barazia nacionale është më e avansuara në botë! PO këtu nuk pushon hispokrizia, por mrizon pikërishtë te ata që i besonin, pa e vërtetuar realitetin në terren. Pra, ky panair i padrejtësive, tani disi po shpalohet dhe po kuptohet e vërteta. Neve për çdo javë ndjejmë thënje se: “Do ta okupojmë Shqipërinë vetëm me Shoqatën e gjuetarëve”. Prandaj, DOKSOLOGJIA e luftës sonë çlirimtare, nuk është urrejtëja ndaj kombit serbian, por është dhe do të mbetët ADHURIMI ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” Edhe sot (2022) mund të kemi në Tiranë një Qeveri që nuk e don Republikën e Kosovës, por në Shqipërinë Bregdetare është një popull që trojet etnike i ka brengë shpitërore. E ai realitet u tregua me ardhjen e luftëtarëve oficerë e ushtarë në UÇK, u tregua në mbarë Globin se si i PRET SHQIPTARI në fatkeqësi, ata që i nënshtrohen terrorit më 1941-1945 (hebrenjt), ndërsa më 1998-janar-qershor 1999, si i pret vllazërit e vet të gjakut, Shqiptarët e Kosovës, për të cilët dëshmoi solidarësi çdo komb i civilizuar i Globit. Këto ditë ( prill- maj 2022), Ukraina që është se sulmuar nga Rusia neofashiste, po kërkon armatim modern, sepse ka tepër armatim të “demoduar”. E Ukraina po merr, ndërsa ne nuk kishim armatim të demoduar fare, por ishim të detyruar ta blenim dhe ilegalisht ta plasonim në vijat e frontit. Me gjithë atë se kemi bartë armatim (të demoduar) edhe me gomarë edhe me krahror, Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë luftën HUMANITARE të NATO-s nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Në luftën e NATO-s morën pjesë: SHBA me 731 avionë (ose 70% të sasisë totale), Belgjika me 14 avionë, Kandaja me 18 avionë, Danimraka me 8 avionë, Franca me 84 avionë, Gjermania me 33 avionë, Hungaria me 4 avionë, Italia me 58 avionë, Holanda me 22 avionë, Norvegjia me 6 avionë, Portugalia me 3 avionë, Spanja me 8 avionë, Turqia me 21 avionë, Anglia me 39 avionë. (Burimi: D. D. Kosova Operation Allied Force. Në total në Operacionin “KOSOVA” kanë marrë pjesë 1058 aeroplanë. Pra edhe Kosovës, si një vend i vogël dhe i varfër, Perendimi i pasur, human dhe civilizues e ka ndihmuar në luftën për liri. E themi i ka ndihmuar, sepse UÇK që ishte këmbësoria e vërtetë në luftë, sepse agresorit serbian me të gjitha mjetet ushtrake i ndihmonte Rusia, prandaj nuk do të kishte fuqi që ta çlirojë vendin pa ndihmën e NATO-s. Prandaj edhe sot, sado që situata në botë po tregohet e acaruar, HUMANIZMI në rastin e Kosovës dhe Ukrainës po vjen e po bëhet shkollë shumë respektive.

BIOGRAFI E PJESSHME  PËR HAKIF BAJRAMIN

Pjesa  e KOMBIT tim që ishte në robëri kur linda, diku rreth 98% ishte i sharruar në analfabet, të kuptohemi,pa fajin e tij. Lidhur me këtë, kur e kam filluar shkollimin në një odë të adaptuar në vitin shkollor 1949/50, mësuesi memzi i shqiptonte germat e alfabetit kombëtar, sepse i kishte të mbaruara vetëm katër klasë të fillorës. Dhe, për 25 vjetë punë natë e ditë për arsimimin e popullit, ishte një krenari që në shumë raste nuk kuptohej. Mu për këtë lufta kryesore në Kosovë ishte lufta për shkollë, në fillim. Po ajo gjendje, edhe luftohej në anën tjetër nga disa qarqe të pushtetit se: “bëri e shkove në shkollë, bëhesh shka (sebian)”. Ky nominim i këtillë ishte i trilluar nga UDB serbaine, sepse shteti serbian, nën robërinë e të cilit ishim, kishte krijuar bindje se me shqiptarët anlafabet dhe sharragji,  mundet ta mbajë Kosovën nën robëri së pakur edhe dy shekuj. Së këndejmi hapja e shkolave tetëvjeqare, hapja e shkollës normale, hapja e gjimnazeve që nuk kushtoinin, ishte hapi vijues, që më 1960 të hapën fakultetet e para në Prishtinë. Me hapjën e fakulteteve, më nuk kishte forcë që e ndalë këtë popull në rrugën Evropiane dhe në rrugën e pavarësisë, luftë ajo që është zhvilluar në çdo etapë paralel. Ta shohin një vetëm një milimetër të asaj rruge, me këtë biografi. 

Hakif Bajrami u lind në fshatin Ballofc, Komuna e Besianës  më 7 mars 1943. Rrjedh prej një familje arsimdashëse nga babai Fetah Bajrami dhe nëna Azize Ademi-Bajrami. Fëmirinë e kaloi në fshat. Mësuesin e parë e kishte Alush Bekteshin, i cili më vonë u bë shok i nderuar deri në vdekjen e tij në moshën 98 vjeqare. Më 1 prill 1957 me 11 pesëshe në ditar, në shkollën tetëvejçare, për shkak se “e ka vizatuar Shqiponjën në orën e vizatimit, largohet nga shkolla për një vit shkollor”. Përjashtimi  u bë me urdhër i drejtorit Markoviq. Megjithë atë, shkollën tetëvjeqare me sukses shembullor e kreu në Besianë (ish Podujevë-Krahina e Llapit). Në vitin shkollor 1961/62 regjistrohet në Gjinazin “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë. Ndërsa në vitin shkollor 1962/63, kishte konflikt me profesorin e Gjeografisë P. Strahinja nga Paraçini. Kjo për faktin se shumica e nxënsve të klasës nuk e dinin serbishtën. Me që iu drejtuam profesori,t se ata nxënës që nuk dijnë serbishtën, të na lejohet për t` ia përkthyer atij. Profesori këtë propozim e priti me shprehjen: “Këtu është Jugosllavi dhe nëse doni shqip, ja ku e keni Shqipërinë në kufi, shkoni atje”!. Madje kundër P. Strahinjës nxënistë bërën edhe padi për siellje raciste dhe në gjykatore e fituan gjykimin, dekue e larguar “Prof P. Strahinjën prej  procesit mësimor për dy vite, për shkak të urrejtjës nacionale”. 

Hakif Bajrami, gjimanzin e mbaroi me sukses të shkelqyeshëm . Diplomoi  në Filozofi në temën: “Racionalizmi si drejtim filozofik: Rene Decart, Godfrid Lejbnic dhe Baruh de Spinoza”, në 83 faqe tekst me 516 referenca, në vitin shkollor 1965/66. Lidhur me këtë, në kohën kur pati filluar paraqitja e deformimeve, ata që na kishin torturuar ( Udbashët Raif Spahiqi, N. Vidoviqi etj.) do të largohen nga Podujeva, por çuditërisht (!!) do të gjejnë punë në UDB-ën e Prishtinës R. Spahiu (shqipfolësi), ndërsa N. Vidoviq u punësua në UDB-ën e Kushumlisë (serbfolësi). 

Pa provim pranues, për shkak të suksesit shembullor regjistrohet në Univerzitetin e Beogradit,Fakulteti Filozofik të Prishtinë, Dega e Historisë. Pas kryerjës së fakultetit fillon të punojë në Gjimanzin e Podujevës për dy mauj në vitin shkollor 1969/70. Ndërsa nga 1 dhjetori i vitit 1969 punësohet në Gjinazin  “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë, si profesor i Historisë dhe Gjuhës Latine. Më vonë në mungesë të kuadrit punoi edhe si profesor i Sociologjisë dhe filozofisë në disa shkolla të mesme të Prishinës dhe jashtë saj, pa asnjë kompenzim.  

Gjatë vitit shkollor 1972/73 regjistrohet në studimet pasuniverziatre në Degën e Historisë, koha  nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë regjistrim mban numrin rendor  0. 1, te mentori Akademik Prof Dr Bogumil Hrabak. Pas kryerjës së provimeve pasuniverzitare me sukes të shkelqyeshëm, më 1974 e dorëzon punimin e magjistraturës. Në afatin ligjor rekord e mbron temën : “ÇARKU i MITROVICËS NËN OKUPIMIN NAZIST GJERMAN-Rrethi i LLapit 1941-1945” dhe e merr titullin Mr. i shkencave të historisë. Temën e magjistraturës e mbron më 15 maj 1975, te Akademik prof dr Ali HADRI, prof dr Skender Rizaj dhe prof dr Masar Kodra. Si magjistër e historisë punon në gjimnaz deri në nëntor të vitit 1975.  

Më 1975 pranohet për bashkëpunëtor shekncor (Docent) në Entin e Historisë Kosovës në Prishtinë. Menjëherë në Katedrën e Historisë i pranohet tema e DOKTORANTURËS me titull: “Rrethanat shoqërore dhe  politike në Kosovë 1918-1941”. Punimin e dorëzon  për  procedurë mbrojtëse në shtator 1978, në 1100 faqe. Tezën e doktoranturës e mbron te Komisoni: Akademik prof Dr Ali Hadri, Akademik Stefanaq Polllo, Prof dr Fehmi Agani, Prof dr Masar Kodra, më 15 JANAR 1979, dhe e merr titullin DR. i shekncave të historisë. Pas dy viteve me që i botohen dy libra avansohet në gradën shkencore BASHKËPUNTOR i LARTË SHKENCOR (titull adekuat me prof Dr inordinar), tash në INSTITUTIN e HISTORISË. (Enti i Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ). Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë. 

 Deri në fund të vitit 1981 Hakif Bajrami i boton 18 punime shkencore nepër revista në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Për sukses me librat Aradha Antifashiste Partizane e “Shalës”; Aradha antifashiste  “Meto Bajrajtari”; Aradha antifashiste Partizane “Bajram CURRI”; nga Kuvendi i Kosovës shpërblehet me çmimin për arsim,kulturë dhe shkencë “Shpërblimi i Dhjetorit” (Bujanit), çmim ky më i larti në Kosovë 1959-1989, që ishte i lidhur me Konferencën Nacionalçlirimtare të Buajnit 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për një historian ky çmim ishte me interes sepse aty ishte  aprovuar  Rezoluta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Në dhjetor 1980 me konkurs zgjidhet dhe emrohet nga Kuvendi i Kosovës  Drejtor i “Arkivit Shtetëror të Kosovës”, me seli në Prishtinë. Njëherit DR Hakif Bajrami mbetet bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Historisë dhe për disa viteve ishte në redaksi të disa revistave shkencore si: “Kosova”,” Gjurmime Albanologjike” si dhe antar i redaksisë së Fletorës “FJALA”, e pastaj edhe “PËRPARIMI” në Prishtinë.Nga viti 1980 e deri më 1989 ishte antar i Redasisë revistës “VJETARI”, ku për çdo vit ka botuar studime dokuemntare. Vlen të theksohet, se nga viti 1986 e deri më 1989 ka botuar 1716 faqe dokuemnte, kryesisht për vitët 1941-1945. Sidomos për shkencëne historisë janë me vlerë botimet nga viti 1986 e deri në 1989, e që kanë të bëjnë me pushtetin ushtrak të vënë padrejtësisht nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 8 shkurt 1945, diktaturë ushtarke ajo që nuk është suprimuar kurrë ligjërisht. 

Më 1988 Hakif Bajarmi avansohet në gradën Këshilltar shekncor në Institutin e Historisë Kosovës në Prishtinë (grda e profesorit Ordinar –Prof Dr).  

Deri në vitin 1990 punon si drejtor i Arkivit  Shtetëror të Kosovës, për çka përjashtohet nga puna për veprimtari nacionaliste dhe iridentiste, si thuhet në dokumnetin e përjashtimit, sepse nuk e pranon aktin e 23 marsit 1989, nga pushteti  nazifashist serbian, si dhe për shkak se si i vetmi drejtor në nivel të Kosovës e nënshkori Apelin 215 të intelektualëve të Kosovës. Pas çlirimit (10 VI 1999) sërish kthehet në punë në Arkiv si Këshilltar shekncor. 

Dr Hakif Bajrami është avansuar në gradën KËSHILLTAR SHKENCOR në Institutin e Historisë që njëherit e merr titullin e PROFESORIT ORDINAR më 1987. Prof Dr Hakif Bajrami ka hulumtuar në arkivat e Jugosllavisë, të Turqisë, Austrisë, Gjermanisë, Zvicërs (GJenevë-Shoqata e Kombeve 1927-1941) si dhe në arkivat e Shqipërisë. 

Prof dr Hakif Bajrami njihet si hulumtuesi kryesor i ARKIVAVE, gjithnjë duke zbardhur historinë e popullit Shqiptar. Mu për këtë edhe është koautor i vllimit TRETË të Historisë së Popullit Shqiptar, botimi në Tiranë. (botim në katër vllime), pas Luftës Çlirimtare në Kosovë. Për shkak të njohurive në lëminë e burimeve dhe si arsimtar shumëvjeqar  është mentor në shumë magjistratura dhe doktornatura dhe për këtë punë është i përkushtuar , gja që e avanson në këshilltar të papritueshëm për shumë studiues të Historisë Shqiptare, të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi. 

Prof Dr Hakif Bajrami është shtetas i Republikës Kosovës dhe jeton e vepron në Prishtinë. Si i përcaktuar në çështjen kombëtare shumë herët kyqet në veprimtarinë e themelimit të Ushtrsië së Kosovës, aktivitet ky që e drejtone një kohë deri sa vdiq në Tiranë Mr Halil ALIDEMA (i burgosur politik).  

Së bashku me mr.Ukshin Hotin,mr. Mahmut Bakallin, Gjeneral Halil Katanën prof dr Hakif Bajrami është përpilues i Rezolutës për Bashkimin Kombëtar mbajtur nga 52 subjekte politike në Tetovë më 1992. Është pjesëmarrës në PAJTIMIN KOMBËTARE që e drejtonte Prof Anton Qeta, kudo nepër Republikën e Kosovës, në Zvicër, Gjeramni, SHBA, së bashku me Bac Antonin ishte i pandashëm. Është pjesëmarrës i Demonstratave rrevolucionare si student më 27 nëntor 1968. Është përkrahës i demonstratave kryengritëse të vitit 1981 e deri 1 tetor 1997, pa asnjë mungesë.  

Për vepër të vitit më 1997 në Tiranë prof dr Hakif Bajrami dekorohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës (Vepra: DËBIMI DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI-Dokumnete, botim i Shoqatës “HASAN PRISHTINA 1997). 

 Prof dr Hakif Bajrami ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës  “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake dhe politike, për katër vite me radhë.   

BIBLIOGRAFIA E STUDIMEVE SHKENCORE 

Hakif Bajrami, libra të botuara dhe të përgatitura për shtyp: 

1.Rrethanat shoqërore dhe politike  Kosovë 19181941Prishtinë1981, f. 365 

2.Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941, Prishtinë, 2008, f. 462 

3.Bedri Pejani, 1885-1946, Prishtinë, 1994, f. 205 

4.Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve  në Turqi, (Dokumente) Prishtinë, 1996, f.506 

5.Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995 (ÇIK-LDK në 30 000 kopje), f. 207;(Ribotimi fototip më 2015). Për këtë vepër është lavdruar nga Prof dr Fehmi Agani dhe Enver MALOKU. Bashkpunimi me ÇIK-un ka qenë nga fillimi në të gjitha fushat për çka prof dr Hakif Bajrami ka mbajtur një varg ligjeratash nga LËMIA E DIPLOMACISË, nepër Kosovë në SHBA dhe Evropë, kudo që kishte shqiptar patriot.  

6.Kosova, Njëzetë shekuj të identitetit të saj , Prishtinë,2001, f. 156  

6-a.(Kosova, nga Antika, publikim në internet në gjuhën anglishte) 

7.Progranmet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997,Prishtinë, 1997, f. 162 

8.Programi Kombëtar Politik i shqiptarëve, Prishtinë, 1997; ribotim më 2002, f. 86 

9.Peticioni që i shpëtoi shqiptarët  1930, (dok. Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bizaku, shqip- frengjisht), Prishtinë , 2005, f. 74 

10.Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë, 1983, f. 238 (dy botime më 1982 dhe 1983.) 

11.Aradha Partizane “Bajram Currii”, Prishtinë, 1985, f. 244 

12.Aradha Partizane e “Shalës”, Beograd, 1981, f. 101 (në dy gjuhë shqip dhe serbokroatisht) 

13.Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë, 1988, f. 244 

14.Tragjedia e Tivarit 1945, Prishtinë, 1993, f. 226 

15.Kosova prej Bujanit në Kaçanik , Prishtinë, 1997, f. 426 

16.Naçertania, program politik serb që shpje në shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë, f. 338 

17.Konventa Jugosllavo –Turke për shpërngulje të shqiptarëve 1938, Prishtinë, 2013, f. 152 

18.Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953, Prishtinë, 2014, f.217 

19.Libri i Bardh, Tiranë, 1992, f.106 (të veçanta në: shqipangliashtfrengjishtgjermanishtserbisht=530 faqe) 

20.Antimemorandum  (Klerofashizmi serbomadh, në gjuhën shqipe dhe serbishte), Prishtinë, 2004, f. 216, për gjigje në librin e Kishës Ortodokse Serbe: “Memorandum o Kosovu i Metohiju” 

21.Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912,libri nr. 1, Prishtinë, 2003, f. 224 

22.Si e riokpoi Serbia Kosovën më 1918, libri nr. 2. Prishtinë, 2012, f. 354 

23.Si e okupoi Kosovën Jugosllavia Federative 1945-1999, libri nr. 3, Prishtinë,2015 f. 338 

( në gjithësejt 1+2+3=916 faqe të botura në të tri librat) 

24,Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përball neofashizmit serb, 1989-1999 (Studime analitike), Ptishtinë, 2006. f. 533 

25.Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948, Prishtinë, f. 634 

26.Dosja Demaçi, Prishtinë, Prishtinë, 2003, f. 479 (edhe dy herë e ribotuar) 

27.Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë,  2009, f.66 (Studim filozofiko-politik) 

28.Dosja Metush Krasniqi, Prishtinë, 2014, f. 406 

29.Dosja Fazli Grejçefci, Prishtinë, 2015,f.296 

30.Zavere i zloçini UDB-e Jugosllavije  prema albancima do 1966 (Dokumnenta), Prishtina, 2006,f.203 

31.Shqiptarët në mes dy totalitarizmave (fashizmit dhe komunizmit) 1918-1999, Prishtinë, 2010. f. 363 

  1. Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, libri 1. Prishtinë, 1998, f. 302

34.Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944. Libri 1. Prishtinë.2017, f. 354 (ribotim i plotësuar) 

  1. Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Libri 2, Prishtinë 2017, f.373 (botim i parë,në 727 faqe gjithsejtë) 
  2. 36. Dokumente: VERSAJI dhe SHQIPTARET 1918-1921, (  vllimet: I-II-III-IV_V-VI-VII,dorëshkrim,mung. Mjetet).
  3. 37. Dokumente të sherbimeve informative: angleze, italiane, gjermane 1939-1945, (Vllime: I-II-III, dorëshkrim)

38.Komiteti Mbrojtja Kombptare e Kosovës, 1926-1941,3, dok.. f.420, dorëshkrim) 

  1. 39. Dokumente sekrete të LKK  1981 (vlerësime të demonstrave 1981, “Kosova sot”, 2007,980 Në 249 vazhdime)

40.Mustafë Hoxhë Nishefci, (1915-1995), Prishtinë, 1997, f. 338 

41.Met Podujeva-Babloku (Kryengritësi nga 1910-1966), 1887-1976, Prishtinë, f. 204 

42.Ibrahim Gjakova,(Antar i Komitetit Kosovës), Prishtinë, 2000, f. 104 

43.Ismail Ajeti-Bushi,(i burgosur politik dhe i denuar 5 herë me pushkatim) Prishtinë, 1998, f. 196 

44.Familja shqiptare Deshishku, 1878-2004, Prishtinë, f. 165 

45.Dokumente për diktaturën ushtrake në Kosovë 1945,I. 412 f. të boturara në “Vjetar”,1986-1988,f 380, 

  1. Vllimi i dytë II. Kujtime të bashkohanikëve dhe akterëve të tubuara më 1962)

47.Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e okupuara 1878-1999, Prishtinë 2000, f. 1816.(autori ka punaur nga viti 

 1978- 1982, por nuk është lejuar botimi për shkak se ishte akuzë ndaj rregjimeve-nuk kam pranuar ta ndryshojë asgjë kurrë sepse studimi është me referenca arkivore.) 

48.Partitë politike në Kosovë 1918-1945, Prishtinë 1982, f. 600 (dorëshkrim). 

49.Sipas një evidence 1972-2015, janë botuar 983 studime nepër revista, libra koautorë, dhe gazeta ditore. (Më 1984: Nastanak albanske drzhave 1912-1939, Lublanë-Sllovenisht) 

  1. 50. Dosja Marije Shllaku, f. 235+ 527, e boton “Artini” Jahir Ahmeti më 2020)
  2. 51. Divizioni SS: “Skenderbeg”, “Sholc”, “Bredov”, “Llanger” 1944 (f.129, dorëshkrim)

52.”Programi Jugosllav për Kosovën” 1988, (Naçertania e Dytë), f. 2153 (dorëshkrim) 

  1. SQIPTARËT NË LUFTË PËR SHTET KOMBËTAR 1912-1918, Prishtinë 2018, f. 328 (Botim “Faik Konica)
  2. SHQIPTARËT DHE KOSOVA në rrjedhat tragjike të historisë (1878-1999), Prishtinë 2019, f. 302( “Faik Konica”)
  3. Murat XHAKJA 1818-1899- (Krematoriumi ndaj shqiptarëve të Toplicës), Prishtinë, 2019, f.320 “Faik Konica”
  4. 54. Zona e Kosovës e okupuar nga Gjermanët 1941-1944, 1974, f. 380 (dorëshkrim.)
  5. 55. Konfiskimi, eksproprimi dhe nacionalizimi i pronave në Kosovë, 1945-1948, f.970 (dorëshkrim)

56.Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, IIIIII, 1918-1941, f. 600 (dok.dorëshkrim) 

  1. 57. Procesi i Prizrenit 1956, I-II, 1956, f. 520; Rivlerësimi i Procesit Prizrenit më 1967 f. 210.(dorëshkrim, Rivlesimi juridik me shenjë tejet sekret 1967, së bashku me Vlesimin e DEFORMIMEVE të UDB-s jugosllave në tërë vendin, dokument unikat tejet sekret, vlerë shtetërore, të ruhet gjithëmonë.)
  2. 58. Ushtria Çlrimtare e Kosovës, analizë filozofiko-historike, 1992-1999, f.510 (dorëshkrim)

59.Rreligjionet në Jugosllavi dhe sektat e tyre, 1986, f.252,, dok. dhe analizë, dorëshkrim) 

60.Lidhja Kosovare 1954-1974, 1982. f. 180 ( i botuar si fejton në gazetë me referenca) 

  1. 61. Lufta e Dytë botërore, pse nuk u hap Fronti i Dytë në Ballkan, f.218 (dorshkrim, analizë filozofiko-politike)
  2. 62. Kundërthënjet e mia me politikanët jugosllavë: Joviqeviqin, S. V. Tempon, S. Gjakoviqin dhe P. Brajeviqin, Mehmet Hoxhën…,1974- 1985, (f. 112, dorëshkrim)
  3. 63. Programi i Partisë Fashiste serbe “Zbor” për likuidimin e Hebrejëve 1939-1945, Prishtinë, 2015, f.44 (i botuar në “Kosova Sot”)
  4. 64. Dosja Qazim Komoni 1944-1946, f. 210, (dorëshkrim)
  5. Dosja Shaban Shala, Prishtinë, f. 211 , (dorëshkrim)
  6. 65. Dosja Qazim Komoni dhe Fuat Dibra, nga dok. në AVIIB,  (studim, dorëshkrim 1984)

66.Dokumente për hsitorinë shqiptare,në DASIPB: vllimi I 1912-1918; vllimi II 1918-1929; vllimi III 1929-1941 

  1. 67. Dokumente nga Arkivi Nacional i Vashingtonit 1942-1946, (vllimi I, Vllimi II)
  2. 68. Dokumnte mbi shpërnglujën e shqiptarëve në Turqi 1950-1964, vllimi I dhe vllimi II,(Dokumnete të instutucioneve të Kosovës 1800)
  3. 69. Dokumente të LKJ-ës për Kosovën 1945-1964,vëllime: I-II-III-IV-V-VI), nga A. CK SKJ,Beograd, hulumtuar më1984) 
  4. 70. Mardhëniet PKJPKSH 19411948, studim, f.218
  5. 71. Dosja Halim Spahia etj. 1945, Dorëshkrim nga AVIIB, f. 320
  6. 72. Dosja Bedri Pejani etj. Dorëshkrim nga AVIIB, f.296
  7. 73. Dosja Njazi Spahiu 1960 etj, dorëshkrim nga AVIIB, f,503
  8. 74. Senatorët e Shqipërisë deri më 1939, nga AVIIB, f.218
  9. 75. Dosja Kryengritja e Fierit 1935, Gjykimet, nga AVIIB, f. 215
  10. 76. Një dorëshkrim për Shqipërinë 1868 në gjuhën lashtosllave, f. 71,
  11. 77. Dokumnente gjermane për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1881 (dorëshkrim)
  12. 78. Partitë politike shqiptare 1939-1945 që ishin në aleancë me okuopatorët (f.250, studim )
  13. 79. Recensione për monografitë antologjike të: Skender Rizës, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Nolel Malkolmit, Kosova , histori e shkurtë; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina; Liman Rushiti, Kujtime për Kaçake; Rexhep Qosja, Çështja shqiptare…; Kristaq Prifti, Popullsia e Kosovës 18831-1912; Muhamet Pirraku, Ymer Prizreni; Izber Hoti, Filozofi e historisë; Ethem Çeku, Komiteti M. K. Kosovës; Zekeria Cana, Dimitrije Tucoviqi dhe socialdemokracia serbe; Jusuf Osmani, Kolonizimi i Kosovës (dok); Jusuf Buxhovi, KOSOVA, Libri i I-II-III-IV-V, Houston-Prishtinë, 2015, Nehat Krasniqi, Lufta osamne….., Sabit Syla, Dok. angleze etj.

80.Janë edhe 58 vlllime dokumente të lidhura si skripta të hulumtura në Arkivat jashtë ish Jugosllavisë 

1974-1994 për historinë shqiptare, ballkanike dhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. 

  1. 81. Kë e akuzojnë plagët e RUGOVËS, botim më 2019, f. 230

82.Marije SHLLAKU, Jetën Kosovës-gjakun Shqipërisë, Prishtinë 2019, f. 223 

  1. Tani është në përgatitje publikimi dokumentar: 

Është botuar më 2019  nga “Faik Konica” -Programi për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1940 (dokument serbsiht- shqip, u botaua për herë të parë) 

b). Plani për luftimin e shqiptarëve 1927-1940 në 132 faqe, botohet për herë të parë) 

c). Programi për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi 1932-1938, botohet për herë të parë (aludon në dhjetë vjetirin e Marrëveshjes  Lozanës për kembim të popullsië në mes Greqisë dhe Turqisë, ku psoi ÇAMËRIA 

d). Programi për ndarjen e Shqipërisë më 1939 

  1. Porogrami për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e Shqiptarëve, Prishtinë 2020.

84.Ptogramet për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1941, “Faik Konica” Prishtinë 2019. F.212. 

  1. Mizoritë serbe kundër shqiptarëve, Rugova, Plava, Gucia në germadha 1918-1921, ‘Klubi i Intelektualëve të Rugovës” , Prishtinë 2020, f. 212.

SI OFERTË 

Këto katër dokuemente do të botohen shqip dhe gjuhën burimore që janë shkruar në një publikim. Botimi mund të jetë i Akademisë Shqiptaro-Ameriakne, nëse pranohem ose nëse pranoni bashkpunim në këtë fushë.  

Prof dr Hakif Bajrami për punën në Shoqatën “HASAN PRISHTINA” 1996-2018 ka marrë çmimin :NDERI I KOMBIT” dhe shumë mirënjohje tjera për veprimtari huamanitare në Shoqatën “NËNA TETREZE”, si kryetar i saj në Lagjën  Prishtinës, “DARDANIA” 1995-1997. Gjatë viteve 1995-1997 ishte këshilltar politik i Adem Demaçit, i cili ishte Kryetar i Partuisë Parlamentare të Kosovës.Pas daljës publike të UÇK-ës shuhet Partaia Parlamentare dhe antarësia e saj kalon në UÇK. Pas vitit 1997, e vijon punën KËSHLLTAR në Zyrën Politike të UÇK-ës të kryesuar nga ADEM DEMAÇ më 1998/1999I.Pas çlirimit ishte antar dhe nënkryetar i asiociacionit për mednim, fjalë dhe veprim të lirë  “DARDANIA”, të cilën e drejtonte Adem Demaçi, deri më 2008. 

Prof dr Hakif Bajrami pa ndërprerë hulumton nepër arkiva dokumnetacionin për HISTORINË SHQIPTARE. Është koautor i Historisë Popullit Shqiptar Vllimi III, Botimi Tiranë 2002, si dhe koautor i Historisë Kosovës, në Institutin e Historisë Kosovës “Ali Hadri” në Prishtinë.  

Hakif Bajrami është koautor i Historisë Kosovës, ishte autor i shumë “zërave’ në Enciklopedinë e Jugislalvisë, në Redaksinë e Kosovës që e drejtone ESAT MEKULI dhe në vijim ENVER Gjergjeku,në FJALORIN ENCIKLOPEDIK TË SHQIPËRISË, FJALORIN ENCIKLOPEDIK të KOSOVËS, me autor Akademik Flori Bruçi. 

Prof dr Hakif Bajrami është autor i 3012 shkrimeve nepër gazeta dhe revista ku boton për çdo javë analiza politike të auktalitetit kosovar, ballkanik dhe më gjërë.Ka qenë antar i LKK nga viti 1974 e deri më 1989 kur përjashtohet nga LKJ për shkak të “veprimtarisë nacionaliste”.  Nuk i takon asnjë partie politike. Ekskluzivisht mirret me punë hulumtuese shekncore, nga shkenca e Historisë, Filozofia e Historisë dhe Drejtësisë. Por nga viti 2020 është antar i Partisë Vetvendosja, si antar i thjesht.   


                               

86.Pas një pune 5 vjeçare Adademik Prof Dr Hakif Bajrami e boton studimin: Adem Demaçi DREJTUES I ZYRËS POLITIKE TË UÇK-ës në Prishtinë 1998/1999, Prishtinë 2023, f. 712, botues “ARTINI” Prishtinë; Finansues MECENA Milaim Abdullahu dhe firma e tij.

87.Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 1877-1999, Prishtinë 2023, boton “Faik Konica”  Prishtinë në shqip dhe serbisht, si përgjigje shkrimeve serbe ndaj shqiptarëve. 

Ca Analfabet më nofka dhe të panjofshëm nga banhofet  e Europës dhe rrugët e Malmës së Suedisë në Portalin shqiptaro-suedez i financuar nga  NN, fillojë më shkarravina të shkruaj kundër akademikut tonë të mirënjohur i citur nga disa sahanlëpirsa të Kosovës duke e kritikuar për shkrimin e akademikut për luftë heroike të UçK-së si dhe për liderin kombëtar Adem Demaçin e ndjerë...

Por mendjendrituri Akademik  Bajrami , më kundëargumente jua bëri 8:0 duke i demantuar dhe  anashkaluar debatit e shkarravitësve  më kritikat e tyre anti UCK etj. ngase anonimusat dhe rrugaqët e internetit që lehin ham -ham  kundë UCK-së dhe NATO-së dhe liderëve që gjukohën në Hagë e tregojnë vehtën se çfarë atdhtarësh janë këta analfabetë  që ndërrojnë fenë për pak lekë(ndihmë sociale) ata- ndrrojnë  Fe dhe Atdhe për ca kruna suedeze apo evro të Europës plakë , ndërsa  akademiku i ynë se ka bërë kurrën e kurrë por e ka folur dhe shkruar të vertetën si historiaan dhe atdhetar i Dardanisë martire. 

Akademik  Hakif Bajrami është zemërnadh  i pamposhtur  ....,pa marrë parasysh ndërskamcave politike që i kanë bërë në monizëm, dhe demokraci  ai qëndron ballëlartë si njeri,atdhetar dhe historian.

Lexoni :


 https://floripress.blogspot.com/2024/01/lajmi-qe-dikur-tronditi-boten-cila.html

Flori Bruqi.




7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...