Foto Shqiperia.com
Me tone të ashpra,Prof.Dr, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve, për të cilët tha se “gjeta një atmosferë mortore” dhe ata nuk dinin çfarë të thonin. Më tej Berisha tha se prokurorët e SPAK kanë bashkëpunuar me McGonigal.
“I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin.”- tha Berisha.
Ish-kryeministri tha me tej se: “Nuk u mor vesh kush beri me shume pyetje, une ndaj tyre apo ata ndaj meje”.
AKUZAT E GJENERALIT
“Me pyeten nese ke dijeni per urdhrin per kontrollin e Gjeneralit? Ai eshte kontrolluar sepse Gjenerali mbante peng sendin e blere, ai objekt shfrytezohej ne menyre mafioze nga Paro Laçi! Qendrimet e Gjeneral Qirjazit nuk kishin asnje lidhje, e drejta e parablerjes se prones u ishte njohur pronareve qe prej 14 vitesh.” tha Berisha.