2024-01-22
Prindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbe
Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët.ërveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale.BiznesEURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vitUFC ekskluzivisht në ArtmotionKëtë të diel mos harroni Cineplexx sjell ofertën Super Saver!IntervistaIbrahimi: Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësishtLajmeNis largimi i shtyllës elektrike në rrugën e Transitit të Ri në PrizrenRajoniSamiti në Shkup, anulohet konferenca e përbashkët e liderëvePrindërit nga komunitetet jo-shumicë bien pre e një lajmi të rremë nga mediat serbeVideoLexohet për: 8 min.
1 muaj më parë
Disa prindër të nxënësve nga komunitetet jo shumicë në Plemetin të Obiliqit nuk i kanë dërguar për disa ditë fëmijët në shkollë, për shkak se kanë rënë pre e një lajmi të rremë në mediat serbe, gjoja se disa persona me një minibus në këtë zonë po i rrëmbejnë fëmijët.
Përveç kësaj, persona nga komunitete pakicë tregojnë se kanë hasur shpesh në lajme të pasakta, gjatë eksplorimit nëpër media dhe rrjete sociale.
Se prekja e një “pulle” nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të ndezë Luftën e Tretë Botërore dhe se në treg do të qarkullojë monedha “3-euroshe”, janë disa nga informacionet që kanë shkaktuar konfuzion nëse vërtet mund të ndodhë një gjë e tillë.
Kështu u tha në trajnimin e sotëm, ku rreth 30 nxënës bashkë me mësimdhënësit e tyre të shkollës së mesme të lartë profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq janë informuar se si t’i dallojnë lajmet e rreme prej atyre reale, si dhe janë informuar mbi çështje të tjera që kanë të bëjnë me edukimin mediatik.
Përgjegjësja e shkollës “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Obiliqit, Lavdina Hashani Tërbunja tha se për shkak të qarkullimit të lajmeve të pavërteta disa nxënës nuk i kanë ndjekur mësimet nga frika se do të rrëmbehen.
Lidhur me këtë, Hashani-Tërbunja vlerësoi se mbajtja e trajnimeve të tilla, ku nxënësit nga komunitetet vetëdijesohen dhe informohen mbi atë se çka të besojnë nga ajo që lexojnë nëpër media e rrjete sociale, është shumë e nevojshme.
Ajo shtoi se ky trajnim do t’u ndihmojë nxënëseve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian të kuptojnë se jo-gjithçka që lexojnë e dëgjojnë nëpër media e rrjete sociale janë të vërteta.
“Ky trajnim prej KosovaPress-it është shumë i domosdoshëm për komunitetet në paralelen e ndarë në Plemetin, për arsye se disa nga fëmijët kanë shikuar nëpër YouTube, Instagram dhe Facebook dhe e kanë vërtetuar që shumë gjëra që postohen në Instagram janë të rreme. Ky trajnim iu mundëson fëmijëve që sa më shumë ta kenë të qartë, se nuk është çdo që postohet në Instagram është e vërtetë. E kemi një gënjeshtër në Plemetin, të cilët prindërit mendojnë se disa minibusa kanë dalë për t’i vjedhur fëmijët. Mirëpo, ajo është gënjeshtër, për arsye se ato kanë ndodhur në Serbi, jo në Kosovë. Kështu që të gjithë prindërit merren me këto aktivitete, nuk do ta sjellin fëmijën në shkollë, për arsye se kemi raste që kanë ‘vjedhur’ fëmijët. Asnjë rast nuk është në dijeni që është kidnapuar nga njerëzit që vijnë me kombibus. I kanë lexuar në rrjete sociale të gjitha janë gënjeshtrat në rrjete sociale”, tha Hashani-Tërbunja.Rast tjetër kur ai kishte besuar një lajm i rremë, ishte se në treg do të futej monedha “3 euro”.
“E kam parë nëpër media, nëpër rrjete sociale janë dy monedha rrumbullake dhe janë 3-euroshe, por ajo është e rreme… E kam parë në rrjete sociale, kam lexuar shumë në media nëse e prek Putin një pullë, mund të ndodhë Lufta Botërore për të gjithë. Sa i ke besuar kësaj? Goxha si shumë, pastaj e kam shikuar ende, kishte qenë shaka…(Trajnimi) më ka pëlqyer se i kemi parë disa reklama, që zbulohen sa janë të rreme”, tha Krasniqi.
Esmere Berisha, nxënëse tjetër nga komuniteti ashkali tregon se në media qarkullojnë lajme ku titulli nuk përputhet me pjesën e tekstit. Ajo tregon një shembull ku ka klikuar në një titull ku flitej për pjesët e trupit, ndërkaq me t’u hapur teksti, aty është shfaqur një lajm me përmbajtje politike.
Berisha shprehu dëshirën për t’u bërë gazetare në të ardhmen, me qëllimin që ta vetëdijesojë audiencën, si të mos u bien pre e lajmeve të rreme dhe atyre “deep fake”.
“Një arsimtare na ka thënë të hulumtojmë për pjesët e trupit dhe pas dy-tre rreshtave aty ka dalë për qeverinë… Kam kuptuar që kjo është një media e rreme që nuk përputhet me tekstin që ka qenë dhe me të dhënat në titull. Çfarë të pëlqeu te trajnimi? Trajnimi që kemi mbajtur më ka pëlqyer shumë. Ka qenë shumë i mirë, kam marrë shumë informacione kur kemi diskutuar për media të rreme…Unë kam dëshirë që të bëhem gazetare dhe t’i tregoj publikut dhe vendeve tjera që nuk është mirë të bëhen lajmet e rreme dhe se lajmet duhet të bëhen saktë, sepse mund të ndikojnë edhe në shëndetin mental të njeriut”, tha Berisha.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...