Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/22
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një “befasi e panevojshme”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “po monitorojnë nga afër dhe po analizojnë zhvillimin e situatës”.
Banka e Kosovës vendosi të mos lejojë pagesa me dinarin serb, Hill: Befasi e panevojshme
Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.
“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi në këto dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha Hill.
Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.
Në rregulloren e BQK-së, u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.
Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.
Pas miratimit të kësaj rregulloreje, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e pakoordinuara. Nga blloku evropian po ashtu kanë thënë se janë dhe analizuar dhe duke kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim dhe për implikimet që ai mund të ketë./
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment