Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili tha se masat ndaj tij janë staliniste, Lubonja kishte këtë koment:
“Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”.
Berisha tha gjithashtu se në një karrige në SPAK gjeta Ramën dhe tjetrën Mcgonigal
Lubonja e komenton: Na kanë shitur një reformë në drejtësi sikur është bërë për të qenë e pavarur, siç tregojnë gjithë këto ngjarje, arrestime në një krah dhe heshtja për çështje të tjera si Mcgonigal. Dje e vërtetoi edhe Zëri i Amerikës se është bërë një krim shumë i madh. Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një procesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët. Uotergejtit ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë. Mbetet e hapur për interpretim ajo thënia e Berishës.