Përzgjedhja vjen 10 vjet pas numrit të pestë të “Granta”-s, e cila zgjodhi autorë tashmë të njohur, si Zambra, Schweblin apo Neuman.

Granta, revista letrare krijuar në Londër gjatë vitit 1889, ka prezantuar në Institutin Cervantes  Madrid përzgjedhjen me 25 shkrimtarë që nuk kanë mbushur ende 35 vjeç, në gjuhën spanjolle. Lista, që duket bindëse në numrin e prillit të Granta në spanjisht, është e dyta e botuar në historinë e saj. Prej 10 vjetësh, botimi nën kujdesin e redaktores Sigrid Rausing bën të njëjtin parashikim: Alejandro Zambra, Elvira Navarro, Pola Oloixarac, Santiago Roncagliolo, Andres Neuman, Samanta Schweblin, Antonio Ortuño dhe Rodrigo Hasbun ishin disa nga të përzgjedhurit e vitit 2010.

Komiteti që ka përzgjedhur 25 emrat u kryesua nga studiuesja amerikane Valerie Miles, kryeredaktorja e Granta në spanjisht. Përkrah saj qëndronte poeti Aurelio Major, prozatorët Rodrigo Fresan, Chloe Aridjis dhe Horacio Castellanos Moya bashkë me drejtoreshën e Fundacion Booker, Gaby Wood. 200 emra ishin pjesë e kantidaturave.

Një përmbldhje statistikore: përzgjedhja e Granta-s, e cila do të publikohet në shtypin ndërkombëtar, ka 14 burra dhe 11 gra, gjashtë spanjollë, katër meksikanë, tre argjentinas, tre kubanë, dy kilianë dhe nga një përfaqësues për Guinenë Ekuatoriale, Uruguain, Kolumbinë, Kosta Rikan, Perunë, Nikaraguan dhe Ekuadorin,

  • Cristina Morales (Granada, 1985). Emri më i njohur i listës duke nisur që nga Lectura Facil dhe deri tek çmimi i saj Premio Herralde dhe Premio Nacional de Narrativa. Veprat me të cilat njihet janë Introduccion a Teresa de Jesus dhe Los combatientes. Dy çelësa të thjeshtë për të kuptuar leximin sipërfaqësor: trupi dhe edukimi në balet është i përzierë me një vizion politik shumë gërryes.
  • Michel Nieva (Buenos Aires, 1988). Libra si ¿Sueñan los gauchoides con ñandúes eléctricos? dhe Ascenso y apogeo del imperio argentino paraqiten si një letërsi cyberpunk e historisë së vendit të tij.
  • Paulina Flores (Santiago, Kili, 1988). Qué vergüenza, libri me tregime që e bëri të njohur është një kolazh rrëfimesh për jetën në qytetin bashkëkohor.
  • Mateo Garcia Elizondo (Ciudad de Mexico, 1989). Nipi i Gabriel Garcia Marquez debutoi me Citas con la Lady (anagramë), një udhëtim vetvrasës brenda vendit të tij.
  • Eudris Planche (Guantanamo, 1985). Hermanas de intercambio, libri që e bëri të njohur, pjesë e fushës së tregimit për të rinj dhe përfundon duke zënë vend si libri mbi librat.
  • Camila Fabbri (Buenos Aires, 1989). Tregimet e Los accidentes janë sentimentalë me tendencën për të krijuar dhimbje. El día que apagaron la luz është një novelë/kronikë mbi një koncert që përfundon në tragjedi.
  • Estanislao Medina Huesca (Malabo, 1990). El albino Mico është nga të parat kronika letrare që trajton tematikën e emigracionit së Guineas Ekuatoriale në Spanjë.
  • Monica Ojeda (Guayaquil, 1988). Një tjetër emër thuajse i shenjtëruar. Romani Mandíbuladhe tregimet e Las voladoras ndodhin në një ambient terrori gotik dhe tropikal dhe nën një mjedis shumë intensiv.
  • Munir Hachemi (Madrid, 1989). Djali i një andaluzianeje dhe një algjeriani, romani i tij i parë më popullor, Cosas vivas, rrëfen udhëtimin e katër miqve në jug të Francës dhe është një urë lidhëse mes letërsisë në spanjisht dhe në arabisht.
  • Miluska Benavides (Lima, 1986). Pasi përktheu Rimbaud dhe botimit të tregimeve të tij të para, përgatiti librin e parë, Los hechos.
  • Andrea Abreu (Tenerife, 1995). Panza de burro qe një nga surprizat e vitit të shkuar: një histori seksi dhe miqësie poetike, vepër shumë novatore në përdorimin e gjuhës.
  • Gonzalo Vaz (Montevideo, 1989). Redaktor, rrëfimtar dhe autor i romanit Los pasajes comunes, kujtesë e një rinie fatkeqe në një qytet të shkrumbuar.
  • Jose Ardilla (Chigororo, Kolumbi, 1985). Shkrimtar i dy librave me tregime tashmë të botuar, redaktor, producent filmi, skenarist dhe autor i një romani në progres.
  • David Aliaga (L’Hospitales de Llobregat, 1989). Në librat e parë ka vendosur veten në kufi midis kërkimit dhe letërsisë për të trajtuar çështje të tilla si Masoneria ose kultura hebraike e groposur në Spanjë.
  • Jose Adiack Montoya (Managua, 1987). Romani i tij Lennon bajo el sol përdor anekdotën e kulturës së lashtë rock dhe bitëllmaninë në një vend jashtë turneve botërorë për të treguar historinë e Nikaraguas.
  • Martin Felipe Castagnet (La Plata, 1986). Një tjetër nga më të njohurit. Los cuerpos del verano, romani i parë, qe një fabul që kalonte nga jeta në vdekje, nga fantashkenca në reflektim.
  • Andrea Chapela (Ciudad de Mexico, 1990). Autore e një libri me ese dhe dy me tregime që variojnë nga fantazia në fantashkencë në stilin e J. G. Ballard.
  • Carlos Fonseca (San Jose, Kosta Rika, 1987). Romani i tij, Museo animal, imagjinon një botë midis distopisë, artit më transgresiv dhe tragjedisë klasike.
  • Aura Garcia Junco (Ciudad de Mexico, 1988). Anticitera, artefacto dentado, romani i saj i parë, është një trajtesë që përfshin fiksionin e fantazisë klasike, legjendave, mitologjisë dhe intimitetit.
  • Dainerys Machado Vento (La Habana, 1986). Ka kaluar jetën e saj adulte mes Meksikos dhe Floridës, por libri i parë me tregime (Noventa habanas) është një copëz e formueses së imagjinatës intime të qytetit të lindjes.
  • Alejandro Morellon (Madrid, 1985). Autor i katër librave dhe finalist i Çmimit Nadal në vitin 2015 me titullin Caballo sea la noche, historia e një nëne dhe një biri që gjenden në një botë surealiste dhe klaustrofobike.
  • Diego Zuñiga (Iquique, Kili, 1989). Autor i katër librave, përfshi dhe një libër kushtuar futbollit, dhe i njohur mbi të gjitha për Racimo, kronikën e një sërë krimesh kundër grave dhe vajzave midis viteve 1998 dhe 2001 në lagjen Alto Hospicio, në qytetin e tij.
  • Irene Reyes Noguerol (Sevilla, 1997). Një nga autoret që duhet lexuar. Në bibliografinë e saj gjenden dy libra me tregime të redaktuara nga disa etiketa të vogla dhe që dialogojnë me letërsinë klasike.
  • Aniela Rodriguez (Chihuahua, Meksikë, 1992). El problema de los tres cuerpos, vepra më e njohur, një përbërje prej nëntë tregimesh që përfaqësojnë një vizion të sakohshëm dhe të prishur në Meksikën e sotshme.
  • Carlos Manuel Alvarez (Matanzas, Kuba, 1989). Gazetari u dënua nga diktatura e vendit të tij, tekstet e tij letrare, përfshirë në koleksionet La tarde de los sucesos definitivos dhe La tribu. Peizazhet e Kubës varen ende në muret e zyrës së tij.