Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/26

Izraeli të ndalë aktet e gjenocidit! GJND nuk urdhëron armëpushim në Gaz



Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka urdhëruar të premten armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që të marrë masa për të parandaluar akte të gjenocidit. 

Gjykata tha se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë. 

Sipas gjykatës Izraeli duhet të sigurohet që forcat e tij nuk kryejnë gjenocid dhe marrin masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë dhe duhet ti raportojë gjykatës brenda një muaji, për të treguar se çfarë po bën për të zbatuar urdhrin.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...