2024-01-27

Pse sahanlëpirësit e sistemeve jugosllave po e sulmojnë Akademik Profesor Dr.Hakif Bajramin, PHD në AAAS?


Më të sëmurë mendorë, anonimusa, analfabeta, nofka interneti, sahanlëpirës partiakë, Don Kishotë të Banhove të Europës që nuk dijnë shkrim-lëxim mos polemizoni e asesi të debatoni...

                       


Shkruan :Flori Bruqi ,PHD 


  Ca S
ahanlëpirës të ish  sistemeve jugosllave  (fytyra meskine,të sëmurë psikikë  ) me nofka dhe ca sigurimca të ish sistemit jugosllavë (lexoni udbash)  që disa ditë janë duke e sulmuar  për inate mizentrope historiografin  e njohurr  shqiptar , Akademikun i cili është  përgjgjës në Departamentin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA ,Akademik  Profesor Dr.Hakif Bajramin.
Këta sahanlëpirës që kanë spijunuar në sistemin jugosllavë dhe që lehin ham-ham në blogosferën shqiptare në forume të ndryshme më vetëdije apo pa të, i bëjnë dëmë çështjes shqiptare.Ata sahanlëpirë po e shajnë UCK-në, komandantët tanë legjendarë(Adem Jasharin etj., etj) dhe të njajtin shajnë historianin Hakif Bajrami ,pa ju bërë gjë prej gjeje vetëm se po e shkruan historinë tonë të ndritshme në Libra dhe internet.
Shkrimet e Bajramit botohën vazhdimisht në internet, gazeta dhe Libra.

Hatrimi i disa sahanlëpirësve të internetit është pse Hakif Bajrami dikur moti shkroi për Sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dr.Kurt Waldheim ....

https://drini.us/leter-nje-te-gjalli-historianit-hakif-bajramit-dhe-nje-te-vdekuri-fehmi-pushkollit/

Në vitet 1980 të shekullit të kaluar, një lajm  i botuar në gazetën e Kosovës, "Rilindja", tronditi botën: Kurt Waldheim - ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, që këtë post e ushtroi në dy mandante (1972-1981) - doli të ishte bashkëpunëtor dhe oficer i lartë nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.


   Akdemik Hakif Bajrami ,përgjgjës në Departamentin e Historisë në AAAS, New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup)


Historiani  Hakif Bajrami (7 mars 1943) nga fshati Balsh i Kosovës  ishte ndër ata historianë që hodhi njolla  të zeza ndaj figurës së këtij diplomati, të nderuar e të dekoruar nga personalitete të shumta botërore, madje edhe nga ish-lideri komunist i ish-Jugosllavisë,Marshalli Jugosllavë  Josip Broz Tito.




 Këto lajme kanë dalë pikërisht në kohën kur Hakif Bajrami ishte kryetar i Komisionit të Historianëve që merreshin me shkrimin e historisë së Partisë Komuniste të Kosovës. 

Bajrami atëbotë është thënë se kishte lejen e strukturave krahinore të Kosovës  – për të hulumtuar arkivat  historike në ish Jugosllavi.e Beogradit.  Publikimet që ndërlidhen me figurën e Kurt  Waldhemit, për ish-Sekretarin e  OKB-së vazhdonte karrierën politike si president i Austrisë. 




Më 7 shkurt të vitit 1988, Agjencia Telegrafike Hebraike (JTA), raporton se Waldheim ka marrë pjesë në ekzekutimin e 104 shqiptarëve më 1944. 



Por, historianët gjermanët që nisën të hulumtojnë të kaluarën e Kurt Waldheimit, nuk mundnin të gjenin dokumentet që e ndërlidhin atë me deportimin e civilëve të ish-Jugosllavisë në kampet e punës e të vdekjes. Zyra e Waldheimit (Presidenca austriake), siç raportonte JTA, ka mohuar këto akuza që janë publikuar edhe nga javorja gjermane Der Spiegel.



Historiani  i rinjë  Hakif Bajrami , që ishte drejtor i Arkivit të Kosovës, thoshte se i ka dokumentet, por nuk i ofronte.

Profesor  Bajrami po ashtu kishte refuzuar të bashkëpunonte me një komision ndërkombëtar të historianëve, të formuar nga Austria, për të hulumtuar të kaluarën ushtarake të Kurt  Waldheimit, transmetojnë
mediet kosovare. 






 Sipas dëshmive që gjenden edhe në enciklopedinë  botërore online, Wikipedia, Kurt Waldheim ishte oficer komunikues në Bosnje, në qershor-gusht 1942; ndërsa nga janari 1943, e deri në shkurt 1945, thuhet se ka shërbyer si oficer i Armatës "E", në Mitrovicë dhe në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.





 Më 1986 Kurt  Waldheim ka thënë se ka shërbyer si përkthyes dhe nëpunës që nuk kishte asnjë informatë për dhunën ndaj civilëve serbë dhe masakrat në provincat e atëhershme të ish-Jugosllavisë.


 Ndaj, pohimi  i  historianit Hakif Bajramit për pjesëmarrjen e tij në ekzekutimin e 104 civilëve shqiptarë, ishte goditja më e madhe që iu bë Waldheimit. 



 Historiani  profesor Hakif Bajrami thotë për Floripres-in  se ekziston dokumenti për Kampin e Përqendrimit në Prishtinë, të vitit 1944, dhe se ai është i botuar në shtypin shqiptar dhe i arkivuar në Arkivin e Republikës së Kosovës. 

Ndërkaq, për refuzimin e tij për të bashkëpunuar me historianët ndërkombëtarë, deklaron: “I kam refuzuar për të vetmen arsye se nuk i kam njohur se kush janë. Ndaj, nuk kam dashur të bashkëpunoj me ta”. 

 Po ashtu, profesori Hakif Bajrami thekson se dokumentin për Kampin e Prishtinës e ka përpiluar pushteti i atëhershëm në Prishtinë, në të cilin dokument thotë se shkruhen lëvdatat për vrasjen dhe pushkatimin e 104 shqiptarëve më 23 tetor 1944. 





Gazetarët kosovarë e ka kërkuar këtë dokument në Arkivin e Kosovës, por nga aty thanë se dokument të tillë nuk posedojnë.

 “Çdo historian që merret me Luftën e Dytë Botërore, mund ta merr atë dokument. 



Dihen botërisht kampet e përqendrimit të Prishtinës, të Stantërgut, Burrelit etj.”, insiston Bajrami.

 Ai madje flet edhe për akuzat e shumë historianëve që, sipas tij, “për interesat e tyre shtetërore donin t’i mbanin marrëdhëniet e mira me Austrinë”.




 “Kundër Hakif Bajramit  është ngritur  atëbotë  edhe Akademik   

Aleks Buda

 (Elbasan:7 shtator 1910-vdiq    7 korrik 1993,
 në Tiranë) në një gazetë kishte thënë: ‘Ne në Shqipëri nuk posedojmë dokument për Kurt Waldheimin. Ai nuk ka qenë në Tiranë’ ”, thekson profesor Hakif Bajrami. ”Akuzohem nga qeveria e ‘marionetave’ dhe fashistët serbë, që i kam dërguar në Tiranë dy milionë dokumente. 
Dy milionë jo, por nja gjysmë milioni po”. Sipas  Hakif Bajramit, Kurt Waldheim dhe Xhafer Deva janë përgjegjës për ekzekutimin e 104 patriotëve shqiptarë!

 Madje, thotë se ekzistojnë faktet për Armatën "E" (që ka vepruar në Shqipëri, Kosovë, Greqi e territoret e ish-Jugosllavisë), ku thuhet se ka shërbyer  KUrt Waldheim.

 “Ditari i Armatës" E" ka qenë në Beograd dhe një tjetër në arkivin nacional të Washingtonit, të cilin dokument e ka dhënë Marshali Jugosllavë Josip Broz  Tito në atë kohë”, ka thënë  Bajrami.




 Ndërkaq, një gjë dihet: në Arkivin e Kosovës ekziston dokumentacioni i mediave të dikurshme serbe (p.sh. “Politika”), ku si armik kryesor i interesave serbe përmendet Austria, sepse ishte pikërisht ky shtet që luftonte për interesat e shqiptarëve....

Kush është Akademik Hakif Bajrami :

Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami, PHD është  historian Kosovar-  shqiptar. 

U lind më 0 7 mars 1943, në fshatin Balsh të komunës së Podujevës , Malësi e Llapit. 
Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Podujevë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. 

Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. 

Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 

Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”. Botime Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365; Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106; Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238; Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244; Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232; Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe); Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226; Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205; Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208; Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506; Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338; Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë); Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162; Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302; Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166; Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104; Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202; Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156; Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634; Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110; Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230; Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479; Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339; Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310; Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530; Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207; Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207; Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462; Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër); “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit; Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73; Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357. E mija botime tjera të botuara në revista historike në mbarë botën më impakt faktorë si dhe në blogosferën n shqiptare në web faqe të ndryshme si : Drini .us,Floripress,Kosovapress, Kosova sot,Bota sot, Epoka e re,Rilindja, Gazeta Dielli, Iliria etj.etj.




Kohëve të fundit ca analfabetë lexo shkarravitës më shkolla të dyshimta(udbeske) po e kritikojnë historianin pse ky historian po i kritikon ca struktura meskine në Kosovë.




Gjatë luftës ka qenë këshilltar politik i Adem Demës( Adem Demaçit 26.02.1936-26 .07.1998 ) ashtu siç ishte edhe vetë Albin Kurti,
këshilltar dhe përkthyes në Zyrën Politike të Adem Demaçit ) tash kryeministër i Republikës së Kosovës.....

Hakif Bajrami dhe Albin Kurti

  



Prishtinë,27 janar 2023.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...