SPAK nisi hetimet për
Opozita shqiptare ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje korrupsionin e Edi Rames më agjentin e FBI-se “McGonigal” !
“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit.
Meqë problem është me Edi Ramën, tate po e verifikojnë. Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington.
Ju si mendoi nëse del i implikuar Edvin Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po.
Hetimi nuk nis këtu sepse do prova.
Ku i gjeti provat FBI për Kryeministrin e Shqipërisë Edvin Kristaq Ramen?
Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete.
Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë…SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”
Kujtojmë që dje SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për dosjen Edvin Rama-McGonial, pas kërkesës nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Ndërkohë duke u ndalur te gjyqi në Apel për vulën e PD, thuhet se është Sali Berisha ai që mban peng partinë.
“Gjykata i ka hedh në lojë, Saliu është ai që mban peng PD.
Tani ka nxjerrë, Rama i tha McGonigal, ambasadorja ka pasur takime. Por përse nuk I bëhet pyetja çfarë ka ambasadorja me ju? Duhet të dalin prova që kanë qenë në bashkëpunim, por jo përse kanë zhvilluar takime”
Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela tha se ata që kanë frikë nga drejtësia e re janë me Moskën.
“Çështja mund të zgjasë edhe në dy vite. Deri në tre e kemi ne, pastaj ka edhe kërkesa për afate.
Korrupsioni lartë shtetëror sot është me Moskën. Ata që janë të trembur nga anti-korrupsioni, me Moskën i keni. Ata që kanë rënë nga pushteti. Ata që janë trembur…”, nënvizoi ndër të tjera avokati Ngjela.