Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Edi Rama Rama largon pas 10 vitesh Suela Bedenin nga SHISH, Blend Çobani emërohet Inspektor i Përgjithshëm

 

Suela Bedini do e gjunjezojë kryeministrin shqiptar ngase ka informata të sakta për korrupsionin e Edi Ramës!

Rama largon pas 10 vitesh Suela Bedenin nga SHISH, Blend Çobani
Suela Bedeni

Kryeministri Edi Rama ka larguar Suela Bedenin nga posti i inspektores së Përgjithshëm të qeverisë në Shërbimit Informativ të Shtetit.

Me një vendim të marrë sot nga qeveria, bëhet me dije se në këtë post do të emërohet Blend Çobani. Ky i fundit është me një karrierë të gjatë në SHISH.

Sulea Bedeni largohet nga ky post pas 10 vitesh. Në vitin 2013 ishte vetë Rama që njoftoi emërimin e saj. “Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave. Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash", por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën”, shprehej Rama.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...