Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike i Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për inicimin e procedurës për revokimin e përkohshëm të licencës së punës për mjekun anesteziolog të punësuar në Spitalin klinik në Tetovë.
Kjo do të bëhet për shkak të publikimit nga ana e anesteziologut në aplikacionin TikTok të një videoje nga reparti i Gjinekologjisë ku po trajtoheshin shumë paciente.
Anesteziologu 43-vjeçar (V.D) nga 16 prilli 2024 ndodhet në paraburgim prej 8 ditësh, pasi ndaj tij prokuroria e Tetovës inicioi padinë për veprat, “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim i paautorizuar”.
Akti i tij nxiti reagime të shumta, ndërsa Spitali i Tetovës vendosi për largimin e tij nga puna, vendim ky që u miratua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore.Ky rast, ndërkohë, ka ngritur edhe debate të shumta mbi keqpërdorimet dhe shkeljet e privatësisë në rrjetet sociale, sidomos në aplikacionin TikTok ku profilet e përdoruesve janë shumë pak të verifikuara sikur edhe ato çfarë publikohen e që konsiderohen si shkelje të privatësisë dhe abuzime me të drejtat dhe liritë individuale.
Sutki Ismaili, ekspert i çështjeve kompjuterike dhe njohës i rrjeteve sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet të veprojnë, të paktën në ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni në institucionet e administratës shtetërore, arsimore, shëndetësore e të tjera.
Ai thotë se kufizimet që tashmë janë vendosur në disa shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të aplikohen edhe në Maqedoninë e Veriut.Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të ndërmarrë masa kufizuese sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale që nxisin dhunë, që shkelin privatësinë apo që përçojnë mesazhe devijuese.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha të martën se çdo ndalesë do të mund të interpretohej si kufizim apo ndalim i një rrjeti social që përdoret edhe si media.
Keqpërdori
“Maqedonia
Sipas tij, shqetësuese janë edhe të dhënat mbi sigurinë e aplikacionit TikTok, sikur edhe shkeljet e rënda të kodeksit etik.
Ai dënoi rastin me mjekun anesteziolog, ndërsa rikujtoi takimin e fundit me të dërguarin e Departamentit amerikan, James Rubin, më të cilin tha se ka biseduar edhe për punën e rrjeteve sociale dhe dezinformatat që tashmë kanë marr hov në Maqedoninë e Veriut.
“Nëse kryeministri thotë se duhet ndaluar një rrjet social që përdoret edhe si media, atëherë kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Në pjesën e sigurimit të informimit të drejtë dhe të saktë, për dezinformatat, burimin e tyre të financimit e për gjëra të tjera javën e kaluar kemi biseduar edhe me të dërguarin e posaçëm të DASH-it, James Rubin, i cili ishte shumë i saktë në prononcimin për mediat.
Tani bëhet fjalë për sjellje joetike, joprofesionale të një mjeku dhe unë mbështes vendimin e ministrit të Shëndetësisë për sanksionimin si dhe masat e policisë e të prokurorisë, pasi diçka e tillë nuk duhet të ndodhë askund e aq më pak në shëndetësi”, tha Kovaçevski.
Pasoja nga ndikimet në rritje të aplikacionit TikTok janë regjistruar edhe më herët në Maqedoninë e Veriut. Më 27 nëntor të vitit 2022 një vajzë e mitur kishte pësuar djegie të rënda nga rryma derisa ishte ngjitur në një vagon treni për të bërë video.
“Sa është siguria në këtë aplikacion është një pikëpyetje e madhe dhe për këtë flasin edhe shtetet në mbarë botën, të cilat dita-ditës po hasin në probleme të shumta. Kodeksi etik i përdorimit dhe mbrojtja nga ky aplikacion nuk është ajo që kërkon një shoqëri e mirëfilltë me të gjitha tiparet e saj. Viteve të fundit po vërehet me të madhe se shfrytëzuesit po i keqpërdorin rastet me publikimin e videove të ndryshme dhe e gjithë kjo ndodh pasi nuk penalizime të duhura në shoqëri”, vlerëson Ismaili.
Për ndalimin e TikTok-ut “vendosin Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ”
Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, më 26 prill 2024 , gjatë raportimit të komisionares së Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dërmaku.
“Gjatë raportimit në Kuvend gjatë kësaj jave, jam pyetur nga njëri prej deputetëve të Komisionit për siguri, lidhur me rrezikun që mund të ofrojë platforma TikTok dhe mundësinë e ndalimit të kësaj platforme, konkretisht që të mos përdoret nga ana e qytetarëve të Kosovës.
Kështu që, Agjencia do ta marrë përsipër që të iniciojë takimet me aktorët e sigurisë dhe mbrojtjes dhe më pas do të shohim se cilat janë vlerësimet që do të dalin pas një analize”, thotë Sogojeva-Dërmaku për "Radion Evropa e Lirë".
Ajo shqoi se analiza dhe vlerësimet, më pas, duhet t’iu dërgohen institucioneve të larta të vendit, Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat, siç thotë ajo janë instanca që vendosin nëse TikTok-u do të ndalohet ose jo.
Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore.
TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë.
Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore.
Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.
“Kosova të ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un”
Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, thotë për "Radion Evropa e Lirë" se të dhënat e platformës TikTok ruhen në Kinë.
Sipas tij, ekziston shqetësimi se këto të dhëna mund të ndahen me autoritetet kineze.
“Mendoj që Kosova duhet të bëjë njëjtë sikurse aleatët e saj dhe të marrë hapa në këtë drejtim, ta përcjellë këtë temë, sepse ka shqetësime për sigurinë shtetërore në rast se të dhënat që ruhen në platformën TikTok ndahen me autoritetet kineze.
Rrjedhimisht, duhet të veprohet në koherencë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, vlerëson Elshani.
Pajisjet dhe aplikacionet kineze “rrezik potencial pë të dhënat”
Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se gati në të gjitha të dhënat që individët ruajnë në telefonat celularë, pjesa më e madhe e aplikacioneve kanë qasje në to.
“Ky është konstatim për të gjitha aplikacionet. Shqetësuese është se cili aplikacion është i sigurt (nga keqpërdorimi i të dhënave) dhe cili nuk është i sigurt.
E rëndësishme është se kush i ka ato të dhëna dhe kompania apo shteti, i cili i ka ato të dhëna, si i shfrytëzon ato më pas.
Nga ky konstatim, ne mund të përfundojmë që pajisjet me prejardhje nga Kina dhe aplikacionet që janë me bazë kineze, paraqesin rrezik potencial se të dhënat, të cilat ata i kanë, mund të keqpërdoren”, shprehet Hoxhaj.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.
Ekspertët e fushës në Kosovë thonë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi që pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial pë të dhënat”.
Komisionerja në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku ka thënë se do nisin analizën dhe vlerësimin bashkë me institucionet e sigurisë nëse Tik Tok duhet të ndalohet në Kosovë.
Pas analizave të disa shteteve se mund të ketë rrezik nga kjo platformë, çështjen e Tik-Tokut e ka ngritur deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha gjatë raportimit të AIP-së të martën.
Sogojeva Dërmaku tha se me tu ngritur kjo çështje, ata do të nisin analizës e situatës bashkë me institucionet e sigurisë por për ndalimin e këtij aplikacioni do të vendosë Qeveria.Ne si Agjenci jemi mbikëqyrës për zbatimin e ligjit të të dhënave personale. Në këndvështrimin e këtij ligji, Agjencia nuk mund të marrë ndonjë vendim për ndalimin e kësaj platforme. Kosova, në rast se do të vendoset pas një analize nga të gjitha institucionet e sigurisë në vend, duhet të ketë një vendim të Qeverisë apo të Kuvendit, në mënyrë që kjo platformë të ndalohet”, ka thënë Sogojeva-Dermaku për KTV-në.
Tutje ajo shtoi se TikToku e mundëson marrjen e të dhënave personale.
Po ashtu tregoi se si Agjenci janë përballur me keqpërdorime nga kjo platformë.
“Jemi të vetëdijshëm se kjo platformë e mundëson marrjen e të dhënave personale, në këndvështrim të ligjit po flas. Por edhe ne si Agjenci jemi përballur me raste ku përmes kësaj platforme janë bërë shumë linçime, keqpërdorime të dhënave personale të qytetarëve deri në atë masë sa rasti ka përmbajtur edhe element të veprës penale dhe i kemi drejtuar te Policia”, deklaroi ajo.
Komisionerja e AIP-it tha se pret që bashkë me institucionet të çojnë një propozim në organet e larta për ndalim të mundshëm të TikTokut.