Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/22

Është vënë në pranga nga Policia e Kosovës, Ardit Kraja, biznesmeni i njohur si ‘bossi’ i lojërave të fatit, ish pronari i “Superbast”.

 



Arrestohet në Kosovë ‘bossi’ i lojërave të


Arrestimi i 49-vjeçarit është kryer në pikën kufitare të Vërmicës, pasi rezultoi se ndaj tij kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

Urdhër arrestet ndaj Krajës janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “bixhozit të paligjshëm”.

Kraja, i cili është bashkëjetuesi i moderatores Ilda Bejleri, është përfolur se organizon lojëra fati të paligjshme edhe në Shqipëri.  

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...