Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/22

Sulmi me armë në Moskë, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur

 

Sulmi me armë në Moskë, dhjetëra të vdekur dhe qindra

Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, pas të shtënave masive në sallën e koncerteve në qendrën tregtare “Crocus City”.

Mediat e huaja raportojnë se kanë qenë tre persona të armatosur rëndë dhe të veshur me veshje luftarake që hapën zjarr ndaj popullsisë civile dhe shkaktuan 2 shpërthime me granata.

Ndërkohë Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka reaguar në lidhje me sulmin. Ai tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin.

“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,” tha ai në një konferencë shtypi.

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha “për sigurinë e tyre”, tha ai. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...