2024-03-15

Letër publike ambasadorit amerikan zt.Gabriel Eskobar























 





Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave dhe e arteve në SHBA, kanë një  kërkesë për Kurtin dhe Konjufcën - Bota Sot

            Nga Flori Bruqi,PHD


A është interpretues Gabriel Eskobar i interesave amerikane në Ballkan, apo është në shërbim të politikës serbe?Kjo është paksa pyetje hipotetike por të përsëritësh të njëjtat gjëra me masa kërcënuese ndaj Kosovës së vogël, të cilën Amerika e Bushit dhe Klintonit e ndihmuan të çlirohet nga Serbia e Millosheviqit, është jo shumë miqësore nga ana e Eskobarit. Kësaj radhe Eskobar mendoj së nuk e qortojë Qeverinë Kurti, por i dërgoj një lloj ultimatumi. Thënë të drejtën nuk është pritur gjithë ky presion ndaj Kosovës, e asnjë fjalë ndaj Serbisë e cila po drejtohet nga një protagonistë i luftës të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. 


Eskobar në njërën anë thotë së ndalim qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, është bërë në mënyrë të paligjshme dhe së është dashur të mendohet ndryshe, që veç në kokat imagjinare mund të ekziston diçka e tillë. 

BQK –ja është organ i ligjshëm zoti Eskobar , jo i paligjshëm siç e quani këtë veprim për ndalim të dinarit serb si valutë valide në Kosovë .

Problemi nuk është më Albin  Kurtin siç theksoni ju, sepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përfaqëson jo interesat e veta por interesat e Popullit të Kosovës .

 Ai po mbron sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës . 

Minoriteti serbe  prej 4% nuk ka zbritur nga qielli. Ai duhet të integrohet në shtetin e ri të  Republikës së Kosovës, e jo të instrumentalizohet për interesa te Serbisë të Aleksandër Vuçiqit.


 Pastaj, ju vazhdoni të kërkoni implementimin e Asociacionit , ku shpreheni së nuk është antikushtetues, e është antiligjor dhe antikushtetues fund e krye. Shtetet e Bashkauara të Amerikës  zoti Gabriel Eskobar e ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës së bashku më BE-në, në përjashtim të katër shteteve. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  , nuk e ka kontestuar shpalljen e pavarësi të  Republikës së Kosovës, e ka legjitimuar. 


Dhe, ju z. Gabriel  Eskobar po kërkoni që Republika e  Kosovës  të pranon diçka që është e pamundur, duke shkelur më të dyja këmbët mbi ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës .

 Ekziston Asociacioni legjitim i komunave shqiptare , ku e kanë vendin edhe komunat më shumicë serbe. 

Asociacion i veçantë nënkupton edhe të drejta të veçanta apo speciale për minoritin serb prej 4% , që është pushtet i tretë, i pa pranueshëm për Repuublikën e Kosovës. 

Kjo teori çfarë e pretendoni ju në këtë rast , nuk është në përputhje më interesat e Kosovës 


.Kjo nuk është as në përputhje më demokracinë , stabilitetin e paqen në Ballkan, Evropë dhe botë.  Populli i Koosvës nuk ka qenë as nuk është agresori. Republika e Sërbisë më ish RSFJ-në  janë ata  që kanë bëë   gjenocid ndaj popullit shqiptar , e cila Serbi më udhëheqësinë e sajë pasardhës të kryeçetnikut serb Sllobodan Millosheviqit, edhe tash po nxitë luftë të re në rajon së bashku më Rusinë Cariste të Putinit.

 Shumë padrejtësisht jeni duke ja vu Kosovës mike lakun në fyt për interesa gjeopolitike , apo nga frika luftës nga Vlladimir Putin dhe Aleksandër  Vuçiq, apo nga ndonjë interes tjetër. 

Mos kërkoni prej nesh për të shtyrë veten kah diçka që është jo legjitime. 

Mos kërkoni të na vëni në pozicion të kokës së ulur, kur Serbisë  Populli i Koosvës  nuk i ka  asnjë borxh, përkundrazi Serbia u ka borxhe të mëdha shqiptarëve. 

Serbinë që shumë kohë e ka mbuluar errësira mesjetare për pushtimin e tokave shqiptare, e që kurrë më nuk do ti lejohet, e më asnjë çmim, përkundrazi të ecjes zvarritëse të një pjese të opozitës nga e cila edhe po kërkoni ndihmë .

Epoka e errët e shqiptarëve : Më trysni ndërkombëtare shqiptarëve ju mirren tokat dhe ju falën Fyromit,Malazezëve dhe Sërbëve


Pse me qene kusht  hyrja në Unionin Evropian më falje Tokash Kosovare  Malit te Zi, Maqedonisë, KIshës orthodokse Serbe në Deçan  etj.? 
Cfare borxhi i kemi ne shqiptarët e Kosovës Evropës dhe zaptuesve sllavë ?

Për ju duket së nuk ka fare rëndësi së çka po bëjnë Serbia irrituese më përfaqësuesit terrorist në veri , që më dhunë dëshirojnë të ndajnë Kosovën! 

Ju zoti  Gabriel Eskobar e dini mirë për zgjimin e aleancave të vjetra.

 I dini mirë idenë shoviniste serbe “ të gjithë serbët në një shtet”, e cila po tentohet të realizohet më luftë nga  Aleksandër Vuçiqi më ndihmën e presidentit rus  Vlladimir Putinit.


Prishtinë,3/15/2024

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...