2024-03-11

Një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh

 Nga Flori Bruqi,PHD
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot

Kryeministri i Kosovës zoti Albin Kurti , ka folur për një luftë të mundshme në Kosovë , me Sërbinë më  Rusinë si nxitëse.

 Në një intervistë për gazetën italiane " La Repubblica", Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”. A duhet të shqetësohemi? Kjo është pyetja që bëhet në një shkrim të revistës së përjavshme britanike, The Spectator, ku tregohet se BBC  e transmetoi një intervistë shumë të ngarkuar me presidenten e Kosovës,Prof.dr. Vjosa Osmani, e cila deklaroi se" situata e Kosovës në lidhje me Serbinë, me Rusinë në shpinë, ishte pak a shumë ajo e Perëndimit kundër Lindjes, demokracisë kundër autokracisë."  Unë do të thoja që duhet të qetësohemi, shkruan autorja e tekstit, gazetarja irlandeze Melanie McDonagh. Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thashë se "Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë, shton ajo". 

Sigurisht që Rusia ka një qasje pronësore ndaj Serbisë; Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare.

 Dhe kohëve të fundit ka pasur disa incidente të shëmtuara: sulme ndaj policëve në kufirin verior në Mitrovicë dhe një spiune ruse mjaft e dukshme e arrestuar së fundi në kufirin me Kosovën. 
Gjithçka shumë nxitëse, por asgjë e re, përveç spiunes. 

 Sigurisht, Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e policëve kufitarë, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë.

 Ajo që është e rëndësishme këtu është se bisedimet e gjata ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë duke u zhvilluar prej disa vitesh, nuk kanë arritur askund.

 Për më tepër, ka një arsye të mirë që si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të flasin për tensionet në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. 

Situata ekonomike në Kosovë është veçanërisht e rëndë; dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë thuhet se largohen nga vendi çdo vit, shumë prej të arsimuarve më të mirë merren nga Gjermania; mjekët, për shembull, merren nga universiteti për shërbimin shëndetësor gjerman, me pasoja të pashmangshme për sistemin shëndetësor vendas. 

Ka mungesë të investimeve të huaja, papunësi të lartë dhe sundimi i ligjit është problematik. 

Pra, shpërqendrimi nga dështimet shtetërore në një ngecje në veri të Kosovës është i dobishëm për të dyja qeveritë, shkruan McDonagh

 Por arsyeja e dukshme pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë është se amerikanët, kontrolli i të cilëve mbi atë që ndodh në Kosovë vështirë se mund të mbivlerësohet, nuk do ta lejojnë atë. 

Ata kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. 
KFOR-i (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO me mbi 3,000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. 

Edhe Britania po i trajnon forcat e mbrojtjes kosovare. 

Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të stilit të Ukrainës, shkruan gazetarja irlandeze.

 Nuk jemi as afër luftës , thotë ajo. “Ka shumë për t’u shqetësuar në ish-Jugosllavi, por nuk është gushti 1914, apo edhe prilli 2022. Qetësohuni, të gjithë”. 

Kështu e përmbyll McDonagh shkrimin e saj.

 Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova. 

 “Nuk mendoj ashtu, kur e shikoni mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova besoj se kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. 

Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu”, tha Abbott në Rubikon të Klan Kosovës. 

 Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, ambasadori Abbott tha se kjo vizitë ndodhi në një periudhë të ndryshimeve gjeopolitike, dhe qëllimi ishte që të jepej mesazhi se Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën. “Ai erdhi në Kosovë, ai nuk erdhi për vizita të tjera në rajon, ai nuk erdhi për të folur për Kosovën dhe Serbinë, por për të folur për Kosovën, sepse mendoj se ai i sheh çështjet këtu, situatën për Kosovën dhe rajonin, rreziqet dhe kërcënimet që do të thotë se duhet të jemi shumë të qartë në mbështetjen tonë, dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse ai e sheh një kontekst të gjerë gjeopolitik mbi atë që po ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është shqetësuese”, tha Abbott.


Diplomatit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni  i  NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë  por dua që kjo të kuptohettë kuptohet mirë, pra  përfshirë qindra  amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.

Hovenier ka thënë  se:

“Partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar detyrimet  nga marrëveshje Kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuarper MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional. Do të kisha mirëpritur një mundësi qe te diskutohet  rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë.”, tha Hovenier.

Prishtinë,11.03.2024.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...