Akademik FLORI BRUQI,PHD
Mesazhi që jepet është i rëndë, Serbia duartroket këtë marrëdhënie shqiptarësh.
Rama luan siç don Serbia.
Kurajua e Edi Rames që të shpërfille Kosovën është e frikshme.
Në gjithë tallavane minishengen apo"Open balkan " , ajo që është shqetësuese është fakti që Rama nuk ndalet asnjë çast nuk stepet edhe pse Kosova nuk është dakort.
Mendoj se një politikan shqiptar, duhet të ndalet te mendoje e të pyesë veten çfarë po bëj kur nuk pranon Kosova, gjysma e kombit.
Minimumi duhet të flasë hapur edhe për publikun që njerzit ta dinë. Kosova është investim amerikan, dhe Rama ta thotë, nëse Amerika ka ngarkuar Ramen të dërguar special për Kosovën.
Kurajua e Edi Rames që të veprojë të bashkëpunoje me Serbinë kundër dëshirës së Kosovës, me shqetëson.
Nuk kam shqetësim tjetër.
Edi Rama nuk e ka prioritet Kosovën,ai e ka Serbinë.
Nuk i interesojnë marredheniet me Kosovën as marredhenit mes shqiptarëve, as mes fqinjëve të tjerë, atij i interesojnë marrëdhëniet me Serbinë.
Edi Rama është i dërguari i Zotit qe te ndreqë Serbinë, është gati të sakrifikojë vëllanë për kojshine, është misionari që don ta bëjë qengj Serbinë, don të hyjë në histori si mik i Serbisë, si zëdhënës i Vuçiqit.
Kur ai është aq i domosdoshem per Vuçiqin, per synimet e Vuçiqit që të krijohet një kopje e shëmtuar e një mini BE që të shfryhen pritshmeritë e ballkanasve të refuzuar nga BE, qe ti pajtojë Serbia te dëshperuarit si nënë e madhe, si vëllai i madh, pse Edi Rama nuk i ve kushte Serbisë që ta njohë Kosovën nëse don pranine e Shqipërisë në këtë festival të shpifur ballkanie.
Pse Rama nuk i imponohet bigbrotherit te tij Vuçiq qe ta njohë Kosovën e pastaj Shqipëria bashkë më Kosovën të marrin pjese ne minishengene, por kur Serbia ta njohe Kosovën...
Edi Rama kur nuk arrin BE, shpik Ballkan të hapur. Aq Don Kishot është saqë mendon të krijojë BE e tij me Vuçiqin...
Sa herë ka probleme të brendshme në Shqipëri Edi Rama shpik axhenda të jashtme që thithin vëmendje.
Ai i shërben vërbërisht postit të tij dhe thërret argat djallin për interesat e tij.
Edi Rama nuk ka mik e vëlla Albin Kurtin, ka interesa.
Për interesat e tij ai e shpërfill pa dhimbje Kosovën siç e ka shpërfille e ndëshkuar qoftë dhe me taksën shtesë në Kalimash të Kukesit.
Ai synon të flasë në emër të Kosovës dhe nuk llogarit askënd atje.
Edi Rama ngaqë është trupmadh mendon se është lojtar i madh i gjeopolitikës për Amerikë,Serbi, Kinë e Rusi....