2024-03-12

Komandantët e UCK-së Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim



Flori Bruqi


Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendime, me anë të së cilave ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 

Komandantëve të UÇK-së, të arrestuar në Hagë, u mundësohet tri orë  privatësi e plotë me familjarët - BotaPress


 Për Krasniqit, gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston një rrezik i moderuar që të arratiset, dhe se ekziston rreziku që ai të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten në Dhomat e Specializuara. Sipas vendimit për Selimin, gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që ai do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara dhe/ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. dhe/ose duhet të paraqiten përpara se Dhomave të Specializuara të vazhdojë të ekzistojë. 

 Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2023  ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 

Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar. 

 Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë. 

 Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre. 

 Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj.

Gjykata Speciale ka njoftuar zyrtarisht se njëzet persona nuk kanë arritur të bindin gjykatësit e Hagës, as në shkallën e dytë, se janë viktima dhe të iu mundësohet pjesëmarrja në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Megjithëse ishin refuzuar edhe në shkallën e parë ata kanë parashtruar sërish kërkesë, kësaj radhe në Dhomën e Apelit, por përsëri janë refuzuar.

Kërkesat e këtyre 20 personave në instancën e dytë të Gjykatës Speciale janë dorëzuar nga dy avokatë qe ata i kishin angazhuar, ka thënë të premten në Hagë, një zëdhënëse e Gjykatës, gjatë një konference për gazetarë, permes internetit.

“Të mërkurën më 26 prill 2023 paneli i gjykatës së Apelit rrëzoi ankesat e 20 personave të cilët ishin lajmëruar për të marrë pjesë në proces gjyqësor si viktima. Këta persona kishin apeluar vendimin por trupit gjykues i apelit i refuzoi kërkesat e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore ‘Thaçi dhe të tjerë’ “, ka thënë të premten një zëdhënëse e Gjykatës së Hagës, gjatë një konference permes internetit.

Biznesmeni dhe pronari i disa kompanive amerikane, Patrik Birne  ka publikuar një dokument prej 151 faqesh në të cilin pretendohet se janë zbuluar detaje të hollësishme të një skeme korruptive nën udhëheqjen e ish-prokurorit të Gjykatës Speciale Xhek Smith kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


 Ai tani udhëheqë hetimet kundër Donald Trumpit. 

Jack dërgoi njerëz në Evropën Lindore për t’ua përcjellur mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi ju keni vrarë disa njerëz. Jack do t’ju padisë, por nëse do vendosësh  shumën e parave në një valixhe që unë do t’ia dërgojë Smithit, problemet e tua largohen”, ka shkruar ai. Në tekst ndër të tjera thuhet se ish-prokurori,  ka kërkuar ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ish-kreu i shtetit kosovar kishte refuzuar, ndërsa pikërisht për këtë arsye ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...