Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar ashpër pasi sot Albin Kurti, ka thënë se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, një vendim të tillë e kërkon veç një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit.
Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte më fytyrë Kurtin e pozitës.
“Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.
https://www.kosova-sot.info/lajme/710104/ja-cili-deputet-i-kosoves-mori-guximin-ta-krahasonte-kryeministrin-albin-kurtin-me-nje-kloun/