Për dy vite rresht jam zgjuar me imazhin Diellor të Adem Jasharit. Dhe është bukur, tepër bukur të komunikosh artistikisht me të!
Në poemën e botuar kam shprehur vërtetësinë e disa ngjarjeve të njohura nga të gjithë dhe ndjenjat e mia të fuqishme për këtë figurë madhështore kombëtare.
Ashtu siç rëndom poemat nisin me subjektin lirik, duke u dritësuar shpejt me personazhin epik edhe në rastin konkret ditëlindja e Komandantit tonë hapë poemën, bashkë me domethënien e emrit të tij sa të lashtë e sa të dashur për të gjithë.....
Artisti kombëtar Ilir Shqiri,lindi në Turiqec,shkollën fillore e kreu në vendilindje , të mesmen në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë.
Ka magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Është krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë, si dhe i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar.
Iliri është Këngtari i Lirisë Shqiptare ....Artisti Ilir Shaqiri, lirisht mund të thuhet se përmes këngëve të tij është epitomë e Lirisë. Ai, luftës i këndoi me zemër dhe i dha emër të nderuar, duke e madhëruar çdo luftëtarë të denjë të saj.
E, ku ka më mirë, që luftën e shenjtë për Liri të veshësh me art dhe lavdi . Poeti hungarez Shandor Petëfi do të thoshte: “Për dashurinë jap jetën, kurse për Lirinë, jap edhe dashurinë.”
Ilir Shaqiri dha shumë për Lirinë, duke iu thurur ditirambe të gjithë atyre dëshmorëve dhe heronjve, e veçanërisht kryetrimit Adem Jashari, për të cilin ka botuar një poemë të gjatë si dhe ka nxjerr një këngë, bashkë me birin e tij, Korabin.
Për të gjitha këto, në këtë përvjetor të Epopesë së UÇK-së, ndiqeni intervistën ekskluzive me të, për portalin tonë.
Poema juaj, në njëfarë mënyrë është bërë recital dhe kjo sërish, juve, si autor, ju nderon… Patjetër! Nderë i veçantë për mua ishte ardhja e tre aktorëve të mëdhenj nga Tirana: Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Llesh Nikolla. Recitali i tyre më ngjalli ndjenja edhe më të mëdha nga ato që i kam pasur duke i shkruar këto vargje. Gjej rastin t’i falënderoj aktorët dhe prof. dr. Shyqri Galica – redaktorin e librit, recensuesit: prof. dr. Kudusi Lama dhe mr.sc. Arben Veselaj; Zeni Ballzhin për mbështjellësin e librit, si dhe Imerin – përfaqësuesin e “Fokus Print” në Shkup, që mori përsipër ta botojë poemën në 10000 kopje dhe atë ta shpërndajë falas gjithandej ku ka lexues shqiptarë.
Z. Ilir, jemi në periudhën kur po shënohet epopeja e lavdishme e Prekazit legjendar. Kur përmendet UÇK-ja, ju jeni i pashmangshëm, sepse me të drejtë quheni pishtari (artist) që i keni dhënë dimensione gjithëkombëtare luftës sonë çlirimtare. Madje, me këtë rast, keni botuar poemën për Adem Jasharin. Si ndjeheni pas përfundimit të këtij projekti kapital?
Tërë jetën time kam krijuar dhe kënduar këngë, por nuk kam arritur t’i them të gjitha përmes artit muzikor. Letërsia është mundësi e madhe, prandaj mora përsipër që në këtë 20-vjetor të rënies heroike të 56 dëshmorëve të atdheut në betejën e pangjashme deri tash, të vij me një krijim të tillë, si një homazh vëllazëror për këtë ngjarje që ndërroi kahet e historisë jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për kombin tonë, por edhe për Ballkanin Perëndimor.
Në 1200 vargje të poemës suaj, keni madhëruar këtë figurë dhe, megjithatë, besoj se pajtoheni, që për të sado që shkruhet, kurrë nuk është mjaft?
Asnjëherë nuk do të jetë mjaft. Figura e Adem Jasharit po rritet përditë, do të lartësohet përvitshëm, duke u zbërthyer në të gjitha artet me mjeshtërinë dhe ndjesinë e artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë.
Poashtu, së bashku me birin tuaj Korabin, pikërisht në këtë përvjetor, keni realizuar këngën, Ata u bënë dritë, e cila u kushtohet fëmijëve të rënë në altarin e lirisë, të kësaj familje të madhe flijimtare?
Heroizmi i Jasharëve, heroizmi i fisit Jashari, historikisht ka ndezur zemrat liridashëse, të papërkulshme shqiptare. Beteja e 5,6 dhe 7 marsit, dëshmojë mësimet shekullore që ka trashëguar fisi.“Nuk kemi ku përtej…,përtej kësaj kulle e historieqë na vlon në dej,atëherë tash e tevona është kufiri i jetëve tona”.
Psikologjia e guximit të fëmijëve të Jasharëve është kapitull madhështor historik, jo vetëm për ne si shqiptarë, por edhe për botën. Me ndjesinë njerëzore dhe artistike për fëmijët e kësaj beteje, Korabi bëri një krijim muzikore të qëndrueshëm dhe mua më obligoi të ndërtoja një tekst po aq përmbajtjesor dhe artistik njëkohësisht. Më erdhi mirë që biri im po trashëgon ndjesitë e mia për heroizmat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për heroikën shqiptare në përgjithësi.
Për dy vite rresht jam zgjuar me imazhin diellor të Adem Jasharit. Dhe është bukur, tepër bukur të komunikosh artistikisht me të! Në poemën e sapo botuar kam shprehur vërtetësinë e disa ngjarjeve të njohura nga të gjithë dhe ndjenjat e mia të fuqishme për këtë figurë madhështore kombëtare. Ashtu siç rëndom poemat nisin me subjektin lirik, duke u dritësuar shpejt me personazhin epik edhe në rastin konkret ditëlindja e Komandantit tonë hapë poemën, bashkë me domethënien e emrit të tij sa të lashtë e sa të dashur për të gjithë.
Kryesisht, përmes kësaj kënge keni dashur të tregoni se sa është e shtrenjtë liria, kur për të sakrifikohet edhe fëmija… Dhe siç do të thoshte Kushner, po të kishte çmim Nobel për liri, ai do t’i takonte padyshim familjes Jashari.
“Kurdo që zemër mendja evropiane
shpall Nobel për Liri
i pari nga të parët do të jesh Ti! – thotë poema.
Jeni vrojtues, i saktë, i përpiktë i realitetit shumëngjyrësh. Si rezultat i kësaj, sigurisht kanë ardhur edhe dy romanet tuaja, “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”.
Të kesh se çfarë të kujtosh është bukur! Të kesh mundësi që ato kujtime t’i ndash me të tjerët përmes artit letrar është edhe më bukur! Prandaj herë pas herë po shfaqëm me botimet e mia, duke besuar së shumëkujt i intereson të dijë për ato që ne kemi përjetuar në fundshekullin e kaluar dhe në fillimshekullin e ri.
Shikuar nga periudha 20 vjeçare, a mendoni se kjo pavarësi ka përmbushur idealin e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri?
Idealet e Jasharëve, idealet e Hamëz Jasharit (të cilin e kam njohur mirë) kanë qenë të mishëruara me idealet e rilindësve tanë. Ata kanë njohur thellësisht traditën, historinë dhe ndjenjat e popullit që i takojnë. Kombi do të bëhet ashtu siç e kanë projektuar rilindësit tanë – për çfarë janë flijuar Jasharët dhe dëshmorët e UÇK-së. E ardhmja është e dritësuar nga ata! E jona është: të mos shmangemi nga kjo rrugë.
Njiheni si këngëtar që përmes këngës e keni madhëruar luftën, krenarinë, dhembjen dhe dashurinë. Cilat këngë përkushtuese i këndoni më me dëshirë?
Këto interpretime më ngjallin shumë ndjenja. I kam krijuar me shumë përkushtim dhe po ashtu i shfaq para publikut pa dallim.
Prej shumë vitesh, me shumë mund, keni ndërtuar një karrierë të lavdishme. Si e shpjegoni qëndrimin kaq të gjatë në panteonin tonë?
Serioziteti në punë, mos shmangia nga synimet e qarta dhe përkushtimi me ndjesi etike dhe estetike ndaj të bukurës dhe të vërtetës, më kanë bërë të jem i dashur ndaj shumicës që duartroket artin tim. U jam mirënjohës deri në përulje të gjithëve!
A keni kundërshtarë (nuk po themi armiq), sepse sikur është fituar përshtypja se, në estradën tonë ekziston njëfarë xhelozie, herë e heshtur, e herë vulgare?
Në çdo profesion ka menezi e menezeza, thoshte profesori im Avdullah Zymberi. Ai na ka mësuar herët që të mos merremi me to. Me sa kam parë e lexuar unë nuk kam armiq, përveçse 2-3 portaleve që sillen armiqësisht me mua, duke sharë e fyer mallkueshëm për interesa meskine. U çoftë për nderë atyre që helmojnë të rinjtë në kohën e mundësive të mëdha të komunikimit.
Por, zaten, siç thotë një filozof “…po nuk pate kundërshtar në këtë botë, domethënë, nuk ke bërë asgjë”.
Kritikët e vëmendshëm, kritikët e vërtetë, të bëjnë edhe më të përgjegjshëm ndaj punës, ndaj krijimtarisë dhe mos mbetshim pa ta asnjëherë, por gënjeshtarët, dashakëqijtë, shpirtkazmat janë elementë turbullues dhe helmues për shoqërinë tonë të pambrojtur.
Krijimtaria për ju është bërë pjesë e pandarë e jetës suaj. Shpirti yt artistik sikur nuk gjen qetësi pa krijuar diçka, pothuajse çdo ditë. Çka keni nëpër duar, apo dëshironi të na befasoni?
Kam në duar një poezi nga Rudyard Kiplig (shkruar në vitin 1895), që vlerësohet si perlë e poezisë botërore, të cilën e ka muzikuar dhe orkestruar Korabi. Do ta gjej kohën kur do shfaq para jush.
Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë.
Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura. Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali”, shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016.
Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014.
Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017
. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 - 2017.
Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018.
Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese Toena në Tiranë, 2019.
Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997.
Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990.
Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special avard folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018.
“Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018. Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special avard folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblamatik i Ballkanit” në Bruksel 2000.
Është nderuar me “Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. “Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. “Mirënjohje” nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. “Nderi i Odës Dibrane” Dibër 2004.”Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve” Pukë 2009. “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011.
“Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. “Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014.
“Mirënjohje” nga shoqata letrare “Kuvendi” Michigan – SHBA 2016. “Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017. “Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017.
“Mirënjohje” nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016.“Qytetar nderi i Bashkisë Mat” 2018.
Mr.sci.Prof. Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike.
Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tijë "Iliria".
Ilir Shaqiri ka punuar edhe si redakor ekskluziv ne RTK.
Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në Prizren.
Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodet Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt.
Me 1985 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990.
Me 1985 në festivalin "Theranda 85" vlersohët për interpretim. Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri”, me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012.
Është anëtar të “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”. Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.
Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim.
Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Në vitin 1994, mori pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special.
Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja. Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri.
Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb. Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)
Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014).
Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014) Romanin "Lemza e dheut", me LSHK, në Prishtinë (2016) Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017) Ka botuar poemën "Adem Jashari" (2018). Mirënjohjet Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës (1999) Nderi i Odës Dibrane (2006) Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. "Artist i Merituar" (2011) Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014) Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014) Kalorësi i Skënderbeut, nga arbëreshët në Kalabri (2017). Në vitin 1986, Ilir Shaqiri publikon albumin "Djem Petrita Ka Rrit Drenica". Në vitin 1989, Ilir Shaqiri publikon albumet "Luma E Kuqe Ka Lidh Bes" dhe "Falë te qoftë gjaku Kosovë". Në vitin 1990, Ilir Shaqiri publikon albumin "Prite Prite". Në vitin 1990, Ilir Shaqiri publikon albumin "Fjalet E Qiririt" dhe videoprojektin e parë në botën e kulturës shqiptare "Plisat udhëtojnë kah dielli". Në vitin 1991, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këngë e rrallë" dhe video projektin "kthehu" të gjiruar nga RTSH-Tiranë. Po ne kete vit mbaron dy kurse për solokëndim në Tiranë. Në vitin 1992, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këtu kam folenë" dhe ka marr çmimin e parë të publikut në festivalin "Festarb" 1992 në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë. Në vitin 1993, Ilir Shaqiri publikon albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zëri i atdheut". Mori pjesë në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit "Udhët e mia". Në Dhjetor 1994, Ilir Shaqiri merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Jam Evropë". Po ne kete vit publikon albumin "Tingujt e Zjarrt". Në vitin 1995, në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para atë të jurisë dhe të publikut. Në vitin 1995, Ilir Shaqiri publikon albumin "E Nesermja Lind Sot". Në vitin 1997, Ilir Shaqiri publikon albumet "Tinguj Te Zjarrt" dhe "Kushtrimi I Drenicës". Në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite të rëndësishme" me regjizorin Is Qosja. Në vitin 1998, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këtu Shkëlqen Plisi" dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë. Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin "Thirrja E Shpirtrave". Gjithashtu merr pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjat luftës.
Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin "Çlirimtari".
Në vitin 2000, Ilir Shaqiri publikon albumin "Garda e Kosoves".
Në vitin 2001, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këngët e Përngritjes".
Në vitin 2002, Ilir Shaqiri publikon albumin "Bota e Rinise".
Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin "Kujdes Lirine".
Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin "Ringjalle".
Në Dhjetor 2005, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Dridhe Shkup e Shkoder".
Në vitin 2004, Ilir Shaqiri publikon albumin "Dridhe Shkup e Shkodër".
Në vitin 2005, Ilir Shaqiri publikon albumin "Lugina e Dashurisë".
Në vitin 2007, Ilir Shaqiri publikon albumin "E di nje kenge per ty".
Në Dhjetor 2008, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Pavaresia (Erdhi dita e pavarsisë)".
Në Nëntor 2009, Ilir Shaqiri merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Baladë për Nënën".
Në vitin 2009, Ilir Shaqiri publikon albumin "Prane diellit".
Më datë 15 Shtator 2012, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Moj Evropë".
Më datë 19 Nëntor 2012, Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Nën një Flamur të pandarë".
Videoklipi u prodhua nga Video Art. Në vitin 2012, Ilir Shaqiri publikon albumin "Artist i Merituar".
Më datë 22 Shtator 2013, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Maria".
Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "S'bahet darsëm pa Flamur".
Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Priti Skenderbeun".
Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Tivari në Gjamë".
Më datë 24 Tetor 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Pyete Zemrën".
Më datë 5 Qershor 2016, Ilir Shaqiri & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Baladë per Sali Manin".
Balada është realizuar nga këngëtarët e mirnjohur të trojeve shqiptare Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj në bashkëpunim me Tv-Blue Sky.
Promovimi i këngës baladë kushtuar Sali Manit ishte konceptuar shumë më shumë se një promovim nga Tv-Blue Sky, shoqata kulturore-artistike “Sali Mani” dhe revista “Fjala”, ajo ishte një natë e “gjatë” In Memoriam per artistin e madh që ndonse nuk jeton më fizikisht, jeton vepra dhe kënga e tij e paharruar në perjetsi. Në ketë natë promovuese kishin ardhur dhjetra miq, dashamires, shokë, ish bashkëpuntor, adhurues të kenges e vepres së Sali Manit, kishin ardhur të aferm e familjar të tij, kishte ardhur nga SHBA bashkeshortija e tij Feti Mani, kishte ardhur nga Kosova ku jeton familjarisht djali i tij Artan Sali Mani – ish ushtar (vullnetar) i ushtrisë çlirimtare të Kosoves. Në ketë natë promovuese perveç autorëve të kënges baladë Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj, kishin ardhur nga Kosova kengëtarja e mirnjohur Mihrije Braha me bashkëshortin e saj kengëtarin Naim Abazi.
Përgatiti Flori Bruqi