2014/05/04

Të gjitha këngët i thamë, Por më të mirën e lamë



Prof.Dr.Eshref Ymeri


(Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje)

Në faqen e internetit albcameria të datës 15 shkurt 2014, ishte botuar një material me titull “Fronti Demokristian Shqiptar”. Materialin e botonte zoti Alban Daci. Materiali ishte botuar si intervistë apo autointervistë e zotërisë në fjalë, meqenëse nuk përmendej emri i intervistuesit. Në këtë material, zotëria Alban Daci prezantohej si këshillëtar politik i këtij formacioni të ri politik. Kjo qenka një parti e re që qenka themeluar në Diasporë.

Të bën përshtypje fakti që zotëria Alban Daci ka qenë figurë me shumë peshë në formacionin politik “Aleanca Kuq e Zi”, të themeluar prej zotit Kreshnik Spahiu. Megjithëse zoti Kreshnik Spahiu, dikur, në një intervistë, dhënë gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha, pati deklaruar se deri në festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, “Aleanca Kuq e Zi” do të kishte në radhët e veta 1 milion anëtarë, në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 rezultoi se e vërteta qëndronte ndryshe: ky formacion politik nuk arriti të fitonte dot as edhe një deputet të vetëm. Pra, rezultoi një flakë kashte. 

Gjatë kohës që “Aleanca Kuq e Zi” vazhdonte aktivitetet e veta nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë para zgjedhjeve të 23 qershorit, jam njohur me mjaft shkrime dhe intervista të zotit Alban Daci, të cilat i kam vlerësuar për përmbajtjen e tyre. Dukej që zoti Alban ishte një figurë me një kapacitet të admirueshëm kulturor. Kryerja e studimeve të larta jashtë vendit kishte lënë gjurmë në formimin e tij si intelektual. Dihet që “Aleanca Kuq e Zi”, në themel të programit të vet kishte ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, duke nisur fillimisht me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, “Aleancës Kuq e Zi” i ra gjuha e këmborës dhe pothuajse nuk ndihet më për “e gjallë”. Në këto kushte, zotëria Alban Daci e paska braktisur dhe qenka përfshirë në një tjetër formacion politik, me qendër në Diasporë, në Frontin Demokristian Shqiptar. 
Nga nëntë pyetjet e intervistës, dy prej tyre më bënë më shumë përshtypje, bashkë me përgjigjet që jep zotëria Alban Daci: 
A është Fronti Demokristian Shqiptar një lëvizje politike lokaliste? 
Përgjigje: “Fronti Demokristian Shqiptar duke qenë se në gjirinë e tij ka shumë shqiptarë nga Diaspora e duke poseduar një shtrirje që cek tre kontinente, është lëvizje politike kombëtare. Megjithatë, ajo është në koherencë me proceset e globalizimit. Kështu, misioni i Frontit Demokristian Shqiptar është të mbrojë e të nxjerrë në pah vlera lokale, të cilat për shkak të anarkisë sociale që po kalon vendi, shumë herë janë harruar e ndonjëherë janë edhe asimiluar”. 

Hajde ta kuptosh përgjigjen e zotërisë Alban Daci se Fronti Demokristian Shqiptar na qenka një lëvizje politike kombëtare, por na qenka edhe në koherencë me proceset e globalizimit! Çdo të thotë kjo përgjigje? Kjo, me sa duket, do të thotë: do të hyjmë në Evropë të globalizuar dhe s’është nevoja të mendohet për problemin më jetik që qëndron para kombit shqiptar: ribashkimin e trojeve etnike që Evropa na i copëtoi padrejtësisht në vitin 1913. Kur ishte në strukturat drejtuese të “Aleancës Kuq e Zi”, zotëria Alban Daci kishte përqafuar platformën kryesore të saj: ribashkimin e trojeve tona etnike, duke nisur nga ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Tani ky zotëri e paska kthyer pllakën dhe, si këshillëtar politik i Frontit Demokristian Shqiptar, fillon të propagandojë globalizimin, ashtu siç deklaron Tirana zyrtare, sipas së cilës ribashkimi i trojeve tona etnike do të bëhet në Bruksel! Idenë e globalizimit, zotëria Alban Daci e përforcon edhe më shumë në përgjigjen e pyetjes së mëposhtme: 
Kush është pozicioni i Frontit Demokristian Shqiptar në raport me BE? 
Përgjigje: “Fronti Demokristian Shqiptar ka të njëjtin qëndrim me atë që ka familja e madhe demokristiane europiane. Për Frontin Demokristian Shqiptar edhe nëse nuk do të ekzistonte BE, do ta kishim krijuar një të ngjashëm për të jetuar të bashkuar, në harmoni dhe për të menaxhuar më mirë e së bashku kontinentin tonë, ku ne si popull shqiptar kemi lënë ndoshta gjurmët e para si banorë të tij”. 

Vajmedet ç’na gjeti! Edhe sikur të mos ekzistonte Bashkimi Evropian, këtë do ta shpikte Fronti Demokristian Shqiptar, për hir të të ashtuquajturit globalizim! Domethënë, t’i largohemi sa më shumë ëndrrës shekullore të kombit shqiptar për ribashkimin e trojeve tona etnike dhe të shkrihemi në globalizimin evropian! 
Nga nëntë pyetjet dhe nga nëntë përgjigjet e zotërisë Alban Daci, nuk preket absolutisht Çështja Kombëtare Shqiptare: ëndrra e ribashkimit të trojeve tona etnike. 
Nga intervista e lartpërmendur, paçka se deklarohet që Fronti Demikristian Shqiptar qenka themeluar në Diasporë, nuk thuhet asgjë se kush janë nismëtarët e krijimit të tij, cila është qendra e këtij Fronti. Sepse vetvetiu lind pyetja: si qenka e mundur që këtyre nismëtarëve të thmelimit të Frontit në fjalë në Diasporë, nuk iu interesuaka absolutisht Çështja e Ribashkimit Kombëtar, ndërkohë që Diaspora Shqiptare, sidomos Diaspora Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe vazhdon të mbetet vatër e pashuar e Çështjes së Ribashkimit Kombëtar? Sipas këndvështrimit tim, Federata “Vatra” është ylli i karvanit i Diasporës Shqiptare, e cila ribashkimin e trojeve tona etnike e ka në themelin e veprimtarisë së vet patriotike. Prandaj e quaj të arsyeshme t’u përmend lexuesve të nderuar një fakt konkret për qëndrimin e Federatës “Vatra” ndaj Çështjes Kombëtare Shqiptare: 
“Në intervistën për gazetën “Shqiptare” në mars 2012, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, interpreton mendimin: “Fjala nacionalizëm tek ne nuk ka kuptimin e ekstremizmit, por është sinonimi i shqiptarizmit të kulluar…Zgjidhja e çështjes çame dhe bashkimi kombëtar, janë dy fillime ende të paarritura!..” (Citohet sipas: Neki Babamusta. “Çamëria, problem ndërkombëtar që kërkon zgjidhje”. Gazeta “Dielli”. 14 shkurt 2014). 
Nuk ishte e rastësishme fjala e Kryeministrit shqiptar, zotit Sali Berisha, i cili, pikërisht në kohën e duhur, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Shkup dhe në Vlorë, si edhe në disa qytete të tjera, dekalaroi botërisht për domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar, brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike. 
Prandaj më vjen keq që Çështjen Kombëtare Shqiptare, Fronti Demokristian Shqiptar nuk e paska absolutisht në rendin e ditës. Ky fakt të bën të dyshosh se Fronti në fjalë duhet të jetë krijuar me frymëzime jashtëshqiptare. Këtë dyshim ma përforcon më shumë fakti që Vatikani, sipas faqes së internetit të zotit Feliks Taho të datës 29 tetor 2013, ka deklaruar botërisht: 
“Kosova, djepi i Kishës Ortodokse Serbe”. 
Kjo deklaratë skandaloze, me të cilën mohohet një e vërtetë e shenjtë për historinë e kombit shqiptar, të bën të hamendësosh se miqtë e ngushtë të Serbisë në Vatikan, kanë vënë në lëvizje Selinë e Shenjtë për krijimin e Frontit Demokristian Shqiptar, i cili pretendon se përfaqësuaka Diasporën Shqiptare në kuadrin e këtij formacioni të ri politik. 
Tani nuk është çudi që nesër, pasnesër, me frymëzime dhe nxitje jashtëshqiptare, të na dalin në skenë formacione të tjera politike, me emrin Fronti Ortodoks Shqipar, Fronti Mysliman Shqiptar, Fronti Protestant Shqiptar, Fronti Bektiashian Shqiptar e ku ta di unë se çfarë frontesh të tjera. S’ka asgjë për t’u çuditur. Nuk është hera e parë që armiqtë tanë tradicionalë, interesat kombëtare shqiptare janë munduar t’i varrosin me përçarjen ndërshqiptare edhe me duart e vetë shqiptarëve antishqiptarë. 
Me sa duket, paria e Frontit Demokristian Shqiptar, e yshtur me drogë jashtëshqiptare, i paska mbushur mendjen vetes se, që të fitojnë dashurinë e Bashkimit Evropian, shqiptarët duhet të “demokristianizohen” dhe të “antinacionalizohen”. Ç’ka Bashkimi Evropian, problemet nacionale brenda vetes i ka zgjidhur me kohë e me vakt, kurse me kombin shqiptar sillet ndryshe: pasi e copëtoi në një mënyrë kriminale në vitin 1913, vazhdon të ngulë këmbë që tapitë e tokave shqiptare që ua dorëzoi sllavogrekëve, këta të mos i lëshojnë kurrë nga dora. 
Prandaj, kur mbarova së lexuari intervistën e zotërisë Alban Daci për krijimin e Frontit Demokristian Shqiptar, menjëherë më erdhën ndër mend dy vargjet e para të një kënge të vjetër labe, me të cilët titullova këto shënime: 
Shumë “këngë” përmëndi zotëri Alban Daci në intervistën e vet, por nuk përmendi atë “këngën” kryesore: Çështjen Kombëtare Shqiptare - ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe me një flamur. 


Sa për sqarim lexuesve të nderuar të gazetës “Dielli” 

Pas botimit më 16 shkurt 2014 në faqen internetike të gazetës së nderuar “Dielli” të artikullit tim me titull: 
“Të gjitha këngët i thamë,
Por më të mirën e lamë”, 

në rubrikën “Komente”, lexuesi Nik Kodra ka bërë ndërhyrjen e mëposhtme kundër meje. Komentin e vet, ky lexues, pasi më heq mua një një sapun mbi gunë, e ka shoqëruar me një shpifje të çuditshme. Komentin e tij po e riprodhoj fjalë për fjalë, me pikë e me presje, megjithëse më vjen keq që ai nuk ka respekt për shkronjën “ë”: 

Nik Kodra says: 
February 17, 2014 at 1:40 am 
“Kam respekt per shkrimet qe benit dikur tek Gazeta “Rimekembja Kombetare” qe delte ne Tirane Z. Ymeri dhe me kete shkrim me vjen shume mire qe jeni aktive perseri pas nje kohe te gjate qe nuk ju kam pare ne shtyp. Zoteria juaj mban dhe tituj shkencore e akademike si “profesor” e “doktor” qe nuk mund ta ve ne dyshim se i keni merituar si mesimdhenes ne universitet por sinqerisht u habita me frazen tuaj:
“Nuk ishte e rastësishme fjala e Kryeministrit shqiptar, zotit Sali Berisha, i cili, pikërisht në kohën e duhur, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Shkup dhe në Vlorë, si edhe në disa qytete të tjera, deklaroi botërisht për domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar, brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike”. Kjo ishte nje befasi shume e madhe per mua sepse thenie te tilla i degjoj per here te pare nga ju atribuar Saliut tuaj thene “boterisht” ne Shkup, Vlore dhe disa qytete te tjera te Shqiperise! Me vjen keq por ky eshte nje spekullim i paster dhe shpresoj qe fale integritetit tuaj t’i kerkoni falje lexuesve qe mos te zhgenjehen nga pena juaj e nderuar.
Sinqerisht,
Nik”.
 

Me këtë rast dëshiroj të jap disa sqarime, në mënyrë që lexuesit Nik Kodra t’i thjellohet truri sadopak, derisa të zgjohet plotësisht nga gjumi i gjatë letargjik që e paska mundur keqas. 
Së pari, sipas tij, unë paskam botuar shkrime publicistike dikur vetëm në gazetën “Rimëkëmbja” dhe që prej kohës kur kjo gazetë u mbyll në muajin janar të vitit 2007, unë s’paskam botuar më asgjë dhe askund! [Këtu dëshiroj të hapë një parantezë: më bëhet shumë qejfi që ky Kodra e paska ndjekur rregullisht gazetën “Rimëkëmbja”, e cila, gjatë tërë viteve të botimit të saj, që prej vitit 1995, platformën e ribashkimit kombëtar e ka pasur si yll karvani në faqet e saj, së bashku me çlirimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga thonjtë e kishës shoviniste greke dhe dëbimin e Janullatosit nga kreu kishës fanoliane. Pra, gëzohem që Nik Kodra e heqka veten për nacionalist, megjithëse sulmi me shpifje që ka ndërmarrë kundër meje, më bën të dyshoj në nacionalizmin e tij]. 
Pra, sipas tij, unë paskam heshtur që prej vitit 2007. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk e kam ndaluar asnjëherë aktivitetin tim publicistik edhe pas mbylljes së gazetë “Rimëkëmbaja”. Kam vazhduar të botoj në gazetën “Republika”, “Bota Sot” dhe në gazetën “Telegraf”. Madje në këtë të fundit, në janarin që kaloi, janë botuar edhe dy artikujt e mi me titull “Rama pse kaq inferior para Beogradit?!” dhe “Janullatosi dekorohet se Shqipëria është vend pa zot”. Përveç kësaj, pas mbylljes së gazetës “Rimëkëmbja”, unë kam botuar rregullisht artikuj publicistikë dhe analiza në faqet e internetit që prej vitit 2007 e deri ditën e sotme, si në gazetat internetike “Shqipëria Etnike”, “Zemër Shqiptare” “Tribuna Shqiptare”, “Agjencioni Flori Press”, “Fjala e Lirë” etj. Prandaj me deklaratën e vet se unë paskam heshtur për një kohë të gjatë, zotëria në fjalë u ofron lexueve një informacion të rremë. 
Së dyti, ç’hyjnë në këtë mes titujt shkencorë apo akademikë që më përmend ky lexues? Ç’lidhje kanë këta tituj me përmendjen prej meje të deklaratës së Kryeministrit Berisha në Shkup për çështjen e ribashkimit kombëtar?! 
Së treti, përmendjen prej meje të deklaratës së Kryeministrit Berisha në Shkup, Nik Kodra e vlerson si diçka të befasishme sepse ai na e dëgjuaka për herë të pare se ajo nuk na qenka e vërtetë. Por këtij lexuesi nuk ia ka kush fajin që vazhdon gjumin e gjatë letargjik dhe kur zgjohet i thotë këmbës dorë. Duket ashiqare që atij i ka shtegtuar mendja, prandaj, për ta ndihmuar të zbresë me këmbë në tokë, po e citoj konkretisht se çfarë ka deklaruar në Shkup Kryeministri Berisha me rastin e manifestimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë: 

“Askush të mos druhet, të mos irritohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar, se kjo synon përqendrimin, shpalosjen e energjive të tyre të pafundme, për të ndërtuar atë që u mungoi. Askush nuk duhet të harrojë se shqiptarët u takuan me shekullin e ri, të lirë, por si një komb që kishte mbijetuar, si një komb që padrehtësitë e mëdha nuk e kishin lejuar të ndërtojë të ardhmen. Shqiptarët presin nga ne që në projektin tone evropian, si e ardhmja më e shkëlqyer e tyre, të realizojnë njëkohësisht projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ndaj dhe nën moton të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Evropën le të përqendrojmë ne tërë energjitë tona” (citohet sipas: “100 vjet Pavarësi, nga Shkupi mesazhe për bashkim kombëtar”. Marrë nga faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 25 nëntor 2012). 
Përveç deklaratës së Kryeministrit Berisha, po citoj edhe fjalët e një personaliteti të mirënjohur shkencor lidhur me problemin e ribashkimit kombëtar. 
“Pavarësisht se si do të pozicionohet Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me kërkesën historike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin kombëtar shqiptar, të pohuar në mënyrë premtuese, të guximshme dhe solemne në manifestimet madhështore të kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit, kryeministri Sali Berisha zyrtarisht në emër të Qeverisë së tij, i dha vizën legale bashkimit kombëtar shqiptar, me ç’ rast i hoqi “vellon” e zezë kontestuese, irracionale dhe përfolëse të bashkimit kombëtar shqiptar, duke nënvizuar se ai është realitet, domosdoshmëri e kohës, europianizëm, qytetërim, demokraci, paqe, stabilitet, siguri dhe qetësi, jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për mbarë rajonin dhe Evropën e integruar demokratike… Duke mbajtur parasysh faktin relevant se me deklarimin zyrtar të Kryeministrit Sali Berisha, bashkimi kombëtar, tanimë, nuk është kurrfarë tabu teme, as miti, as kurrfarë fantazme e trilluar, por realitet dhe domosdoshmëri e pashmangshme për zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, si Qeveria, Kuvendi, ashtu edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente, konstruktive, demokratike dhe kushtetuese, duhet ta mbështesin dhe ta zyrtarizojnë APELIN PËR BASHKIMIN KOMBËTAR shqiptar të kryeministrit Sali Berisha, pavarësisht nga shpifjet dhe nga kritikat politiko-propagandistike antishqiptare të Athinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podgoricës, të cilat e kanë akuzuar Sali Berishën kinse ai po kërkon formimin e një “Shqipërie të madhe”(Citohet sipas: Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Të mbështetet apel-kërkesa e Sali Berishës për bashkimin kombëtar shqiptar”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 05 dhjetor 2012). 

Së katërti, ky njeri shpif kundër meje pa iu skuqur faqja kur shkruan të zezën mbi të bardhë se deklaratën e Kryeministrit Berisha unë e paskam shpikur nga mendja dhe ia paskam veshur Kryeministrit Berisha. Nuk e di se çfarë ka ky njeri që më bie në qafë pa të drejtë. Deklaratën e Kryeministrit Berisha për ribashkim kombëtar e mori vesh i madh e i vogël brenda trojeve tona etnike dhe në Diasporën Shqiptare. Atë e transmetuan të gjitha agjencitë e lajmeve në mbarë botën, kurse ky zotëri s’paska marrë vesh gjë! Mos vallë ky njeri paska qenë në ndonjë planet tjetër! 

Së pesti, në vazhdën e shpifjes së mësipërme, zotëria në fjalë deklaron pa pikë turpi se unë paskam bërë një spekulim të pastër, prandaj duhet t’u kërkojë falje lexuesve për një “shpifje” që nuk e kam bërë. Unë mendoj se falje lexuesve duhet t’u kërkojë ky njeri që shpif ditën për diell kundër meje. Duhet t’u kërkojë falje pikërisht lexuesve të nderuar të gazetës “Dielli”për shpifjen e vet, jo mua, se unë shpifësit nuk di t’i fal. Se institutin e shpifjes unë nuk e njoh. Se nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi kam si trashëgim institutin e së vërtetës, të cilin jam munduar t’ua edukoj edhe studentëve të mi. Prandaj edhe sot, në pension dhe në moshë të thyer, jam ballëlart para tyre për edukatën që u kam dhënë gjatë gati tri dekadave me radhë. 

Së gjashti, ky shpifës i rëndontë, duke m’u drejtuar mua, përdor shprehjen “Saliu juaj”. Me sa duket, këtë njeri të shkretë “e paska zënë samari keq” me Kryeministrin Berisha, prandaj edhe më drejtohet mua me këtë shprehje pa edukatë. Kjo shprehje më kujton kohën kur zoti Rama ishte në opozitë dhe sa herë që i duhej të përmendte Kryeministrin Berisha, gjithmonë i drejtohej në mënyrën e tij tipike, të pakulturuar: Sala, Sala, Saliu, Saliu. Ndërkohë që Kryeministri Berisha i drejtohej gjithmonë me shprehjen “zoti Rama”. 
Për dijenin e këtij njeriu shpifës, inatçor dhe të paedukatë, dëshiroj të theksoj se Kryeministri Berisha është imi, ashtu siç është edhe i atyre 600 mijë shqiptarëve që më 23 qershor votuan për alternativën e tij. Kryeministri Berisha është i mbarë shqiptarëve që e kanë të shtrenjtë çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike. Se ai është i pari politikan i lartë i kombit shqiptar, i cili, me rastin e një ngjarjeje mjaft simbolike, siç ishte 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, deklaroi botërisht se trojet tona etnike duhet të ribashkohen në një shtet të përbashkët, me një stemë dhe me një flamur. Se me emrin e tij lidhet hyrja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, marrja e ftesës për të hyrë në NATO, anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave në kuadrin e Marrëveshjes Shengen. Me emrin e Kryeministrit Berisha lidhet fshirja e emrit të Shqipërisë nga lista e vendeve me trafik të theksuar droge dhe me trafik klandëstinësh, me emrin e tij lidhet zhdukja e bandave dhe vendosja e qetësisë publike, me emrin e tij lidhet rritja e vazhdueshme e pagave dhe e pensioneve, që rrogëtarët dhe pensionistët tashmë duhet ta qajnë rritjen e tyre nën qeverisjen e zotit Rama. Kurse tani bandat dhe vrasësit me pagesë kanë filluar të aktivizohen si me magji, trafiku i drogës ka marrë përmasa të frikshme, saqë Italia ka dhënë alarmin, tritoli është bërë një dukuri kaq e përditshme në Shqipëri, saqë në faqet e internetit vura re njerëz që bënin roje me radhë në makinën e tyre se mos ua hidhte ndokush në erë. Prandaj ka shumë të drejtë zoti Lulëzim Basha që ka filluar të përdor termin“tritolpolitika”. 
Në fund dëshiroj të theksoj se ky njeri, që shpif kundër meje, është e pamundur që të mos ketë informacion për deklaratën e Kryeministrit Berisha më 25 nëntor 2012 në qytetin e Shkupit.Por padijen e tij të shtirur ai e përdori si vjegë për të më sulmuar mua në një mënyrë të pabesë, siç e kanë zakon njerëzit e pakarakter. Me siguri që e ka një arsye se pse shpif, por nuk e ka burrërinë të dalë në sheshin e mejdanit. Prandaj edhe dyshoj për “simpatinë” e tij të dikurshme për shkrimet e mija në faqet e gazetës nacionaliste “Rimëkëmbja”. 



Nuk vendoset qerrja para kalit

Në përgjigje të replikë së zotit Alban Daci 

Pas botimit në internet më 16 shkurt 2014 të shkrimit tim me titull: 
Të gjitha këngët i thamë,
Por më të mirën e lamë,
 
në të cilën bëhej fjalë për intervistën e zotit Alban Daci për formimin e Forumit Demokristian Shqiptar, të botuar në internet më 15 shkurt 2014, vjen reagimi i tij me titull: 
“Replikë në lidhje me shkrimin e Eshref Ymeri me titull “Ribashkimi i trojeve shqiptare! 17-02-2014- (Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje)” 
Në replikën me mua, zoti Alban Daci deklaron për veten e vet: 
“...unë jam pjesë e Lëvizjes Federaliste Europiane, e cila kërkonte e kërkon të krijoi një federatë europiane që do të kishte për qëllim të krijonte Shtetet e Bashkuara të Europës. Ajo që kam shkruar unë se edhe nëse nuk do të ekzistonte Bashkimi Europian, do të kishim krijuar një të ngjashëm. Kjo është një ndër filozofitë e Lëvizjes Federliste Europiane dhe nuk e kam shpikur unë”. 
Me këtë deklaratë, zoti Alban Daci e ka sqaruar bukur mirë se cili qenka qëllimi i krijimit të Frontit Demokristian Shqiptar. Ndërkohë unë mendoj se Fronti Demokristian Shqiptar, në programin e vet, duhej të kishte si detyrë parësore organizimin e mbarë Diasporës Shqiptare që ajo të bëhet pjesë e pandarë e problemeve të brendshme që ka kombi shqiptar brenda trojeve etnike. Dhe si detyrë parësore, për mendimin tim, duhej të ishte pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Diasporës në proceset zgjedhore që zhvillohen në mbarë trojet tona etnike. Në këtë mënyrë, Diaspora e organizuar do të ndiqte shembullin e Zvicrës, në zgjedhjet parlamentare të së cilës marrin pjesë edhe rreth 700 mijë votues të Diaporës Zvicerane pëmes votimit elektronik. Kësisoj, Diaspora Shqiptare do të ushtronte ndikimin e vet të drejtpërdrejtë edhe në jetën politike në mbarë trojet tona etnike. 
Së dyti, unë përsëri këmbëngul se pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët, çdo pjesëmarrje në lëvizjen federaliste evropiane është në dëm të interesave tona mbarëkombëtare. Sepse, me trojet shqiptare të ndarë pikë e pesë, Evropa Federaliste do të sillet si agai me shërbëtorin. 
Nga faqet e shtypit është bërë i njohur ky informacion: 
“Hungaria është kundërpërgjigjur ndaj penalizimeve të bëra nga Bashkimi Europian. Kryeministri i këtij vendi Viktor Orban akuzoi BE-në se po përpiqet të kolonizojë vendin. Gjatë një takimi me mbështetës të tij Orban deklaroi në Budapest se vendi nuk kishte ndër mend të jetonte në bazë të urdhrave dhe dëshirave që ka Brukseli" (Citohet sipas: "Orbani i përgjigjet BE: Hungaria nuk është koloni". Gazeta "Start". 16 mars 2012). 
Kur Brukseli e trajton si koloni një shtet me autoritet, si Hungaria, merret me mend se si do të sillet ai me Shqipërinë Londineze dhe me Kosovën në Evropën Federaliste. 
Prandaj, të merresh me lëvizje federaliste evropiane pa zgjidhur çështjen kombëtare - shkrirjen e trojeve tona etnike në një shtet të bashkuar - do të thotë të veprosh si puna e atij që gjë në shtëpi nuk ka dhe kërkon të japë sadaka, ose të vendosësh qerren para kalit. 
Në artikullin tim unë nuk përdorja asnjë fjalë fyese në adresë të zotit Alban Daci, për të cilin shprehja respekt për formimin e tij si intelektual. Kurse ai, në replikën e vet, ka përdorur një sërë fjalësh dhe shprehjesh fyese në adresën time. Unë po rezervohem këtë herë të përdor fjalë fyese në adresë të tij. Ai është i ri dhe në turrin e vërtikshëm që ka marrë drejt federalizmit evropian dhe krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës, të kujton dhëndrin e ri, të cilit nuk i dilet përpara. 
Ftoj lexuesit e nderuar të shprehen se kush ka të drejtë. 

Skënder Sherifi: Love

Skënder Sherifi, autori më i mirë i Europës frankofone
Skënder Sherifi, shkrimtari shqiptar i Europës frankofone, i cili jeton prej moshës 1-vjeçare në Francë dhe Belgjikë, është autor i 10 librave të shkruar në gjuhën frënge. Vetëm 3 prej tyre janë përkthyer në shqip, mes të cilëve “Lojë dhe Kundërlojë” dhe “Oksigjeni “ janë shqipëruar nga vetë Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova.


Shpallen 10 autorët më të mirë të Europës frankofone për vitin 2008. Një ndër 10 autorët më të mire ishti poeti franko-shqiptar, Skënder me vëllimin “Love”. Ky vlerësim është rezultat i opinionit të shtypit belg profesional, i cili ka seleksionur 10 librat më të mirë të të gjithë vitit 2008 në Belgjikë, sipas shijeve, dhe kritereve personale të gazetarëve të artit e kulturës.

Skënder Sherifi, shkrimtari shqiptar i Europës frankofone, i cili jeton prej moshës 1-vjeçare në Francë dhe Belgjikë, është autor i 10 librave të shkruar në gjuhën frënge. Vetëm 3 prej tyre janë përkthyer në shqip, mes të cilëve “Lojë dhe Kundërlojë” dhe “Oksigjeni “ janë shqipëruar nga vetë Prof. Doc. Ibrahim Rugova, presidenti karizmatik kosovar, si dhe “Ateljeri i ëndrrave” nga Albert Nikolla, i botuar në Tiranë nga shtëpia botuese “Globus R”.

Kurse gjithë vëllimet e tjerë të Sherifit presin një përkthim në shqip. Pavarësisht faktit që autori është formuar nën ndikimin e gjuhës dhe kulturës frankofone, Skënder Sherifi e ka ruajtur me një vullnet të afirmuar, identitetin e tij shqiptar, e ka kultivuar në mënyrën e vet origjinale, atë pjesë të origjinës së tij.

Ka kaluar 4 vjet në Prishtinë (1976 - 1980) për të ushqyer pjesën e tij shqiptare, dhe pastaj prej vitit 1990, duke ardhur rregullisht në Shqipëri, për të ruajtur një lidhje shpirtërore të privilegjuar me tokën e të parëve, me gjenezën e tij, aty ku buron prejardhja e familjes së tij, buzë lumit Valbonë, në bjeshkët e Tropojës.




Autorit i është ofruar Parisi në vitin 1976 nga autori dhe botuesi i famshëm Pierre Seghers, i cili ishte i mahnitur, nga talenti i rrallë i këtij poeti me origjinë shqiptare. (“Kam parë një fenomen të tillë në çdo 10 vjet në Paris”, - thoshte Seghersi).

Në vitin 2003 do të hynte në Fjalorin prestigjioz francez të Larusit (LAROUSSE ), i cili boton në çdo 20 ose 25 vjet, një enciklopedi të plotë të letersisë botërore. Në këtë enciklopedi Skënder Sherifi figuron në mesin e elitës letrare internacionale, në familjen e shkrimtarëve më të mirë në botë, por figuron si “shqiptar frankofon” në mesin e 26 autorëve shqiptarë më të rëndësishëm, dhe origjinalë të të gjitha kohërave, prej nga fillimi i shkrimit në gjuhën shqipe dhe në 4 ose 5 autorët e gjallë më të mëdhenj të shekullit 20.

Autori, me dëshirën e tij të plotë ia ofron kombit shqiptar, dhe e konfirmon vetë disa herë nëpër mediume, veprën e tij letrare. Autori është shumë i vlerësuar nga kritika e huaj, sidomos ajo e botës frankofone. Si vlerësim dhe konfirmim i fundit, shtypi belg e klasifikon në 10 autorët më të mirë të Europës frankofone me librin e tij të fundit “LOVE”.

Ky mendim vjen nga shijet dhe kriteret letrare, personale të gazetarëve profesionalë të artit dhe kuturës, të gazetës prestigjioze belge të përditshme “LA LIBRE BELGIQUE”, një nga dy gazetat më të mëdha në vend. Mes gjithë morisë së librave, të botuar gjatë vitit 2008 në Belgjikë, në të gjitha zhanret, si poezi, roman, esse, monografi etj., shtypi belg ka ardhur në përfundimin që libri “ LOVE “ i autorit Skënder Sherifit meriton të vlerësohet në 10 librat më të mirë.


Skender Sherifi

Skënder Sherifi, lindi në Viti, Kosovë, në vitin 1954, është poet shqiptar.


Skënder Sherifi lindi në një familje që është nga Tropoja. Tani jeton në Belgjikë. Skënder Sherifi ka punuar si gazetar i radiove dhe i shtypit belg, (për sektorin e kulturës e artit) ndërsa tani është profesor i gjuhës e letërsisë frënge si dhe i marrëdhënieve publike në një universitet të Brukselit. Ka botuar në Paris dy vëllime me poezi "Diku, dikush" dhe "Oksigjeni". Përveç këtyre librave ka përkthyer në frëngjishte një antologji të poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufinjve, të titulluar "Dega e pikëlluar", (1979). Libri me poezi "Ora e meteorëve" është libri i tij i parë i botuar në Shqipëri, një botim i cili përfshin përzgjedhje prej librave të botuar më parë, duke prezantuar një pjesë nga veprat poetike të këtij poeti.

“Love”, i poetit Skënder Sherifi, renditet ndër 10 botimet më të mira në gjuhën frënge për vitin 2008. Skënder Sherifi, thotë për gazetën “Albania” se “ky vlerësim më bëhet mua dhe krijimtarisë sime prej gazetarëve belgë të kulturës sipas shijeve, kritereve të tyre letrare. Ata e kanë bërë këtë zgjedhje pa e marrë parasysh emrin tim, shfaqjet mediatike dhe as shitjet e librit. Kjo më duket mjaft e ndershme, personalisht e vlerësoj faktin që libri im çmohet prej kritikës ndër zhanret e tjera letrare si romani, tregimi, biografitë, monografitë dhe esetë të botuara përgjatë 2008-s në gjuhën frënge. Nuk e mohoj se jam gëzuar kur shtypi belg e ka renditur librin tim “Love” mes 10 më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, ku përfshihen botimet e shumta të vitit të kaluar në katër shtetet kryesore frankofone si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu”. Natyrisht që ky vlerësim i shtypit belg dhe renditja e poetit shqiptar mes 10 më të mirëve ka një domethënie, simbolikë dhe vlerë morale, letrare e artistike të rëndësishme për të gjithë shqiptarët".

Tituj librash

Dega e pikëlluar, (1979), antologji e poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufinjve,
Lojë e kundërlojë, 1980, poezi, përktheu Ibrahim Rugova
Diku, dikush, poezi
Oksigjen, 1989, poezi, përktheu Ibrahim Rugova
Ora e meteorëve, 1996, poezi
Atelietë e ëndrrave, 2005, poezi, përktheu Albert Nikolla
Trijo e përjetshme, 2012, dramë
Hijet e Dritës, 2011, poezi, përktheu Jeton Kelmendi
Love,2012, poezi, përktheu Albert Nikolla


Të gjitha ditët e mia tani janë pritje


Petraq Kote.jpg
Petraq Kote u lind në Sheq Marinas, Fier më 27. 02. 1959 nga prindërit Todi Kote dhe Kalije Dumi. Të dy me shtetësi dhe kombësi shqiptare.Arsimin tetëvjeçar e kreu në vendlindje 1966 - 1974. Në vitin 1974 – 1978 studioi në shkollën e mesme ushtarake “ Skënderbej “ Tiranë. Akademinë e Forcave Tokësore e përfundoi po në Tiranë në vitet 1979 – 1982, ku u diplomua për specialitetin “ Fizkulturë “. U diplomua (2006- 2010) në Universitetin“ Ismail Qemali “, Vlorë, në Fakultetin e Shkencave Humane, dega gjuhë – letërsi shqipe. 2012- 2014 studioi dhe fitoi Scence Master Degrees në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Aktualisht është kryeredaktor i gazetës letrare mujore “Fieri Profil“ dhe specialist për trashëgiminë kulturore në Muzeun Historik, Fier.

Ka shkruar letërsi qysh në rininë e herëshme.

“ Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer “, thotë prof. dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit.

Ka botuar vëllimet poetike:

“Këngë e Marrë“ 1996 shtëpia botuese “Planet“ Fier, “Humbja“ 1998 shtëpia botuese “Darmisa“ Fier, “Ranë Këmbanat“ 1997 shtëpia botuese “Planet “ Fier, “Muza“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier, “Këngë e Parrëfyer“ 2001 shtëpia botuese “ Darmisa “ Fier, “Këngët e Motmotit“ 2003 shtëpia botuese “Ymeraj“ Fier, “Mirë se erdhe Lamtumirë!...” shtëpia botuese “Globus. R“ Tiranë, “Portretin kam varur në muret e kohës” 2008 shtëpia botuese “Globus. R“ 2008. Ka botuar dy vëllime me tregime

“Ngjarje ndër Muzakë - 1“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier. “Ngjarje ndër Muzakë – 2“ 2005 shtëpia botuese “Ombra GVG“ Tiranë. Publicistika më e shquar e tij është “Hija... e Kadaresë“, “Lasgushi dhe Kosova“, “ Një çast me Migjenin “, “ Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli “, “ Dasma e Kreshbardhës “, “ Diktatura Letrare shqiptare “, “ Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë “, “ juha shqipe dhe akademik Jani Thomai “ ,

“Qiellëzanat Trillane“, shënime për romanin “Darka e Gabuar“ të Kadaresë.

Ali Asllani, poezia e tij e ndikimit të kapërcyer, studim. etj.

Kanë shkruar për autorin Petraq Kote

“ ...më kujton Kostandin Paustovskin në librin me tregime, “Ngjarje ndër Muzakë – 2“, ka shkruar studiuesi dhe përkthyesi i talentuar shqiptar, Perikli Jorgoni

“ ... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare“, ka thënë prof. dr. Adriatik Kallulli.

“ ..,atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard“, ka shkruar prof. dr. Agim Vinca.

“ ... është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes... “, ka shkruar dr. Faik Shkodra.

“ ...Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike“, ka shkruar poeti, prozatori dhe publicisti, Ylli Xhaferri.

“ ... ai është dinjitet poetik...“, ka shkruar akademiku dhe poeti Xhevahir Spahiu.

“... fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten “, ka shkruar prof. dr. Valter Memisha

“... klasi i lartë ileksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapsirë lexonjëse elitare“, ka shkruar prof.dr. Bardhosh Gaçe.

“... poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu “, ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu.

“... poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare. “Ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë.

Mban çmimet letrare “Migjeni”, “Petro Marko” dhe “Jakov Xoxa”.

Është përkthyer në rumanisht nga revista “Haemus“, 2009 nën titullin “Trenul ce fuge de durere“. Është përkthyer në Croatisht nga revista “Dubrovnik“ 2012. Është botuar në disa antologji si “100 poetë për dashurinë “, “Muza e Mëmëdheut“, 100 poetë për Atdheun, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë të Republikës së Shqipërisëetj.

Poezi nga Petraq Kote

Atdheu

…më thanë atdheu janë malet, fushat, pyjet, lumenjt, liqenet

por, oh!

Atdheu isha unë, gruaja, fara, shtatzanitë, lindjet që bëmë

- abortet nuk ishin atdhe!

…më thanë atdheu janë atdhetarët, trimat, heronjtë, mitet

Por, oh!

Atdheu isha unë, familja, shtëpia, gjaku, urat, jeta…

- vdekjet nuk ishin atdhe!

…më thanë atdheu është prona, pasuria, qejfi, orgjia, dehja

Por, oh!

Atdheu ishte lodhja, vuajtja, mundimi, sakrifica, këmbëndenjia

- e vjella nuk ishte atdhe!

…më thanë atdheu janë mallet, kujtimet, të dashurit, varret

Por oh!

Atdheu nuk është gjithmonë i bukur

…është e mundimshme të kesh, Atdhe!

Fier, 20 maj 2013



E ardhmja

…jam i huaj sonte në qytetin tim

bredh me shiun e ardhur prej ikjeve kësaj nate të shpuar mendimesh

asnjë nga të dashurat që pata nuk më vjen tek dora

këmbët s’ më çojnë më në vendet ku pikturonim me buzë njëri tjetrin

shoh neonet dhe qesh drita krijon ylbere prej lotsh

kanë formën e kurorës së dhëndërrisë sime ia paskan vënë qytetit.

Ja një dritare u çel

u çel e përplas dhe një tjetër dhe një tjetër dhe një tjetër

janë katër gra që tinëz mbyllën drejtkëndëshat e hijeve të shtëpive të tyre

vrapojnë drejt meje.

…ato e kanë nga një njeri të huaj brenda vetes

përdor sytë e tyre buzët e tyre këmbët e tyre jo mendimet

dhe më çojnë gjithësecila në shtëpinë e vetë…

…ato i ngjajnë trishtimit me të gjtha zgjedhjet e gabuara që bënë

rri rri dhe së brendshmi u shpërthejnë zhurma pa ide

ato nuk i kanë më sytë e tyre

kanë sytë e hijeve mbi ball.

Ecin dhe mbi vete ngrenë erën e qelbur të shikimeve

për të ardhmen flasin sikur për një çeshtje të rastësishme

…pastaj dëshirat më thërrasin të shtrij.

Një vajzë e re kalon gjithë thirrma të kuqe memece

ngrihem pakuptuar …por tek pasqyra me datën e martesës përposhtë, ngec

shoh…dhe godas me grusht fytyrën time të rinisë mbuluar nga pluhuri i burrërisë...

Koka ime një vend me vjeshtë

kthet andej …dhe… vajza s’ është

Tiranë, 22 prill 2013



Shkëmbinjtë…

sonnet

…me drapërin e hënës i ther shkëmbinjtë e tu

dhe epitafin mbi varr jua shkruan me baltë

kur bari mbin mbi baltë mbijnë dhe kujtimet

shëmbllejnë malet e prerë edhe lisi i gjakut

Emri yt shkon rastësisht përmatanë natës

ruhu mos bjer në gropën e akullt Shqipëri

varri sy prej balte do të ketë edhe gjëma

heshtjen e përjetshme goja dhe bunacë të zi.

Varri nuk do të bëhet kurrë statujë besimi

as tekst leximi për syt që ende nuk kanë ler

do të flas çdo varg për ty me gojë profiti

s’ do të kesh n’ at vdekje as perëndi as nder

Shqipëri s’e di!... ty do të vdesë balta

por shkëmbinjtë që vret në varr do të jenë ti!

Fier, 5 prill 2013



Kluca e pendueme

Për Mitrovicën


…kambët këto dalta të gjurmëve t’ mia çekani i t’ ditunit pareshtun u qet

çdo ditë tek honi i fundit ku nata nana e andrrave rrkaj

…ato ndalen puthin Mitrovicën që rrin dergjun tue i kërku këtyne natave këtyne andrrave, Nishin

sytë e nanës dhe t’ Zotit mbi shpinë ma t’ thella gjurmët e saj i bajnë

darka murgeshë dëshirat e ndrydhuna kallxon

e në shtëpinë e t’ mundunit tek vorren për s’ fundi i nguc

zani i kronit të Alpeve Shqiptare vjen klithm’ e kullueme

e pres n’dy grushta mbyllun si kupa drejt qiellzës s’dëgjimit e tret…

...gjithmonë shkojmë tutje pa përtuar drejtë asaj ta themi kemi frikë

gëzimet i presim hidhërimet i mbajmë mend

të humbun çdo ditë humbjet s'i kuptojmë...

me kohën e njeri’t që tutet posht klucës s’ perndueme

klith klithma deri n’dek e Ibrit

deri n’ dekë t’ kufinit

Fier, 20 janar 2013



...fshatarët e rinj pa lavdi

...shkoj për në fatin tim të lindjes

dhjetra vjet në çantën e shpinës

me pluhur, me re, me mjegull shqisash veshur

dikush ma fsheh parjen!...

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur, zëra të ndotur, shikime të pista

për fat të keqë edhe vuajtjen pse miqtë i kam të zgjuar, armiqtë budallenj!

Kur të arrij fshatin do ta shkund veshjen, por, po e gjeta gjallë të dashurën

se kujt tjetër ti shfaqem, pa këto re,pa këtë pluhur, pa këto mjegulla shqisash, pastër?!

Oh, nuk mund ta kapërcej, poshtë pragut të fshatit, kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar

paskan vënë

patjetër poshtë kështjellës varrin e dashurisë sime!

Një korb po më thotë se ka vdekur dhe varri

mirë s’e kuptoj!

Kthehem...i kthyer mbrapsht si xhaketë e vjetër tek rrobaqepësi qorr...

Sheqmarinas, tetor 2003


...vdekje artistike

I ulur në shkallën e parë të amfiteatrit “ Botë “,

Shoh tragjeditë e fundit të saj,

pa Shekspir, pa Eskil...

Ulen lotët e parë, gjaqet e parë, shikimet e fundit

...e në mua amfiteatri vdes.

Babait ( 1928 – 1996 )
Atje, ku lotët me shkojnë pa më përfillur.
Tani atje
kuajt e Harresës hazdisin,
kamzhiku i Kujtesës vitheve u bie pa reshtur,
karroca e dhimbjes aty ka ngecur,
treni i shpirtit vonohet
aty… në Sheqmarinas.

Sheq Marinas shkurt, 2006

...ti erdhe përgjysmë

...ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës

gjysma tjetër të patë mbetur diku

siç vjen gjysm’e gjelit nga rpërralla e vjetër

siç del sirena nga deti blu.

Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje

në gjysmë shtrati u shtrive ti

gjysmën e trupit më fale mua

gjysmën tjetër se kujt s’e di!

Ti erdhe tek unë me dëshirën e plotë

në ardhjen përgjysmë s’ishe veç ti

dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhia

o vashë- sirenë, gjysmë dashuri!...

Fier, gusht 1998

Lirika Vjeshte

Cikël poetik (2010)

Papritur

Papritur – habitur duken pemët lakuriq

rrugët të mbushura gjithë baltë

O Zot!- klithim, – iku jeta.

ç’menduam!… paska qenë… sa pak!

Nuk mundëm të rishihnim as të dashurat

pa lotë t’u thoshim: Lamtumirë!

Pas baltës matanë pemëve të mardhura

oh, po duken dherat e ngrirë!…

Tiranë vjeshtë 2010



Balada e vjeshtës…

Ah kjo vjeshtë!…

Vjet më mori fjalët që të thosha ty

dhe bulevardi i qytetit tim u bë shtyllë

këmbët e mia e dinë sa e gjatë është kjo shtyllë!

Në majën e saj lidha fijet e shpresës por ti nuk u ktheve.

Këtë pranverë shtylla çeli lule,

fjalët që të thoja ty

këtë pranverë erdhi dhe një vashë në dashurinë time.

Dje këputi lule te shtylla

mi dhuroj mua

edhe fijet e shpresës i ka varur në gjoks

me një medalion vjeshte.

Tani më kujtohet

se ti mërziteshe sa herë mbi çatinë e kështjellës sonë të vjeshtës

ulej mjegulla e re.

Unë nuk shkruaj dot balada për vjeshtën

një zog i verdhë shkruan…

Fier, 8 nëntor 2010



Toka e nderit të mjaftueshëm

Varreza e ambicieve të mia

është në tokën e nderit të mjaftueshëm

ku njerëzit e kanë jetën dashuri…

Tiranë, vjeshtë 2010

Mua s’ka kush më kthehet përveç mendjes…
E ç’të besoj tek ikjet!

Ti gjithmonë ikje ke patur e dashur

andej nga ikin erërat e ftohta

vetmia grunduar me hënë

dhe shikimi im i kaltër qepur në xhaketën tënde prej mermeri të ujshëm.

Shikoje një herë shpinën në pasqyrë

ka sytë pikëllima aty

më vështron nga vrima e lotit.

Sonte është zjarr në pyjet e zezë të reve

me urë në dorë vetëtima nuk ndalet së ndezuri drurë.

Ndalja jote mbeti e vjetër në honin e zemrës…

Ai plepi i vetmuar që mbolli nëna ime 50 vjet më parë, jam unë

me dimrin komshi.

Natën vijnë sazet, qajnë, e shkojnë si ty

Lart pyjet po shuhen

ndriçimi është gjëja e fundit që dielli mendon dhe bënë

ai digjet për ngrohje, nesër

e shkonë e fle në shtëpinë e vetë të verës

po ti ku fle?

Mua s’ka kush të më kthehet përveç mendjes…

Fier, vjeshtë 2010



Të gjitha ditët e mia tani janë pritje

Të dy lindëm nën tavanin e fshatit SheqMarinas

këndonte pylli i nusërisë së nënave tona, atëhere

shikonim hënën që na dukej si sisë

dhe zgjatnim duart

me duart e zgjuara ti kape një zog, të hyri në gojë

dhe po këndoje

Unë nuk dija të kapja zogj atëhere

dhe qaja.

Të dashurova atë ditë që kishte humbur një hero në fshatin tonë

për të cilin vajtonte nën pullazin e shtëpisë sime ai zogu që kape ti ditën e lindjes,

fëmija e komshiut me sy myzeqeje më thoshte

se ai zog nuk qan se humbi heroi qan se të iku ty e dashura…

...të gjitha ditët e mia tani janë pritje.

Fier, vjeshtë 2010



… nën lëkurën e dritës

Mi more të gjitha ç’ndjeja për ty

dhe ike

më larg se dielli në solstitin e dimrit.

Mbeta përsëri fillim dashurie nën lëkurën e dritës.

Ti nuk do të vish në verë

siç vjen djelli përsëri afër tokës!

Harrove?

Nga zjarri që digjje brenda vetes ngrohesha unë.

Tani ndihem dimër,

brinjën e anës tënde m’a shkund një erë pa emër.

Dikur isha i gjithi pranverë

qielli nuk më nxente kur e vishja

dallandyshet më ndihmonin të mos e gërrisja.

Herë, herë në qiell hynte një skifter

rrëmbente dallandyshe…

Por ty nuk të mori askush

të rrëmbeu liria.

Më tregojnë se të është ëndërruar dashuria jonë!

Ti, nuk e merr dot më udhën e kthimit

sipër saj tani kanë mbirë gjurmë që ti i harroje.

Shkoj unë, atje, çdo kohë

pres një dhe e djeg në oxhakun e dimrit tim të uritur.

Kur të mbaroj së preri pylli i gjurmëve, do duket rruga

po atëhere ti do të jesh, e tretur!…

Ani, ti eja edhe e tretur!

Fier, dimër 2010

Pemëza e virgjërisë

Po unë përse e zhvesh me sy atë vajzë

veshur me trotuarë dhe bukuri

siç dimri po zhvesh me duar një pjeshkë në kopështin e tij me ngrohje!

Ah, kjo kollë e vogël mbiu si pemëz në buzët e saj!

Ja, peshkatarët erdhën

por detin e harruan të lodhur në bregun e rritur.

Çismet e tyre më kujtojnë shandanët e qirinjve

të ndezur

të cilët i shuanë vajza lakuriq në përvjetorin e parë të zjarrit

që ra në buzët e saj

dhe dogji pemëzën që s’ishte e kollës por e virgjërisë…

Fier, verë 2010


Ti do të vish 

Ti do të vish

dhe unë po të pres me zogun tim të dashurisë

tek pema me gjethe nderi e pritjes!

Era pushoj,

nuk po e përkund pemën si lamtumirat e dikurshme me dorë.

Shiu do të këputet nga litarët e reve të vjetra

dhe do të flas me tokën ca fjalë të mira për ne.

Do të vij edhe qielli

deri te porta e diellit…

Unë nuk di të luaj serenata

rosat e egra fëmijëria ime i kapte me lak

kripthet i ndillnin, ato…

Ti do të vish!

Tiranë, 19 nëntor 2010

Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun

Erdhi mëngjesi dhe shkoi në ditën e largët me kujtime,

shkeli hapin tim

nuk e di se nga ç’male dramash zbret ai i ftohur

por dhimbja mbeti prapa

mes dhëmbëve të mi

arredimit të lashtë të fytyrës.

Pas pak dhe do të vij mbrëmja me dimër

unë e lëviza këmbën

e shtriva në krevat

nuk më pëlqen të kem dhimbje nate me shi.

Oh, një gozhdë sa kulmi i çatisë m’u ngul në shpinë!

Kur zbrita në rrugë edhe qyteti çalonte

arrin tani

të më shkel gjithçka…

Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun.

…nuk i ndjej më dhimbjet

ato mbetën tek vizita ime e pamundur në pranverë.

Tiranë, 16 nëntor 2010

Ka një re, motër, nëna ime

...ia kushtoj tezes sime V. Dumi Filka

Ka një re, motër, nëna ime.

Vjen çdo ditë tek qielli ujë i derdhur kove mbi sipërfaqen e llustërt të çimentos

që rrethon pusin

takon nënën

seç flasin ca fjalë që vetëm prifti i fshatit i di

dhe ajo qan e thahet…

Kur ishin të reja

aty vinte një uragan

është gjyshi më thoshin mua dhe në qiell dëgjoja një këngë të moçme shqipe,

gjëmonte.

Brez pas brezi kështu ndodh tek pusi i shtëpisë sime

vijnë re, stuhi, uragane

bisedojnë me njerëzit

herën e fundit erdhi një yjnesh aty dhe nuk donte të ikte nga qielli i pellgut

dhe pse uji u tha

ajo nuk është memece, nuk di shqip!

Nëna thotë se ka ngatërruar shtëpinë

por le të rrijë!

Fier, vjeshtë e tretë 2010


Por ti në gjumë përse e pret lirinë… 

Gjithmonë shkoja i fundit tek zhgënjimet

me sytë e të dashurës më tradhëtare në sy

këndoja këngën e gjelbërimit

dhe pse të akullit më imponin, aty!

Kufij të bardhë i caktoja natës

dallgë prej loti ngrija në sy

mbytja demonin e shtërngatës

kurorëzoja arsyen, për ne të dy!

Por ti në gjumë përse e pret lirinë,

kur para meje e pretendon?!

Fier, verë 2010

===
…rrjedhë e pafajë!… ===

Përse më kërkon tek gjurmët

o vashë,

një lumë tek më pret

nga brigjet i dalë si unë

me dimrat i dehur komplet

ti shkri

dhe do shohësh pastaj

si bashkë do jemi një rrjedhë e pafajë!…

Dimër 2009, Tiranë



Skenë

Më tregon fytyrën ky pellg sa Shqipëria Natyrale

shiu elit s’resht pikturon quka në faqe e mia

po e kujtoj shpesh të kaluarën

kjo do të thotë se po plakem

tundet dhe një pemë e re nën erë

si lamtumira ime.

Dikush po mbledh rrugët e mia të jetës

por ti

mos mbill lule tek koka e asaj që unë vet e kam varrosur!

Degët e shelgut që më mbolli stuhia shqiptare në shpatulla

vija pentagramesh uji shkruajnë në mollëzat e faqeve,

kur kalon lumi i lotëve.

Ndalon zogu i trishtimit në degët e shelgut

hedh nota

dhe këndon, këndon…

pastaj zbret çukit dritën e syve të mi

derisa vjen një makinë e pamëshirshme

sytë shkel

shelgun thyen

e zogu ndër kohë ka ikur…

Dishepujt e kuq nuk duan ti japin truall piedestalit të statujës sime…

Fier, 19 tetor 2010

Unë të kam puthur gjithmonë

Ti ike nuk besoje se do të puthja edhe të ikur!

I ke parë kur të çelin trëndafilat e kuq në faqe, gushë, buzë

malli im për ty është

po kur dorën tënde e shpon gjëmbi i po atij trëndafili

kujtimi im për ty është

Ato re hipur mbi erë ndalojnë ëmbëlsisht në buzët e tua, në faqe, në gushën tënde

janë puthjet e mia

Shiu që ato derdhin mbi trupin tënd

janë lotët e mi të pranisë.



Tiranë, vjeshtë 2010



Lakmi

Futa dorën në lëngun qelqor të syrit tënd

hoqa të dashurën time

nuk e prisha

të duhet të shikosh ata që do ta thyejnë

se ti nuk rri dot pa varur imazhet e të dashurave të tjerëve, atje

Një fshesare do të ketë atë kohë pranë teje

duke mbledhur thërmijat e shikimepshit tënd,

të mos çajnë këmbët burrat.

Sytë do ti kesh skënë

me perde përjetësisht të ulura.

Pastaj do ta sjellë realisht të dashurën time

të tregoj besimin

dhe rrugën për drejt ekzistencës !

Të gjitha gratë seç kanë diçka prej hëne!…

Edhe ti e dashur

mos më dhuro portokalle!

Më ngjan si hënë e plotë

dhe nuk më kujtohe ti, pastaj

por e dashura para teje

atje, poshtë vidhit

me hënën varur për dritë në tavanin e tradhëtisë.

Dje isha në plantacionin e agrumeve

këputja portokalle që i binte të ishin hënat,

i puthja dhe qaja ikjet,

që të të doja, ty!

Njëra më tha: Kot më puth,

nuk kam fshehur as ndriçuar ndonjëherë dashuri,

ia lija diellit!

E kuptova

ishte portokallja dhuratë e gruas sime

me atë e bëja dashurinë pa e fshehur dhe në sy të diellit.

Agrumrritësit iu luta të mos shes më portokalle.

sa të kem unë të dashura.

Të gjitha gratë

seç kanë diçka prej hëne!…



Vlorë dimër, 2010

Nëna ime Myzeqe

Në këmbë i rri nderit, bukës, besës tënde

nëna ime Myzeqe!

Ndërtesë epike me tulla vargjesh po të ndërtoj

të hysh e shplodhesh në shtratin e trashëguar

ku vijnë erërat e çarçafëve

të genit të fillimit Europian.

Aty të lindësh nga çdo lindje

aty të rritesh nga çdo bir

të mos vdesësh nga çdo bijë!

Unë mundem

o krahu im i shpirtit dhe i zemrës në dashuri

së bashku me shqiponjat e burrërisë sime

që s’u larguan kurrë nga qielli yt i urtësisë

nga drita jote e besimit.

Në këmbë i rri fjalës tënde nëna ime Myzeqe,

trimërisë

e cila fillon pas durimit

derisa shpatullat prekin një mur!…

SheqMarinas, 21 dhjetor 2010



Gra me vlera lakuriq…



Më dëgjojnë klithmat e lindjeve të grave që nuk u bënë, kurrë

mbi kaluçin bosh,

zgjidh ekuacionin me thyesë akulli

shumzim uji

e pjestim zjarri duke menduar me zë, fëmijën.

Pas kësaj matematike gjej gjithmonë një tokë të re

mbjell dashuri

marshojnë kolonat e grave me vlera lakuriq, në këto toka

vrasin gushkuq dhe vajtojnë dimrat.

Qentë dhe hëna bredhin nëpër dimra

askush nuk hedh kocka dhe diej

vetëm vështrime nga liqenjt e syve, derdhin

mbytin gjurmët e qenve, hënave;

ato gjurmë janë kujtime

që vetë i lanë përjashta!

I kthejnë shpinën përmbytjes së shikimit

dhe nxitojnë e prekin njëri tjetrin

gjoja me buzë që në faktë janë brenga…

manushaqet puthen me prillin

nën rënkimin e kësaj rrëkeze të ngrirë malli!



Tiranë, 18 dhjetor 2011



Delirus

Nën çadër

një vrap i penduar teshtin dhe fashon këmbët gjithë gjak

puthjet s’e lagin

i takuar me vetveten

ku pëllumbat e mi të vështrimit zbresin

trembet nga bota e coptuar

në aq sa njerëz e banojnë.

Vrapi më thotë se liria është po ajo botë e coptuar

ose burg i ndarë me drita shprese pa dyer as dritare

mister i shenjt dhe përherë

ku Zotat përsëritin emrat e tyre.

Këtyre emrave që bien veç natën

rrugën për në tokë vet jua tregoj

në mëngjes rrugët ngrihen në këmbë

shikojnë lindjen e diellit që m’a bëjnë buzët e një vajze

dhe më zgjojnë me lotët zogj të po asaj vajze

që konvertohen shikimi im

ti që pret sensacionin

e di?

Ndodhem gjithmonë në hidhërimet e të tjerëve

dhe asnjëherë në gëzimet e mia…

Kam një bregore në korijen e diellit o vajzë

kam dhe një paqe atje me pëllumba rënë

një dafinë

eh, sa dashuri nisën aty të lira

si vrapi… pa çadër!

INTERVISTË BËRË POETES, SHKRIMTARES DHE PËRKTHYESES KOZETA NUSHI, NGA GAZETARJA SHQIPTARE EFROSINA ARAPI PËR PROJEKTIN E BËRË NË NDIHMË TË TURIZMIT SHQIPTAR.



1. Kush ishte Kozeta para se të largohej nga Shqipëria?

- Ishte një profesoreshë e gjuhës angleze, e gjuhës ruse, si edhe e gjuhës dhe letërsisë shqipe, e cila jepte mësimdhënie në dy shkolla të ndryshme. Ishte një poete që nga fëmijëria. Fituese e shumë çmimeve për talentin e saj. E ndjekur hap pas hapi që në vogëli nga shkrimtari dhe mësuesi i njohur i Vlorës Andrea Petromilo. Ishte një përkthyese shumë e respektueshme dhe e respektuar në të njëjtën kohë nga të tjerët. Një shembull i mirë për të gjith, në veçanti për studentët e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, në Universitetin e Tiranës. Ishte një që ka qarë dhe ka bërë të qajnë nxënësit e saj me mungesën e saj, në kohën kur emigroi jasht vendit për dashuri.

Lirio Nushi Hollywood

Vëllai i Kozetës,z.Liro Nushi,


2. Sa vështirë është të përshtatesh emocionalisht, praktikisht dhe intelektualisht në një vend të huaj?

- Në të vërtetë si çdo fillim, të përballesh dhe të jesh i barabartë me të tjerët është shumë e vështirë. Megjithatë kush dëshiron të jetë i dobishëm për veten e vet dhe për të tjerët, duke vënë në dispozicion të gjitha forcat e tij, gjithmonë fiton. Gjëja e parë që duhet të mësosh është të respektosh traditat dhe kulturën e vendit që të ka mirëpritur dhe të regjistrosh me një shpejtësi të jashtëzakonshme në kujtesën tënde, gjuhën, mënyrën e të menduarit dhe të reaguarit të njerëzve të atij vendi në të cilin jeton. Mirësia e shpirtit nuk të bën të ndjehesh e huaj, por të lejon të realizosh ëndrrat e tua, duke u bërë e njohur dhe në të njëjtën kohë e rinjohur për atë që je në të vërtet.




3. Ju keni një CV të admirueshme në fushën e përkthimeve. Pse zgjodhët këtë profesion?

- Në të vërtet, më shumë se një profesion, është një pasion. Është ligji i zemrës ai që ka zgjedhur për mua. Mund të përkthej natë e ditë pa ndjerë lodhje, duke i dhuruar vetes sime kënaqësi pa fund, për vet faktin që bëj të flasin shqip autorët më të njohur të botës.

4. Si do ta përcaktonit përkthimin dhe kryesisht përkthimin letrar, duke patur parasysh pasurinë tuaj në këtë fushë?

- Një mrekulli, një dhuratë që më ka dhënë Zoti, për të ndriçuar shqiptarët.

5. Cila është letërsia juaj e preferuar?

- Letërsia ruse.

Fotini Thano

 Nëna e Kozetës,z.Fotini Thano

Mendoni se gjuha evulon së bashku me përkthimin?

- Sigurisht. Është një gjë natyrale; është një ligj i natyrës.
Ju jeni partizane e ripërkthimit të veprave së bashku me kohën?
- Jo. Hera e parë ka të bëjë me zhvillimin e një eksperience shumë të rëndësishme.
Është një përqëndrim I plot në njohjen gjuhësore I lidhur fort si çelik me magjinë e shpirtit. Unë kam pasur fatin e madh të kem pranë meje Eshref Ymerin, njërin prej përkthyesve më të zot të Shqipëris, djalin emir, bujar e të nderuar të labërisë së Vlorës, një personazh që pothuajse gjatë gjithë jetës së tij i është përkushtuar përkthimit dhe redaktimit, për shumë shtëpi botuese, me shumë sukses.

 Ka qenë një nder shumë I madh për mua, që e kam pasur profesor përkthimi dhe kujtoj se kur e kam pyetur: - “ Profesor, po kur do të fillojmë me përkthimin letrar?”

 – Ai menjëherë më është përgjigjur: - “ Zonjusha Nushi, mund të kem nderin të lexoj gjithçka që keni përkthyer?”

 - Unë mbeta pa fjalë. Kisha gati të përkthyera dy tregime të çehovit:

1. DASHURI PESHKU; 2. BRENGË. - Ai si ekspert që ishte , e dinte që brenda meje fshihej një pasion i madh dhe i vërtet për përkthimin?

 – Po. Ai i imadhi Eshref Ymeri dinte të lexonte atë pasion të fortë që vlonte brenda shpirtit tim.

Kozeta Nushi-Alikaj

6. Sipas mendimit tuaj, çelësi i suksesit dhe i dinjitetit tuaj profesional është…?

- çelësi i suksesit tim profesional dhe i dinjitetit tim, ka të bëjë me dëshirën dhe vullnetin që më shtyjnë dhe më ndihmojnë të jem e dobishme për veten time, por mbi të gjitha për të tjerët, duke i dhuruar familjes sime dhe shoqërisë, atdheut ton, botës son, gëzimin drejt ndryshimit drejt së resë. Duke qenë dhe ndjerë unë, një qytetare e kësaj bote, unë jap maksimumin tim, në çdo sekondë të jetës sime, pa vënë asnjë lloj kufiri, duke u ndjerë e vlerësuar, e përkëdhelur dhe e adhuruar nga të gjithë ata që më rrethojnë.

Kozeta Nushi

7. Jeni nënë e dy fëmijëve të vegjël. Sa ju pengon ky fakt në angazhimin tuaj në fushën e përkthimit?

- Pengesë është një fjalë e madhe; Djali im I parë, Uilliami (Ëilliam) është 6 vjeç dhe djali im I dytë, çezare( Cesare), është 4 vjeç . Prania e tyre është fryti që ushqen forcën time të jashtme dhe të brendshme. Kurrësesi nuk janë pengesë për mua; përkundrazi janë burim dhe forcë energjie. Unë punoj gjatë natës me përkthimet. Gjatë ditës luaj dhe studioj me ta.


8. Po përditshmëria, sa e integruar është ajo me të përditshmen vjeneze?

- çdo ditë zgjohem me dëshirën për ta jetuar e përjetuar një jetë të tillë. Në punën time ditë për ditë kënaqem pa masë duke shijuar me ëndje muzikën klasike, letërsinë dhe artin. Të gjitha këto jetojnë me mua, duke qenë pjesë e pandashme e jetës sime.



9. Sa e pranishme është Shqipëria dhe traditat e saj tek ju, në familjen tuaj?

- Familja ime është krijuar falë dashurisë që kam marrë në Shqipëri, një dashuri që më ka lejuar dhe ndihmuar të rritem si në moshë ashtu edhe në intelekt, në sensin e përgjegjësis dhe të respektit reciprok. E tanishmja na stimulon të krijojmë vazhdimisht gjëra të reja duke i gërshetuar me vlerat historike që lidhen me Atdheun. Përkthimet me virtualitet më bëjnë të jem e pranishme atje ku kam lindur, ku jam rritur e ku jam pjekur deri në moshë të emigracionit.



10. Mendoni se shqiptarët kanë arritur të integrohen dhe të njehsohen me vendasit?

- Në përgjithësi, po. Edhe për italianët ekziston një kod nderi, identik me tonin; të kesh të drejta dhe t’i bësh gjërat siç duhet. Kushdo që dëshiron të integrohet është i lirë ta bëjë këtë gjë dhe nëse e bën është shumë i mirëpritur.
Foto: Tashmë në qarkullim libri poetik i autores Kozeta Nushi "Rizgjimi i ëndrrave"nga Shtëpia Botuese "Rugova Art"-Prishtine,2014

Tashmë në qarkullim libri poetik i autores Kozeta Nushi "Rizgjimi i ëndrrave"nga Shtëpia Botuese "Rugova Art"-Prishtine,2014



11. Shqipëria ka sot nevojë për njerëz të profilit tuaj. Cilët janë rrugët për t’i sjellë këto eksperienca këtu? A ka pengesa? Çfarë duhet të bëj shteti shqiptar?

- çdo mbështetje kulturale I sjell pasuri vendit. Mua do të më pëlqente që shteti im, shteti shqiptar të kthehej në një sponsor dhe të ndihmonte në botimin e librit tim:- NJË JETË E MBETUR ËNDËRR, - një metod komunikimi, që lejon t’ju bëhet e njohur shqiptarëve, se jeta duhet jetuar në maksimum, duke mbajtu gjallë atë ëndërr të fortë, që gjithsecili ka dhe rruan brenda vetes, pa u demoralizuar, duke shtuar e forcuar besimin derisa ajo ëndërr të bëhet një realitet i arritshëm. Do të doja që mbas publikimit të librit tim në gjuhën italiane, të arrij të publikoj në atdheun tim Shqipërin, në gjuhën e nënës ku shqiptimi I fjalëve është shum melodioz, shum i ëmbël, shumi bukur, shum me vler, është mbartës i një pasurie të veçantë.Pengesa nuk ka, duke qenë unë një bijë e atdheut tim. Me kursimet e mia do të arrij ta nxjerr në dritë, pa pretenduar asgjë.

12.Vini shpesh apo rrallë në Vlorë?

- Mendimi im I parë është të vij çdo ditë në Vlorën time, për t’iu kënaqur bukurisë së saj magjike, detit të saj të mrekullueshëm, diellit që përkëdhel atë. Duke mos mundur të jem çdo ditë në atdhe, kërkoj të thurr ngjarje të bukura, duke ftuar shumë Italian, të marrin pjesë bashkë me mua, duke jetuar së bashku një pjesëz nga historia e tyre si një përrallë të mrekullueshme.



13. A ka ndryshuar Vlora sipas jush? Cili është gjykimi juaj?

- Vlora është gjithmonë në ndryshim. Ka shumë gjëra të reja. Edhe mikpritja e Vlorës është gjithmonë e më interesante, më e bukur, më tërheqëse. Unë shikoj një Mbret të vërtet dhe një Mbretëresh të vërtet në çdo banor të Vlorës sa herë që kthehem në origjinë.

14.A mendoni se për çdo vlonjat kudo ku jeton, ka ardhur koha të bëjë diçka për Vlorën? A keni menduar ndonjëherë për ndonjë angazhimin tuaj konkret?

- Ne të lindurit në Vlorë, mbetemi gjithmonë shumë të lidhur me qytetin tonë. Dhe nuk e vë në dyshim se të gjith qytetarët vlonjat, kudo që jetojnë, bëjnë gjithmonë diçka të mirë për qytetin e tyre.
Konkretisht jam duke bërë diçka. Po shkruaj librin tim të parë në italisht, në të cilin flas për Vlorën, për banorët e saj si dhe për Albanian Excellence. Është një nder I madh për mua të prezantohem përpara një lexuesi Italian dhe një lezxuesi shqiptar, me gjërat më të bukura që përfaqësojnë qytetin tim. Libri patjetër do të jetë I përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Forca e artit është një forcë e madhe. Qëllimi që I kam vënë vetes për të shkruar këtë libër ka të bëjë me sjelljen e sa më shumë turistëve në Vlorë. Në fakt dua që libri im të prezantohet si një yll komet, duke sjellë bashkë me të shumë turist në Vlorë, për bukurinë e jashtëzakonshme që ka. Nuk bëhet shaka me Vlorën time. Është një parajsë tokësore. Ka forcën magjike të një ylberi, për të kënaqur pa përjashtim, të gjithë. Një tjetër gjë që dua të bëj është t’i jap e-mail-in tim të gjith qytetarëve të Vlorës, duke I ftuar të jenë pjesë e librave të mi, të shkruar në italisht dhe në shqip. Së shpejti do të jenë të përkthyer nga një mikja ime e shtrenjtë edhe në frëngjisht. Kjo është një premierë e parakohshme… le t’I japim kohë kohës. Sidoqoftë, kushdo që dëshiron të tregojë diçka speciale nga jeta e vet dhe do të jetë pjesë e librave të mi, mund të shkruaj dhe të dërgoj në postën timë elektronike.

15. çfarë nismash mendoni se mund t’i shërbejnë qytetarëve apo dhe vetë qyteti të Vlorës?

- Inisiativat kulturore shërbejnë gjithmonë.Dhe për fat traditat tona janë shumë të pasura.Vlora është një qytet që ka dhënë shumë për vendin e vet, gjatë gjithë kohërave. Pothuajse të gjithë profesorët e mi, në Universitetin e Tiranës kanë qenë nga Vlora. Ata, të cilët nuk ishin nga Vlora, kishin gratë e tyre nga Vlora. Duket se se qytetarët e Vlorës, kanë hedhur themelet e kulturës së vendit tonë. Mund të harrohet I madhi Ismail Qemali?

16. Si e konsideroni inisiativën e Albanian Excellence për prezantimin e historive të suksesit? Mendoni se ajo do të kontribojë në shfrytëzimin e potencialeve intelektuale të këtij qyteti, por që jetojnë jashtë Shqipërsië?

- Është një inisiativë që i bën të lumtur të gjith. E gjith kjo të bën të reflektosh shum. Është një gjë shum e bukur dhe shum umane të mos ndjehesh e abandonuar, e harruar, nga njerëzit e qytetit tënd. Mua do të më pëlqente të tregoja dhe të lexoja se çdonjëri nga ne, përfaqëson një thesar të fshehur për qytetarët e Vlorës, duke ju dhënë forcë, shpresë, kënaqësi, krenari, ëndrra, besim për një jetë më të mirë.
Të gjithë qytetarët e Vlorës e meritojnë një gjë të tillë.


Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...