2022/09/05

Bëhu burrë, ta ndërpresim grevën për hir të fëmijëve

 a- Jasharajt: Bëhu burrë, ta ndërpresim grevën për hir të fëmijëve

Udhëheqës të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë po mbajnë takim me mësimdhënës të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, dhe nga aty, doli edhe kërkesa për ndërprerje të grevës.Mësimdhënësja Festime Sijarina, nga bankat e nxënësve, kërkoi ndërprerjen e grevës si dhe “lëshim pe” nga të dyja anët.

“Gjatë krejt kohës kur je sulmuar, jam ndier baras me ty. Kur sulmohet mësuesi, unë bashkëndiej. Por për hir, tregoje që ne jemi ata njerëz me vetëdije të lartë që kurrë nuk kemi përfituar nga shteti. Pos pagave, asgjë nuk kemi përfituar. Le ta di kjo Qeveri. Bëhu më burrë se ata, trego se je më i gjerë. Në demokraci, sindikatat s’mund t’i mposhtë askush. Jemi njerëz që na njeh krejt Prishtina. Tjerët le të shpifin. Ne nuk merremi me asnjë tjetër. Thirrja ime është të bëhesh më burrë për hir të fëmijëve tanë. Bëhu burrë e trim e shtrije dorën dhe vazhdojmë me kreativitet, ta vazhdojmë punën tonë”, tha mësimdhënësja Sijarina.

Mësimdhënësit janë në grevë që nga 25 gushti, për çka edhe nuk ka nisur viti i ri shkollor.

Kërkesë e SBASHK-ut është dhënia e 100 eurove shtesë për mësimdhënësit deri në fuqizim të Ligjit për Pagat. Qeveria ka premtuar nga 50 euro për tre muajt e ardhshëm.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shpreson që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta bindë kryeministrin Albin Kurti, që të pranojë kërkesat për ndalje të grevës. Ai shtoi se nuk ka si ta mbyll grevën kur Qeveria nuk po ulet tw bisedojw me SBASHK-un.

“Nuk kam si me mbyll grevën pa biseduar Qeveria me ne. Po u dorëzuam tani dije se të zezat nuk kanë me u ndal. Unë grevën nuk e mbyll se nuk e kam shpall, për ju është shpallur greva. Ne jemi heronj të kohës, por për t’i mësuar këto fëmijë qeveria duhet të na ofrojë kushte”.




“Presidentja na ka premtuar që do ta bindë qeverinë që të bisedojë me ne. S’kemi lënë opsion që s’kemi provuar, pasi ne grevën nuk e duam. Shuma prej 50 euro nuk është e mjaftueshme, për lëmoshë. Ne mund ta kërkojmë njëri-tjetrit. Erdha në këtë shkollë që e mban emrin e një heroi të kombit tonë. Erdha t’ju them se ne grevën do ta vazhdojmë. Grevën do ta shpallim të mbyllur para mediave, u munduan dje edhe nëpër takime që të ndajnë komunat, më mirë do të kishe qenë që kryetarët të flasin me kryeministrin. Po ashtu kemi informata edhe për ato komuna që u tha se u ndal greva, nuk është e vërtetë, greva do të vazhdojë. Ka lëvizje të vogla, e ne shpresojmë që do të bëhen më të mëdha”, tha Jasharaj.

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

 



Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Sipas Ngjelës, për faktin historik që Kosova është një shtet i pavarur, të gjitha orvatjet për bisedime me pushtuesin e mundur në luftë, janë humbje kohe nga kryeministri shqiptar.

“E pra, ç'është ky tip kryeministri me seli në Tiranë që më i gëzuar është kur shkon në Beograd se sa kur shkon në Prishtinë!

Përse ta duan shqiptarët këtë kryeministër që nuk ka lidhje me shqiptarizmin?

Po politika amerikane pse po e toleron kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili nuk njeh historinë e Shqipërisë dhe nuk e di që shqiptarët, pas 200 vitesh luftë, në vitin 1999, kanë fituat luftën me Serbinë pushtuese territoresh shqiptare?

Po shqiptarët të mpirë janë që vijojnë të lënë kryeministër një person që e do Beogradin më shumë se Tiranën?”, shkroi ndër të tjer Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë - në Prishtinë dhe në Tiranë - nuk e kuptojnë dot që Kosova është një shtet i pavarur, prandaj: çfarë po duan të bëjnë këta me njohjen që u dashka t'i bëjë Serbia Kosovës?!

l.

Çfrarë është në thelb kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Kërkesë absurde. Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i lirë, kurse Serbinë Kosova e ka mundur në luftë.

E di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që Serbinë Kosova e ka mundur me luftë çlirimtare dhe në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

E di kryeministri shqiptar që Serbia ka pas qenë pushtuesi shekullor i Kosovës?

Prandaj...

Forca e shqiptarëve tani është bashkimi i tyre. Të gjitha arsyet e tjera janë vetëm fjalë.

ll.

Pakicat serbe në Kosovë janë pakica jo autoktone, por pjesë e popullimit të saj me të huaj kur Kosova ishte një territor i pushtuar dhe vjimisht përballë pastrimit etnik. Tani është e vërtetuar, si fakt i dokumentuar, aleanca që ka pasur Serbia me Portën e Lartë për të copëtuar Arbërinë dhe për të krijuar Serbinë, nga një principatë e vogël rreth Beogradit, në nje shtet të madh, dhe e gjithë kjo, me anë të dëbimit të shqiptarëve autoktonë.

Po serbët, pakicë etnike janë në Kosovë?

Serbët e Kosovës nuk mund të quhen pakica etnike, por thjesht serbë të ardhur si pushtues me metodën e tyre kriminale sipas qëllimit që tani është i njohur si fakt historik: "shfarros shqiptarët dhe populló Kosovën me kolonë serbe".

Kjo është e vërteta e historisë. Se pakica etnike quhen si rregull pakicat autoktone, të ardhurit nuk mund të formojnë një etni

Atëherë?

Duhet të kemi parasysh se të gjitha shtetet që nuk kanë respektuar të vërtetat historike që i kanë pasur në favorin e tyre, janë dekompozuar deri në shpërbërjen e tyre. Edhe politika shqiptare duhet ta mbajnë shumë ngushtë parasysh këtë.

Atëherë, çështja është kjo: çfarë është politika pasive e kryeministrave shqiptarë në një kohë kur Kosova e ka fituar pavarësinë e vet me luftë në aleancë me NATO-n?!

Pikërisht për këtë, dhe për faktin historik që Kosova është një shtet i pavarur, të gjitha orvatjet për bisedime me pushtuesin e mundur në luftë, janë humbje kohe, por edhe një kompleks inferioriteti që duket se po ka Kryeministri i Shqipërisë.

Deri tani, historia, në fundin e luftës midis dy shteteve, njeh faktin e marrëveshjes së paqes që bën fituesi me të mundurin që e ka pasur pushtues.

E pra, ç'është ky tip kryeministri me seli në Tiranë që më i gëzuar është kur shkon në Beograd se sa kur shkon në Prishtinë!

Përse ta duan shqiptarët këtë kryeministër që nuk ka lidhje me shqiptarizmin?

Po politika amerikane pse po e toleron kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili nuk njeh historinë e Shqipërisë dhe nuk e di që shqiptarët, pas 200 vitesh luftë, në vitin 1999, kanë fituat luftën me Serbinë pushtuese territoresh shqiptare?

Po shqiptarët të mpirë janë që vijojnë të lënë kryeministër një person që e do Beogradin më shumë se Tiranën?

lll.

Por çfarë do të ndodhë me serbët që jetojnë në Kosovë?

Asgjë e veçante, sepse serbët, si të ardhur në Kosovë, duhet të kenë të gjithë të drejtat e emigrantëve.

Prandaj, është më se normale që, brenda shtetit të Kosovës, serbët e ardhur duhet të kenë të njëjtat të drejta me shqiptarët, po kurrë një status juridik si etni dhe njësi konstituente.

Historia nuk shkelet.

Koloniziatorët po të duan mund të ikin. Në Kosovë ka vetëm një njësi konstituente: shqiptarët që kanë Republikën e tyre të pavarur e cila quhet Republika e Kosovës.

Ajo që vihet re me këtë kryeministër është fakti që, sa herë presidenti i Serbisë kërcënohet nga politika amerikane, Rama shkon në Beograd dhe shfaqet si mik i ngushtë i presidentit serb Vuçiç.

Ndërsa dihet që Vuçiç është një antishqiptar që ka marrë pjesë direkt dhe personalisht në krimet kundër shqiptarëve me qeverinë Milosheviç, ku ka qenë ministëri ekstremist i informacionit. (!)

2022/09/04

Kompensim 50 euro për inflacionin/ Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndalur grevat, ministri sulmohet me miell

 

Pas grevave dhe kallëzimeve penale nga punëtorët e sektorit publik, Qeveria e Kosovës ka reaguar për kërkesat e tyre.

Si pako të përballjes me inflacionin, Ministri i Financave njoftoi se punëtorët e këtij sektori do të marrin shtesat prej 50 eurove deri në fund të vitit.

Edhe pse do të përfitojnë 50 euro, kërkesë e punëtorëve të sektorit publik ishte shtesa prej 100 eurove deri në miratimin e Projektligjit të Pagave, që për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, është kërkesë e paarsyeshme.

Kështu, edhe krerët e sindikatave e quajtën këtë vendim të njëanshëm dhe nuk do e ndalin grevën.

Për këtë pako dhe gjuhën e përdorur të Qeverisë karshi punëtorëve Partia Social Demokrate zhvilloi një aksion, ku Ministrin e Financave, Hekuran Muratin e gjuajtën me miell.

Me pakon për përballje të inflacionit qeveria ka ndarë shtesa prej 100 eurosh për pensionistët studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, dyfishon asistencën sociale dhe subvencionon faturat e energjisë elektrike për ata që e kursejnë.

Kryeministri Albin Kurti ;Pres nga Ana Bërnabiç të mos japë deklarata përçarëse

 

Kryeministri Albin Kurti sërish ka folur për vizitën e nesërme të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në veriun e Mitrovicës, Zveçan dhe Leposaviç, duke thënë se pret nga ajo që të mos vazhdojë deklarata përçarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.

Kurti në një konferencë për media, tha se kërkesa për vizitën e Bërnabiç në veri të Kosovës, ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë për vizitën e Besnik Bislimit në Luginën e Preshevës.

Kurti: Pres që Bërnabiç të mos japë deklarata ndarëse

“Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi, po ashtu pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, tha Kurti.

Ai shtoi se Qeveria për këto më pak se një vit e gjysmë, ka bërë më shumë se sa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave të komitetit pakicë.

Kurti: Punësimi i pakicave është bërë me librezë partiake, ne këtë e luftojmë

“Po këtu e kemi një vështirësi sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike jo sipas përkatësisë nacionale, pra partitë politike edhe te komitetet joshumicë i kanë përpiluar listat e atyre që janë punësuar në institucionet publike. Ne këtë e luftojmë tek të gjithë qytetarët dhe kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën vetëm tek shumica shqiptare, ka ndodhur edhe te pakica serbe, ka ndodhur edhe te pakicat e tjera, pra punësimi edhe i serbëve në institucionet publike ka shkuar me librezë politike dhe ne i kemi vështirësitë e ndryshimit të kësaj sepse nuk është lehtë një avaz njëzet vjeçar të ndryshojë më pak se sa një vit e gjysmë”, tha ai, duke shtuar se Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Ministria e Inovacionit po përpiqen që të mos e përjashtojë askënd sa i përket punësimit pas shkollimit por natyrisht duke respektuar kushtetutën ligjet e vendit tonë.

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate i hedhin miell ministrit të Financave zt.Hekuran Murati

 

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, kanë zhvilluar një aksion ku i kanë hedhur miell ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati, pas prezantimit te pakos për përballjen me inflacionin.

Videon e ka postuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, të cilin e ka quajtur aksion simbolik për punëtorët.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar ai.

Pakoja parashikon subvencion të faturave të energjisë elektrike për qytetarët që kursejnë energjinë dhe fillon nga shtatori.

Gjithashtu parashikohet 100 euro shtesë për pensionistët dhe studentët, dyfishim të pensionit për familjet me asistencë sociale, 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike, subvencionim me 50% të pagës me rritje për bizneset private që në këtë kohë ua rrisin pagën punëtorëve dhe 50 euro shtesa deri në fund të vitit për punëtorët e sektorit publik.

Sektori publik ka hyrë në grevë me kërkesën për 100 euro shtesa deri në miratimin e Projektligjit të Pagave, prandaj nuk heqin dorë nga greva përkundër shtesave që ka prezantuar sot qeveria e Kosovës, sepse sipas tyre vendimi për ndarjen e 50 eurove është i njëanshëm.

Top Channe

Në grevë edhe shëndetësia/ Në Kosovë, kanë mbetur pa marrë pagat e muajit gusht

 

Përveç mësimdhënësve dhe shërbyesve cilivë që janë në grevë edhe punëtorët shëndetësor kanë mbetur pa pagat e muajit gusht.

Kjo çoi në protestë këtë të premtë edhe punëtorët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët kërkuan pagesën për punën që kanë bërë dhe arsyen pse nuk janë paguar.

Mosekzekutimi i pagave vetëm për punonjësit shëndetësor e ka vështirësuar punën e tyre.
Ndërkohë, nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor ka kërkuar që ekzekutimi i pagave të bëhet të premten dhe Qeveria të heqë dorë nga ky lloj i kërcënimit.

Qeverisë afat deri më pesë shtator për ekzekutimin e pagave i kanë dhënë edhe shërbyesit civil. Kështu komunat planifikojnë që nëse një gjë e tillë nuk realizohet do të marrin masa të tjera ligjore.

Sindikata e Arsimit me kallëzim penal ndaj Qeverisë kërkon pagat e mësimdhënësve që u ndalën pas fillimit të grevës në arsim, derisa Thesari i Shtetit thotë se ekzekutimin e pagave do ta bëjë kur të marrë listat e plota të punëtorëve.

Këshilli i Prindërve takohet me Osmanin, kërkon ndërprerjen e grevës

 

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi tha se kanë kërkuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani që të ndalohet greva dhe të fillojë mësimi prej së hënës.

Ai pas takimit me presidenten Osmani së bashku me Këshillin e Nxënësve si dhe koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se kanë gjetur mbështetje të plotë nga Presidenca me të gjitha kërkesat.

“Kërkuam që mësimi të fillojë sa më parë, qysh të hënën…Ne vazhdojmë të besojmë që e drejta kushtetuese e fëmijëve tanë për të shkuar në shkollë nuk mund të cenohet me asnjë të drejtë, qoftë edhe për arsye materiale apo të tjera. Duhet të gjendet një zgjidhje tjetër nga pala për të mbrojtur të drejtat e tyre, sepse kjo dëmton kryekëput dhe vetëm prindërit dhe fëmijët”, tha ai sipas Kosovapress.

Ndërsa tha se nuk është detyrë e tyre të gjejnë zgjidhje mes palëve, por ka shtuar se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm.

“Nuk është roli ynë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Ne kemi shprehur vlerësimin e prindërve dhe gjithë organizimeve tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që bllokimi i plotë i sistemit arsimor dhe i pa afat është i pa pranueshëm për ne. Si i tillë shkel rëndë të drejtën e fëmijëve”, theksoi Demi.

Ai tha se ia kanë shprehur SBASHK-ut këtë qëndrim, mirëpo tha se edhe ata kanë argumentet e tyre.

Top Channel

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                                                    Nga Flori Bruqi Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Rad...