2025/02/02

Ismail Kadare i pashmangshëm, Gjeniu Shqiptar me veprën madhështore të përjetshme!






 Edhe né shqiptarët si komb, kemi të drejtën e ligjshme të krenohemi, që kemi Kadarénë, Gjeniun e Letrave Europiane dhe Botërore, i përkthyer në mbi 50 gjuhë të ndryshme të Botës së sotme tetë miliardëshe !  Më 28 Janar ishte  Ditëlindja e Gjeniut tonë të madh ISMAIL KADARÉ, e para kjo, që po e përkujtojmë pa praninë fizike të tij, i cili e ndau më dysh vitin 2024, duke u larguar në amëshim, saktësisht në mëngjesin e 1 Korrikut të vitit që sapó lamë pas! Homeri, me kryeveprat e tij “Iliada” dhe “Odisea“ té helenẽt, Konfucius, me katẽr librat e tij te kinezẽt, Virgjili me “Eneidẽn”, té latinẽt, Dante me “Komedinẽ Hyjnore“ te italianēt, Shekspiri me “Makbethin“ te britanikët, Servantes te spanjollẽt me “Don Kishotin”, Molieri te francezẽt, me “Kopracin” dhe “Tartufin”, Gëte te gjermanët me “Prometeu” dhe “‘Fausti”, Dostojevski me “Idioti” dhe “Krim e Ndẽshkim” dhe Tolstoi me “Lufta dhe Paqja” e “Ana Karenina” te rusẽt, Mark Tuein me “Aventurat e Tom Sojerit” te amerikanẽt, Rabindranath Tagore, me poezitë e pakrahasueshme lirike te Indianët (Çmimi Nobél – 1913) etj etj, mbeten tẽ përjetshẽm falë veprës madhẽshtore tė tyre ! Si të shpëtoni përfundimisht nga kërpudhat dhe era e pakëndshme e këmbëve? report Sponsored by MonadPlug Edhe né shqiptarët si komb, kemi të drejtën e ligjshme të krenohemi, që kemi Kadarénë, Gjeniun e Letrave Europiane dhe Botërore, i përkthyer në mbi 50 gjuhë të ndryshme të Botës së sotme tetë miliardëshe ! Vërtetë Kadaresë, Juria e Komitetit të Çmimit Nobél, pranë Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, nuk ia dha këtë Çmim, por vetë fakti që ai prej dekadash ishte serial kandidat si askush tjetër për ta marrë atë, flet qartë se arësye të tjera, jashtë talentit të madh dhe stilit të tij të veçantë, plot filozofi të të shkruarit, çuan në këtë padrejtësi historike, përderisa kjo Jurí, këtë Çmim ia dha mediokrit Dario Fó (Dario Luigi Angelo Fo), kjo sipas vetë italianëve, kantautorit amerikan Bob Dilan,(Robert Allen Zimmerman) me 11 pseudonime, për të mos përmendur austriakun me origjinë sllovene Peter Hendke, apologjet i Kryekasapit gjenocidial serb, Sllobodan Milosheviç, vdekur në Burgun Scheveningen të GJND -së në Hagë, mbi varrin e të cilit në Beograd, edhe u përlot, teksa lexonte nekrologjinë e këtij kryekrimineli ?!!! Merreni me mend, Hendke në paranojën e tij, ka arritur deri aty, sa të pohojë se Masakra e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë nuk ka ndodhur kurrë ?!!! Në të vërtetë, gjysmaku Hendke, më 2018, mori vetëm gjysmë çmimin Nobél, pasi ai u ndá me polaken Olga Naëoja Tokarczuk ! Nëse kolosëve të sipër përmendur, në krye të shkrimit (përjashtuar Tagoren), nuk iu dha ky Çmim, kuptohet se kjo s’mund të ndodhte ngaqë, Çmimi nisi tē akordohej vetëm duke filluar nga viti 1901 (fitues francezi Sully Prudhomme – René François Armand Prudhome) sipas Testamentit të vetë shkencëtarit gjenial, ing. kimist Alfred Bernhard Nobél, më 27 Nëntor 1895 hartuar në Paris, i cili lá gjithë pasurinë e tij 1 miliard dollarëshe të kohës, (nga 1 milion $ për çdo fitues, baraz me 31 milionë korona suedeze) në pesë fusha: Paqe, Letërsi, Mjekësi, Fizikë dhe Kimi, ndërsa Çmimi për Ekonomi , filloi të akordohej qysh nga viti 1969 me fondin special të Bankës së Suedisë ! Ai i fitoi të gjitha çmimet më të larta letrare të Botës , si në Britani “Man booker international prize “ dhe “Principe delle Asturias”, Spanjë , por edhe në Itali , ku fitoi katër prej çmimeve kryesore , nê ceremonitë e dy prej të cilave , atë “Kavur” dhe “Flaiano”, pata fatin dhe nderin e madh ta shoqëroj Ismail Kadarenë dhe njëriun e tij të pandarë të jetës, të mirën Helena , me cilësinë e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Milano. Ceremonia e dhënies së këtij Çmimi organizohet në Pallatin e Bursës në Stockholm, me përjashtim të Çmimit për Paqen, ceremonia e të cilit organizohet në Nobéls Fredssenter të Oslos, mbasi aso kohe, Suedia dhe Norvegjia ishin bashkë ! Natyrisht, Kadaré nuk ishte i vetmi mes atyre që e stërmeritonin këtë Çmim, por që nuk iu a dhanë, ata , të cilët kurrë nuk sqaruan arësyet pse ?! Tolstoj, Proust, Joyce, Kafka, Celine, Nabokov,Hashek, Moravia, Twein, Dreiser, Roth, Borges, Cortázar, Remarque etj etj nuk e morën kurrë këtë Çmim, ashtu si pati edhe nga ata, që e refuzuan atë ! I pari ishte suedezi Karlfeldt, që e refuzoi Çmimin më 1918, për konflikt interesi (ai ishte vetë në Jurinë e Çmimit Nobél, Çmim që iu dha vetëm pas vdekjes më 1931, si një përjashtim deri më sot i vetëm ) ! Boris Pasternak, i detyruar nga Partia dhe Shteti komunist sovjetik e refuzoi Çmimin për “Doktor Zhivago” më 1958 ?! Edhe Sartri e refuzoi Çmimin më 22 Tetor 1964 ! George Bernard – Shaw ( 1925 ) dhe Bob Dylan, ( 2016) të vetmit që kanë fituar edhe Çmimin Nobél dhe Çmimin Oscar, pranimin e Çmimit Nobél, e bënë me vonesë pas hezitimit të gjatë dhe replikave të forta ! Me të drejtë dikush mund të pyesë: Po Gjeniu ynë, si do të sillej, nëse ky Çmim i madh, mund t’i akordohej atij nga Juria e Komitetit të Nobélit të Akademisë Mbretërore Suedeze, në vitet e diktaturës së Hoxhës, apo edhe Alisë ?! Këtë “sekret” personal të tij, kam bindjen e thellë, se për vetë rrethanat e kohës së regjimit stalinist, ai nuk ia besoi askujt, nga shumë e shumë miq të vërtetë, e të ndershëm që kishte, përjashtuar njëriut më të shtrenjtë të jetês, të mençurës, besnikes, dinjitozes dhe të bukurës Helena ! E shkruajta edhe më sipër, që Juria e Nobélit në këto 125 vite qëkurse akordohet, ka bërë një përjashim nga rregulli strikt i saj, duke ia dhënë Çmimin pas vdekjes, suedezit Erik Axel Karlfeldt (1864-1931). A nuk do të ishte me vend, që po kjo Juri, në nderin e saj, t’a bënte këtë përjashtim, edhe për një dhjetëshe shkrimtarësh të mëdhenj të kalibrit botëror, mes të cilëve, në mos i pari, të ishte edhe Gjeniu ynë Kadaré ?! Dhe kjo mund të bëhet, duke përgjysmuar në 10 vite rresht shumën 1 milionëshe (€uro), si rasti Hendke – Tokarczuk, me ndryshimin e vetëm, se këta të dy e ndanë për së gjalli si fitues , ndërsa idea ime është një i gjallë dhe tjetrit t’i jepen për trashëgimtarët , ose thjeshtë si Çmim , qoftë edhe pa honorarin , se në atë botë s’ka ç’iu duhen paratë ! Vështirë do të ishte, të gjendej një tjetër shkrimtar, poet, mendimtar dhe publiçist si Kadaré, ku sasia voluminoze e vepres madhore të tij, të ishte si té ai, në raport të drejtë me cilësinë e nivelin artistik të rrallë ! Dhe këtu, nuk ka se si të mos i jepet merita përkthyesve të shquar, si poligloti erudit, fin e luksoz Jusuf Vrioni, (burgosur politikisht në komunizëm), apo shtëpive botuese kudo në botë, mes të cilave, pa as më të voglën mëdyshje, do të rradhisja FAYARD në Francë dhe ONUFRI në Tiranë, kjo e dyta, edhe për dy kolanat e veprës së plotë të tij , ku kjo e fundit, me shtatë vëllimet e saj, publikuar pak përpara ikjes së tij në Parajsë, është e nivelit më të lartë të botimeve botërore për kolosët e letërsisë ! Dhe këtu, do të ishte e udhës , t’i japim vlerat që i takojnë Bujar Hudhrit, njëriut që i qëndroi më pranë Gjeniut, jo thjeshtë vetëm si botues i veprës, por së pari, si mik i mirë dhe i përkushtuar i tij për një çerek shekulli . Dhe në mbyllje të këtij shkrimi modest, nuk mund të rrija dot, pa shprehur habinë time, për një heshtje të çuditshme e të paspjegueshme, që ka mbuluar disa medie të shkruara dhe televizive, rreth këtij personaliteti unikal e të paharrueshëm kurrë të Kombit Shqiptar ! Kadare, kishte, ka dhe do të ketë perjetësisht miliona adhurues mes shqiptarësh dhe në të gjithë Botën, ashtu si kishte, edhe jo pak urryes profesionistë e të palodhshëm, në ligësinë e tyre patologjike, cmiranjosë, xhelozë dhe mediokër agrointelektualë ! Por se kush ishte në të vërtetë Ismail Kadaré për regjimin, mjaft të lexosh dy vëllimet 1000 faqeshe të gazetarit të talentuar e pasionant Dashnor Kaloçi, me qindra dokumente autentike nga Arkivi i Shtetit, Fondi i KQ dhe MPB (Sigurimit të Shtetit), të aparatit të dhunës shtetërore e partiake në vitet e regjimit gjakatar tê diktaturës së proletariatit dhe vetë Diktatorit Hoxha, gjirokastritit tjetër, si edhe vetë Ismaili, nga i njëjti sokak i qytetit të gurtë, “Sokaku i të Marrëve“, por që ndryshe nga Kadaré, Enver Hoxha ishte një i marrë prej vërteti, tejet i egër e dogmatik, apo me saktë një imitues i Stalinit, edhe më kriminel se monstra gjeorgjiane, që sundoi në plot tre dekada në BRSS ! Po jap vetëm dy fakte të pakundërshtueshme dot nga askush : Në Shtator të 1982, pa u bërë viti qëkur e patën vetëvrarë KM Mehmet Shehu, u mbajt një Plenum i KQ të PPSH, në të cilin, nisën të bien kumbanat e vdekjes për Kadri Hazbiun e Grupin e tij , gjatê të cilit, Diktatori duke tundur zinxhirin në podium, deklaronte paradoksalisht, se jo Sigurimi i Shtetit, por Partia (nënkupto vetë Enveri), i kishin zbuluar të gjitha grupet “armiqësore” qysh nga i pari, ai i ideologjisë, me T.Lubonjën , F.Paçramin e I. Kadarenë , e deri té ai i fundit, i K. Hazbiut ?!!! Po ashtu, kur zêvendësi i tredhur i tij Ramiz Alia, burri me zë gruaje, i tregoi plot entuziazëm në zyrë “pashallarët e Kuq” (“Në Mesditë u Mblodh Byroja”) të Kadarésê. Enveri, qysh té strofa e parë filloi të vrenjtej dhe té e treta ndërpreu leximin, përplasi fletët mbi tavolinë dhe urdhëroi Ramizin, t’ia verë përpara Ismailit atë që kish shkruar, e t’ia jepte t’i hajë , se né e dijmë i tha, që ai ka qenë përherë poet i reaksionit dhe borgjezisë? !!! Presidenti i parë i Shqipërisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha iu akordoi qysh në fillim, Titullin më të lartë, atë “Nderi i Kombit”, dy personaliteteve të mëdha, Nënë Terezës dhe Ismail Kadaresë, që ai e panoi plot kënaqësi, por modestisht më vonë , refuzoi të pranonte propozimin shumëpalësh të forcave politike për t’u bërë President i Republikës ! Natyrshëm ai e kishte famën e një prej shkrimtarëve më të njohur e më të vlerësuar të Botës, e ndoshta kjo famë, i dilte dhe i tepronte ! Ai i fitoi të gjitha çmimet më të larta letrare të Botës , si në Britani “Man booker international prize “ dhe “Principe delle Asturias”, Spanjë , por edhe në Itali , ku fitoi katër prej çmimeve kryesore , nê ceremonitë e dy prej të cilave , atë “Kavur” dhe “Flaiano”, pata fatin dhe nderin e madh ta shoqëroj Ismail Kadarenë dhe njëriun e tij të pandarë të jetës, të mirën Helena , me cilësinë e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Milano . Po ashtu edhe Franca, konkretisht Presidenti i Relublikës, Emmanuel Jean – Michel Frédéric Macron i akordoi Kadaresë dekoratën më të lartë të shtetit, Kryqin e Artë të Legjionit të Nderit, (që ka gjashte shkallë) krijuar nga Napoleon Bonaparti, qysh më 1802! Ndaj pra, për të gjitha sa shkruajta, Ismail Kadaré, ashtu si Gjeniu Dante, do të jetë në shekuj i pashmangshëm dhe do të mbetet përjetësisht madhështor!

No comments:

Post a Comment

"U vra apo e vranë?".

  Mehmet Shehu, Im vëlla Origjinali: Mehmet Shehu, Im vëlla Gjinia: Kujtime, fakte, dokumente Autori: Duro Shehu Shtëpia botuese: Bota Shqip...