Për gati 20 vjet me i sherby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe!
Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.
E që kjo na bën nder institucionet me të besueshme!
Krenar me pjesëtarët e NJSPPK.
Krenar me Policinë e Kosovës!
I pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme në Dardani.
Zt.Amir Gërguri ka qenë ish Komandant i Njësive Speciale në vitin 2020, në kohët e fundit ishte edhe drejtues i Njësisë Speciale Operative, Amir Gërguri tashmë është në postin e Drejtorit të Divizionit për Njësi Speciale.Ai do të drejtojë këtë divizion i cili është pjesë e Drejtorisë së Operacioneve në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.Divizioni të cilin ai e udhëheqë është përgjegjës për menaxhimin dhe udhëheqjen e drejtorive të specializuara, për të siguruar rend dhe qetësi publike, për të ofruar mbështetje dhe përkrahje operative, departamenteve, divizioneve, drejtorive të Policisë së Kosovës dhe agjencioneve tjera relevante të sigurisë në vend, sipas misionit dhe detyrave për angazhim të njësive të specializuara.Divizioni i Njësive Speciale, ka objektivë edhe ofrimin e shërbimeve të veçanta për sigurimin e VIP-ve dhe objekteve me rëndësi të veçantë, përcjelljen e delegacioneve të ndryshme, vendore dhe të huaja, përcjelljen dhe ekstradimin e të dyshuarve me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë, kontrollimet antiterroriste, arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, kontrollimin e masës së qytetarëve gjatë manifestimeve të ndryshme duke përfshirë: tubimet publike, manifestimeve kulturore-sportive, protestat/demonstrata, asistime departamenteve dhe njësive tjera në polici dhe institucione qeveritare, ngritja dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet tjera relevante të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për çështje të sigurisë: FSK, AME, EULEX, KFOR.Në kuadër të këtij divizioni funksionojnë ndaras dy drejtori, ajo e Njësive Speciale me njësitet e saja elite, siç janë Njësia Speciale Intervenuese, Njësia Speciale Operative, Njësia me qen zyrtarë K-9, Njësia për trajtimin e Mjeteve Eksplozive, si dhe Drejtoria për Sigurimin e Objekteve me rendësi të veçantë, siç janë: Njësia për Sigurimin e Presidencës, Kuvendit, Qeverisë, Njësia për Mbrojtje të Afërt, Njësia për Sigurimin e Objekteve Ministrore dhe Rezidenciale, Njësia për Sigurimin e Objekteve Policore, Njësia për Sigurimin e Objekteve Diplomatike, Njësia për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare.
F.B.
No comments:
Post a Comment