Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/06

Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste....




Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një. Komente mbi librin “Nga ky libër kam mësuar për çudinë time, mjaft gjëra që mendoja se i dija por që në të vërtetë nuk i kam ditur, ose i kam ditur por jo kaq të qarta dhe kaq të dokumentuara.” Ismail Kadare, shkrimtar “Në një mjedis ku ka sundimin e vet edhe kultura e thashethemet, Blendi Fevziu i është ruajtur me shumë kujdes dhe i ka qëndruar larg asaj kulture. Mendoj se kjo është falë profilit të Blendi Fevziut si gazetar.” Aure Plasari, ish Drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Libri i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur shqiptar, është përpjekja e pare serioze për të rrëfyer jetën e Hoxhës sipas arkivave shqiptare! Një ekonomist i njohur tha se e lexoi librin në dy ditë dhe se ai mund të titullohej: “Njeriu që vrau gjithë miqtë!” Tim Judah, The Economist “Autori ka paraqitur në mënyrën më të dokumentuar mizoritë e tij për të mbajtur pushtetin. Mendoj se ky libër hedh dritë mbi bazë dokumentesh, gjer sot, asnjë të përgënjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Një vrasës që në vitet e apra të karrierës së tij politike. Një diktator i egër, i cili eliminoi një nga një bashkëpunëtorët dhe shokët e tij.” Sali Berisha, ish – Kryeministër i Shqipërisë

Enver Hoxha, Blendi Fevziu



No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...