2025/02/04

18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bayr, do të vizitojë Kosovën





Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bayr, do të vizitojë Kosovën nga data 7 deri më 10 shkurt 2025  për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbajnë më 9 shkurt 2025 , transmeton  AGJENCIONI ''FLORIPRESS.''. 

 Delegacioni do të mbajë takime me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me ekipin e tij kryesor, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave. 

 Gjithashtu, delegacioni do të takohet me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile, para se të fillojë vëzhgimi i procesit të votimit më 9 shkurt. 

 Në fund të vizitës, Petra Bayr, kryetarja e delegacionit të APKE-së, do të mbajë një konferencë për media të hënën, më 10 shkurt 2025 , në ora 14:00, në hotelin "Swiss Diamond" në Prishtinë.

 Kjo u njoftua zyrtarisht nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. 

 Vizita e delegacionit të APKE-së është një hap i rëndësishëm për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

 Kjo veprimtari vëzhguese është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar demokracinë dhe proceset demokratike në Kosovë.


No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...