Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/05

Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në botë

Trump ngre lart Grenellin: Ai është fantastik dhe inteligjent - KOHA



Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në botë – ka vërshuar rrjetete sociale pasi ai përgënjeshtroi Albin Kurtin i cili gjatë një tubimi zgjedhor tha të pavërtetë se “kurrë më të mira nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA”. Ish-diplomati, Avni Arifi, përmes një reagimi në rrjete sociale e ka quajtur “të pabesueshme” gjendjen me sulme sistematike ndaj Grenell për çka tha se në vend se të shahet Grenelli “pyesni Kurtin pse nuk e tha të vërtetën”. Richard Grenell nuk është as njeri i Serbisë as i Kosovës as i opozitës Kosovare e nuk është më as ambasador i SHBA-së në Gjermani. Pas zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor 2024, ai është bërë personi më i fuqishëm dhe më i afërt i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Grenell i shërben vetëm presidentit Trump dhe Shteteve të Bashkuara. Ai nuk është më lobist, as mik i askujt, dhe me siguri nuk i intereson fare as për pozitën, as për opozitën në Kosovë. Grenell nuk shqetësohet aspak nëse deklaratat e tij i shtojnë apo i ulin përqindjet e mbështetjes Kurtit apo opozitës. Qëndrimi i tij i fundit ishte një sqarim për Kosovën: Ishte përgënjeshtrim i asaj që tha Kurti, se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të fuqishme. Ai tha të vërtetën dhe, për momentin, është përfaqësuesi më i besueshëm i qeverisë amerikane. Në vend që ta shani Grenellin, pyesni Kurtin pse nuk e tha të vërtetën. Mos harroni: Grenell është qeveria amerikane. Ai është edhe Bondstilli, edhe ushtria amerikane në Kosovë, edhe mbështetja diplomatike dhe ekonomike për Kosovën. Tashmë, gjithçka kalon përmes Grenellit.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...