Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/02/06
Alarmi demografik; – Si po bie me shpejtësi shtesa natyrore e popullisë, të dhënat sipas qarqeve 13 gusht 2020
Treguesit demografikë të tremujorit të dytë treguan se popullsia e vendit po futet në një proces rënie të parikuperueshëm pasi lindjet dhe vdekjet po shkojnë drejt barazimit, teksa shtesa natyrore e popullsisë i ka ditët e numëruara.
INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) në 6-mujorin e parë të vitit 2020 pësoi rënie me 4,6 për qind. Në këtë 6 mujor pati vetëm 1,135 lindje më pak se vdekje, ndërsa në të njëjtën periudhe të një viti më parë ishin 1,402 vdekje më shumë se lindjet.
Shtesa natyrore e popullsisë pritet të përkeqësohet më shumë në 6-mujorin e dytë të vitit, për shkak të numrit të lartë të viktimave që po krijon pandemia Covid-19. Pandemia e cila e ka hyrë në një fazë intensive gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gushtit pritet të përkeqësoje më shumë treguesit e popullsisë duke rrezikuar ta çojë bilancin lindje vdekje drejt barazimit.
Shtesa natyrore e popullsisë pësoi rënie të ndjeshme vitet e fundit, si rrjedhoje e rënies së madhe të lindjeve, teksa vdekjet kanë ndjekur një trend të qëndrueshëm në rreth 20-21 mijë në vit.
Në 6 mujorin e parë të vitit 2020 shtesa natyrore e popullsisë pësoi rënie me 67 për qind.
Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk duket se e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.
Tendenca negative edhe për tremujorin e dytë 2020
Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2020 është 6.124, duke shënuar një rënie me 8,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2020 rezulton 4.989, duke shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019. Gjatë tremujorit të dytë 2020, numri i lindjeve tejkalon me 1.135 numrin e vdekjeve.
Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e dytë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 709 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 80 numrin e lindjeve.
Lindjet me rënie në 10 qarqe
Në tremujorin e dytë 2020 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.973 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 121 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.
Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa pesë qarqe kanë shënuar rritje. INSTAT raporton se, ky numër nuk është final për shkak për shkak të pamundësive për të regjistruar në kohë. Gjithsesi vdekjet për shkak të pandemisë Covid -19 do të reflektohen në tremujorin e dytë.
Në tremujorin e dytë 2020 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 117 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.264 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Beratit, me 24,4 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Gjirokastrës, me 9,9 %.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment