Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/02

Lideri i Demokracis1% prof.dr.Sali Berisha ne Gjermani

Kreu i Partisë Demokratike, Profeosr Dr. Sali Berisha, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, është larguar këtë të premte jashtë Shqipërisë. Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Dr.  Liri  Berisha dhe djali Shkëlzen Berisha , janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë rastësisht pasagjerë së bashku me ta. Sali Berisha ka njoftuar ditë më parë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se nuk do të jetë i pranishëm për respektimin e masës ‘detyrim paraqitje’ të hënën e 3 shkurtit 2025, pasi do të jetë në Gjermani, në një takim që do të zhvillojë atje me simpatizantët e tij për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ky është udhëtimi i parë jashtë territorit për Liderin e Demokracisë Prof.dr.Sali  Berishës që pas dhënies së vendimin ‘arrest shtëpie’ në dhjetor 2023.


No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...