Gjatë audiencës, Papa Françesku theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe të angazhimit për paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë. Pas fjalës së tij, ai përshëndeti delegacionin shqiptar dhe studentët pjesëmarrës. Ata gjithashtu kaluan Portën e Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet, në kuadër të Vitit Jubilar 2025, një traditë biblike e faljes universale.
Gjatë vizitës në Vatikan, dy ministrat zhvilluan një takim me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Ministrat gjithashtu u takuan me studentët shqiptarë dhe akademikët pjesëmarrës. Gjatë fjalës së tij, Ministri Hasani foli për rëndësinë e rinisë si një burim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe inkurajoi të rinjtë të angazhohen në administratën publike. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e qeverisë për të fuqizuar diasporën shqiptare dhe për ta përfshirë më aktivisht në zhvillimin kombëtar./TCH
Atëherë, meqë ne jetojmë në shtet laik, pse duhet zyrtarisht studentët të marrin pjesë në një aktivitet fetar të mirfilltë në një shtet fetar sic është Vatikani? Mbi cfarë bazash arsimore edukative kryhet një vizitë e tillë? Po Anastas Angjeli që ka një universitet privat pse ndodhet në këtë takim? Mbi cfarë baze u zgjodhën studentët që morën pjesë? Kush financoi këtë udhëtim? Ai ishte pjesë e programit arsimor apo improvizim i rastit? A është miratuar kjo nga ndonjë bord a këshill Studentor?
Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/02/06
Papa Françesku takon 100 studentë dhe akademikë shqiptarë në një Audiencë të Përgjithshme në Vatikan
A nuk është laik sistemi arsimor shqiptar?
Një grup prej rreth 100 studentësh dhe akademikësh nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë morën pjesë sot në një Audiencë të Përgjithshme me Papa Françeskun në Vatikan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...

No comments:
Post a Comment