2025/02/04

Dardania po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


                    NGA FLORI BRUQI 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai deklaroi së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i lë faj Millosheviqit vetëm që, siç thotë ai, nuk ka mundësi të llogarisë mirë ose ta shohë mirë situatën. Vuçiq tha në TV Pink se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90. “Nuk ishte e lehtë apo e thjeshtë për Millosheviqin. Ai i bëri të gjitha llojet e gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Por ai është fajtor që nuk ishte në gjendje të llogariste dhe të shihte mirë, kështu që ne paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup i papërgjegjshëm”, tha Vuçiq. “Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, theksoi Vuçiq, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Informacionit. Pas Millosheviqit, ai tha se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit. “Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, tha Vuçiq. Ai e përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut. “U prezantua një shkelje verbale, e cila mbështetet nga vende të caktuara perëndimore. Ata shkelën brutalisht marrëveshjen e Brukselit. Duhej të ishin dy serbë në Kolegjin e Apelit dhe nuk kishte gjyqtarë serbë. Në këtë mënyrë, ju nuk mund ta jepni një aktgjykim”, tha Vuçiq Ai tha se kjo ajo që deklaroi Todosijeviqi është diçka që “99 për qind e serbëve e mendojnë”. Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Deklarata e tij përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet e ish-ushtrisë jugosllave – fushatë kjo që i dha fund luftës në Kosovë. Millosheviqi ishte arrestuar më 1 prill të vitit 1999 në Beograd. Më 28 qershor, u ekstradua në Hagë nën aktakuzat për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi u akuzua për krime makabre në Kroaci dhe gjenodidin në Bosnje – Hercegovinë. Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë së fundmi ka publikuar në faqen e saj të internetit të gjithë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ish-shefat e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore Serbe, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq u dënuan me nga 12 vjet burg secili. Një pjesë e rëndësishme e këtij aktgjykimi flet edhe për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin dhe planin e tij gjenocidial  Serbia e moçme nuk ka opozitë që flet më butë për Dardaninë  sesa  Aleksandër Vuçiq. 











Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni


Të gjitha forcat politike atje, nga e djathta radikale deri tek ato që vetëquhen liberale, e shohin Republikën e Dardanisë si pjesë të Serbisë.

 Kushtetuta e Serbisë, Akademia serbe(SANU), kisha ortodokse serbe, sistemi arsimor, mediat, qerdhet e fëmijëve dhe literatura që u shërbehet brezave të rinj në Serbi janë të mbushura e të ngarkuara me ideologjinë e shovinizmit  dhe hiperbolizimin çetnik serbomadh. 

Aty nuk ka hapësirë për njohjen e realitetit të Dardanisë  së pavarur. 
Serbo-çetniku i sajë Aleksandër  Vuçiqi është vetëm pasardhës i natyrshëm i Sllobodan  Millosheviqit.

 Dhe ai që do të vijë pas tij, do të jetë një Copy /Paste  e njëjtë mitologjike serbe . 

 Mitologjia, retorika dhe propaganda serbe janë baza mbi të cilat mbështetet shteti serb.

 Nga Beteja e humbur Serbe , ajo e  Kosovës e vitit 1389 e deri te mitet e fabrikuara nga akademikët serbë të kohës së DRazha Mihajlloviqit ,   Ivo Andriçit, Ljuba Tadiçit , Dobrica Qosiqit Sllobodan Millosheviqit, gjithçka është përqendruar në legjitimimin e pretendimeve territoriale mbi Dardaninë  shqiptare.
 Kishat dhe manastiret serbe nuk janë thjesht institucione fetare, por qendra strategjike ekspansioniste që mbajnë ndezur flakën e nacionalizmit serb. 

Ato nuk janë vetëm objekte kulti, por pika referimi politike dhe ushtarake se si të asgjësohet kombi politik Dardan . 

 Historia na ka treguar që Serbia nuk ndryshon qasje ndaj shqiptarëve dhe Dardanisë; të paktën edhe nja 1-2 shekuj ! 

Kushdo që ka ardhur në pushtet, ka vazhduar politikën e mohimt të ekzistencës së popullit shqiptar dhe të shtetit të Dardanisë. 

 A ka ndonjë lider serb, politikan, akademik apo personalitet publik serb që e ka pranuar hapur dhe pa ekuivok pavarësinë e Dardanisë? ! 
Asnjë hiq! Në lidhje më këtë «optimizëm romantik» e naiv të opinionistëve të Prishtinës dhe të Tiranës.
 Mitologjia serbe u shndërrua në një mjet propagande shtetërore kundër shqiptarëve të Dardanisë. Ky studim retorik ndriçon ndikimin e fjalimeve të  Sllobodan Millosheviqit në mobilizimin masiv, krijimin e armiqësive dhe justifikimin e spastrimeve etnike, duke treguar sesi retorika nacionaliste, e përzier me mitologji dhe përralla, mund të bëhet një armë vdekjeprurëse. 

Me një analizë të thelluar dhe argumentim të fuqishëm, ky libër ka sot një peshë të madhe në kuptimin e politikës dhe historisë së Serbisë ndaj shqiptarëve autokton të Ballkanit. 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢, 𝐧𝐞, 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈? 

 Nuk na intereson se kush vjen e kush ikën në Beograd. Na intereson që Dardania  të forcohet. 

Shteti ynë i dashur duhet të fokusohet në ndërtimin e një ushtrie të fortë, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e një administrate efikase.

 Ne nuk duhet të harrojmë se bota po lufton sot për identitet, për komb, për mbijetesë. Ne duhet të organizohemi, të forcojmë institucionet dhe të ruajmë sovranitetin e vendit tonë.

  Nëse Serbia nuk ndalet në politikën e saj agresive, Daradnia  nuk duhet të mbetet duarkryq. Duhet të ketë një qeveri vizionare, të fortë dhe të qartë në qëllime. Rruga jonë është forcimi i shtetit, jo shpresa e kotë se Serbia do të ndryshojë. 

 Le të ndalemi të shofim ëndërra me sy qelë se Serbia po demokratizohet. Po largohet Vuçiqi? ! Asnjë ndryshim për ne!

 Nesër mund të vijë një Millosheviq i ri. Dardania  duhet të jetë gati në çdo kohë! 

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...